Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. nr. 4524/2018, të 24 majit 2019

Nr. të lëndës KI 117/19

Parashtruesit: Dedë Bala

Shkarko:

Rasti nr. KI117/19, Parashtrues: Dedë Bala, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. nr. 4524/2018, të 24 majit 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, përmbarim i vendimit, kërkesë qartazi e pabazuar 

Nga shkresat e lëndës rezulton që Gjykatat e rregullta kishin miratuar kërkesën e palës së interesuar P.M, ashtu që e detyronin parashtruesin e kërkesës që në emër të borxhit t’ia paguaj shumën prej 269.370,00 €, me kamatën përkatëse ligjore të cilën e paguajnë Bankat Komerciale në Kosovë për mjetet e deponuara në bankë, në afat mbi një vit e pa destinim të caktuar, e cila fillon të rrjedhë nga 28 qershori 2005, e tutje e deri në pagimin definitiv, si dhe shpenzimet procedurale në lartësi prej 610,60 €, e krejt këto në afatin prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së Aktgjykimit përkatës, e nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.

Gjykata Themelore në Gjakovë refuzoi si të pa bazuar prapësimin e parashtruesit të kërkesës dhe Gjykata e Apelit refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës, dhe rrjedhimisht urdhri për përmbarim mbeti në fuçi.

I pakënaqur me vendimet e lartpërmendura, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese pretendoi se Aktvendimi i kontestuar ka shkelur të drejtën e tij të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

Në thelb, parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij kryesisht ankohet për interpretimin e dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit për Procedurën Kontestimore nga ana e Gjykatës Themelore dhe të Apelit, si dhe rezultatin e procedurave para gjykatave të rregullta.

Gjykata Kushtetuese duke marrë parasysh rrethanat e rastit, pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ai, duke u mbështetur edhe në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore në raste të ngjashme dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konstatoi se nuk është detyrë e saj të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”, dhe i sqaroi se Gjykata e Apelit ka ofruar arsye të qarta dhe të mjaftueshme për gjetjet dhe konkluzionet e saj.

Si përfundim, Gjykata konsideroi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 39 paragrafi (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Dedë Bala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile