Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 327/2015, të 25 nëntorit 2015

Nr. të lëndës KI 33/18

Parashtruesit: Nadije Kadriu, Gëzim Kadriu dhe Albulena Kadriu

Shkarko:

KI33/18, Parashtruesi: Nadije Kadriu, Gëzim Kadriu dhe Albulena Kadriu Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 327/2015, të 25 nëntorit 2015 

KI33/17, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 3 korrik 2017, publikuar më 9 nëntor 2018

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë civile, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesit e kërkesës  kontestuan kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 327/2015, të 25 nëntorit 2015. Ata pretendonin se me vendimet e gjykatave të rregullta iu shkelen të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë. Parashtruesit nuk iu i ishin referuar ndonjë dispozite konkrete të Kushtetutës.

Gjykata, pasi vlerësoi në tërësi kërkesën erdhi në përfundim se parashtruesit e kërkesës nuk e kishin dorëzuar kërkesën e tyre në afatin prej katër (4) muajve, ashtu siç kërkohej me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 39( c) të Rregullores së punës se Gjykatës. Andaj kërkesa u deklarua e papranueshme, si e pasafatshme.

Parashtruesit:

Nadije Kadriu, Gëzim Kadriu dhe Albulena Kadriu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile