Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev. nr. 175/2019 të Gjykatës Supreme të 12 qershorit 2019

Nr. të lëndës KI 204/19

Parashtruesit: Zejnepe Buzhala

Shkarko:

KI204/19, Parashtruesja e kërkesës: Zejnepe Buzhala, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev. nr. 175/2019 të Gjykatës Supreme të 12 qershorit 2019

KI204/19, aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2021, publikuar më  24 shkurt 2021

Fjalët kyç; kërkesë individuale, vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar.

Parashtruesja e kërkesës e dorëzoi kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 dhe 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe Rregullin 32 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese.

Më 1 qershor 2012, Parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesën për njohjen e së drejtës për të blerë një banesë të ndarë nga organizata e punës (Qendra e Arsimit Parashkollor “Ardhmëria” në Komunën e Gllogocit) në të cilën ajo punonte.

Kjo procedurë kaloi nëpër të gjitha shkallët e gjykatave të rregullta deri në Gjykatën Supreme, e cila e mbështeti plotësisht vendimin e shkallës së parë dhe të dytë, duke shpjeguar se banesa u ishte ndarë atyre për përdorim të përkohshëm dhe nuk mund të fitohej e drejta e qëndrimit të përhershëm, përkatësisht të fitohet banimi bazuar në nenin 17 të Ligjit për Marrëdhëniet Banesore.

Gjykata vëren se përkundër pretendimeve të Parashtrueses së kërkesës se vendimi i gjykatës ishte i paarsyeshëm, nuk ka pretendim se gjykatat e rregullta dhe Gjykata Supreme lëshuan një vendim që mbështeste vetëm vendimin e Komunës së Gllogocit. Në vendimin e saj, Gjykata Supreme e shpalli ankesën e Parashtrueses të papranueshme dhe shqyrtoi meritat e çështjes, duke u përqendruar në pretendimet e saj thelbësore

Gjykata më tej vëren se Parashtruesja e kërkesës nuk pajtohet me rezultatin e procedurave para gjykatave të rregullta. Sidoqoftë, pakënaqësia e Parashtrueses së kërkesës me rezultatin e procedurave nga gjykatat e rregullta nuk mund të ngrejë në vetvete një pretendim të arsyetuar të shkeljes së të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, përkatësisht shkeljeve të ligjit në fuqi.

Përfundimisht, në lidhje me pretendimet për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës, nenit 5 të KEDNJ-së, si dhe nenit 14 të PNDCP, Gjykata thekson se Parashtruesja e kërkesës pretendon shkelje të këtyre neneve pa argumentuar ose arsyetuar shkeljen e tyre me aktgjykimin e kundërshtuar të Gjykatës Supreme. Pretendimet e Parashtrueses së kërkesës bazohen në thelb në shkeljen e nenit 31 dhe nenit 6 të KEDNJ-së, dhe këto pretendime janë vlerësuar tashmë nga Gjykata si qartazi të pabazuara për arsye kushtetuese.

Prandaj, Gjykata konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar për arsye kushtetuese dhe e shpallë atë të papranueshme në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Zejnepe Buzhala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative