Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Përgjigjes [07/l-01SAP-R//03/021] të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të 25 janarit 2021

Nr. të lëndës KI 97/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI97/21, Robert Musa, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Përgjigjes [07/l-01SAP-R//03/021] të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të 25 janarit 2021

KI97/21, Aktvendim për papranueshmëri, i 31 marsit  2022, publikuar më 27 prill 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike.

Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesës për ri-punësim në Policinë e Kosovës por kjo e fundit përmes Përgjigjes se kontestuar e kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se raporti i hetimeve të së kaluarës se tij ka rezultuar negativ për parashtruesin e kërkesës dhe si rezultat i kësaj nuk është rekomanduar  për ri-punësim në Policinë e Kosovës. Në rastin e parashtruesit të  kërkesës aktin e fundit që e konteston para Gjykatës është Përgjigja [07/l-01SAP-R//03/021] e Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë, të 25 janarit 2021, të cilën parashtruesi nuk e ka dëshmuar që i ka shfrytëzuar mjetet juridike në mënyrë që të njëjtën ta kontestoj në procedura tjera gjyqësore paraprakisht.

Në këtë aspekt, Gjykata rikujtoj se rregulli për shterimin e mjeteve juridike, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të Rregullores së punës, i obligon personat fizikë dhe juridikë që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre në Gjykatën Kushtetuese që së pari të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive që janë të disponueshme, kundër një aktgjykimi ose vendimi të kontestuar.

Në rastin konkret, Gjykata theksoj se parashtruesi i kërkesës nuk ka argumentuar se mjeti juridik nuk ka qenë i qasshëm dhe efektiv në rastin e tij. Rrjedhimisht, Gjykata arriti në përfundim se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Robert Musa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative