Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, C. nr. 61/2008, të 14 majit 2019

Nr. të lëndës KI 188/19

Parashtruesit: Saranda Nimani

Shkarko:

KI188/19, Parashtrues: Saranda Nimani, Vlerësim i kushtetushmërisë së Vendimit C. nr. 61/2008 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të 14 majit 2019

KI188/19, Aktvendim për Papranueshmëri i 26 shkurtit 2020,  i publikuar më 7 prill 2020 

Fjalë kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë, aktvendim për papranueshmëri, mosshterje. 

Parashtruesja e kërkesës ishte viktimë e një aksidenti të trafikut. Me qëllim të realizimit të drejtës për kompensim, parashtruesja e kërkesës emëroi përfaqësuesin e saj ligjor.

Në ndërkohë, përfaqësuesi ligjor e anuloi autorizimin e saj për ta përfaqësuar atë sipas kërkesëpadisë.

Parashtruesja e kërkesës nuk e informoi Gjykatën Themelore për këtë, por autorizoi një përfaqësues të ri.

Gjatë procedimit të kërkesëpadisë, Gjykata konstatoi se parashtruesja e kërkesës nuk kishte paguar taksën prej 20 Eurove  me rastin e parashtrimit  të kërkesëpadisë, dhe, prandaj, i dërgoi urdhrin për pagesën e taksës përfaqësuesit të parë të parashtrueses së kërkesës, të cilin ajo e kishte autorizuar gjatë paraqitjes së kërkesëpadisë.

Nga shkresat e lëndës është e qartë se përfaqësuesi nuk e ka informuar atë dhe ajo e ka lëshuar afatin për pagesën e taksës.

Prandaj, Gjykata Themelore vendosi që padia të hidhet poshtë.

Gjykata, duke analizuar pretendimet e ankuesit, si dhe shkresat e lëndës, arriti në përfundim se parashtruesja e kërkesës e kishte sjellur veten në situatë që kërkesëpadia e saj nuk mund të procedohej para gjykatave të zakonshme me mosinformimin e Gjykatës Themelore për ndërrimin e përfaqësuesit.

Prandaj, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e parashtrueses së kërkesës pë7r shkak  se ajo nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Saranda Nimani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile