Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-22-0678-A0001, të 9 mars 2023.

Nr. të lëndës KI123/23

Parashtruesit: Mehdi Arifaj

Shkarko:

 

Prishtinë, më​​ 25 shtator 2023​​ 

Nr. ref.:​​ RK 2267/23​​ 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin​​ nr.​​ KI123/23

 

Parashtrues

 

Mehdi Arifaj​​ ​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ ​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për​​ çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,​​ AC-I-22-0678-A0001, të​​ 9 mars 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar ​​ 

 

 

Parashtruesi​​ i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga Mehdi Arifaj,​​ nga​​ Komuna e Suharekës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston​​ Aktvendimin​​ [AC-I-22-0678-A0001] e​​ Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës për​​ çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i Apelit i DHPGJS-së)​​ të​​ 9 marsit 2023.​​ ​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes së​​ kërkesës​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ kontestuar, me të cilin​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon shkeljen e​​ të drejtave​​ të tij​​ të garantuara me​​ nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregull) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 7 qershor 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ përmes postës​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ e​​ tij, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ e pranoi me 9 qershor 2023.​​ 

 

  • ​​ 15 qershor 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës caktoi​​ gjyqtarin Radomir Laban,​​ Gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka- Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më 27 qershor 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të​​ njëjtën​​ ditë, Gjykata njoftoi DHPGJS-në​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe i dërgoi një kopje të saj.​​ 

 

  • ​​ 31 gusht​​ ​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ ishte i punësuar në Ndërmarrjen shoqërore​​ “25 Maji”, dhe​​ në këtë cilësi​​ iu​​ kishte drejtuar Autoritetit​​ ​​ Likuidimit të​​ Agjencisë Kosovare të Privatizimit me​​ kërkesa (i) për kompensimin e 3 (tri)​​ pagave të papaguara në​​ shumën​​ prej 1,095.00 euro; (ii) për kompensimin e 18 (tetëmbëdhjete)​​ pagave të​​ papaguara për periudhën 1 korrik 2007 deri me 31 dhjetor 2008 në​​ shumën prej 6, 750.00 euro; si​​ dhe (ii)​​ për​​ kompensim të​​ ndërprerjes​​ se​​ kontratës​​ se punës​​ ​​ shumë​​ prej 2,190.00​​ euro.​​ 

 

  • Më 20 janar 2014, Autoriteti i​​ Likuidimit të​​ Agjencisë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë: AKP)​​ nxjerri vendimet [PRZO45-0160]; [PRZO45-0161]; [PRZ045-162]​​ përmes se cilave refuzoj kërkesat​​ e lartcekura të​​ parashtruesit​​ të kërkesë​​ ​​ si të​​ parashkruara.​​ 

 

  • Më 18 shkurt 2014, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti ankesë​​ ​​ DHPGJS​​ kundër vendimeve​​ të lartcekura të​​ Autoriteti të Likuidimit​​ ​​ Agjencisë Kosovare të Privatizimit.​​ 

 

  • Më 4 mars 2021, DHPGJS kishte lëshuar​​ një​​ urdhër​​ duke kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që ankesën​​ e dorëzuar ta nënshkruaj dhe në të njëjtën​​ kohë​​ e​​ njoftoj se në​​ rast se brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e pranimit të​​ urdhrit, nuk e dorëzon​​ ankesën e nënshkruar, e njëjta do të​​ hedhet poshtë si e pa pranueshme.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ kishte pranuar urdhrin e lartcekur por nuk iu​​ kishte përgjigjur​​ kërkesave të tij​​ pozitivisht.

 

  • ​​ 8 qershor 2021, shkalla e​​ parë​​ e DHPGJS përmes Aktvendimit​​ [C-IV-14-0881] duke u bazuar në nenin 33.1, 36.1 dhe 36.3 të​​ Ligjit nr. 06/l-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: Ligji për DHPGJS)​​ refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ si të papranueshme​​ me arsyetimin se ankesa e​​ paraqitur nuk ishte e firmosur.​​ 

 

  • Më 18 qershor 2021, parashtruesi i​​ kërkesës​​ paraqiti​​ ankesë kundër Aktvendimit [C-IV-14-0881] të 8 qershorit 2021 në Kolegjin e Apelit të DHPGJS​​ për shkak të​​ vërtetimit​​ të gabuar dhe jo të plote të​​ gjendjes faktike meqë sipas tij​​ nuk kishte pranuar urdhrin e 4 marsit 2021​​ dhe në fund kërkoi që​​ ankesën ta shqyrtoj dhe​​ ta shpall si të​​ bazuar.​​ 

 

  • Më 25 qershor 2021, Kolegji i Apelit i DHPGJS kishte lëshuar një vërejtje​​ për​​ pagesën e taksës​​ gjyqësore, përmes se cilës​​ kishte​​ njoftuar parashtruesin e​​ kërkesës​​ se​​ (i)​​ në rast të​​ dështimit​​ ​​ pagesës​​ brenda afatit ligjore prej 15 ditësh, ankesa e tij do të​​ konsiderohet e tërhequr në​​ kuptim të​​ nenit 234.4 dhe 253.5 të Ligjit​​ [nr.03/L-006]​​ ​​ Procedurës Kontestimore​​ (në tekstin e mëtejmë: LPK)​​ dhe nenit ​​ 6.4 e 6.5, si dhe 10.10 të Udhëzimit Administrativ​​ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore; si dhe (ii) njoftoj për mundësin e paraqitjes se kërkesës për lirim nga taka gjyqësorë në mungesë​​ të mjeteve financiare. ​​ 

 

  • Më 1 korrik 2021, parashtruesi i kërkesës kishte pranuar vërejtjen por​​ nuk kishte adresuar kërkesat e vërejtjes se​​ 25 qershorit 2021 brenda afatit prej 15 ditësh. ​​ 

 

  • Më 29 shtator 2022, Kolegji i Apelit përmes Aktvendimit [AC-I-21-0407] duke u bazuar në nenin 253.4 të LPK-së dhe Udhëzimit Administrativ 01/2017 për​​ Unifikimin e Taksave Gjyqësore konsideroj ankesën e parashtruesit të kërkesës si të tërhequr.​​ 

 

  • Më 7 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ pranoi​​ Aktvendimin ​​ [AC-I-21-0407].​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës duke iu referuar nenit 130 të LPK-së ​​ paraqiti propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme me pretendimin​​ se​​ e kishte​​ paguar taksen gjyqësore në vlerë prej 30.00 euro dhe​​ në mbështetje të këtij pretendimi​​ kishte dorëzuar si provë fletëpagesën e 4 gushtit 2021.​​ 

 

  • Më 9 mars 2023,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-22-0678-A0001] refuzoj​​ propozimin për kthim në​​ gjendje të​​ mëparshme si​​ ​​ paafatshëm me arsyetimin se​​ propozimi për kthim në gjendje të​​ mëparshme​​ është​​ parashtruar pas afatit të​​ caktuar ligjore, siç​​ ceket​​ në nenin 130​​ ​​ LPK-së.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon​​ se​​ me​​ Aktvendimin​​ [AC-I-22-0678-A0001] e Kolegjit të Apelit të DHPGJS, të 9 marsit 2023,​​ i​​ janë​​ shkelur​​ të drejtat​​ e​​ tij​​ të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje​​ nenin 6 (E drejta​​ për një proces të rregullt) të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës e ndërton​​ rastin mbi pretendimin për shkeljen e të drejtës se tij​​ për gjykim të drejtë dhe të paanshëm​​ sipas nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së​​ si rezultat i (i) refuzimit të kërkesave për kompensim të​​ pagave nga AKP dhe​​ ​​ mospranimit të​​ ​​ urdhrit​​ të​​ 4 marsit 2021​​ në​​ mënyrë​​ që të​​ i​​ rgjigjet​​ kërkesave​​ të​​ DHPGJS;​​ (ii)​​ refuzimit të​​ ankesës se tij të 18 qershorit 2021 si të tërhequr nga Kolegji i Apelit të DHPGJS​​ si rezultat i mos pagesë se taksës gjyqësore; (iii)​​ refuzimi i kërkesës për kthim në​​ gjendjen e mëparshme; si dhe​​ (iv)​​ mungesës​​ se shqyrtim të duhur të provave/pretendimeve​​ nga DHPGJS.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i​​ kërkesës thekson se​​ “parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar një ankesë kundër vendimit të Autoritetit për Likuidimin të AKP-së, për kompensim të​​ disa pagave të papaguara për periudhën nga 1 korriku 2007 deri më 31 dhjetor 2008, në shumë prej 6,750 euro. Dhe më 8 qershor 2021,​​ me aktvendimin e​​ shkallës së parë​​ i është hedhur poshtë si e papranuar​​ se ankesa​​ e parashtruar​​ nuk është nënshkruar nga​​ ankuesi. Këtu është bërë një vërtetim i gabuar​​ dhe jo i plotë i gjendjes faktike, se ankuesi nuk e ka pranuar personalisht urdhrin për nënshkrimin e ankesës nga ana ime”

 

  • Parashtruesi tutje pretendon se​​ “mospranimin i urdhrit personalisht nga ana ime, për ​​ ankesën, e cila drejtpërdrejt​​ është e lidhur​​ me interesin tim, e konsideroj se përben ​​ shkelje në veti, sepse referuar Ligjit të Dhomës së Posaçme, neni 33, paragrafi 1, ndër të tjera, theksohet. se parashtresat duhet​​ te jene te shkruara nga pala apo avokati i palës... pra duhet te vlente edhe për pranimin e shkresave​​ qe​​ adresohen nga​​ gjykata​​ tek pala në procedurë​​ e që në​​ këtë rast Urdhri do të​​ duhej te​​ pranohej drejtpërdrejt nga ana ime personalisht.

 

  • Parashtruesi i kërkesës përgjatë​​ pretendimeve të​​ tij thekson se​​ “Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme, e cila ka nxjerrë vendimin AC-1-21-0407, i cili ka njoftuar se ankesa është konsideruar si e tërhequr për shkak të​​ mos pagesës​​ së taksës gjyqësore, edhe pse taksa është paguar, gjë që do të dëshmoj​​ përmes dërgesës se​​ fletëpagesë”

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se​​ nuk janë administruar drejt dhe ne mënyrë te plotë të gjitha provat shkresore​​ e nuk janë marrë për bazë në​​ mënyrë të duhur​​ asnjeri nga​​ pretendimet e ankesës​​ e​​ sidomos fakti që tani​​ të​​ merret​​ për bazë​​ interesi i tij në procedurë,​​ pasi flitet​​ për kontributin e tij që ka​​ dhënë prej vitesh në N.SH, 25 MAJ në Suharekë,​​ tani i pamundësohet të​​ marrë të ardhurat që i takojnë ashtu siç janë realizuar dhe kanë përfituar të gjithë kolegët apo kontributdhënësit e tij në ndërmarrjen​​ ​​ në fjalë,​​ i cili thekson se​​ thekson​​ se shkresat e para te tij, qe ta realizon te drejtën që i takon​​ me ligj i janë dorëzuar personalisht​​ nga paditësi, gjë që sipas​​ tij dëshmon që nga​​ fillimi është palë me interes​​ në këtë procedim.”

  • Përfundimisht,​​ parashtruesi i​​ kërkesës kërkon​​ nga Gjykata: (i) të​​ deklarojë kërkesën të​​ pranueshme; (ii) të konstatojë se​​ ka pasur shkelje të nenit​​ 31 Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së; (iii) të​​ shpallë​​ të pavlefshëm​​ Aktvendimin​​ ​​ [AC-I-22-0678-A0001] e​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS,​​ dhe të njëjtin ta kthejë​​ për rigjykim në pajtim​​ me Aktgjykimin e kësaj Gjykate;​​ (iv)​​ si dhe të​​ shfuqizoj vendimet​​ [PRZO45-0160]; [PRZO45-0161]; [PRZ045-162] e AKP-së në lidhje me​​ Aktvendimin [AC-I-21-0407] e Kolegjit të Apelit të DHPGJS të 29 shtatorit 2022.

 

Dispozitat​​ kushtetuese dhe​​ ligjore relevante

 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E Drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]”

 

 

Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore

 

 

 

Kthimi në gjendjen e mëparshme

 

Neni 130

 

130.1 Propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme i paraqitet gjykatës në të cilën është dashur të kryhet veprimi procedural i pakryer.​​ 

 

130.2 Propozimi duhet të paraqitet brenda afatit shtatë (7) ditor nga dita kur ka pushuar shkaku i mosveprimit, e po që se pala më vonë ka mësuar për mosveprimin, atëherë afati llogaritet nga dita kur ka mësuar për mosveprimin.​​ 

 

130.3 Pas kalimit të gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e mosveprimit nuk mund të kërkohet kthimi në gjendjen e mëparshme.​​ 

 

130.4 Po që se kthimi në gjendje të mëparshme kërkohet për shkak të mos ruajtjes së afatit për kryerjen e veprimit procedural, propozuesi ka për detyrë që propozimit t’ia bashkëngjisë veprimin e shkruar procedural të pakryer me kohë.

 

Përmbajtja e padisë

Neni 253

 

253.5 Në qoftë se paditësi nuk e paguan taksën gjyqësore të përcaktuar për padinë as pas vërejtjes së dërguar nga gjykata, edhe pse nuk ekzistojnë konditat për lirim nga detyrimi i pagimit të taksës gjyqësore, do të konsiderohet se padia është tërhequr.

 

Pranueshmëria e kërkesës

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse kërkesa​​ i​​ ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë​​ dhe të​​ specifikuara më​​ tej me​​ Ligj dhe të​​ përcaktuara​​ me Rregullore të​​ punës.

 

  • ​​ këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7​​ ​​ nenit 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës, të​​ cilët përcaktojnë:

 

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

 ​​​​ 7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata gjithashtu vlerëson nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret​​ e pranueshmërisë, siç specifikohet më​​ tej në​​ Ligj. Në​​ lidhje me këtë, Gjykata së​​ pari i referohet neneve​​ 47 [Kërkesa individuale],​​ 48 [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ të​​ cilët​​ përcaktojnë:

 

Neni 47 i Ligjit

[Kërkesa individuale]

 

"1.​​ Çdo individ ka të​​ drejtë​​ ​​ kërkojë​​ nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në​​ rast se pretendon se të​​ drejtat dhe liritë​​ e tij individuale të​​ garantuara me Kushtetutë​​ janë​​ shkelur nga ndonjë​​ autoritet publik.

 

2. Individi mund të​​ ngre kërkesën në​​ fjalë​​ vetëm pasi që​​ të​​ ketë​​ shteruar të​​ gjitha mjetet​​ juridike të​​ përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48 i Ligjit​​ 

[Saktësimi i kërkesës]

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë​​ ​​ ​​ kërkesën e tij të​​ qartësoj saktësisht se cilat të​​ drejta dhe liri pretendon se i​​ janë​​ cenuar dhe cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj".

 

Neni 49 i Ligjit

[Afatet]

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të

ecë që nga dita kur parashtruesit i është​​ dorëzuar vendimi gjyqësor ... ".

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuara, i cili konteston një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht Aktvendimin [AC-I-22-0678-A0001] e Kolegjit të​​ Apelit të DHPGJS, të 9 marsit 2023,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kriteret e nenit 48 të Ligjit dhe i kanë dorëzuar kërkesat në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i ​​ kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të të cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë​​ qartazi e pabazuar. Rregulli 34​​ (2) specifikisht përcakton që:​​ 

 

Rregulli 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës. (shih rastet e Gjykatës​​ KI04/21,​​ parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 majit 2021, paragrafi 26, dhe​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2021, paragrafi 37).

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i kërkesës pretendon se Kolegji i Apelit i DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-22-0678-A0001] të 9 marsit 2023, i ka​​ shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ si rezultat i refuzimit të​​ kërkesës se tij për kthim në​​ gjendje të​​ mëparshme, dhe sipas tij ky refuzim ka afektuar​​ negativisht​​ rezultatin e​​ gjithë​​ procedurës​​ gjyqësore​​ lidhur​​ me kundërshtimin e vendimeve të AKP-së.

 

  • Gjykata fillimisht vëren​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte ushtruar ankesë​​ ​​ DHPGJS​​ kundër vendimeve të AKP-së​​ si rezultat i refuzimit të​​ kërkesave​​ ​​ tij për​​ kompensim​​ page.​​ DHPGJS përmes Aktvendimit​​ [C-IV-14-0881]​​ kishte refuzuar ankesën e parashtruesit meqë kishte dështuar ta firmos ankesën​​ e tij, edhe pas kërkesës​​ se 4 marsit 2021 për nënshkrimin e ankesës.​​ Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër Aktvendimit [C-IV-14-0881] në Kolegjin e Apelit të DHPGJS​​ me arsyetimin se nuk kishte pranuar urdhrin​​ e 4 marsit 2021.​​ Kolegji i Apelit përmes Aktvendimit [AC-I-21-0407] duke u bazuar në nenin 253.4 të LPK-së dhe Udhëzimit Administrativ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore konsideroj ankesën e parashtruesit të kërkesës si të tërhequr, meqë nuk kishte paguar taksen gjyqësore edhe pas vërejtjes se 25 qershorit 2021.​​ Më 7 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës pranoi Aktvendimin ​​ [AC-I-21-0407] lidhur me arsyet e refuzimit te ankesës se tij, ​​ ndërsa më​​ 16 dhjetor 2022,​​ përkatësisht pas 70 ditëve,​​ parashtruesi i kërkesës duke iu referuar nenit 130 të LPK-së​​ paraqiti propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme me pretendimin se e kishte paguar taksen gjyqësore dhe në mbështetje të këtij pretendimi kishte dorëzuar si provë fletëpagesën e 4 gushtit 2021. Kolegji i Apelit të DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-22-0678-A0001] refuzoj propozimin për kthim në gjendje të mëparshme si paafatshëm me arsyetimin se propozimi për kthim në gjendje të mëparshme është parashtruar pas afatit të caktuar ligjore, siç ceket në nenin 130 të LPK-së.​​ Sipas​​ parashtruesit të​​ kërkesës, refuzimi i kërkesës​​ për kthim në​​ gjendjen​​ ​​ mëparshme​​ ka afektuar​​ negativisht​​ rezultatin e gjithë procedurës gjyqësore​​ në rastin e tij​​ lidhur me kundërshtimin e vendimeve të AKP-së dhe​​ rrjedhimisht kjo përben shkelje​​ të nenit 31 të Kushtetutës ne lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës e ndërton rastin mbi pretendimin për shkeljen e të drejtës se tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm sipas nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së si rezultat i (i) refuzimit të kërkesave për kompensim të pagave nga AKP dhe ​​ mospranimit të ​​ urdhrit të 4 marsit 2021 në mënyrë që të i përgjigjet kërkesave të DHPGJS; (ii) refuzimit të ankesës se tij të 18 qershorit 2021 si të tërhequr nga Kolegji i Apelit të DHPGJS si rezultat i mos pagesë se taksës gjyqësore; (iii) refuzimi i kërkesës për kthim në gjendjen e mëparshme; si dhe (iv) mungesës se shqyrtim të duhur të provave/pretendimeve nga DHPGJS.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se lidhur me procedurën gjyqësore iniciues të zhvilluar në DHPGJS, parashtruesi i kërkesës​​ fillimisht​​ pretendon se nuk ka pranuar urdhrin e 4 marsit 2021 të DHPGJS për dorëzimin e ankesës së firmosur nga ana e tij. ​​ 

 

  • Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vëren se DHPGJS kishte lëshuar një urdhër duke kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që të firmos ankesën e tij të 18 shkurtit 2014 sipas kërkesave të nenit 33 dhe 35 të Ligjit për DHPGJS ose në rast të dështimit do hedhet poshtë si e papranueshme. ​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata duke iu referuar përmbajtjes se Aktvendimit të [AC-I-21-0407] të Kolegjit të Apelit të DHPGJS të 29 shtatorit 2022 vëren se parashtruesi i kërkesës kishte pranuar urdhrin e lartcekur por kishte dështuar të i adresonte kërkesat e tij dhe rrjedhimisht shkalla e parë e DHPGJS përmes Aktvendimit [C-IV-14-0881] të 8 qershorit 2021 refuzoj ankesën si të papranueshme në kuptim të nenit 33.1 36.1 dhe 36.3 të Ligjit për DHPGJS me arsyetimin se ankesa e paraqitur nuk ishte e firmosur.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se nenin 33 [Paraqitja e parashtresave] të Ligji për DHPGJS përcakton se​​ “Origjinali i çdo parashtrese duhet të nënshkruhet nga pala ose avokati i palës, nëse pala ka përfaqësues të autorizuar. [...]”​​ 

 

  • Gjithashtu, Gjykata vëren se paragrafi 2.5 i nenit 36 [Pranueshmëria e kërkesës/ankesës] i Ligjit për DHPGJS përcakton se një kërkesë/ankesë është e pranueshme nëse​​ “kërkesa/ankesa është parashtruar në pajtim me nenin 33 dhe 35 të këtij ligji”,

  • Gjykata vëren se edhe pas lëshimit të urdhrit të 4 marsit 2021, parashtruesi kishte dështuar që të vepronte sipas kërkesave nga DHPGJS dhe rrjedhimisht kjo ka ndikuar në rezultatin e rasti të tij duke e refuzuar ankesën fillestare si të papranueshme për arsyeje procedurale.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se ka paguar taksen gjyqësore dhe në mbështetje të këtij pretendimi kishte paraqitur para Kolegji të Apelit të DHPGJS si provë fletëpagesën e 4 gushtit 2021.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se Kolegji i Apelit i DHPGJS përmes vërejtjes se 25 qershorit 2021, të pranuar nga parashtruesi ​​ me 1 korrik 2021 kishte njoftuar këtë të fundit për pagesën e taksës gjyqësorë ose paraqitjen e kërkesës për lirim nga taksa brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh.​​ 

 

  • Në këtë aspekt dhe për me tepër, Gjykata vëren se afati i përcaktuar për pagesën e taksës gjyqësore ishin në pajtim me nenin 5, nën paragrafi 5.5 i ​​ Udhëzimit Administrativ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, i cili përcakton se:​​ “Pala duhet ta paguaje taksen në afatin e caktuar nga gjykatësi, gjegjësisht kryetari i trupit gjykues, i cili nuk mund të jetë me i shkurtër se 15 ditë [...]”​​ 

 

  • Siç rezulton nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se parashtruesi nuk ka adresuar kërkesat brenda afatit të përcaktuar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, dhe rrjedhimisht ankesa e tij ishte konsideruar si e tërhequr nga Kolegji i Apelit i DHPGJS përmes Aktvendimit [AC-I-21-0407] duke u bazuar në nenin 253.4 të LPK-së dhe Udhëzimit Administrativ 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore.

 

  • Gjykata​​ do të i referohet edhe pretendimit​​ qendrorë të parashtruesit të kërkesës​​ lidhur me refuzimin e kërkesës për kthim në gjendjen të mëparshme nga Kolegji i Apelit i DHPGJS.​​ 

 

  • Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-22-0678-A0001] të 9 marsit 2023 kishte shpjeguar në mënyrë të plotë dhe të arsyeshme pse kërkesa për kthim në gjendej të mëparshme ishte​​ refuzuar si e​​ papranueshme për shkak se ishte e paafatshme në​​ kuptim të nenit 130 të LPK-së.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i DHPGJS kishte refuzuar kërkesën​​ për kthim në​​ gjendjen të mëparshme me arsyetimin qendrorë se parashtruesi kishte dorëzuar kërkesën​​ e tij pas afatit të​​ caktuar ligjore prej 60 ditëve, siç përcaktohet me nenin 130 të LPK-së.​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

  • ​​ këtë​​ aspekt, Gjykata do të​​ i referohet nenit 130​​ të LPK-së i cili përcakton se​​ 

 

[...]​​ 

 

“130.2 Propozimi duhet të paraqitet brenda afatit shtatë (7) ditor nga dita kur ka pushuar shkaku i mosveprimit, e po që se pala më vonë ka mësuar për mosveprimin, atëherë afati llogaritet nga dita kur ka mësuar për mosveprimin.

 

130.3​​ Pas kalimit të gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e mosveprimit nuk mund të kërkohet kthimi në gjendjen e mëparshme.”

 

  • Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i DHPGJS arsyetoj se parashtruesi i kërkesës kishte pranuar​​ me 7 tetor 2022​​ Aktvendimin [AC-I-21-0407] përmes të cilit ishte njoftuar për shkaqet e refuzimit të ankesës se tij si rezultat i mos pagesës se taksës gjyqësore, ndërsa më 16 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës duke iu referuar nenit 130 të LPK-së​​ paraqiti propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme me pretendimin se e kishte paguar taksen gjyqësore, duke kaluar afatin prej 60 ditëve siç kërkohet me nenin 130 të LPK-së.

 

  • Në anën tjetër, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ​​ pretendon se ka paguar taksen gjyqësore dhe si rezultat i kësaj ka kërkuar kthim në​​ gjendje të​​ mëparshme, por​​ Gjykata vëren ​​ se parashtruesi​​ përsëri kishte humbur afatin për kthim në gjendje të mëparshme​​ para Kolegjit të Apelit të DHPGJS.​​ Në këtë drejtim, Gjykata thekson​​ se parashtruesi i​​ kërkesës është dashur të tregojë “kujdesin e duhur”​​ për t'i mbrojtur të drejtat e tij në pajtim me kriteret ligjore.​​ 

 

  • Gjykata konsideron se sqarimi i dhënë i Kolegjit të Apelit i DHPGJS përmes​​ Aktvendimit​​ [AC-I-22-0678-A0001] të 9 marsit 2023,​​ në lidhje me zbatimin e dispozitave të ligjit në rastin konkret është i qartë, përmban lidhje logjike ndërmjet bazës juridike, arsyetimit dhe përfundimeve të nxjerra.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ vëren​​ se parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkon​​ që të konsiderohet​​ [...]​​ interesi i tij në​​ procedurë pasi flitet​​ për​​ kontributin e tij që​​ e ka dhënë me vite të​​ tera ne N.Sh “25 Maji” ne Suhareke tani i pamundësohet te i marre te hyrat qe i takojnë, ashtu siç iu ka takuar dhe​​ kanë​​ përfituar të gjithë koleget e tij apo​​ kontributdhënësi​​ në ndërmarrjen në fjalë”

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vëren se ​​ refuzimin i​​ ankesës​​ se tij mund të këtë afektuar​​ ​​ tërësi​​ rezultatin e procedurës gjyqësore lidhur me kërkesat e tij kundër vendimeve të AKP-së. Megjithatë,​​ Gjykata thekson se nuk mund të trajtoje rrethanat jashtëgjyqësore të​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës. Gjykata vëren se lëshimi i​​ afateve​​ lidhur me kërkesat e tij​​ ka prodhuar efekte​​ juridike​​ në procedurën​​ gjyqësore të zhvilluar në​​ DHPGJS.

 

  • Gjykata vëren​​ interesin e​​ parashtruesit për realizimin e kërkesës se tij në procedurat e zhvilluar në gjykatat e rregullta, por mungesa e maturisë apo kujdesit të nevojshëm​​ lidhur me respektimin e afateve dhe kryerjen e​​ hapave procedural mundë të kontribuoj në mënyrë vendimtare​​ lidhur me rezultatin e rastit​​ të parashtruesit.​​ 

 

  • Për sa më sipër, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se vendimi i​​ kontestuar që rezultojë në refuzimin e kërkesës së tij është​​ marrë në mënyrë arbitrare.​​ 

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë,​​ nr. 5503/02,​​ Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Gjykata përsërit që nuk është detyrë e saj, sipas Kushtetutës, të veprojë si gjykatë e apelit, apo gjykatë e shkallës së katërt, lidhur me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Është detyrë e gjykatave të rregullta t'i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale​​ dhe materiale (Shih, mutatis mutandis,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës​​ [DHM], nr. 30544/96, para. 28, GJEDNJ] 1999-1).

 

  • Si përfundim, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur me prova pretendimet e tij për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë, sepse argumentet e paraqitura nga ai në asnjë mënyrë nuk tregojnë që gjykatat e rregullta ua ka mohuar atij të drejtat e garantuara me Kushtetutë, siç pretendohet nga parashtruesi i kërkesës.

 

  • Bazuar në sa më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës,​​ 31 gusht 2023​​ njëzëri

 

VENDOS

 

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​    ​​ Gresa Caka - Nimani​​ 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Mehdi Arifaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile