Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme Rev.A.U.nr. 7/2019, të 14 nëntorit 2019

Nr. të lëndës KI 17/20

Parashtruesit: Rrahim Ramadani

Shkarko:

KI 17/20, Parashtrues: Rrahim Ramadani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme Rev.A.U.nr.7/2019,  të 14 nëntorit 2019

KI17/20, aktvendim për papranueshmëri i 22 korrikut 2021, i publikuar më 20 gusht 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlërësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar.

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr.03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës dorëzoi një kërkesë në Gjykatë për herë të katërt në lidhje me rastin e tij, duke kontestuar kështu vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta.

Sa i përket çështjes konkrete, në vitin 2015, parashtruesi i kërkesës u përpoq përsëri që para Gjykatës Themelore në Prishtinë  të ngris çështjen e kthimit të tij në vendin e tij të mëparshëm të punës dhe pagesës së diferencës së pagës, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë padinë e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar se kishte të bëj me një çështje për të cilën nuk mund të inicohet konflikti administrativ. Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e konfirmoi plotësisht  vendimin e shkallës së parë, ndërsa Gjykata Supreme refuzoi si të palejuar kërkesën për revizion të parashtruesit të kërkesës, duke konstatuar se palët nuk mund të parashtrojnë revizion  kundër vendimeve të formës së prerë për çështje administrative të shkallës së dytë.

Sa i përket rastit konkret, Gjykata vëren se thelbi i kërkesës ka të bëjë me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për  Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës, nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike]  dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, si dhe nenin 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës.

Gjykata vëren se gjykata e rregullt e refuzoi  padinë e parashtruesit të kërkesës. Gjykatat e rregullta, e në veçanti Gjykata Supreme arsyet për refuzimin e ankesës së parashtruesit të kërkesës i bazoi në dispozitat përkatëse të LKA-së të cilat i konsideroi relevante në lidhje me rrethanat e këtij rasti  dhe në lidhje me pretendimet relevante të paraqitura nga parashtruesi i kërkesës

Gjykata vëren se refuzimi i kërkesës nga ana e Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme  është drejtpërdrejtë i lidhur me lëshimin e parashtruesit që të parashtrojë kërkesën në pajtim me nenin 24, paragrafi1, nenin 25, paragrafi 1 dhe nenin 34, paragrafi 1.5 të LPK-së.

Në rastin konkret, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës vetëm përmend shkeljen e një numri nenesh të Kushtetutës dhe Konventës, por as nuk arsyeton e as nuk shpjegon se si ka ardhur deri tek shkelja e këtyre neneve, por vetëm pretendon se e drejta e parashtruesit është shkelur “… për shkak të mos-përmbarimit të vendimeve të KPMSHCK-së”. (shih, rastin KI166/20, të cituar më lart, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 50).

Gjykata konstaton se sa i përket këtyre pretendimeve të parashtruesit te kërkesës për shkelje të të drejtave te garantuara me nenet 31, 32 dhe 54 te Kushtetutës si dhe të drejtave të garantuara me nenet 6 dhe 13 të Konventës, Gjykata konkludon se kërkesa në tërësinë e saj duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar, sepse këto pretendime të parashtruesit të kërkesës kualifikohen si pretendime që i përkasin kategorisë (iii) të pretendimeve “të pambështetura ose te paarsyetuara”. Prandaj, të njëjtat janë qartazi te pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) te rregullit 39 te Rregullores se punës.

Bazuar në arsyet e mësipërme, Gjykata konkludon se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës nuk i arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Parashtruesit:

Rrahim Ramadani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile