KI121/18, Parashtrues: Gëzim Murati, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike
KI121/18, Vendim për refuzim të kërkesës i 22 nëntorit 2018, publikuar më 19 dhjetor 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim
Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se autoritete të ndryshme publike kishin shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i Njeriut], 25 [E drejta për Jetën], 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 44 [Liria e Asociimit], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe 120 [Financat Publike], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Marrë parasysh faktin se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij nuk kishte specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e kontestonte, Gjykata i kërkoi atij të sqaronte se vendimin e cilit autoritet publik po e kontestonte pranë Gjykatës, si dhe t’i bashkëngjiste dokumentet përkatëse.
Parashtruesi i kërkesës, megjithëse specifikoi të drejtat kushtetuese që ai pretendon se janë shkelur nga autoritetet publike dhe dorëzoi disa dokumente, ai nuk dorëzoi dhe nuk specifikoi asnjë akt apo vendim të autoriteteve publike kushtetutshmëria e të cilëve do të mund t’i nënshtrohej vlerësimit kushtetues nga Gjykata, ashtu siç i ishte kërkuar nga Gjykata.
Si përfundim, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit, nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.
Gëzim Murati
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës