Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 209/2021, të 10 janarit 2022

Nr. të lëndës KI140/22

Parashtruesit: Imer Mustafa dhe të tjerët

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 2​​ shkurt​​ 2023

Nr. ref.:RK​​ 2117/23

 

 

 

 

 

​​ 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI140/22

 

Parashtrues

 

Imer Mustafa dhe të tjerët

 

 

Vlerësim​​ i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ të Gjykatës​​ Supreme,​​ 

Rev.​​ nr.​​ 209/2021,​​ të​​ 10​​ janarit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Imer Mustafa, Beqir Sahiti, Shaban Sahiti dhe Ajshe Sahiti-​​ Ahmeti nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e​​ kërkesës), të​​ përfaqësuar nga​​ Sabri Kryeziu,​​ avokat nga​​ Lipjani.

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ kontestojnë​​ Aktvendimin​​ [Rev. nr.​​ 209/2021]​​ ​​ 10​​ janarit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme​​ dhe​​ njoftimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të 9 shtatorit 2022.

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme e kanë pranuar më 8​​ shkurt 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar, me të cilin parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ shkeljen e të drejtave të​​ tyre​​ të garantuara me​​ nenet​​ 24​​ [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa​​ bazohet në paragrafët 1 dhe​​ 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 32​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ dhe 59 [Llojet e​​ vendimeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 15 shtator​​ 2022, parashtruesit e​​ kërkesës​​ e dorëzuan​​ kërkesën​​ e tyre​​ në​​ Gjykatë.

 

  • ​​ 22 shtator 2022, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesve të kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe kërkoi nga ai që të sjellë autorizimin e vlefshëm për Gjykatën. Po ashtu një kopje të kërkesës ia dërgoi Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 26 shtator​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit​​ nr.​​ GJR.​​ KI140/22​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar​​ raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha​​ (kryesues)​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi, anëtarë.​​ 

 

  • Më 30 shtator 2022,​​ Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) dhe kërkoi nga​​ ajo​​ që të​​ sjellë​​ fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesit e​​ kërkesës​​ e kanë​​ pranuar​​ aktvendimin​​ e​​ kontestuar të​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Më 30 shtator 2022, përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ përgjigjen e tij.

 

  • Më 7 tetor 2022, përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës dorëzoi në Gjykatë autorizimin e kërkuar.

 

  • ​​ 11 tetor​​ 2022, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë​​ fletëkthesën e cila dëshmon se parashtruesit e​​ kërkesës e kanë​​ pranuar​​ aktvendimin​​ e kontestuar të Gjykatës Supreme​​ më 8​​ shkurt 2022.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 20 dhjetor 2022,​​ zëvendëskryetari i Gjykatës, Bajram Ljatifi, në cilësi të​​ gjyqtarit raportues në rastin KI140/22, sipas paragrafit​​ (2)​​ të rregullit 9 (Procedurat për përjashtim), ka njoftuar​​ Kryetaren e Gjykatës se bazuar në dosjen e rastit KI140/22, gjyqtari Enver Peci ka qenë më herët i përfshirë në vendimmarrje lidhur me këtë rast, në cilësi të Kryetarit të Gjykatës Supreme, andaj ka kërkuar përjashtimin e tij.

 

  • Në të njëjtën ditë, Kryetarja e Gjykatës, bazuar në paragrafin​​ (2)​​ të rregullit 9 të Rregullores së punës, kërkoi mendimin e gjyqtarit​​ Enver​​ Peci nëse pajtohet me/ose kundërshton kërkesën e​​ gjyqtarit raportues për përjashtim nga vendimmarrja në këtë rast.

 

  • Më 21 dhjetor 2022, në​​ përgjigjen​​ e tij gjyqtari​​ Enver​​ Peci theksoi se konsideron që duhet të​​ përjashtohet nga vendimmarrja në rastin KI140/22, pasi që ishte marrë me çështjen para se ajo të jetë referuar në Gjykatën Kushtetuese.

 

  • Më 21 dhjetor 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes​​ Vendimit Ref. nr.​​ KK229/22, bazuar në paragrafët 1.3 dhe 4 të nenit 18 të Ligjit dhe në rregullin 9 të Rregullores së punës, miratoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Enver Peci për vendimmarrje në rastin KI140/22.

 

  • Më​​ 22 dhjetor​​ 2022, Kolegji shqyrtues​​ shqyrtoi​​ raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ të rastit

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesit e kërkesës kishin parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) kundër të paditurve B.K., R.K., N.K., E.K., H.K., E.K.​​ dhe L.K., duke pretenduar​​ se të​​ njëjtit janë trashëgimtarë​​ ekskluzivë​​ të​​ paluajtshmërisë​​ e cila gjendet në​​ vendin e quajtur "Sllanishte, me kulturë​​ are e klasit të​​ V, në​​ ngastrën kadastrale me numër 757, në​​ sipërfaqe prej 0.36,70 ha, sipas​​ Fletës​​ poseduese nr.​​ 468, Zona Kadastrale Matiqan, në​​ bazë të​​ aktvendimit të​​ plotfuqishëm mbi trashëgiminë të​​ Gjykatës​​ Komunale në​​ Prishtinë​​ T.​​ nr.​​ 17612002 të​​ 12​​ dhjetorit​​ 2002.

 

  • Më 15 janar 2007,​​ po ashtu edhe të paditurit kishin parashtruar kundërpadi​​ kundër parashtruesve të kërkesës,​​ të cilën e kishin precizuar më 15 nëntor 2013, me të​​ cilën​​ kishin​​ kërkuar​​ që​​ kundërpadia e kundërpaditësve​​ të miratohet si e bazuar dhe të​​ vërtetohet se kundërpaditësit e kanë fituar të​​ drejtën e pronësisë nga baza e parashkrimit​​ fitues në​​ paluajtshmërinë në​​ sipërfaqe prej 0.36,70 ha, e cila evidentohet si ngastër kadastrale nr. 757, me kulturë​​ are e klasit të​​ V, në​​ vendin e quajtur "Sllanishte", Zona Kadastrale Matiqan, sipas Fletës​​ poseduese nr. 468 KK Prishtinë.

 

  • Më 23 janar​​ 2014, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 3344/12] vendosi si në vijim: (i) refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës; (ii) miratoi si të bazuar​​ kundërpadinë e​​ B.K., R.K., N.K., E.K., H.K., E.K.​​ dhe L.K.,​​ dhe​​ vërtetoi se të​​ njëjtit​​ e kanë​​ fituar të​​ drejtën e pronësisë nga baza e parashkrimit fitues​​ ​​ paluajtshmërinë në​​ sipërfaqe prej 0.36,70 ha, Zona Kadastrale Matiqan,​​ e cila evidencohet si ngastër kadastrale​​ nr. 757, me kulturë​​ are e klasit të​​ V, në​​ vendin e quajtur "Sllanishte", sipas Fletës​​ poseduese nr. 468, KK Prishtinë; (iii)​​ kundërpaditësve B.K., R.K., N.K., E.K., H.K., E.K.​​ dhe L.K.​​ ky aktgjykim do t’​​ ju​​ shërbejë si bazë​​ për​​ regjistrimin e të​​ drejtës së​​ tyre pronësore për​​ paluajtshmërinë​​ e precizuar si në​​ pikën II të​​ dispozitivit të​​ këtij​​ Aktgjykimi; (iv) Masa e sigurimit e lëshuar me​​ Aktvendimin C.​​ nr.​​ 3344/12 të​​ 18​​ marsit​​ 2013 do të​​ ngelet në​​ fuqi deri në​​ plotfuqishmërinë e këtij​​ Aktgjykimi; (v)​​ Hedhet poshtë si e palejuar kërkesa e precizuar​​ si në​​ pikën III të​​ kundërpadisë​​ ​​ kundërpaditësve​​ sipas​​ parashtresës​​ ​​ 15​​ nëntorit​​ 2013 me të​​ cilën​​ kanë​​ kërkuar​​ që të​​ vërtetohet​​ se​​ kundërpaditësit​​ ​​ procedurën​​ e​​ shpronësimit​​ sipas​​ vendimit​​ përfundimtar të​​ Komunës​​ ​​ Prishtinës-Kryetarit të​​ Komunës,​​ 01.​​ nr.​​ 465-102334 të​​ 27​​ qershorit​​ 2013 e kanë​​ ​​ drejtën​​ ​​ shumën e kompensimit të​​ pjesës​​ ​​ shpronësuar​​ ​​ ngastrës​​ kadastrale​​ nr.​​ 757-0, Zona Kadastrale Matiqan në​​ sipërfaqe​​ prej 2870 m2, ashtu që​​ Drejtoria e Financave dhe​​ Pronës​​ t'ua paguaj​​ plotësisht​​ atë​​ ​​ lartësinë​​ e​​ përcaktuar​​ sipas Aktit të​​ vlerësimit​​ ​​ përcaktuar​​ nga Zyra​​ për​​ Vlerësimin​​ e​​ Pronës​​ ​​ Paluajtshme në​​ kuadër​​ ​​ Ministrisë​​ ​​ Financave të​​ Republikës​​ ​​ Kosovës,​​ ​​ cilat mjete sipas Aktvendimit të​​ kësaj​​ gjykate C.​​ nr.​​ 3344/12 të​​ 18​​ marsit​​ 2013​​ janë​​ ​​ depozituara​​ ​​ xhirollogarinë​​ e​​ Mirëbesimit​​ ​​ BQK-së​​ për​​ ruajtje dhe të​​ drejtën që pjesën e paluajtshmërisë së​​ pashpronësuar​​ ta​​ regjistrojnë​​ ​​ regjistrin e të drejtave në​​ paluajtshmëri si pronar në​​ emër​​ ​​ tyre në​​ tërësi sipas​​ vendimit​​ përfundimtar​​ dhe të​​ dhënave​​ nga lista e parcelave-shënimeve​​ dhe kopjeve të​​ planit nga nënndarja e​​ parcelës; dhe (v) obligohen​​ paditësit-kundër​​ të paditurit që të​​ paditurve-kundërpaditësve t'ua paguajnë shpenzimet e procedurës në​​ shumë​​ prej 2.462,40 €uro, në​​ afat prej 15​​ (pesëmbëdhjetë)​​ ditësh​​ nga dita e marrjes së aktgjykimit nën kërcënim​​ të përmbarimit forcërisht.

 

  • Më 18 shkurt 2014, parashtruesit​​ e kërkesës parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave materiale, me propozimin që të prishet​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore​​ dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

 

  • Më 4 tetor 2019, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AC.​​ nr.​​ 1553/2014] refuzoi të pathemeltë ankesën e parashtruesve të kërkesës,​​ ndërsa​​ e​​ vërtetoi​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

 

  • Më 18 shkurt 2020, parashtruesit e kërkesës parashtruan revizion në Gjykatën Supreme kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore dhe aplikimit të gabuar të dispozitave materiale.

 

  • Më 10 janar 2022, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.​​ nr.​​ 209/2021] hodhi poshtë si të paafatshëm revizionin e parashtruesve të kërkesës.​​ 

 

  • Më 24 shkurt 2022, parashtruesit e kërkesës përmes një parashtrese iu drejtuan Kryetarit të Gjykatës Supreme me kërkesën​​ “... që të kërkoni nga kolegji i kësaj gjykate që ka vendosur lidhur me revizionin, që me akte​​ administrative të kërkohen shkresat e lëndës C.nr.33441l2 nga Gjykata Themelore në​​ Prishtinë​​ për të​​ vendosur meritorisht lidhur me revizionin”.​​ 

 

  • Më 9 shtator 2022, Kryetari i Gjykatës Supreme përmes një njoftimi i njofton parashtruesit e kërkesës lidhur me parashtresën e tyre, ku ndër të tjera thekson:​​ ...​​ Ju njoftoj se si Kryetari i Gjykatës Supreme të​​ Kosovës për njoftimin tuaj, sipas Ligjit nr.06/L-054 për Gjykatat, neni 25,​​ paragrafi 7 është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme; sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të​​ lëndëve; sigurohet që​​ secila lëndë​​ e paraqitur në​​ Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj adekuat i gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të​​ atij kolegji, nuk është në​​ kompetencë​​ ligjore që​​ kryetarit​​ ​​ gjykatës ti kërkoj kolegjit të​​ kësaj gjykate që​​ me akt administrativ, apo në​​ një mënyrë tjetër të​​ kërkohen shkresat e lëndës nga Gjykata Themelore. Në​​ rastin konkret, kryetari nuk ka të drejt të​​ ndërhyj në vendimmarrjen e kolegjit të​​ gjyqtarëve dhe të​​ vlerësoj meritat e rastit ngase konsiderohet ndikim në​​ pavarësinë dhe paanshmërinë e punës së​​ gjyqtarëve”.

 

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ kontestojnë​​ Aktvendimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 209/2021]​​ të​​ 10​​ janarit 2022​​ të Gjykatës Supreme​​ dhe Njoftimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, me pretendimin se​​ ​​ njëjtit​​ janë​​ nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të​​ garantuara me nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se​​ gjykatat​​ e rregullta​​ përmes aktgjykimeve të nxjerra​​ kanë bërë​​ shkelje të barazisë para ligjit, pasi që siç theksojnë parashtruesit e kërkesës​​ “...​​ Gjykata e Apelit, në​​ procedurën e vendosjes sipas ankesës, e ka shkelur​​ barazinë para ligjit, e garantuar me Kushtetutën e R.​​ së​​ Kosovës, ngase nuk e ka shqyrtuar fare ankesën - plotësimin e ankesës të​​ paraqitur me dt.18.10.2016 nga i autorizuari i paditësve, për të​​ qenë​​ shkelja edhe më​​ e rëndë​​ ky akt - plotësim i ankesës i dt.18.1O.2016 i pranuar me vule të​​ pranimit në​​ Shkrimoren e Gjykatës në​​ Zyrën e pranimit as nuk është futur në​​ shkresat e lëndës. Me këtë veprim paditësit nuk janë trajtuar barabartë​​ para ligjit dhe kjo i është mohuar nga Gjykata e Apelit, të​​ njëjtit kanë​​ kërkuar mbrojtje gjyqësore për pronën e tyre. Këtë të​​ drejtë​​ themelore të​​ paditësve​​ të​​ garantuar me Kushtetutë, e ka shkelur edhe Gjykata Themelore në​​ Prishtinë, e cila me parashtresën e paditësve të​​ dt.24.01.2020 të​​ pranuar me vulë​​ të​​ pranimit në​​ sportelin e gjykatës, të​​ cilës iu​​ janë bashkëngjitur edhe shtatë​​ akte që​​ janë dorëzuar në​​ Gjykatën e Apelit nga i autorizuari i paditësve që​​ nga dt.02.09.2016, edhe kjo parashtresë​​ nuk gjendet në​​ shkresat e lëndës, edhe me këtë veprim paditësve iu është​​ mohuar barazia para ligjit.

 

  • Tutje,​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se​​ ...​​ ngjashëm është shkelur e drejta e paditësve edhe nga Gjykata Supreme, e posaçërisht kur Gjykata Supreme është njoftuar përmes kryetarit të​​ saj me dt.24.02.2022, dhe këtij njoftimi dhe kërkesës që​​ Gjykata Supreme të​​ vendos meritorisht në​​ këtë çështje duke ia prezantuar të​​ gjitha provat materiale plotësimin e ankesës dt.18.10.2016,​​ autorizimet,​​ parashtresën e dt.24.01.2020, dhe në​​ fund Gjykata Supreme - kryetari Enver Peci me Njoftimin e dt.09.09.2022 arsyetohet se nuk ka kompetencë​​ ligjore për të kërkuar veprim procedural, dhe në​​ këtë mënyrë paditësit nuk janë të​​ barabartë​​ para ligjit. Me veprimet e instancave gjyqësore të​​ shkallës së​​ parë, shkallës së​​ dytë​​ dhe shkallës së​​ tretë, paditësve iu është mohuar e drejta e garantuar për mbrojtje të​​ barabartë​​ në​​ procedurë​​ para gjykatave, mosvlerësimi i ankesës, mosvlerësimi i revizionit”.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës po ashtu pretendojnë se me vendimet e gjykatave të rregullta atyre iu është mohuar mbrojtja gjyqësore, për shkak se “me mosshqyrtim të​​ ankesës iu është mohuar vlerësimi i ligjshmërisë së​​ aktgjykimit të​​ gjykatës së​​ shkallës së​​ parë, me mosshqyrtim të​​ revizionit iu është mohuar e drejta e vlerësimit të​​ ligjshmërisë së​​ aktgjykimit të​​ gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ dhe gjykatës së​​ shkallës së​​ dytë, krejt kjo pasi që​​ këto mjete juridike të​​ paditësve si dhe vullneti i tyre i shprehur përmes autorizimit se kënd duan të​​ angazhojnë për përfaqësim, nuk janë në​​ shkresat e lëndës, thjeshtë​​ janë hequr ose nuk janë vendosur fare, kjo nuk është bërë për shkak të​​ veprimeve të paditësve, kjo është për shkak të​​ veprimeve inkriminuese të​​ zyrtarëve përgjegjës administrativ të​​ gjykatave dhe këto veprime të tyre i kanë​​ shkelur të drejtat kushtetuese siç i cekëm në hyrje të​​ vlerësimit të​​ kushtetutshmërisë së​​ vendimeve gjyqësore”.​​ 

 

  • Në fund,​​ parashtruesit e kërkesës nga Gjykata kërkojnë që të anulohen vendimet e gjykatave të rregullta dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

 

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi”.

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…]”.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ vlerëson​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe​​ Palët​​ e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

​​ 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata gjithashtu vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç specifikohet më tej në Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47 i Ligjit

[Kërkesa individuale]

 

"1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj".

 

Neni 48 i Ligjit​​ 

[Saktësimi i kërkesës]

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj".

 

Neni 49 i Ligjit

[Afatet]

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të

ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor ... ".

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesit e​​ kërkesës​​ janë palë të​​ autorizuara,​​ të cilët kontestojnë​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 209/2021] të 10​​ janarit 2022 të Gjykatës Supreme, pasi i ka​​ shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, Gjykata po ashtu thekson se sipas nenit 49 (Afatet) të Ligjit, kërkesa duhet parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit të kërkesës i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Kjo kërkesë është përcaktuar edhe përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ po ashtu se parashtruesit​​ e​​ kërkesës duhet t’i shterojnë të gjitha mjetet juridike të cilat pritet të jenë efektive dhe të mjaftueshme. Vetëm mjetet efektive mund të merren parasysh nga Gjykata, pasi parashtruesi i kërkesës nuk mund të zgjasë afatet kohore strikte të parapara me Ligj dhe Rregullore të punës, duke u përpjekur të ushtrojë mjete juridike të cilat nuk janë efektive që të ofrojnë mbrojtje të të drejtave për të cilat ankohet parashtruesi i kërkesës (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ Gavrilov​​ kundër​​ ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë​​ 7837/10,​​ vendim i 1 korrikut 2014,​​ paragrafi 25;​​ dhe,​​ Fernie​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar, aplikimi nr.​​ 14881/04, Vendim i 5 janarit 2006).​​ Lidhur me kriteret e lartcekura,​​ Gjykata vlerëson fillimisht se kërkesa për shterjen e mjeteve juridike dhe kriterin që kërkesa të paraqitet brenda afatit prej 4 (katër) muajve janë të ndërlidhura ngushtësisht (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së​​ Jeronovičs kundër Latvisë, aplikimi nr.​​ 44898/10, Aktgjykim i 5 korrikut 2016, paragrafi 75).​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se në rastin konkret,​​ procedura ndaj parashtruesve​​ të kërkesës e zhvilluar para gjykatave të rregullta, në lidhje me çështjen pronësore, ishte zhvilluar​​ para​​ tri​​ instancave gjyqësore, Gjykatës Themelore,​​ të Apelit​​ dhe Supreme,​​ dhe e cila​​ kishte​​ rezultuar​​ me nxjerrjen e Aktvendimit të Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.​​ nr.​​ 209/2021] të​​ 10 janarit 2022.​​ 

 

  • Megjithatë, pas pranimit të Aktvendimit të Gjykatës​​ Supreme, parashtruesit e​​ kërkesës​​ i ishin drejtuar Kryetarit të Gjykatës Supreme, me propozimin që​​ ky i fundit të kërkoj​​ nga​​ Kolegji gjyqtarëve të cilët kanë vendosur për rastin, që​​ ata​​ të kërkojnë nga​​ Gjykata​​ Themelore shkresat e lëndës dhe të vendoset edhe njëherë në merita për rastin. Lidhur​​ me këtë, Gjykata thekson se​​ përgjigjja lidhur me kërkesën në fjalë​​ është plotësisht diskrecionale për​​ Kryetarin të Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se me Njoftimin​​ e 9 shtatorit 2022,​​ Kryetari i Gjykatës Supreme informoi parashtruesit e kërkesës si në vijim: “...​​ Ju njoftoj se si Kryetari i Gjykatës Supreme të​​ Kosovës për njoftimin tuaj, sipas Ligjit nr.06/L-054 për Gjykatat, neni 25,​​ paragrafi 7 është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme; sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të​​ lëndëve; sigurohet që​​ secila lëndë​​ e paraqitur në​​ Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj adekuat i gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të​​ atij kolegji, nuk është në​​ kompetencë​​ ligjore që​​ kryetari i gjykatës ti kërkoj kolegjit të​​ kësaj gjykate që​​ me akt administrativ, apo në​​ një mënyrë tjetër të​​ kërkohen shkresat e lëndës nga Gjykata Themelore. Në​​ rastin konkret, kryetari nuk ka të drejt të ndërhyj në vendimmarrjen e kolegjit të​​ gjyqtarëve dhe të​​ vlerësoj meritat e rastit ngase konsiderohet​​ ndikim në​​ pavarësinë dhe paanshmërinë e punës së gjyqtarëve”.​​ 

 

  • Andaj, Gjykata vlerëson se​​ “vendim i fundit”,​​ sipas nenit 49​​ të Ligjit, lidhur me​​ çështjen pronësore, konsiderohet Aktvendimi i Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.​​ nr.​​ 209/2021] i​​ 10 janarit 2022, me të cilin ishte refuzuar​​ revizioni i parashtruesve të kërkesës​​ kundër​​ Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Paul dhe Audrey Edwards​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar, aplikimi nr.​​ 46477/99, Vendim i 14 marsit 2002; shih rastin e Gjykatës​​ KI115/20, parashtrues​​ Muharrem Rama, Aktvendimi për papranueshmëri, i 2 dhjetorit 2021, paragrafi 51).​​ 

 

  • Në këtë kontekst, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesit e​​ kërkesës​​ Aktvendimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 209/2021] të​​ 10​​ janarit 2022​​ të Gjykatës Supreme, e kishin pranuar më 8 shkurt 2022, gjë e cila vërtetohet nga fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata​​ Themelore. Parashtruesit e​​ kërkesës e​​ kishin​​ dorëzuar kërkesën e​​ tyre​​ në​​ Gjykatë më 15 shtator 2022, më shumë se​​ 4 muaj​​ pas pranimit të​​ vendimit të fundit, përkatësisht Aktvendimit të Gjykatës Supreme. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesve​​ të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI48/21, me parashtrues​​ Xhavit R. Sadrija,​​ Aktvendimi për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe​​ KI45/21, me parashtrues​​ Samedin Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 10865/09,45886/07 dhe 32431/08, të 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).​​ 

 

  • Ky afat gjithashtu i mundëson parashtruesit potencial të kërkesës që të shqyrtojë nëse dëshiron të​​ paraqesë kërkesë​​ dhe, nëse dëshiron, të vendosë​​ për ankesat dhe argumentet konkrete që duhet ngritur dhe në të​​ njëjtën kohë​​ lehtëson vërtetimin e fakteve në​​ këtë rast, meqë me kalimin e kohës, çdo shqyrtim i drejtë i çështjeve të ngritura bëhet problematik (shih,​​ Aktgjykimin e GJEDNJ-së​​ Sabri Gunes kundër Turqisë,​​ aplikimi nr. 27396/06, të​​ 29 qershorit 2012, paragrafi 39; shih,​​ po ashtu edhe rastin e Gjykatës​​ KI12/20, parashtruese e kërkesës​​ Hamijete Dinarama-Daija, Aktvendim për papranueshmëri, i 6 nëntorit 2020, paragrafi 42).​​ 

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht,​​ kërkesa shpallet e papranueshme.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës,​​ nenin 49 të Ligjit,​​ dhe rregullin 39 (1)​​ (c)​​ të Rregullores së punës, më​​ 22 dhjetor 2022, me shumicë

 

​​ VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim​​ palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim​​ në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit; dhe

 

  • Ky​​ aktvendim​​ hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Imer Mustafa dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile