Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev.nr.52/2018, të 17 majit 2018

Nr. të lëndës KI 107/20

Parashtruesit: Ismail Guri

Shkarko:

KI107/20, Parashtrues: Ismail Guri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev.nr.52/2018, të 17 majit 2018 

KI107/20, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 11 nëntor 2020, publikuar më 3 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest pronësor, kërkesë e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kontestoi Aktvendimin [Rev.nr.52/2018] e 17 majit 2018 të Gjykatës Supreme, duke pretenduar se i njëjti është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese. Aktvendimi i kontestuar ndërlidhet me refuzimin e kërkesës së tij të dytë për përsëritjen e procedurës përkitazi me një padi të tij për vërtetimin e të drejtës së parablerjes, e cila ishte refuzuar nga gjykatat e rregullta si e pabazuar. Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar përmes Aktvendimit të kontestuar.

Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më 3 korrik 2020, më shumë se dy (2) vjet pas nxjerrjes së aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej katër (4) muajsh të përcaktuar përmes nenit 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesit të kërkesës u shpall e papranueshme për shqyrtim.

Parashtruesit:

Ismail Guri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile