Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për  Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Nr. të lëndës KO177/23

Parashtruesit: Komuna e Prizrenit

Shkarko:

llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 13 shtator​​ 2023

Nr. ref.:​​ Nr. ref.:​​ VMP​​ 2265/23

 

 

 

 

 

VENDIM PËR​​ MASË TË PËRKOHSHME

 

​​ 

 

rastin​​ nr. KO177/23

 

parashtrues​​ 

 

Komuna e Prizrenit

 

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ nenit 5 të​​ Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e​​ Paluajtshme​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije​​ Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar, dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi​​ e kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Komuna e Prizrenit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i​​ kërkesës), të cilën​​ para Gjykatës​​ e​​ përfaqëson Faton Fetahu, avokat, sipas autorizimit të dhënë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.​​ 

 

 

Akti i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ nenit 5 të​​ Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme​​ ​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Ligji​​ i kontestuar). ​​​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ nenit 5 të​​ Ligjit​​ të​​ kontestuar,​​ përkitazi me të​​ cilin​​ parashtruesi i​​ kërkesës, bazuar në​​ autorizimet e përcaktuara përmes paragrafit 4 të​​ nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës,​​ pretendon​​ se​​ cenon përgjegjësitë komunale ose zvogëlon të hyrat e komunës​​ në​​ kundërshtim me garancitë​​ kushtetuese​​ të​​ përcaktuara​​ me​​ paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal],​​ paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët​​ 2,​​ 3 dhe 5 të​​ nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

  • Përveç kësaj,​​ parashtruesi i​​ kërkesës kërkon​​ nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), të vendosë masë të përkohshme,​​ duke​​ pezulluar​​ në tërësi zbatimin e​​ “nenit ​​ 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme deri në vendosjen meritore për kërkesën e​​ parashtruar.” ​​​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ po ashtu​​ kërkon​​ mbajtjen​​ e seancës dëgjimore për të​​ sqaruar​​ çështjet që​​ ndërlidhen me​​ nenin 5​​ ​​ Ligjit​​ ​​ kontestuar.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ është​​ parashtruar​​ bazuar​​ në paragrafin​​ 4​​ të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] dhe paragrafin 2 të nenit 116 [Efekti i Vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës), 27 (Masat e përkohshme), 40​​ (Saktësimi i kërkesës) dhe 41​​ (Afatet) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullat​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve), 39 (Seanca dëgjimore),​​ 44 (Kërkesa për masë të përkohshme)​​ dhe​​ 71​​ (Kërkesa në pajtim me​​ paragrafin​​ 4​​ të​​ nenit​​ 113 të Kushtetutës dhe​​ me nenet​​ 40​​ dhe 41​​ të Ligjit)​​ të Rregullores së punës​​ Nr.01/2023​​ së Gjykatës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • ​​ 25 gusht​​ 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës e dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 31​​ gusht​​ 2023,​​ përmes​​ Vendimit​​ NR.GJRKKO177/23,​​ Kryetarja​​ e Gjykatës caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci ​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 31​​ gusht​​ 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës u njoftua për regjistrimin e kërkesës. Në të njëjtën ditë, Gjykata, për regjistrimin e kërkesës, njoftoi:​​ (i)​​ Presidenten e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Presidentja);​​ (ii)​​ Kryeministrin e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kryeministri);​​ (iii)​​ Kryetarin e Kuvendit​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kryetari i Kuvendit), ​​​​ të cilit i’u kërkua që një kopje e kërkesës t'u dorëzohet të gjithë deputetëve të Kuvendit; (iv) Ministrinë​​ e ​​ Financave, Punës dhe Transfereve; (v) Ministrinë​​ e Administrimit të Pushtetit Lokal​​ së cilës i​​ kërkoi që kopjen e kërkesës ta shpërndajë te të gjithë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës; dhe (vi) Avokatin e​​ Popullit.​​ Gjykata i njoftoi palët e interesuara të cekura më lart se komentet e tyre​​ lidhur me kërkesën, nëse kanë, t’i paraqesin në Gjykatë, deri më​​ 26 shtator​​ 2023.

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që më së largu deri më​​ 26 shtator​​ 2023​​ të​​ dorëzoi në Gjykatë të gjitha dokumentet relevante në lidhje​​ me​​ Ligjin​​ e kontestuar.

 

  • Më​​ 1 shtator​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi propozimin​​ e Gjyqtarit raportues përkitazi me vendimin për masën e përkohshme. Po të njëjtën ditë, Gjykata,​​ njëzëri,​​ vendosi​​ për​​ (i)​​ miratimin​​ e​​ kërkesës për​​ masë​​ të​​ përkohshme,​​ në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe (ii)​​ pezullimin e​​ zbatimit të nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimin e vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni​​ deri në afatin e lartcekur.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Më​​ 27​​ korrik 2023,​​ Kuvendi, me gjashtëdhjetë e një (61) vota​​ “për”​​ dhe një (1)​​ “abstenim”, miratoi Ligjin e kontestuar.​​ 

 

  • Më 16 gusht 2023, Ligji i kontestuar u shpall në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës​​ dhe hyri në fuqi po atë ditë,​​ bazuar në nenin 10 (Hyrja në fuqi) që përcakton se i njëjti​​ “hyn në fuqi ditën e publikimit në​​ Gazetën​​ Zyrtarë të Republikës së Kosovës”.

 

  • Neni 5 i Ligjit të kontestuar përcakton si në vijim:

 

“Neni 5

Pas Kapitulli II të Ligjit bazik, shtohet Kapitulli II/A me tekstin si në vijim:

KAPITULLI II/A

FALJA E TATIMIT NË PRONË PËR VITIN TATIMOR 2023

 

Neni 11/A

Pranueshmëria

 

Çdo tatimpagues që është i detyruar të paguajë tatimin mbi​​ pronën e paluajtshme për vitin​​ tatimor 2023 kualifikohet për faljen e tatimit të parashikuar me dispozitat e këtij kapitulli.

 

Neni 11/B

Shuma e faljes së tatimit në pronë për pronën e paluajtshme

 

  • Shuma e faljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro në pajtim me ​​ dispozitat e këtij kapitulli.

 

  • Vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas kufizimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

 

  • Në rast se tatimpaguesi ka paguar faturën e tatimit në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.​​ 

 

 

Neni 11/C

Kufizimi

 

Falja tatimore e parashikuar me këtë kapitull zbatohet vetëm për vitin tatimor 2023 dhe nuk do ​​ të zbatohet për asnjë vit tjetër tatimor.

 

Neni 11/Ç

Administrimi

 

  • Zbatimi i këtij kapitulli mbetet përgjegjësi e çdo komune përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë për pronat e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të komunës.

 

  • Ministria përgjegjëse për financa nxjerr vendime që mund të jenë të nevojshme për zbatimin e këtij kapitulli.”

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës​​ 

 

  •  ​​​​ Parashtruesi i​​ kërkesës, bazuar në​​ autorizimet e përcaktuara përmes paragrafit 4 të​​ nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës, sipas të​​ cilave​​ mund të​​ kontestoj​​ para Gjykatës kushtetutshmërinë e ligjeve të​​ Kuvendit ose të akteve të Qeverisë, të cilat, sipas pretendimeve,​​ cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës,​​ konteston kushtetutshmërinë​​ e nenit 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar, duke pretenduar që​​ i njëjti (i) cenon përgjegjësitë​​ komunale; dhe (ii) zvogëlon të​​ hyrat e komunës, ndër tjerash, duke argumentuar që​​ çështjet​​ ​​ ndërlidhen me tatimin në​​ pronën e paluajtshme janë​​ kompetenca​​ ekskluzive​​ dhe të​​ plota të​​ komunës dhe si të​​ tilla gëzojnë​​ mbrojtjen përmes garancive kushtetuese të​​ përcaktuara në​​ nenet 12, 123 dhe 124 të​​ Kushtetutës, respektivisht. Në​​ këtë​​ kontekst, para Gjykatës,​​ parashtruesi i​​ kërkesës, parashtron argumentet përkatëse​​ lidhur me (i) mos përputhshmërinë​​ e nenit 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar me nenet 12, 123 dhe 124 të​​ Kushtetutës;​​ (ii) ​​ kërkesën për masë​​ ​​ përkohshme;​​ dhe​​ (iii)​​ mbajtjen e​​ seancës​​ dëgjimore, dhe të​​ cilat do të​​ përmbledhjen në​​ vijim.​​ ​​ 

 

  • lidhur me​​ mospërputhshmërinë e​​ Ligji​​ të kontestuar me Kushtetutën

 

  • Parashtruesi i​​ kësaj kërkese​​ para Gjykatës​​ pretendon​​ që​​ neni 5 i​​ Ligjit të​​ kontestuar​​ cenon përgjegjësitë komunale ose zvogëlon të hyrat e komunës​​ në​​ kundërshtim me garancitë​​ e përcaktuara përkitazi me​​ vetëqeverisjen​​ lokale sipas​​ paragrafit​​ 2 të nenit 12, paragrafëve​​ 1 dhe 3 të nenit 123​​ dhe paragrafëve​​ 2, 3 dhe 5 të nenit 124 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës,​​ konteston​​ kushtetutshmërinë​​ e Ligjit të​​ kontestuar​​ vetëm​​ për sa i përket​​ përmbajtës​​ së​​ tij,​​ përkatësisht​​ nenit​​ 5 të​​ të​​ njëjtit,​​ që përcakton kushtet dhe procedurën për faljen e shumës deri në​​ njëqind (100)​​ euro të tatimit në pronë për​​ paluajtshme​​ për​​ vitin 2023. Sipas parashtruesit të kërkesës, neni 5 i Ligjit të kontestuar, përcakton obligim për komunat, përkatësisht Kuvendet Komunale,​​ që​​ të​​ marrin vendim për faljen e tatimit​​ në​​ pronë​​ të​​ paluajtshme për vitin 2023, përkundër faktit që​​ çështja e tatimit në​​ pronë​​ të​​ paluajtshme​​ është​​ kompetencë​​ ekskluzive e​​ komunës​​ dhe të hyrat nga tatimi në pronë janë të hyra vetanake të komunës,​​ duke cenuar kështu kompetencat dhe duke zvogëluar të​​ hyrat komunale, në​​ kundërshtim me​​ garancitë​​ kushtetuese dhe​​ legjislacionin në​​ fuqi.​​ Për më​​ tepër,​​ parashtruesi i​​ kërkesës thekson se neni 5 i Ligjit të kontestuar, ka​​ “vështirësuar, bllokuar e​​ pamundësuar​​ zbatimin e buxhetit të​​ planifikuar e të​​ miratuar paraprakisht me ligjin ne fuqi​​ për ndarjet​​ buxhetore për vitin 2023 [...] pasi humbjet financiare nga efekti ligjor i nenit të​​ kontestuar janë​​ jashtëzakonisht​​ të​​ larta”.​​ Në​​ këtë​​ kontekst​​ parashtruesi i​​ kërkesës, i referohet shkresës së​​ 24 gushtit 2023 të​​ Asociacionit të​​ Komunave​​ ​​ Kosovës, sipas të​​ cilës, ndikimi​​ financiar në​​ nivelin lokal si rezultat i zbatimit të​​ nenit 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar mund të​​ rezultojë​​ në​​ shumën prej 27,377,896 milion euro, ndërsa​​ për parashtruesin e kërkesës​​ mund të rezultojë në shumën​​ prej​​ 3,000.00 milion euro.​​ 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës, para Gjykatës thekson që​​ bazuar në​​ (i) nenet 12, 123 dhe 124 të​​ Kushtetutës; (ii) Kartës Evropiane për​​ Vetëqeverisjen​​ Lokale; (iii) Ligjin​​ Nr. 03/L-040​​ për​​ Vetëqeverisjen​​ Lokale dhe ligjet tjera të​​ aplikueshme, komunave, u​​ garantohet​​ një autonomi​​ dhe pavarësi, ndër tjerash,​​ ​​ kontekst të​​ menaxhimit financiar, përkitazi me​​ (i) të hyrat vetanake të komunave; (ii) grantet e Qeverisë; dhe (iii) të hyrat tjera, dhe se kategoria e tatimit të​​ pronës së​​ paluajtshme​​ është​​ kompetencë​​ vetanake e komunave dhe se të​​ hyrat e mbledhura nga tatimi në​​ pronën​​ paluajtshme shfrytëzohen nga komuna. ​​ Parashtruesi i​​ kërkesës, më​​ tej dhe ndër tjerash, pretendon se, duke qene se e hyra kryesore vetanake e komunës është tatimi në pronë​​ ​​ paluajtshme, kjo e hyrë, inkasohet, grumbullohet, administrohet e shpenzohet vetëm për qëllim të planifikuar dhe të​​ vetë përcaktuar​​ të komunës, dhe jo duke zbatuar një ligj të Kuvendit të Kosovës, si në rrethanat e rastit konkret, i cili në thelb, jo vetëm që cenon përgjegjësitë komunale dhe shpenzimet e këtyre të ardhurave, por edhe i zvogëlon të njëjtat dhe si pasojë shkel autonominë financiare të komunës.

 

  • Në mbështetje të pretendimeve të​​ tij,​​ parashtruesi i​​ kërkesës,​​ përveç​​ neneve​​ relevante​​ të​​ Kushtetutës që​​ rregullojnë​​ çështjen e​​ vetëqeverisjes lokale​​ siç janë neni 12, 123 dhe 124 të Kushtetutës,​​ i​​ referohet edhe​​ neneve 2 (Themeli kushtetues e ligjor i autonomisë vendore) dhe 9 (Burimet financiare të bashkësive vendore) të Kartës​​ Evropiane për Qeverise Lokale​​ si dhe,​​ dispozitave​​ relevante​​ të​​ ligjeve në​​ fuqi, përfshirë​​ (i) neneve 15 (Parimi i subsidiaritetit), 16 (Kompetencat komunale) dhe 17 (Kompetencat vetanake) të​​ Ligjit​​ Nr. 03/L-40​​ për Vetëqeverisë​​ Lokale;​​ (ii) neneve 2 (Pavarësia Financiare e Komunave), 3 (Kufizimet në Pavarësinë Financiare të Komunave), 4 (Kompetencat Vetanake), 7 (Burimet Financiare Komunale), 8 (Kategoritë e të Hyrave Vetanake) dhe 9 (Taksa në Pronën e Paluajtshme​​ ) të​​ Ligjit​​ Nr. 03/L-49 për Financat e Pushtetit Lokal;​​ dhe​​ (iii)​​ nenet 1 (Qëllimi), 3 (Përkufizimet) dhe 4 (Të hyrat nga tatimi në pronën e paluajtshme)​​ të​​ Ligjit​​ Nr. 06/L--005​​ për Tatimin në​​ Pronën e Paluajtshme.​​ 

 

  • Për pasojë,​​ parashtruesi i​​ kërkesës para Gjykatës kërkon që​​ kjo e fundit, nenin 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar, (i) të​​ shpallë​​ ​​ kundërshtim me nenet 12, 123 dhe 124 të​​ Kushtetutës, dhe për pasojë, (ii) të​​ njëjtin të​​ shpallë​​ ​​ pavlefshëm dhe të​​ shfuqizojë.​​ 

 

  • lidhur me kërkesën për masë të përkohshme

 

  • Sa i përket​​ kërkesës për vendosje të​​ masës së përkohshme,​​ parashtruesi i​​ kërkesës kërkon​​ që Gjykata, të pezulloj në tërësi zbatimin e​​ “nenit ​​ 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme deri në vendosjen meritore për kërkesën​​ e​​ parashtruar”.

 

  • Kërkesën për vendosjen e masës së​​ përkohshme​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ e arsyeton me faktin se (i) Ligji i​​ kontestuar​​ ka hyrë​​ ​​ fuqi​​ ditën e publikimit në​​ Gazetën​​ Zyrtare, përkatësisht​​ ​​ 16 gusht 2023;​​ (ii)​​ neni 5​​ i Ligjit të kontestuar,​​ duke shtuar​​ Kapitullin II/A​​ ​​ Ligjin​​ për Tatimin në Pronë,​​ përcakton detyrimin që​​ çdo komunë​​ ​​ ​​ largu​​ tridhjetë (30)​​ ditë​​ nga hyrja në​​ fuqi e​​ Ligjit të​​ kontestuar të​​ merr vendim për faljen e tatimit në​​ pronë​​ ​​ paluajtshme;​​ ​​ andaj sipas​​ tij​​ (iii) zbatimi i të​​ njëjtit,​​ i​​ shkakton​​ pasoja të​​ mëdha financiare​​ parashtruesit të​​ kërkesës dhe komunave të​​ tjera,​​ përkatësisht​​ nivelit​​ ​​ vetëqeverisjes lokale​​ ​​ Republikën​​ e​​ Kosovës.​​ 

 

  • Lidhur me këtë, sipas​​ parashtruesit të​​ kërkesës, neni 5 i Ligjit të​​ kontestuar, në​​ “pikëpamje​​ të​​ pasojave​​ juridike​​ që​​ ka​​ shkaktuar​​ dhe do të​​ shkaktojë​​ në​​ të​​ ardhmen, paraqet rastin më​​ kuptimplotë​​ kur një​​ vendim për masë​​ të​​ përkohshme​​ është​​ në​​ interesin publik dhe eviton​​ dëme​​ të​​ pakthyeshme​​ e të​​ pariparueshme​​ për sa i përket​​ shkeljes​​ së​​ garancive​​ kushtetuese të​​ parimeve​​ të​​ qeverisë​​ demokratike të​​ nivelit​​ lokal dhe kompetencave vetanake në​​ menaxhimin e të​​ hyrave nga tatimi në​​ pronë.​​ Parashtruesi​​ i​​ kërkesë​​ gjithashtu saktëson​​ që​​ ​​ zbatimi i nenit 5 të​​ ​​ Ligjit të​​ ​​ kontestuar në​​ nivelin e komunal,​​ ndër tjerash,​​ (i) rezulton​​ në​​ pasoja konkrete në​​ ushtrimin efektiv​​ të​​ kompetencave​​ të​​ pushtetit lokal në​​ mbarë​​ ​​ Republikën e Kosovës;​​ dhe​​ (ii) cenon rëndë​​ ​​ rendin​​ kushtetues​​ dhe vlerave mbi të​​ ​​ cilat qëndron Republika e Kosovës në​​ ​​ kuptim të​​ ​​ pavarësisë, organizimit dhe funksionimit të​​ pushtetit lokal në​​ raport me nivelin​​ qendrorë.​​ 

 

  • Gjithashtu,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ thekson se​​ “jemi në situatë tepër të​​ vështirë​​ ligjore. Nga njëra anë, të zbatojmë nenin 5 të këtij ligji (nën presion e afatit 30 ditor, i cili ka filluar të rrjedhë më 16 gusht 2023) dhe në këtë mënyrë të​​ vendosim​​ këshilltarët komunal përballë situatës kur ata nuk mund të veprojnë dhe të vendosin të lirë, si zyrtarë të zgjedhur – që të​​ vetojnë​​ me vullnetin e tyre të lirë, por të​​ vetojnë​​ “pro” ​​​​ për shkak​​ të​​ politizimit​​ të​​ këtij rregullimi​​ ligjor​​ dhe efektit financiar dhe​​ politik​​ që implikon; apo nga ana tjetër, të​​ zgjedhin​​ “shkeljen” e këtij ligji dhe marrjen e pasojave​​ juridike​​ bashkë me të, për të mos​​ e​​ miratuar një vendim të tillë në kuvendin komunal dhe për të marrë të​​ gjitha​​ pasojat​​ juridike, penale financiare e​​ politike​​ për “moszbatimin e​​ ligjit ​​​​ në një​​ çështje​​ themelore të​​ kompetencave​​ vetanake​​ të komunës​​ për të cilën as nuk jemi​​ konsultuar, as nuk kemi planifikuar buxhetin as nuk jemi​​ subvencionuar​​ nga pushteti​​ qendror​​ që ka “deleguar” këtë detyrim, por jemi​​ cenuar​​ në menaxhimin e të hyrave vetanake, siç të​​ njëjtat​​ janë zvogëluar për mbi 3 milion euro”.​​ 

 

  • Prandaj,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkon që Gjykata, që​​ pa​​ paragjykim​​ ndaj pranueshmërisë ose meritave të​​ kërkesës,​​ të miratoj​​ kërkesën​​ për masë të​​ përkohshme​​ përkitazi​​ me​​ nenin 5​​ ​​ Ligjit​​ ​​ kontestuar​​ deri në​​ vendimmarrjen përfundimtare të​​ Gjykatës.​​ 

Vlerësimi përkitazi me masën e përkohshme​​ 

 

  • Me qëllim të​​ vlerësimit të​​ kërkesës​​ së​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për masë të përkohshme, Gjykata​​ së pari rikujton bazën kushtetuese mbi të cilën kërkesa përkatëse është dorëzuar në Gjykatë.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata i referohet paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton se​​ “Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar”.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata​​ po ashtu​​ i referohet paragrafit​​ 4​​ të nenit 113 të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

“Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.”

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ i referohet paragrafit 2 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, që përcakton:

 

“[...]

 

2. Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi​​ i Gjykatës, nëse konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të pariparueshme.

 

[...].”

 

  • Më tej, Gjykata gjithashtu i referohet nenit 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit, i cili parasheh:

 

“1. Gjykata Kushtetuese sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës mund të vendosë përkohësisht masa të përkohshme ndaj një çështjeje që është objekt i procedurës, nëse këto masa janë të nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme, ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik.”

 

  • Gjykata po​​ ashtu rikujton rregullin​​ 44 (Kërkesa për masë të​​ përkohshme), paragrafin (1) të Rregullores së punës, i cili përcakton:

 

“(1)​​ Në çfarëdo kohe, përderisa Gjykata të mos ketë vendosur lidhur me një kërkesë, çdo palë mund të kërkojë vendosjen e masës së përkohshme lidhur me çështjen që është objekt i procedurës para saj, siç përcaktohet me nenin 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit.

[…]

(3) Kërkesa për masë të përkohshme duhet të paraqitet me shkrim, duhet të përshkruajë faktet përkitazi me kërkesën, argumentet për të mbështetur kërkesën, masat e kërkuara dhe pasojat e parashikuara në mënyrë të arsyeshme nëse kërkesa miratohet. Pala që kërkon masën e përkohshme mund t’i bashkëngjisë kërkesës edhe dokumente dhe dëshmi të tjera që janë të rëndësishme dhe që e mbështesin kërkesën.

[...]

 

  • Në fund, Gjykata rikujton rregullin 45​​ (Vendimmarrja lidhur me kërkesën për masë të përkohshme), të Rregullores së punës, që specifikon:

 

  • Nëse gjyqtari/ja raportues/e i/e caktuar për kërkesën bazë, e vlerëson të nevojshme të trajtojë kërkesën për masë të përkohshme ndaras nga kërkesa bazë, atëherë ai/ajo përgatitë një raport të veçantë lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, brenda një afati të arsyeshëm.​​ 

  • [...]

  • [...]

  • Kolegji shqyrtues rekomandon miratimin e tërësishëm ose të pjesshëm të kërkesës për masë të përkohshme nëse konstaton se:

    • evitohen rreziqe ose dëme të pariparueshme nëse lejohet masa e përkohshme; ose

    • vendosja e masës së përkohshme është në interes publik.

  • [...]”

 

  • Në​​ kontekst të​​ dispozitave të​​ lartcekura,​​ Gjykata rikujton​​ që​​ parashtruesi i​​ kërkesës konteston​​ nenin 5 të Ligjit​​ të​​ kontestuar,​​ duke pretenduar se​​ i njëjti cenon përgjegjësitë dhe zvogëlon​​ të hyrat e​​ tij​​ në​​ kundërshtim me paragrafin 2 të​​ nenit 12, ​​ paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 dhe paragrafët 2, 3 dhe 5 të nenit 124​​ të Kushtetutës, dhe të​​ cilat, ndër tjerash, përcaktojnë​​ që​​ (i)​​ veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale; (ii) themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre rregullohen me ligj; (iii) komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në pajtim me ligjin dhe autoriteti​​ shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit; dhe (iv) komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin.​​ Gjykata​​ gjithashtu​​ rikujton që kërkesa është dorëzuar nga​​ Komuna e​​ Prizrenit, bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës,​​ brenda​​ një​​ (1) viti pa hyrjes​​ ​​ fuqi​​ ​​ dispozitës​​ ligjore,​​ siç parashihet në​​ nenit 41 të Ligjit.​​ 

 

  • Ndërsa sa i përket kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme,​​ Gjykata​​ vëren se​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkesën për pezullim të zbatimit të nenit 5 të Ligjit të​​ kontestuar,​​ ndër të​​ tjerash,​​ e mbështetë në faktin se​​ (i)​​ i njëjti​​ ka hyrë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, përkatësisht​​ më 16 gusht 2023​​ dhe​​ përcakton detyrimin që çdo komunë më së largu tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e Ligjit të kontestuar të merr vendim për faljen e tatimit në pronë​​ të​​ paluajtshme, duke cenuar përgjegjësitë​​ e komunës në​​ kontekst të​​ kompetencave vetanake dhe duke zvogëluar të​​ hyrat e​​ tij; (ii) zbatimi i të njëjtit i shkakton pasoja të mëdha financiare parashtruesit​​ së kërkesës dhe komunave të​​ tjera​​ në​​ kundërshtim me garancitë​​ kushtetuese dhe ligjore për menaxhimin e pavarur të​​ të​​ hyrave vetanake​​ në​​ nivel komunal; përderisa​​ gjithashtu​​ (iii)​​ vendos​​ këshilltarët e​​ kuvendin komunal,​​ ​​ si përfaqësues të​​ zgjedhur​​ nga​​ qytetarët​​ e Republikës së​​ Kosovës,​​ përballë​​ detyrimit​​ që​​ të​​ votojnë​​ për faljen e​​ tatimit​​ në​​ pronë​​ të​​ paluajtshme;​​ si dhe (iv) mund të krijoj pasoja juridike për komunën në rast të mosndërmarrjes së veprimeve të përcaktuara me nenin 5 të Ligjit të kontestuar, brenda afatit të caktuar​​ tridhjetë​​ (30) ditor, përkatësisht vendimmarrjes për faljen e tatimit në​​ pronë​​ të​​ paluajtshme.​​ 

 

  • Lidhur me këtë,​​ bazuar në dispozitat e lartcekura të Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores​​ ​​ punës,​​ masa e​​ përkohshme​​ mund të​​ kërkohet​​ nga palët​​ (i)​​ lidhur me çështjen që është objekt i procedurës para saj​​ [Gjykatës];​​ me kushtin që pala që kërkon masë të përkohshme të arrijë të dëshmojë se​​ (ii)​​ masa e përkohshme është e nevojshme​​ “për tu evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme”;​​ ose​​ që masa e përkohshme është​​ ​​ “interes publik.”​​ 

 

  • Në këtë drejtim,​​ dhe në​​ vlerësim të​​ plotësimit të​​ kritereve të​​ lartcekura,​​ Gjykata​​ rikujton që​​ kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ ka për objekt​​ shqyrtimi​​ nenin 5 të Ligjit​​ ​​ kontestuar, sipas së​​ cilit,​​ (i) çdo tatimpagues që është i detyruar të paguajë tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023, kualifikohet për faljen e tatimit; (ii) shuma e faljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro; (iii) vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji; (iv) në rast që tatimpaguesi ka paguar faturën e tatimit në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese; (v) falja tatimore zbatohet vetëm për vitin tatimor 2023; dhe (vi) zbatimi i kësaj dispozite mbetet në përgjegjësinë e çdo komune përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë për pronat e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të asaj komune dhe Ministria përgjegjëse për financa nxjerr vendime që mund të jenë të nevojshme për zbatimin e kësaj dispozite.

 

  • Lidhur me këtë, Gjykata​​ vlerëson se​​ pretendimet dhe​​ faktet e prezantuara nga parashtruesi​​ i kërkesës,​​ ngritin​​ çështje​​ të nivelit kushtetues që, ndër tjerash,​​ ndërlidhen me ushtrimin e kompetencave​​ vetanake​​ të komunave​​ si dhe të​​ drejtën e tyre për të​​ vendosur,​​ mbledhur​​ dhe shpenzuar të​​ hyrat e veta​​ sipas përcaktimeve të​​ Kushtetutës dhe ligjeve të​​ aplikueshme në​​ Republikën e Kosovës.​​ Për më​​ tepër,​​ zbatimi i​​ nenit​​ 5 i Ligjit të​​ kontestuar​​ brenda afateve të​​ përcaktuara në​​ të, përkatësisht tridhjetë​​ (30) ditë​​ nga hyrja në​​ fuqi​​ Ligjit të kontestuar​​ (i)​​ ​​ njërën anë​​ mund të​​ cenon​​ ushtrimin e kompetencave komunale në​​ ndërlidhje me të​​ hyrat nga tatimi në​​ pronën e paluajtshme për vitin 2023; ndërsa​​ (ii)​​ ​​ anën tjetër,​​ mund të afektojë​​ edhe të​​ drejtat dhe detyrimet​​ e të​​ gjithë​​ qytetarëve​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës në​​ lidhje me tatimin në​​ pronën e paluajtshme​​ për vitin 2023.​​ 

 

  • Në​​ kontekstin e lartcekur,​​ Gjykata vlerëson se, në rrethanat e rastit konkret,​​ pezullimi i efekteve të​​ nenit 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar,​​ mund të​​ eviton rreziqe apo dëme të​​ pariparueshme​​ që ndërlidhen me​​ garancitë kushtetuese përkitazi me organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale si pasojë​​ e​​ ndërmarrjes së​​ veprimeve​​ nga​​ pushteti lokal​​ sipas​​ përcaktimeve dhe​​ afateve të​​ saktësuara​​ ​​ nenin 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar.​​ ​​ ​​ Për më tepër,​​ ​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ nenit 5 të​​ Ligjit të​​ kontestuar, para zbatimi të​​ tij,​​ është në​​ interesin publik,​​ sepse​​ i​​ shërben​​ sigurisë​​ juridike​​ në​​ ndërlidhje​​ me​​ pasojat​​ juridike​​ të Ligjit të kontestuar lidhur me​​ (i) ushtrimin e përgjegjësive komunale dhe menaxhimin e të hyrave të komunës nga tatimit në pronë të paluajtshme; dhe (ii) të drejtat dhe detyrimet përkitazi me​​ tatimin​​ në​​ pronë​​ të​​ paluajtshme​​ për vitin 2023​​ për tatimpaguesit, përkatësisht qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

  • Për më tepër, vendosja e masës​​ së përkohshme ndaj nenit 5 të Ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën. Në të kundërtën, përkatësisht nëse Gjykata, pas vlerësimit dhe vendimmarrjes përfundimtare të saj, konstaton që neni i lartcekur është në përputhshmëri me Kushtetutën, komunat do të mund të zbatojnë nenin 5 të Ligjit të kontestuar dhe qytetarët edhe më tej do të mund të përfitojnë nga falja e tatimit në pronë të paluajtshme sipas vlerësimeve dhe vendimeve përkatëse të kuvendeve komunale, ndërsa shuma e falur për vitin tatimor 2023, do të llogaritet si paradhënie për vitet pasuese sipas vet përcaktimeve të nenit të lartcekur.

 

  • Për pasojë,​​ Gjykata,​​ në​​ dritën e​​ sqarimeve të​​ lartcekura,​​ vlerëson që​​ kërkesa e parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ për masë të​​ përkohshme​​ ndaj​​ efekteve të​​ nenit 5 të Ligjit të​​ kontestuar,​​ duhet të​​ miratohet,​​ sepse i shërben mundësisë​​ së ​​​​ evitimit​​ ​​ rreziqeve ose dëmeve të​​ pariparueshme”​​ dhe​​ është​​ në​​ interes publik”.​​ Lidhur me këtë,​​ Gjykata gjithashtu sqaron se​​ efektit pezullues​​ deri në​​ vendimmarrjen përfundimtare të​​ Gjykatës​​ i nënshtrohen edhe vendimet e nxjerra nga kuvendet komunale përkatëse në zbatim të nenit 5 të Ligjit të kontestuar. Kjo, ndër tjerash,​​ duke pasur parasysh se vendimet e nxjerra bazuar në nenin i cili është pezulluar nga Gjykata, nuk mund të krijojë pasoja juridike nëse dispozita ligjore bazuar në të cilin janë nxjerrë, është​​ e​​ pezulluar.​​ 

 

  • Gjykata, në fund​​ rithekson se,​​ miratimi​​ i masës së përkohshme​​ deri më 30 nëntor 2023, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe/ose​​ meritat e kërkesës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 të Kushtetutës, të nenit​​ 27 të Ligjit dhe të rregullit 45​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 1 shtator​​ 2023, njëzëri:​​ ​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDOS

 

  • TË​​ MIRATOJË​​ kërkesën për​​ masë​​ të​​ përkohshme,​​ në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023;​​ 

 

  • TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme​​ dhe zbatimin e vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni, në kohëzgjatjen e përcaktuar në pikën I;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

  • TË KONSTATOJË ​​ se ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

Bajram Ljatifi​​  ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

Parashtruesit:

Komuna e Prizrenit

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për masë të përkohshme

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër