Aktvendim për papranueshmëri

Vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Ac. nr. 583/2012, te 14 shtatorit 2012

Nr. të lëndës KI 99/12

Parashtruesit: Emine Tahiri

Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Ac, nr, 583/2012, të 14 shtatorit 2012, me të cilin hidhet poshtë padia e parashtruar kundër Aktvendimit nr, 5079885, të 27 janarit 2012, të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëtejme MPMS) – Departamenti i Administratës Pensionale (në tekstin e mëtejmë DAP), me të cilin aktvendim është refuzuar kërkesa e parashtruesit që t’i njihet e drejta e pensionit për persona me aftësi të kufizuar, Parashtruesi i kërkesës nuk thekson se cili nen i Kushtetutës së Kosovës është shkelur me këtë vendim të Gjykatës Supreme, Parashtruesi i kërkesës i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë “që të vlerësojë ligjshmërinë e aktgjykimit dhe vendimeve të organeve administrative që kanë proceduar në këtë procedurë, t’i anulojë ato dhe të obligojë Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale që t’i evitojnë shkeljet ligjore dhe të ma vazhdojnë shfrytëzimin e së drejtës në pensionin e personave me aftësi të kufizuar, Kjo e drejtë më është ndërprerë pa të drejtë”, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtrueses së kërkesës, Emine Tahiri, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, nuk ka vërtetuar se procedurat e duhura para gjykatave të rregullta, në çfarëdo mënyre, kanë qenë të padrejta dhe arbitrare, Prandaj, Gjykata gjen se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese

Parashtruesit:

Emine Tahiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile