KI 111/18, Parashtrues të kërkesës: Dragomir Vlasačević dhe të tjerët, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, AC-I-17-0519-0001/0003, të 15 marsit 2018
KI 111/18, Aktvendim për papranueshmëri i 20 qershorit 2019, i publikuar më 30 korrik 2019.
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procesi i privatizimit, dhoma e posaçme e gjykatës supreme, kërkesë qartazi e pabazuar
Parashtruesit e kërkesës pretenduan se në procedurën e zhvilluar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme atyre u ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm për shkak se disa nga ankesat-sipas tyre-nuk ishin shqyrtuar fare.
Pas shikimit të dosjes së plotë të lëndës, Gjykata konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk kanë provuar se ankesat e tyre nuk janë shqyrtuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme apo se për shkak të “vëllimit të lëndës” këto të fundit janë “ngatërruar” dhe rrjedhimisht nuk janë vlerësuar.
Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesve është e papranueshme qartazi e pabazuar në baza kushtetuese siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe specifikohet më tej me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Dragomir Vlasačević dhe të tjerët
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile