Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore XXX të 9 marsit 2022

Nr. të lëndës KI43/22

Parashtruesit: Muhamed Bajgora

Shkarko:

KI43/22, Parashtrues: Muhamed Bajgora si përfaqësues i pretenduar i personit S.B. Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore XXX të 9 marsit 2022

KI43/22, Vendim për Refuzim, i 8 shtatorit 2022, publikuar më 30 shtator 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës 

Kërkesa ishte parashtruar nga Muhamed Bajgora nga Prishtina, i cili pretendonte se ishte përfaqësues i personit S.B në Gjykatë dhe i cili, përkundër kërkesës së Gjykatës të datës 19 prill 2022, nuk ka dorëzuar në Gjykatë autorizimin i cili do të vërtetonte se përfaqësuesi i pretenduar ishte autorizuar nga S.B për të përfaqësuar të njëjtën para Gjykatës.

Mosdorëzimi i autorizimit të vlefshëm në Gjykatë, bazuar në nenin 21 të Ligjit dhe rregullit 32 të Rregullores së punës, i pamundëson Gjykatës shqyrtimin e një kërkese.

Gjykata ritheksoi, se në rrethanat e rastit konkret, kërkesa është e paplotë dhe nuk është e qartësuar sepse përfaqësuesi i pretenduar, përkundër kërkesave të Gjykatës, nuk ka dorëzuar në Gjykatë autorizimin e vlefshëm për përfaqësimin e palës të cilin ai pretendon se e përfaqëson.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mungesës së autorizimit formal për përfaqësim, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 32 (2) (c) dhe (3) dhe 35 (5) të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht, kërkesa u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Muhamed Bajgora

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës