Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac, nr. 1418/2022, të 13 marsit 2023 

Nr. të lëndës KI144/23

Parashtruesit: Gëzim Kadriqeli

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 18 mars​​ 2024

Nr.​​ ​​ ref.:​​ RK2407/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI144/23

 

Parashtrues

 

Gëzim Kadriqeli​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit të Kosovës​​ Ac. nr. 1418/2022, të 13 marsit​​ 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

E​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Gëzim Kadriqeli, me vendbanim në Gjakovë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës).​​ ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit [Ac. nr. 1418/2022], të 13 marsit 2023, të Gjykatës se Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) në lidhje me Aktvendimin [PPP. nr.​​ 106/21], të 3 shkurtit​​ 2022, të Gjykatës Themelore në Gjakovë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ ​​ kontestuar, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenet​​ 3 [Barazia para Ligjit]; 21 [Parimet e Përgjithshme];​​ 22 [ Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtarë];​​ 24​​ [Barazia para Ligjit];​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]; 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe​​ nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 27​​ qershor​​ ​​ 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës përmes postes dorëzoi kërkesën e tij, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e​​ pranoi më​​ 3 korrik​​ 2023.​​ ​​ 

 

  • Më 13 korrik​​ 2023, Kryetarja​​ përmes Vendimit [Nr. GJR. KSH144/23] caktoi gjyqtarin Radomir Laban​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë​​ nga gjyqtarët: Remzie Istrefi Peci (kryesuese)​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 24 korrik​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe kërkoi që të plotësoj formularin zyrtar dhe të dorëzoj vendimin e fundit të kontestuar bashkë me vendimet dhe dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me kërkesën aktuale si dhe të sqaroj nëse përfaqësohet me ndonjë avokatë.​​ 

 

  • Më 10 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi formularin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 14 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës në mbështetje të kërkesës se tij dorëzoi formularin e kërkesës dhe dokumentet tjera relevante.​​ 

 

  • Më 16 gusht 2023, Gjykata njoftoi Gjykatën e Apelit për regjistrimin e kërkesës dhe i dërgoj një kopje të saj.​​ 

 

  • Më 17 tetor 2023,​​ Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore dosjen e plotë të​​ lëndës.​​ 

 

  • ​​ 20 tetor 2023,​​ Përmbaruesi​​ Privat Mehdi. S. Reshani​​ dorëzoi në Gjykatë​​ dosjen​​ e kërkuar.​​  ​​ ​​​​ 

 

  • Më​​ 30 janar​​ ​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmerinë e saj.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve të rastit

 

Marrëveshja mbi​​ kredinë​​ dhe hipotekën​​ 

 

  • ​​ 25 mars 2005, Gjyste Bala,​​ si përfaqësuese e​​ “Marash Petrol”​​ në cilësinë e kredimarrëses​​ dhe​​ Dedë Bala,​​ në cilësinë e​​ bashkëshortit​​ ​​ kredimarrëses,​​ duke përfshirë parashtruesin e kërkesës​​ Gëzim Kadriqeli dhe Xhelal Kepuska, në cilësinë e garantuesve,​​ nënshkruan​​ Marrëveshjen​​ për​​ Kredinë [nr.10078]​​ dhe​​ Linjën ​​ e Kredisë [Nr.10162],​​ me Raiffaesen Bank (në tekstin e mëtejmë: Kreditori)​​ Shuma e përgjithshme e aprovuar​​ nga Kreditori​​ për kredimarresinë ishte 150,000 euro.​​ 

 

  • Më 25 mars 2005,​​ Raiffaesen​​ Bank,​​ në cilësinë e pengmarrësit, dhe parashtruesi i kërkesës​​ Gëzime Kadriqeli,​​ Deda Balaj si dhe Xhelal Kepuska, në cilësinë e pengdhënësit,​​ nënshkruan​​ Marrëveshjen mbi Hipotekën [10078/H]​​ dhe [10162/H]​​ përmes se cilës siguronte pengmarrësin, përkatësisht Kreditorin, për përmbushjen e plotë të detyrimeve që​​ dalin nga​​ Marrëveshja për Kredinë​​ [nr.10078] dhe Linjën ​​ e Kredisë​​ [Nr.10162], duke​​ lënë​​ nën hipotekë paluajtshmëritë​​ e tyre si në​​ vijim:​​  ​​​​ ​​ 

 

I. Shtëpi dhe Tokë në flet poseduese 186 dhe me numër të ngastrave 383 në sipërfaqe të përgjithshme​​ prej​​ 37, 88m2, prone e Z. Dede Balaj. Vlera totale​​ E75,000​​ dhe

 

II.​​ Shtëpi​​ dhe Tokë​​ ne fletposeduese 4569 dhe me numër të ngastrës 2617/4 në sipërfaqe te përgjithshme prej 79m2, prone e Z.​​ Gëzim​​ Kadriqeli. Vlera totale E14,500 dhe​​ 

 

III. Toke (dhe shtëpia e cila nuk figuron ne fletën poseduese​​ e cila duhet të​​ vërtetohet në​​ gjykatë)​​ në fletë​​ poseduese 2037 dhe me numër​​ ​​ ngastrës​​ 4388/15 në​​ sipërfaqe​​ ​​ përgjithshme​​ prej 308m2, pronë​​ e Z. Xhelal Kepuska. Vlera totale E65,000”

 

  • Më 25 mars 2005,​​ Gjykata Komunale në Gjakovë përmes Aktvendimit [In.nr.85/05] ​​ konform​​ kërkesës​​ se kreditorit lejoj regjistrimin​​ e hipotekave​​ të lartcekura si garancë për kredimarrësin. ​​ 

 

Propozimi për përmbarim dhe procedura përmbarimore

 

(Procedura e parë)​​ 

 

  • Më​​ 29 dhjetor 2005,​​ Kreditori, me arsyetimin se​​ kredimarrësi, përkatësisht​​ debitori ​​ Gj.B., si përfaqësues i “Marash petrol”, në cilësinë e kredimarrësit,​​ nuk i​​ është​​ përmbajtur marrëveshjeve të sipërcituara,​​ paraqiti propozimin për përmbarim​​ në Gjykatën Komunale në​​ Gjakovë​​ duke kërkuar që të caktohet përmbarimi për​​ shitjen, zbrazjen dhe dorëzimin​​ e​​ paluajtshmërive​​ të Dede Balaj me numër te ngastrës​​ kadastrale [383];​​ Gëzim Kadriqeli​​ me numër të ngastrës​​ [2617/4]; të Xhelal Kepuska​​ me numër të ngastrës [4388/15], “për të paguar tëre​​ borgjin në​​ shumën​​ prej €125,896.S2 duke përfshire në këtë shume kryegjën se bashku me kamatën e rregullt dhe atë ndëshkuese te arritura deri me tani, si dhe kamatat te cila do te llogaritet​​ deri në​​ përfundimin e procedurës se përmbarimit dhe shpenzimet e përmbarimit.”

 

  • Më 29 dhjetor 2005, Gjykata Komunale​​ në Gjakovë​​ nxori​​ Aktvendimin [E.nr.376/05]​​ përmes të​​ cilit lejoi​​ përmbarimin sipas propozimit​​ ​​ kreditorit​​ bazuar në​​ dokumentin përmbarimor​​ dhe marrëveshjet e lidhura​​ mes kreditorit dhe kredimarrësit, ​​ për​​ kthimin e borxhit-kredisë.​​ 

 

  • Më 21 nëntor 2011, kreditori​​ gjatë zhvillimit të seancës shqyrtuese në​​ Gjykatën​​ Komunale në​​ Gjakovë​​ kërkoi​​ tërheqjen e propozimit përmbarimor​​ në kuptim të nenit 37 të Ligjit të Procedurës Përmbarimore.​​ ​​ 

 

  • Më 21 nëntor 2011, Gjykata Komunale në Gjakovë, me gjyqtar Gjokë​​ Radin,​​ nxori Aktvendimin [E.nr.376/05],​​ përmes të cilit aprovojë kërkesën e kreditorit për tërheqjen e propozimit përmbarimor dhe pezulloj procedurën përmbarimore ndaj debitorëve përkatës.​​ 

 

  • Kundër Aktvendimit të lartcekur të Gjykatës Komunale në Gjakovë, parashtruesi i kërkesës bashkë më Xh.K.,​​ në cilësi të garantuesit​​ paraqiti ankesë në Gjykatën e Qarkut në Pejë për shkake të shkeljeve të esenciale të dispozitave të procedurës përmbarimore, vërtetim i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike dhe aplikimi i gabuar i të drejtës materiale.

 

  • Më 10 maj 2012, Gjykata e Qarkut në Pejë përmes Aktvendimit [Ac.nr.48/2012] refuzoj ankesën si të pabazuar me arsyetimin se aktvendimi i atakuar nuk​​ është i përfshire ne shkelje të dispozitave të​​ procedurës kontestimore​​ nga neni 354​​ i LPK-së dhe se përmbajtja e tij është e kuptueshme dhe e bazuar ne​​ gjendje faktike dhe e drejta material është aplikuar në mënyrë të drejtë.​​ 

 

(Procedura e dytë)

 

  • Më 24 nëntor 2011,​​ kreditori paraqiti​​ propozim të ri lidhur me procedurën përmbarimorë ndaj parashtruesit të kërkesës​​ dhe debitorëve​​ ​​ tjerë,​​ përkatësisht, Xh.K., dhe D.B.,​​ duke kërkuar që të caktohet përmbarimi për shitjen, zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërive të Dede Balaj me numër te ngastrës kadastrale [383]; Gëzim Kadriqeli me numër të ngastrës [2617/4]; dhe​​ Xhelal Kepuska me numër të ngastrës​​ [4388/15] me qellim të realizmit të borxhit​​ “në shumë prej 150,158.52​​ €, si dhe kamata e rregullt dhe ndëshkuese që do te arrij deri në pagesën definitive”.​​ 

 

  • Më 9 dhjetor 2011, Gjykata Komunale në Gjakovë​​ duke vepruar sipas propozimit të kreditorit ka lëshuar urdhrin përmbarimore [E.nr.1356/11] ​​ përmes se cilit​​ lejoi përmbarimin ndaj parashtruesit të kërkesës dhe debitorëve të tjerë. Sipas Gjykatës Komunale në Gjykatë procedura përmbarimore është në zhvillim e sipër dhe​​ e papërfunduar.​​ ​​ 

 

  • ​​ 20​​ dhjetor 2011,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti kundërshtim/prapësimi​​ ​​ Gjykatën​​ Komunale në Gjakovë​​ duke pretenduar​​ shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës​​ përmbarimore; vërtetim të​​ gabuar dhe jo të plote të​​ gjendjes faktike dhe​​ zbatim te gabuar të të​​ drejtës materiale​​ duke kërkuar që të​​ hidhet​​ poshtë​​ propozimi për përmbarim të kreditorit të​​ 24​​ nëntorit​​ 2011.​​ 

 

  • Më 16 mars 2012, Kreditori​​ përmes​​ një urgjence iu drejtua​​ Gjyqtarit Gjoke Radi,​​ të​​ ​​ Gjykatës​​ Komunale​​ në​​ Gjakovë​​ duke theksuar​​ lidhur me lenden​​ Gëzim​​ Kadriqeli, Dede Balaj dhe Xhelal​​ Këpuska​​ garantues​​ për​​ kompaninë “Marrash Petrol D”​​ ku kërkojmë nga ana juaj sa me shpejt qe​​ është​​ e mundur te caktohet seanca​​ për​​ lenden në fjalë​​ ...”​​ 

 

  • ​​ 24 prill 2012, kreditori paraqiti​​ përgjigje​​ ​​ prapësim​​ duke kërkuar që​​ te​​ vërtetohet Aktvendimi [e.NR.1356/11] i​​ 9 dhjetorit 2011, i​​ Gjykatës Komunale në Gjakovë.​​ ​​ 

 

  • Më 22 korrik 2012, Kreditori përsëri përmes një urgjence​​ iu drejtua Gjyqtarit Gjoke Radi, të​​ Gjykatës​​ Komunale në Gjakovë që të​​ filloj me shqyrtimin e​​ lëndës.​​ 

 

  • Më 4 mars 2013, Gjykata​​ Themelore në Gjakovë, me gjyqtar Gjoke Radi, nxori​​ Aktvendimin [E.nr.1356/11]​​ përmes te cilit ftoj parashtruesin e kërkesës​​ që të​​ paguaj taksen gjyqësore në vlerë prej 30 euro, në mënyrë që të​​ shqyrtohet kundërshtimi i tij i paraqitur.​​ 

 

  • Më 19 nëntor 2020, Kreditori parashtroji​​ kërkesës për​​ transferin​​ e kësaj​​ lëndë nga Gjykata Themelore në Gjakovë të Përmbaruesi Private Gjoke Radi.​​ 

 

  • Më 2 dhjetor 2020, Gjykata Themelore në​​ Gjakovë​​ me​​ gjyqtar​​ Besnik Bislimaj,​​ përmes konkluzionit [E.nr.1356/11] vendosi që​​ lënda përmbarimore​​ [E.nr.1356/11]​​ të transferohet te​​ Përmbaruesi Privat Gjoke Radi.​​ 

 

  • ​​ 18 janar 2021, Përmbaruesi Private Gjoke Radi përmes Konkluzionit [18/21] njoftoj parashtruesin e​​ kërkesës​​ dhe debitorët e tjerë se nga Gjykata Themelore kishte pranuar​​ lëndën​​ përmbarimore​​ me numër punues​​ [E.nr.1356/11]​​ duke theksuar​​ si në​​ vijim:​​ 

 

“Andaj ju njoftojmë​​ se lidhur me​​ këtë​​ lende, të gjitha veprimet​​ përmbarimore​​ ​​ ndërmarra nga Gjykata konsiderohen të​​ vlefshme ligjërisht sikur te ishin​​ ndërmarrë​​ nga​​ Përmbaruesi​​ Privat dhe se përmbarimi i​​ mëtejmë​​ lidhur me​​ këtë​​ lende vazhdon nga tani​​ Përmbaruesi​​ Privat Gjoke Radi me seli në​​ Gjakovë e evidentuar me numrin punues P.nr.18/21.”​​ 

 

  • Më 10 shkurt​​ 2021, Përmbaruesi Privat Gjoke Radi nxori​​ Urdhrin​​ [P.​​ nr.​​ 18/21]​​ për përmbarimin e borxhit në​​ shumen prej 150,158.52 euro, me​​ kamat ligjore dhe shpenzimet të përmbarimit,​​ duke​​ kërkuar nga organi kadastral në​​ Komunën​​ e Gjakovës, shënim​​ përmbarimore në​​ librin e palujtshmerive në paluajtshmëritë​​ e debitorëve​​ si në vijim:​​ 

 

“Dedë (Marash) Bala nga Gjakova,​​ ne​​ ngastrën​​ kadastrale​​ 383, me kulture are, ne sipërfaqe te përgjithshme prej 0,38,88 ha., e evidentuar ne​​ Fletën​​ posedimin nr.186, ZK Bec;

 

Gëzim​​ (Shqyeri)​​ Kadriqeli​​ nga Gjakovë, ne ngastrën kadastrale nr. 2617/4, me kulture shtëpi-ndërtesë, ne sipërfaqe prej 0.00.63ha.,​​ Oborr​​ ne sipërfaqe prej 0.00, ha.,​​ ​​ përkatësisht ne sipërfaqe te përgjithshme prej 0.00,79 ha., e evidentuar ne Flete posedimi nr.4569, ZK Gjakove-Qytet si dhe​​ 

 

Xhelal (Mazllom)​​ Këpuska​​ nga Gjakova, në​​ ngastrën​​ kadastrale nr.4388/15, me kulturë​​ jopjellore ne sipërfaqe te përgjithshme prej 0.03.08ha., e evidentuar ne​​ Fletën​​ posedimin nr.2037, ZK Gjakovë-J-Qytet”​​ 

 

  • Gjithashtu, Përmbaruesi​​ Privat Gjoke​​ Radi​​ përmes Urdhrit​​ [P. nr. 18/21]​​ kishte theksuar​​ se​​ bartja e pronësisë mbi palujtshmeritë e precizuara me larte tek personi​​ tjetër, i nënshtrohen rregullativës ligjore të​​ nenit 205 të​​ Ligjit ​​ nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore.​​ 

 

  • Më 12​​ shkurt 2021, parashtruesi​​ i kërkesës paraqiti parashtresë​​ tek Përmbaruesi​​ Private​​ Gjoke Radi,​​ duke kundërshtuar procedurën përmbarimore të zhvilluar kundër tij me​​ kërkesë që të​​ shfuqizohet Aktvendimi [Ekz.nr.1356/11] i​​ 9 dhjetorit 2011.​​ 

 

  • Më 18 janar 2021, parashtruesi i kërkesës kundër urdhrit për lejimin e përmbarimit [E.nr.1356/11] dhe Konkluzionit [P.nr.18/21],​​ paraqit prapësim në Gjykatën Themelore, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës​​ kontestimore, aplikim të gabuar​​ ​​ të drejtës materiale dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plote të gjendjes faktike me kërkesë që të shfuqizohet urdhëri përmbarimor [E.nr.1356/11] dhe të​​ hedhet​​ poshtë propozimi i kreditorit për përmbarim.​​ 

 

  • ​​ 10 mars 2021, procedura përmbarimore ishte ndërprerë/pezulluar nga zyra e Përmbaruesit Privat Gjok Radi deri në​​ vendosjen​​ përfundimtare​​ nga ana e gjykatave​​ të rregullta​​ lidhur me​​ rastin konkret.​​ 

 

  • Më 18 janar 2022, Gjykata Themelore ne Gjakovë​​ me gjyqtar Durim Balaj, përmes Konkluzionit [PPP.NR.106/21] urdhëroj​​ Kreditorin ​​​​ që të​​ i​​ dorëzoj ​​​​ dokumentet përkatëse në bazë të​​ cilave është lejuar përmbarimi në​​ origjinal ose​​ kopje të​​ vërtetuara.​​ 

 

  • Më 24 janar 2022, Kreditori​​ dorëzoj në Gjykatën Themelore ne Gjakove dokumentet e kërkuara.​​ 

 

  • Më 3 shkurt 2022, Gjykata Themelore​​ në Gjakovë​​ përmes Aktvendimit [106/21]​​ duke u bazuar ne nenin 73 të​​ Ligjit nr. 04/l-139 për Procedurën Përmbarimore (në tekstin e mëtejme: LPP)​​ refuzoj si të pabazuar prapësimin e parashtruesit të​​ kërkesës me arsyetimin se​​ në mungesë të provave​​ nuk janë plotësuar kushtet ligjore nga nenin 61, 65, 69 të LPP-së.​​ ​​ 

 

  • Më 11 shkurt 2022, parashtruesi​​ i kërkesës kundër Aktvendimit të​​ lartcekur paraqit ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, aplikim të gabuar te të drejtës materiale dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plote të gjendjes faktike.​​ 

 

  • Më 28 shkurt 2022, kreditori paraqiti​​ përgjigje në​​ ankesë në​​ Gjykatën​​ Themelore. ​​ 

 

  • Më 13 mars 2023, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac.nr.1418/22] refuzoj aneksen e parashtruesit​​ të kërkesës​​ si të​​ pabazuar​​ me arsyetimin se nuk i kishte mbështetur me prova pretendimet e tij dhe rrjedhimit nuk kishte argumentuar ndonjë baze ligjore për​​ “ndaljen, pezullimin apo përfundimin e përmbarimit në këtë çështje përmbarimore”.

 

  • Më 5 maj 2023, parashtruesi i kërkesës paraqiti propozime për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë në Zyrën Kryeprokurorit të Shtetit.​​ 

 

  • Më 16 maj 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes Njoftimit [KMLC.nr.57/2023]​​ refuzoj propozimin e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se në​​ rastin e​​ parashtruesit nuk ka aplikim të​​ gabuar të​​ të​​ drejtës​​ materiale.​​ ​​ 

 

 

 

  • Më 19 maj 2023, debitori Dede Bala​​ përmes​​ Zyrës​​ se​​ Përmbaruesit​​ Privatë​​ Gjoke Radi,​​ ​​ paraqiti ankese​​ në Gjykatën Themelore në Gjakovë për​​ shkake të parregullsive në​​ procedurën​​ përmbarimore.​​ 

 

Kërkesa për Përjashtimin e Përmbaruesit Privat Gjoke Radi

 

  • Më 25 maj 2023, Përmbaruesi privat Gjokë Radi​​ duke u bazuar në nenin 67​​ [Përjashtimi i Gjyqtarit nga Gjykimi]​​ të LPK-së​​ dhe nenit 325 [Përjashtimi] të LPP-së,​​ parashtrojë​​ “Deklaratë​​ në Gjykatën Themelore në Gjakovë duke kërkuar përjashtimin e tij nga lënda përmbarimore​​ e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se​​ “gjatë kohës se lënda ka qene ende ne Gjykatën Themelore ne Gjakovë, përmbaruesi qe aso kohe ishte gjyqtar ne te njëjtën Gjykatë ka ndërmarre disa veprime si gjyqtar”​​ 

​​ 

  • Më 28 korrik 2023, Gjykata Themelore në Gjakovë përmes Aktvendimit​​ [04533377] aprovoj kërkesën e Përmbaruesit Privat Gjokë Radi, për përjashtimin e tij nga lënda përmbarimore [2023:118117] (P.nr.18/21) e parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Më 14 gusht 2023, Kreditori përmes një shkrese iu drejtua Gjykatës Themelore në Gjakovë​​ duke theksuar se meqë Gjykata Themelore ne Gjakove ka aprovuar​​ kërkesën​​ e​​ Përmbaruesit​​ Privat Gjoke Radi​​ për​​ përjashtimin​​ e​​ tij nga lënda​​ përmbarimore​​ [P.nr.18/21], kërkojmë që lënda​​ në fjalë​​ ​​ dërgohet​​ për​​ procedim të​​ mëtejmë​​ të​​ Përmbaruesi​​ Privat Mehdi Reshani.​​ 

 

  • Më 4 shtator 2023, Gjykata Themelore në Gjakovë përcjelli shkresat e​​ lëndës​​ përmbarimore [P. nr.18/21]​​ te Përmbaruesi Privat Mehdi Reshani për procedim të mëtejmë.​​ 

 

  • Më 20 shtator 2023, Përmbaruesi Privat në Prizren Mehdi S. Reshani, përmes Konkluzionit [P.nr.24/2/2023]​​ njoftoj parashtruesin e kërkesës dhe debitorët e tjerë​​ si në vijim:​​ 

 

I. NJOFTOHEN debitorët e lartshënuar, se sipas kërkesës se përfaqësuesit të kreditorit, bazuar në dispozitën​​ e nenit 397 par.2, 3, 4 dhe 5 të LPP-së, nga Gjykata Themelore në Gjakove, lënda e përmbarimit​​ me nr. të Gjykatës se​​ njëjtë​​ E.nr.1356/11,​​ është​​ transferuar ​​​​ tek​​ Përmbaruesi​​ Privat ne​​ Prizren​​ Mehdi S. Reshani, rr. “William Walker”, blloku A-1, kati i I0rë, nr.6, Prizren, e cila lende sipas evidencës se​​ Përmbaruesit​​ Privat, mban numrin P.nr.242/2023.​​ 

 

II. Të gjitha veprimet e ndermarrura ne​​ këtë​​ lende nga Gjykata Themelore ne Gjakovë, janë të vlefshme, kështu qe​​ Përmbaruesi​​ Privat do të​​ ndërmerr veprimet e​​ mëtejshëm​​ përmbarimore, sipas dispozitave ligjore në fuqi të​​ Ligjit​​ për​​ Procedurën​​ Përmbarimore​​ (LPP)”​​ 

 

  • Më​​ 20 tetor 2023,​​ Përmbaruesi​​ Privat Mehdi S. Reshani dorëzoj në Gjykatën dosjen e plotë të lëndës në fjalë.​​ 

 

  • Nga se me sipër, rezulton​​ se procedura përmbarimore e rastit konkret ishte në zhvillim e sipër tek Përmbaruesi Privat Mehdi S. Reshani.​​ ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i​​ kërkesës pretendon​​ se përmes Aktvendimit​​ të kontestuar, i janë shkelur të​​ drejtat e garantuar me nenet​​ 3​​ [Barazia para Ligjit]; 21 [Parimet e Përgjithshme];​​ 24​​ [Barazia para Ligjit]; 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]; 102 [Parimet e Përgjithshme​​ të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ marrëveshja e kredisë​​ dhe marrëveshja e pengut, që shërbeu si baza për fillimin e procedurës së përmbarimit, nuk është nënshkruar nga ai​​ në cilësi të garantuesit, por është falsifikuar firma​​ e tij.​​ Në mbështetje të kësaj, ​​ ai argumenton se kjo çështje nuk është​​ adresuar​​ ​​ si duhet nga gjykatat​​ e rregullta dhe ky​​ lëshim​​ nga ana e gjykatave të rregullta​​ përbën një shkelje të​​ nenit​​ 31 të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në mbështetje të këtij pretendimi​​ thekson​​ Meqenëse marrëveshja mbi hipotekën nuk ka baze ligjore të cilës nuk paraprin një marrëveshje mbi kredinë valide, si gjykata e shkalles se pare, po ashtu edhe Gjykata ankimore e shkalles se dyte, nuk e vlerësojnë këtë dallim por​​ kanë​​ bazu vendimet​​ në​​ marrëveshjen mbi hipotekën e​​ cila nuk prodhon efekte juridik”.​​ 

 

  • Në kërkesën e tij, parashtruesi i kërkesës thekson se “Në bazë të ekspertizave grafologjike vërtetohet se debitorit Gëzim Kadriqeli garantuesi i hipotekës nuk është nënshkrues i marrëveshjes mbi kredinë e as i marrëveshjes se pengut”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se​​ ​​ “Të​​ njëjtat​​ shkelje​​ procedurale​​ janë​​ bere ku​​ debitori​​ Gëzim​​ Kadriqeli ka​​ parashtruar​​ kundërshtim​​ me dt. 20.12.2011,​​ kundër​​ Aktvendimit Ekz. Nr. 1356/11 dt. 09/1.1.2011​​ Gjykatës​​ Komunale Gjakovë dhe akoma pa u bo i plotfuqishëm Aktvendimi i​​ njëjtë​​ meqenëse​​ kundërshtimi​​ e ndalon procedurën​​ përmbarimore​​ në kuptim të nenit 69 të LPP-së​​ dhe me kërkesën e kreditorit akoma​​ pa u​​ vendos​​ për prapësim bartet lënda me​​ kërkesë të kreditori të​​ përmbaruesi privat i cili pa u bazo në​​ asnjë​​ dispozitë​​ ligjore pozitive, duke i pas ne shkresat e lendes​​ kundërshtimet e debitorit e duke e mohu te njëjtin pa u​​ vendos​​ për​​ kundërshtimin nxjerr​​ kundërligjshëm​​ konkluzionin P.nr.18/21​​ të dt. 10.02.2021 e​​ pastaj​​ vendoset lidhur me kundërshtimin ne lenden Ekz.1365/11 me Aktvendim PPP.nr.106/21 dt. 03.02.2022.”

 

  • Përgjatë pretendimeve të tij, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ “është shkele edhe nenin 31 (e drejta për gjykim te drejte dhe te paanshëm) për faktin se akoma pa përfundu procedura lidhur me propozimin përmbarimin e kreditorit, për mospagëse te borxhit sipas kredisë dt.25.03.2005 kredia nr.10078 linja e kredisë nr.10162/h për shumen e borxhit ne vlere 150.000E, i lejuar propozimin përmbarim me Aktvendimin Enr. 376/05 dt.29.12.2005 ku kreditori e tërheq propozimin dhe kreditori pa u be Aktvendimi E.nr.376/05 i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm​​ ku procedura ka përfund me Aktvendimin e Gjykatës se Qarkut në Pejë Ac.nr.48/2012 dt. 10.05.2012 për të njëjtin borxh kreditori ka iniciuar propozim përmbarim të i cili ka marre numër punues 1356/11 i dt. 09.12.2011. Kjo paraqet shkelje Ligjore në kuptim të nenit 18 të ligjit te procedurës përmbarimore dhe nenit 262 ligjit procedurës kontestimorë.” ​​​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të nenit 31 të Kushtetutës ​​ dhe nenit 67 të LPK-së me arsyetimin se gjyqtari Gj.R., i cili ka lëshuar urdhrin përmbarimor [Ekz.nr.1356/11] të 9 dhjetorit 2011, ka zhvilluar me pas procedurën ​​ përmbarimore në kapacitetin e përmbaruesit private në rastin e njëjtë, i cili rezultojë në nxjerrjen e konkluzionit [P.nr.18/21] të 10 shkurtit 2021 për shitjen e palujtshmerive të debitorëve duke përfshirë edhe të parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • Në mbështetje të këtij pretendimi, parashtruesi i kërkesës thekson se Përmbaruesi Privat Gj.R., është në konflikt interesi sepse të njëjtën çështje e ka gjykuar si gjyqtar.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës thekson se “Gjykatat kanë qenë të obliguara sipas ligjit të procedurës kontestimore paraprakisht të vlerësojnë sipas detyrës zyrtare konfliktin e interesit në këtë çështje që​​ i njëjti Gjyqtar që​​ ka marre në​​ Gjykate palët në pyetje të jetë përmbarues privat në të njëjtën çështje.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu thekson “Nga arsyet e cekura i propozoj Gjykatës që se pari të konstatoj konfliktin e interesit në lëndën Ekz.nr....”

 

  • Parashtruesi i kërkesës përgjatë pretendimeve të tij thekson​​ se “Edhe konkluzioni edhe kundërshtimi​​ janë​​ ne​​ kundërshtim​​ ne mes vetvetes se nuk mund te qitet ne shitje pronësia sipas​​ kërkesës​​ se​​ kreditorit​​ pa u be Aktvendimi mbi lejimin e përmbarimit pa u bo i plotfuqishëm, kjo​​ është​​ ne​​ kundërshtim​​ me nenin 61, 65, 67, 69 71 të LPP-së dhe në​​ ​​ kundërshtim​​ me nenin 187 dhe 262 të LPK-së​​ prandaj​​ edhe Aktvendimi i​​ Gjykatës​​ se Apelit AC.nr.1418/22 i dt. 13.03.2023​​ është i​​ kundërligjshëm,​​ për​​ faktin se te gjitha​​ shkeljet​​ ligjore te përshkruara edhe ne​​ ankese​​ nuk i merr​​ për​​ baze por gabimisht e vërteton Aktvendimin PP.nr.106/21 dt. 03.02.2022 marre në​​ Gjykatën​​ Themelore Gjakovë”

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu​​ thekson se​​ “vetëm për faktin se është leju konkluzioni P.nr.18/21 i dt.10.02.2021 i përmbaruesit private Gjok Radi para se të vendoset për kundërshtimin të debitorit Gëzim Kadriqeli është shkel nenin 54​​ e drejta në mjetet efektive ligjore, e drejta në ankesë i kushtetutës lidhur me nenin 102. para.5 të Kushtetutës. Qe në kuptim të nenit 50 përveç lejueshmërisë se kërkesës të bëjmë kthimin në gjendjes të mëparshme të vendimeve ​​ të atakuara që​​ parashtruesi mos të​​ këtë pasoja juridike e pronësore, që në​​ mënyrë​​ ​​ kundërligjshme ti mirret pronësia apo çfarëdo detyrimi tjetër në dëm të pasurisë së​​ tijë.”​​ 

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që (i) kërkesën e tij të shpallë të pranueshme; dhe (ii) të konstatojë që Aktvendimi ​​ i kontestuar, përkatësisht [Ac. nr. 1418/2022], të 13 marsit 2022 i Gjykatës se Apelit, është nxjerrë në kundërshtim me nenin 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, duke e shpallur të njëjtin të pavlefshëm dhe duke e kthyer çështjen në rivendosje.​​ 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe​​ detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë”.

[...]

 

LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE [i publikuar në Gazetën Zyrtari më 31 janar 2013]

 

Neni 5

Kompetenca

 

1. Përmbarimin e cakton dhe zbaton organi përmbarues i paraparë me këtë ligj, po qe se me ligj tjetër nuk është paraparë ndryshe.​​ 

 

2. Gjykata kompetente ka kompetencë lëndore për të urdhëruar dhe për të kryer përmbarimin si dhe për të vendosur për çështjet gjatë procedurës në pajtim me dispozitat e këtij ligji përveç nëse Gjykatat dhe autoritetet tjera përmbaruese kanë juridiksionin për të urdhëruar dhe për të kryer përmbarimin si dhe për të vendosur për çështjet gjatë procedurës.

 

​​ 3. Përmbaruesi privat nxjerr urdhër në bazë të propozimit për kryerje të përmbarimit dhe kryen përmbarimin me qëllim të plotësimit të kërkesës së debitorit në bazë të dokumentit përmbarues, përveç nëse ndryshe parashikohet me ligj që urdhëron që përmbarimi dhe kryerja e përmbarimit të bëhet brenda juridiksionit të Gjykatës.​​ 

 

4. Kompetenca territoriale për të vendosur për çështjet lidhur me aplikimin e procedurave përmbarimore caktohet me dispozitat e këtij ligji, varësisht nga mjetet dhe objekti i përmbarimit, si dhe në bazë të statusit të organit përmbarues.​​ 

 

5. Për të vendosur çështjet që kanë të bëjnë me çdo prapësim, ankesë, parregullsi në procedurën përmbaruese sipas nenit 52 dhe 67 të këtij ligji, ose çfarëdo lloj procedure kundër veprimeve të ndërmarra nga Përmbaruesi privat, kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e së cilës debitori ka vendbanimin apo nëse nuk ka vendbanim ne Kosovë, atëherë në territorin në të cilin ka vendqëndrimin nëse është person fizik. Nëse debitori është person juridik, kompetencë territoriale ka Gjykata kompetente ku gjendet selia e debitorit. Nëse debitori nuk ka vendbanim të​​ përkohshëm ose seli në Kosovë, kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e se cilës gjinden sendet e luajtshme dhe të paluajtshme e të cilat janë objekt përmbarimi.

 

[...].

Neni 17

Zbatimi i dispozitave të ligjeve tjera

 

Në procedurën përmbarimore përshtatshmërish zbatohen dispozitat e Ligjit për Procedurën kontestimore, po qe se me këtë ligj ose me ndonjë ligj tjetër nuk parashihet diçka tjetër.

 

 

Neni 325

Përjashtimi

 

1.Dispozitat e ligjit të procedurës kontestimore për përjashtimin e gjyqtarëve vlejnë përshtatshmërish edhe për përjashtimin e përmbaruesve privat.

 

2.Gjyqtari i Gjykatës themelore brenda territorit të cilit është emëruar përmbaruesi privat, vendos për kërkesën për përjashtim

 

 

3. Nuk do të lejohet asnjë ankesë kundër aktvendimit i cili aprovon apo hedh poshtë një kërkesë për diskualifikimin e një zyrtari privat të përmbarimit. Veprimet përmbarimore të përmbaruesit privat të kryera në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni do të abrogohen.

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

KREU III

 

PËRJASHTIMI I GJYQTARIT NGA GJYKIMI

 

Neni 67

 

Gjyqtari nuk mund ta procedojë çështjen juridike:

​​ 

a) në qoftë se është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, apo në qoftë se me palën është bashkëkreditor apo bashkëdebitor ose i obliguar për regresim, apo në qoftë se në të njëjtën çështje është dëgjuar si dëshmitar ose si ekspert;​​ 

​​ 

b) në qoftë se pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën vertikale deri në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo në qoftë se është bashkëshort, apo gjini e krushqisë deri në shkallë të dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar ose jo;​​ 

​​ 

c) në qoftë se është kujdestar, adoptues ose i adoptuar i palës, i përfaqësuesit të saj ligjor ose me prokurë;​​ 

​​ 

d) në qoftë se në të njëjtën çështje ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të gjykatës më të ulët, ose të organit tjetër, ose në procedurën e ndërmjetësimit;​​ 

​​ 

e) në qoftë se ka vepruar në çështjen në të cilën është bërë ujdia gjyqësore, e me padinë e ngritur kërkohet anulimi i ujdisë së këtillë;​​ 

​​ 

f) në qoftë se është aksionar apo anëtar i shoqërisë tregtare që është palë në procedurën e iniciuar me padi;​​ 

​​ 

g) në qoftë se ekzistojnë rrethana të tjera që e vejnë në dyshim paanësinë e tij.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e ​​ pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë, të parashikuara më Ligj​​ ​​ dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata, i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ të cilët​​ ​​ përcaktojnë:​​ 

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata i referohet​​ edhe​​ ​​ neneve 47​​ (Kërkesa individuale),​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët parashohin:​​ :

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

     Neni​​ 48

    (Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj."

 

     Neni 49

     (Afatet)

 

"Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor ...".​​ 

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është palë e​​ autorizuara, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [Ac. nr. 1418/2022], të 13 marsit 2023​​ ​​ Gjykatës se Apelit.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat​​ dhe liritë themelore që ai​​ pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kriteret e nenit 48 të Ligjit dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Në vijim, Gjykata i referohet rregullit 34 (1) (b) të Rregullores së punës, i cili përcakton që:

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[...]

 

(b) janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të kontestuar ”

 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata rikujton se sipas paragrafit 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit, çdo individ ka të drejtë të kërkojë mbrojtje juridike nga Gjykata Kushtetuese në rast se konsideron se të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të parashtrojë kërkesën në fjalë vetëm pasi të ketë shteruar të gjitha mjetet e tjera juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Sa i përket kërkesës konkrete në lidhje me plotësimin e kushteve të cekura, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston aktin e një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktvendimin [Ac. nr. 1418/2022], të 13 marsit 2023 të​​ Gjykatës se Apelit.​​ Megjithatë, Gjykata do të vlerësojë më tej nëse parashtruesi i kërkesës e ka përmbushur kushtin e shterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me Ligj, siç kërkohet me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores.​​ 

 

  • Në mbështetje të kësaj, Gjykata fillimisht thekson se rregulli i lartpërmendur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit të deklarojë kërkesat e papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike. Më saktësisht, bazuar në nenin 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, Gjykata mund ta deklarojë kërkesën të papranueshme, nëse gjatë vlerësimit paraprak konstaton se kërkesa e parashtruar qartazi nuk i plotëson kushtet procedurale të parashtrimit, siç përcaktohet me nenin 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se kushtet për të vlerësuar nëse janë përmbushur detyrimet për të shteruar të gjitha “mjetet efektive juridike” janë të përcaktuara mirë në praktikën e GJEDNJ-së, në përputhje me të cilën, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, Gjykata është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata rikujton se praktika e GJEDNJ-së dhe e kësaj Gjykate njeh tri kategori të rasteve kur kërkesa e paraqitur mund të shpallet e papranueshme për shqyrtim për shkak të mos shterimit të mjeteve juridike dhe ato janë; (i)​​ “mos-shterimi procedural”,​​ shih rastet e GJEDNJ-së​​ Civet kundër Francës, nr. 29340/95,​​ Aktgjykim​​ i 28 shtatorit 1999, paragrafi 41;​​ Demopoulos dhe të tjerët kundër Turqisë, nr.​​ 46113/99, 3843/02, 13751/02, 13466/03, 10200/04, 14163/04, 19993/04, 21819/04,​​ Vendim i 10 mars 2010, paragrafët 69 dhe 97), (ii)​​ “mos-shterimi substancial”​​ (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Haxhia kundër Shqipërisë, nr. 29861/03, Aktgjykim i 8 tetorit 2013, paragrafët 149 dhe 152;​​ Castells kundër Spanjës,​​ nr.​​ 11798/85, Aktgjykim i 23 prillit 1992, paragrafi 32;​​ Ahmet Sadik kundër Greqisë, nr. 18877/91, Aktgjykim ​​ i 15 nëntorit 1996, paragrafi 33;​​ Gäfgen kundër Gjermanisë​​ ,​​ nr. 22978/05, Aktgjykim,  ​​​​ i ​​ 1 qershorit ​​ 2010, paragrafët 142, 144 dhe 146), dhe, (iii)​​ “kërkesë e parakohshme”, (shih rastet e GJEDNJ-së​​ Bilsena Šahman kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, nr.​​ 40110/16, Vendim i 25 prillit 2017 dhe​​ Alenka Šaver kundër Sllovenia,​​ nr. 18105/13,​​ Vendim i ​​ 7 Shkurt 2017).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata​​ vëren​​ se​​ janë​​ zhvilluar​​ një​​ sërë​​ procedurash që​​ kishin rezultuar në disa vendime. Në këtë kontekst,​​ Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës kundër urdhrit për lejimin e përmbarimit [E.nr.1356/11] dhe Konkluzionit [P.nr.18/21], paraqiti prapësim në Gjykatën Themelore me kërkesë që të shfuqizohet urdhri përmbarimor [E.nr.1356/11] me arsyetimin se nuk ishte nënshkrues i marrëveshjeve të 25 marsit 2005. ​​ Gjykata Themelore ​​ përmes Aktvendimit [106/21] refuzoj prapësimin e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se ​​ organi përmbarues e ka caktuar dhe​​ zbatuar përmbarimin në bazë të një dokumentit përmbarues, respektivisht duke u thirrur në marrëveshjen mbi hipotekën të 25 marsit 2005, ku parashtruesi i kërkesës ishte nënshkruesi i saj dhe se nuk ishte dëshmuar e kundërta.​​ Më 11 shkurt 2022, parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit të lartcekur​​ të Gjykatëse Themelore kishte paraqitur​​ ankesë në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se​​ Gjykata e Apelit​​ si instanca e fundit gjyqësore në këtë çështje,​​ përmes Aktvendimit [Ac.nr.1418/22]​​ të 13 marsit 2023, vërtetoj​​ Aktvendimin​​ [106/21]​​ e​​ Gjykatës​​ Themelore.​​ 

 

  • Gjithashtu,​​ Gjykata​​ rikujton se​​ ka kërkuar​​ dosjen origjinale të​​ rastit nga Gjykata Themelore, në​​ mënyre që të kishte informate me të​​ plota lidhur me rastin konkret.​​ Gjykata pranoi dosjen origjinale nga​​ Përmbaruesi Privat Mehdi. S. Reshani.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar dosjen origjinale të rastit, duke kërkuar atë nga Gjykata Themelore në mënyrë që të këtë një gamë të plotë të informacioneve lidhur me çështjen në fjalë.

 

  • Gjykata vëren se më 19 maj 2023,​​ njëri nga debitorët​​ Dede Bala​​ përmes zyrës së përmbaruesit privat​​ Gjokë Radi,​​ ushtroi ankesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për parregullsi në procedurën përmbarimore.

 

  • Prandaj,​​ Gjykata duke iu referuar dokumenteve shtesë të nxjerra nga dosja origjinale vëren se​​ më​​ ​​ 25 maj 2023, Përmbaruesi privat Gjokë Radi duke u bazuar në nenin 67 [Përjashtimi i Gjyqtarit nga Gjykimi] të LPK-së dhe nenit 325 [Përjashtimi] të LPP-së, parashtrojë “Deklaratë” në Gjykatën Themelore në Gjakovë duke kërkuar përjashtimin e tij nga lënda përmbarimore e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se “gjatë kohës se lënda ka qene ende ne Gjykatën Themelore ne Gjakovë, përmbaruesi qe aso kohe ishte gjyqtar ne te njëjtën Gjykatë ka ndërmarre disa veprime si gjyqtar.

 

  • Gjykata vëren se me​​ 28 korrik 2023, Gjykata Themelore në Gjakovë përmes Aktvendimit [04533377] aprovoj kërkesën e Përmbaruesit Privat Gjokë Radi, për përjashtimin e tij nga lënda përmbarimore [2023:118117] (P.nr.18/21) e parashtruesit të kërkesës.​​ Si rezultat i kësaj, dhe sipas​​ kërkesës​​ se kreditorit, Gjykata Themelore në Gjakovë transferoj lëndën për procedim të​​ mëtejmë​​ të​​ Përmbaruesi tjetër Privat Mehdi Reshani.

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata nuk mund te mos vërej se​​ Përmbaruesi Privat në Prizren Mehdi S. Reshani, përmes Konkluzionit [P.nr.24/2/2023] njoftoj parashtruesin e kërkesës dhe debitorët e tjerë, gjegjësisht parashtruesin e kërkesës​​ ​​ Gëzim Kadriqeli,​​ si dhe debitorët e tjerë Dede​​ Balaj dhe​​ Xhelal Këpuska​​ se “[...]​​ Të gjitha veprimet e ndermarrura ne këtë lende nga​​ Gjykata Themelore në​​ Gjakovë,​​ janë të vlefshme,​​ kështu qe Përmbaruesi Privat do të ndërmerr veprimet e mëtejshëm përmbarimore, sipas dispozitave ligjore në fuqi të Ligjit për Procedurën Përmbarimore (LPP)”.​​ 

 

  • ​​ këtë kontekst,​​ Gjykata​​ vëren se procedura lidhur​​ me​​ përmbarimin në të cilin ishte i përfshirë Gjoke Radi janë anuluar në tërësi dhe tash ka filluar një procedurë tjetër e zhvilluar nga një Përmbarues tjetër, përkatësisht nga Përmbaruesi Privat​​ Mehdi Reshani.

 

  • Bazuar në argumentet e përshkruara më lart, Gjykata arrin në përfundimin se vendimi i kontestuar​​ nga parashtruesi​​ i kërkesës, i cili është Aktvendimi [Ac.nr.1418/22]​​ i​​ 13 marsit​​ 2023 i Gjykatës së Apelit,​​ ​​ që nuk është më në fuqi​​ dhe, si rrjedhojë, nuk prodhon​​ efekte juridike​​ në çështjen e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ Gëzim Kadriqeli,​​ si dhe debitorëve të tjerë Dede​​ Balaj dhe​​ Xhelal Këpuska,​​ të cilët në cilësi të​​ ​​ pengdhënësit nënshkruan marrëveshjen për hipotekë. Andaj, Gjykata​​ konstaton​​ se​​ është filluar​​ një procedurë e re për përmbarim, sipas Konkluzionit [P.nr.24/2/2023] të​​ 20 shtatorit​​ 2023, nga Përmbaruesi Privat në Prizren, Mehdi S. Reshani.​​ Në këtë procedurë të re parashtruesi i kërkesës do të ketë mundësinë t’i cekë të gjitha kundërshtimet, dhe për rrjedhojë kjo e cilëson kërkesën e parashtruesit të kërkesës si kërkesë të kategorisë i) “mos-shterimi procedural”,​​ që është në pajtim me praktikën e lartpërmendur të GJEDNJ-së (shih rastet konkrete të GJEDNJ-së​​ Civet kundër Francës,​​ nr. 29340/95,​​ Aktgjykim​​ i 28 shtatorit 1999, paragrafi 41;​​ Demopoulos dhe të tjerët kundër Turqisë,​​ nr. 46113/99, 3843/02, 13751/02, 13466/03, 10200/04, 14163/04, 19993/04, 21819/04, Vendim i 10 mars 2010, paragrafët 69 dhe 97).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 34 të Rregullores së punës, i obligon të gjithë personat fizikë dhe juridikë që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre në Gjykatën Kushtetuese, që së pari të shterojnë mjetet efektive juridike në dispozicion kundër vendimit të kontestuar.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh këtë, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të kërkesës cilësohet si kërkesë e kategorisë “(i) “mos-shterimi procedural” i mjeteve juridike dhe rrjedhimisht kërkesa refuzohet në pajtim me nenin 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 34 (1) (b) të Rregullores së punës,​​ ​​ 30 janar​​ ​​ 2024,​​ me shumicë

 

VENDOS ​​ 

 

    • TË​​ DEKLAROJË, me 6 (gjashtë)​​ vota​​ për dhe 2​​ (dy) kundër,​​ ​​ kërkesën​​ të papranueshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve; ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Radomir Laban ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1​​ 

Parashtruesit:

Gëzim Kadriqeli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile