KI28/20, Parashtrues: Amir Hamza, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike
KI28/20, vendim për refuzim të kërkesës i 4 nëntorit 2020, publikuar më 15 dhjetor 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, mos shterimi i mjeteve juridike, parimi i subsidiaritetit, kërkesë e papranueshme
Parashtruesi i kërkesës konteston Njoftimin e Inspektoratit Policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës nr. 03/116/1083/1 të 29 tetorit 2019.
Gjykata vëren se në lidhje me njoftimin e kontestuar, përkatësisht sjelljen e zyrtarëve policor në rastin e parashtruesit të kërkesës, procedura nuk ka përfunduar, siç thuhet nga Inspektorati Policor në njoftim, “ankesa juaj është dërguar në Drejtorin për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës për hetime të mëtutjeshme disiplinore“.
Gjykata vlerësoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të parakohshme dhe Gjykata – në përputhje me parimin e subsidiaritetit – nuk mund t’i vlerësojë këto pretendime pa u iniciuar dhe vlerësuar më parë nga gjykatat e rregullta.
Gjykata gjithashtu vlerësoi që parashtruesi i kërkesës nuk bëri gjithçka që në mënyrë të arsyeshme mund të pritej prej tij në lidhje me shterimin e mjeteve juridike, ose që kishte rrethana të veçanta që e liruan parashtruesin nga detyrimi për të shteruar të gjitha mjetet juridike.
Gjykata konkludoi që kërkesa në baza kushtetuese, për shkak të mos shterimit të të gjitha mjeteve juridike, duhet të deklarohet e papranueshme, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.
Amir Hamza
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Penale