Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Përgjigjes 157/19 së Ministrisë së Drejtësisë, të 22 gushtit 2019

Nr. të lëndës KI 194/19

Parashtruesit: Fadil Ibrahimi

Shkarko:

KI194/19, Parashtrues: Fadil Ibrahimi; Vlerësim i kushtetutshmërisë së Përgjigjes 157/19 së Ministrisë së Drejtësisë, të 22 gushtit 2019

KI194/19, Vendim për refuzim të kërkesës i 25 nëntorit 2020, publikuar më 24 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi I kërkesës kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së Përgjigjes [157/19] së kontestuar të Ministrisë së Drejtësisë, përkitazi me refuzimin e kërkesës së parashtruesit të kërkesës për kompensimin e rentës se kapitalizuar jetësore.

Gjykata konstatoi se në kërkesën e dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës kontestohet Njoftimi/Përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë dhe jo ndonjë vendim konkret i saj.

Në këtë drejtim, Gjykata konsideroi se dokumenti [157/19] i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë nuk reflekton ndonjë vendim dhe as që përcakton të drejta dhe detyrime për parashtruesin e kërkesës.

Gjykata konstatoi se në rrethanat e rastit konkret, kërkesa është e paplotë në kuptim të mungesës se kontestimit të një akti dhe e paqartë në kuptimin se cilat janë pretendimet e parashtruesit të kërkesës për cenimin e të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese.

Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak se është e paplotë dhe e paqartë, siç është përcaktuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës dhe për pasojë e refuzoi me procedure të shkurtë.

Parashtruesit:

Fadil Ibrahimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës