Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit [CN.nr.11/21], i 6 majit 2021

Nr. të lëndës KI132/21

Parashtruesit: Ajsel Gashi, Fetije Gashi-Qeko, Sevim Gashi, Suad Gashi dhe Sylejman Gashi

Shkarko:

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 10 janar 2023

Nr. ref.:RK 2106/22

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI132/21

 

Parashtrues

 

Ajsel Gashi, Fetije Gashi-Qeko, Sevim Gashi, Suad Gashi dhe Sylejman Gashi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së​​ Apelit [CN.nr.11/21],​​ i 6 majit 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË​​ KOSOVËS

 

 

E​​ përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gerxhaliu -Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Ajsel​​ Gashi, Fetije Gashi-Qeko, Sevim Gashi, Suad Gashi dhe Sylejman Gashi​​ (​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesit e​​ kërkesës), nga Komuna e Prizrenit.​​ 

 

Vendimi​​ i​​ kontestuar

 

  • Parashtruesit e kërkesës e kontestojnë Aktvendimin​​ [CN. nr. 11/2021] e 6 majit 2021, të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktvendimit​​ të kontestuar​​ të Gjykatës së​​ Apelit, përmes të cilit​​ pretendohet se​​ janë​​ shkelur​​ të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenin​​ 46​​ [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në lidhje me​​ nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ dhe​​ nenin 1 të Protokollit nr.​​ 1​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës po ashtu i​​ referohen​​ nenit 24 të Kartës Sociale Evropiane.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet​​ në paragrafët​​ 1 dhe​​ 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 12​​ korrik 2021, parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzuan​​ kërkesën​​ e tyre përmes postës, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ e pranoi më​​ 14 korrik 2021​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 26 korrik 2021,​​ Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar​​ raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Radomir Laban.​​ 

 

  • Më​​ 9 gusht 2021,​​ Gjykata​​ njoftoi parashtruesit​​ për regjistrimin e kërkesës dhe​​ kërkoi​​ nga parashtruesit​​ që​​ të​​ nënshkruajnë formularin e kërkesës ose të dorëzojnë autorizimin​​ për përfaqësim para Gjykatës, si dhe t​​ i dorëzojnë të​​ gjitha​​ vendimet e gjykatave të rregullta dhe ankesat kundër tyre.​​ 

 

  • Më 24 gusht 2021, parashtruesit e kërkesës dorëzuan​​ një​​ dokument të nënshkruar​​ në Gjykatë, përmes të cilit dëshmuan​​ se​​ të gjithë nga​​ ata janë parashtrues​​ të kërkesës dhe vet​​ përfaqësohen para Gjykatës.​​ 

 

  • Më 8 tetor 2021,​​ Gjykata​​ njoftoi​​ Gjykatën e Apelit për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më​​ 27 tetor​​ 2022,​​ Kolegji​​ shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues​​ dhe njëzëri i​​ propozoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 28 janar 1958, I.​​ B.,​​ në cilësinë e pronarit​​ -​​ kishte lidhur kontratën mbi dhuratën [Leg.​​ nr.​​ 74/58]​​ me Komunën e Prizrenit​​ për​​ dhurim të ngastrës​​ kadastrale [nr.​​ 110/58], e cila ishte vërtetuar pranë Gjykatës së​​ Rrethit në Prizren, dhe e cila tashmë​​ kishte kaluar në pronësi të Komunës së​​ Prizrenit.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, E.​​ K., përmes marrëveshjes për ndërrimin e pasurisë kishte dhuruar parcelën​​ kadastrale​​ [nr.​​ 8670 ZK]​​ Komunës së​​ Prizrenit. Ndërsa kjo e fundit​​ i​​ kishte dhuruar​​ E.​​ K.,​​ si kompensim nga pasuria gjithë popullore parcelën kadastrale​​ [9170], e cila​​ i​​ ishte dhënë​​ si dhuratë​​ nga I.​​ K. Kjo marrëveshje ishte vërtetuar pranë Gjykatës Komunale të​​ Prizrenit dhe tashmë​​ parcela [9170] kishte kaluar në pronësi të E.​​ K-së.​​ 

 

  • Më 22 shtator 1964, I.K. kishte vdekur.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar,​​ trashëgimtarët​​ e I.​​ K., respektivisht S.​​ K., I.​​ K., M.​​ K., R.​​ K., N.​​ B., E.​​ M., dhe​​ pala​​ V.​​ Gj., paraqitën padi në Gjykatën Komunale​​ në Prizren,​​ duke kërkuar anulimin e kontratës mbi dhuratën [Leg.​​ nr.​​ 74/58] të 28 janarit 1958,​​ me arsyetimin se​​ ishte​​ lidhur nën presion dhe dhunë.​​ 

 

  • Më 7 maj 1996, Gjykata Komunale në Prizren përmes Aktgjykimit [P.​​ nr.​​ 991/95]​​ anuloi​​ kontratën mbi dhuratën​​ [Leg.​​ nr.​​ 74/58] të 28 janarit 1958, për shkak të​​ nulitetit absolut meqë​​ ishte lidhur nën presion dhe dhunë.​​ 

 

  • Më 28 dhjetor 2000, Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike e Komunës së​​ Prizrenit përmes​​ aktvendimit [nr.​​ 03/3-463-225] kishte​​ vendosur​​ ​​ trashëgimtarëve të​​ I.​​ K., t’​​ ia kompensoj​​ parcelën e trashëgimlënësit I.​​ K.​​ ​​ ia​​ kishte dhuruar Komunës së​​ Prizrenit, duke i dhuruar tashmë​​ parcelën​​ kadastrale​​ [nr.​​ 329/17].​​ 

 

  • ​​ 20 korrik 2001,​​ Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike e Komunës së​​ Prizrenit​​ përmes aktvendimit [nr.​​ 03/3-463-180] anuloi​​ aktvendimin e mëparshëm duke kërkuar që​​ parcela kadastrale [nr.​​ 329/17] e ndarë​​ ​​ emër​​ ​​ kompensimit​​ t’​​ iu kthehet​​ dhe të​​ evidentohet në pronësi shoqërore në emër të ish-shfrytëzuesit të mëparshëm.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar,​​ trashëgimtarët e I.​​ K.,​​ iu drejtuan Gjykatës Komunale në Prizren,​​ duke kërkuar dorëzimin​​ e parcelës [329/1] nga Komuna e Prizrenit në​​ emër të​​ kompensimit.​​ 

 

  • Më 14 mars 2006, Gjykata Komunale në Prizren,​​ përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 937/05],​​ aprovoi​​ kërkesën e trashëgimtarëve të I.K., dhe detyroi​​ Komunën e Prizrenit që t’​​ ua dorëzojë​​ parcelën​​ kadastrale​​ [329/1] sipas listës poseduese​​ [244] trashëgimtarëve​​ juridikë​​ të I.K.,​​ dhe të lejoj regjistrimin e saj në emër të​​ tyre.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar, Komuna e Prizrenit paraqiti​​ ankesë​​ në Gjykatën e Qarkut në​​ Prizren kundër Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 937/05] të Gjykatës​​ Komunale në Prizren​​ duke pretenduar​​ shkelje​​ esenciale të​​ dispozitave procedurale, vërtetim​​ jo të​​ plotë​​ dhe të gabuar të​​ gjendjes​​ faktike dhe aplikim të gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më 11 gusht 2006, Gjykata e Qarkut në Prizren përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 287/2006]​​ refuzoi​​ ankesën e Komunës së​​ Prizrenit dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 937/05] e 14 marsit 2006 të Gjykatës​​ Komunale në Prizren.

​​ 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesit e kërkesës​​ iu drejtuan Gjykatës Themelore në Prizren​​ me një kërkesëpadi duke kërkuar​​ që të​​ vërtetohet se parashtruesit e kërkesës janë bashkëpronarë​​ me nga 1/10 pjesë e ngastrës​​ kadastrale​​ [nr.​​ 329/1]​​ dhe t’​​ ju lejohet regjistrimi i pronës në emër të​​ tyre. Parashtruesit e kërkesës arsyetuan se e drejta e bashkëpronësisë në​​ ngastrën kadastrale [nr.​​ 329/1]​​ rrjedh nga e drejta në trashëgimi e paraardhëses së​​ tyre​​ Nergjivane Kovaqi-Gashi​​ si trashëgimtare​​ e ish-​​ pronarit të parcelës​​ [nr.​​ 9170]​​ Sejfulla Kovaqi.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës në​​ kërkesën e tyre pretenduan​​ fillimisht se parcela [nr.​​ 9170] nuk ka​​ qenë në pronësi të I.​​ K., por në​​ emër të babait​​ të tij S.​​ K., i cili pas vdekjes kishte lënë si trashëgimtar të birin I.​​ K., dhe të​​ bijën Nergjivane Kovaqi-Gashi, respektivisht​​ paraardhëse/trashëgimlënëse​​ e parashtruesve të kërkesës.​​ 

 

  • Më 26 gusht 2013, Gjykata Themelore​​ në Prizren,​​ përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 648/2001],​​ refuzoi​​ kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesve të kërkesës me arsyetimin​​ se palë​​ kontraktuese​​ e kontratës mbi dhuratën [Leg.​​ nr.​​ 74/58] të 28 janarit 1958,​​ ka qenë​​ I.​​ K.,​​ në cilësinë e dhuratëdhënësit dhe​​ rrjedhimisht​​ prona kontestuese nuk ka qenë​​ ​​ emër të Sejfulla Kovaqit.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesit e kërkesës paraqitën ankesë kundër Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 648/2001] të 26 gushtit 2013, të Gjykatës Themelore,​​ duke pretenduar​​ shkelje esenciale​​ të dispozitave të​​ procedurës​​ kontestimore,​​ konstatim të gabuar dhe jo të plotë​​ të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës​​ materiale. Parashtruesit e kërkesës​​ përmes plotësimit të​​ ankesës​​ theksuan​​ se të​​ drejtën e tyre e bazojnë mbi bazën e përfaqësimit prej Sejfulla​​ Kovaqit.​​ 

 

  • Më 8 korrik 2019, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 595/2014],​​ refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 648/2001] e 26 gushtit 2013, të Gjykatës Themelore me arsyetimin se me asnjë provë​​ materiale parashtruesit e kërkesës nuk e kanë​​ argumentuar pretendimin se prona kontestuese [nr.​​ 9170] ka qenë​​ e regjistruar në emër të​​ Sejfulla Kovaqit.​​ 

 

Kërkesa për përsëritjen​​ e procedurës​​ 

 

  • Më 2 nëntor 2020, parashtruesit e​​ kërkesës​​ paraqitën propozimin​​ për përsëritjen e procedurës​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore​​ kundër​​ Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 1648/2001]​​ ​​ 26 gushtit 2013, të​​ Gjykatës Themelore në Prizren.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se as nga dosja e lëndës, por as nga vetë​​ parashtruesit e kërkesës, nuk ka njohuri nëse Gjykata Themelore ka nxjerrë​​ ndonjë vendim në lidhje me​​ kërkesën​​ e parashtruesit të​​ paraqitur me​​ 2 nëntor 2020.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesit e kërkesës​​ paraqitën​​ kërkesë për përsëritjen e procedurës​​ edhe​​ ​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër Aktgjykimit [C. nr. 1648/2001] të Gjykatës Themelore në Prizren.​​ Gjithashtu,​​ parashtruesit dorëzuan edhe plotësim ankesën, e cila mbanë​​ datën e​​ 4 shkurtit​​ 2014.​​ 

 

  • Më 6 maj 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [CN.​​ nr.​​ 11/21]​​ duke u bazuar në​​ nenet​​ 327 dhe 239 të Ligjit​​ nr. 03/l-006 për Procedurën Kontestimore​​ -​​ hodhi poshtë si të​​ palejuar propozimin për përsëritjen e procedurës me arsyetimin se​​ kërkesa​​ është paraqitur jashtë afatit ligjor.​​ 

 

  • Gjykata​​ e Apelit në​​ aktvendimin e saj​​ konkludoi​​ se:​​ 

 

“[...]​​ me zbatimin analog të​​ dispozitave të​​ LPK-së, lidhur me mjetet e jashtëzakonshme, nuk ka pengesë​​ ​​ gjykata e shkallës së​​ dytë​​ ta hedh si të​​ palejuar propozimin për përsëritjen e procedurës, meqë një veprim i tillë​​ nuk e ka ndërmarrë​​ gjykata e shkallës së​​ parë​​ [...]”.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ se gjykatat​​ e rregullta​​ kanë shkelur të drejtat e​​ tyre​​ të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim​​ të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe​​ nenin 1 të protokollit​​ 1 të KEDNJ-së,​​ si dhe nenin​​ 24 të Kartës Sociale Evropiane.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës përgjatë pretendimeve të tyre​​ theksojnë:​​ Paditësit Fetije (Qeko), Gashi, Ajsel Qeko-Gashi, Sevim Gashi, Suad Gashi dhe​​ Sylejman Gashi me padi vazhdimisht​​ kanë​​ pretenduar se patundshmëria kontestuese, e cila ka​​ qenë​​ objekt i kontratës mbi dhuratën, (Leg.​​ nr.74/53, dt. 28,12.1958),​​ e anuluar me aktgjykimin plotfuqishëm të Gjykatës Komunale në​​ Prizren C.​​ nr.​​ 991/95, dt. 07.05.1996, nuk ka​​ qenë​​ pronë​​ e babait​​ ​​ të​​ paditurve - Ibrahim Kovaqit (dajës​​ së​​ paditësve)​​ - Selvinaz Kovaqit etj; por është pronë​​ e gjyshit të​​ palëve ndërgjyqëse​​ Sejfulla​​ Kovaqit, i cili​​ ka pasur​​ dy​​ fëmije babën e të​​ paditurve Ibrahim Kovaqin dhe nanën e paditësve Nergjivane Kovaqi-Gashi”.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës përfundon duke kërkuar nga Gjykata,​​ “Vërtetim i pronësisë mbi bazën e trashëgimisë”.

 

 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

​​ [...]

 

Neni 46

[Mbrojtja e Pronës]

 

1. E drejta e pronës është e garantuar.

 

2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

 

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj eksproprijimin e pronës nëse ky eksproprijim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave eksproprijohet.​​ 

 

4. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë eksproprijimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

 

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Protokolli nr. 1 Neni 1 [Mbrojtja e Pronës]

 

1. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

 

 

Ligji nr. 03/l-006 për Procedurën Kontestimore

 

Neni 237

 

237.1 Propozimin për përsëritjen e procedurës të paraqitur pas afatit ligjor, atë jo të plotë, apo të palejueshëm, e hedhë poshtë gjykata e shkallës së parë me anë të aktvendimit pa mbajtur seancë gjyqësore.

 

[...]

 

Neni 239

 

239.1 Gjykata e shkallës së dytë vendosë mbi propozimin për përsëritjen e procedurës zakonisht jashtë seance për shqyrtim kryesor.​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ i ka​​ përmbushur kriteret për pranueshmëri të​​ kërkesës, të përcaktuara në Kushtetutë dhe më tej të parapara në Ligj dhe​​ të​​ specifikuara në Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës, i cili përcakton:

 

1.​​ 1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ shqyrton nëse parashtruesit e​​ kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç kërkohet me nenet​​ 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të​​ Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1.Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ […].

 

  • Gjykata më​​ tej​​ i referohet​​ paragrafëve​​ (1) (c)​​ dhe (3) (b) të​​ rregullit 39​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës, që parasheh:

 

 

  • Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[...]

 

(c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit​​ efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit,

 

[...]

 

(3)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të papranueshme nëse ndonjë nga kushtet në vijim është i pranishëm.

 

​​ […]​​ 

 

(b)​​ kërkesa nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën

[…]”.

 

  • Gjykata rikujton se në lidhje me kërkesën e dorëzuar, parashtruesit e kërkesës kontestojnë​​ Aktvendimin e Gjykatës së​​ Apelit [CN.​​ nr.​​ 11/21] të 6 majit 2021, përmes​​ të cilit pretendojnë shkelje të nenit​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe nenin 1 të protokollit 1 të KEDNJ-së, si dhe nenin 24 të Kartës Sociale Evropiane.

 

  • Gjykata, në vijim, do t’i trajtojë veç e veç secilin pretendim të parashtruesve të kërkesës, duke aplikuar praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mbi bazën e të cilës Gjykata, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata thekson se praktika e GJEDNJ-së përcakton se drejtësia e një procedure vlerësohet në bazë të procedurës si tërësi (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së Barbera, Messeque dhe Jabardo kundër Spanjës, Aktgjykimi të 6 dhjetorit 1988, paragrafi 68). Rrjedhimisht, gjatë vlerësimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata gjithashtu do t’i përmbahet këtij parimi (shih rastin e Gjykatës KI104/16,​​ parashtrues Miodrag Pavić, Aktgjykim i 4 gushtit 2017, paragrafi 38; dhe rastin KI143/16, parashtrues​​ Muharrem Blaku dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 13 qershorit 2018, paragrafi 31).

 

Pretendimi për shkeljen e​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ rikujton që​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ kontestojnë​​ Aktvendimin​​ e Gjykatës së​​ Apelit [CN.​​ nr.​​ 11/21] të 6 majit 2021,​​ përmes të cilit pretendojnë​​ shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i refuzimit të​​ kërkesës se tyre për​​ përsëritjen e​​ procedurës kontestimore.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesit e kërkesës​​ iu drejtuan Gjykatës së​​ Apelit me kërkesën​​ për përsëritjen e procedurës​​ dhe anulim të​​ Aktgjykimit [C. nr. 1648/2001] të Gjykatës Themelore në Prizren,​​ përmes​​ ​​ cilit aktgjykim ishte vendosur lidhur me meritat e rastit dhe më​​ pas ky aktgjykim ishte vërtetuar përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 595/2014] të 8 korrikut 2019, të Gjykatës së​​ Apelit.​​ 

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata​​ vëren​​ se Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [CN.​​ nr.​​ 11/21]​​ të 6 majit 2021 hodhi poshtë si të​​ palejuar propozimin për përsëritjen e procedurës me arsyetimin se kërkesa nuk i plotësonte kushtet​​ nga neni 237 të Ligjit​​ nr. 03/l-006 për Procedurën Kontestimore, përkatësisht​​ kërkesa ishte paraqitur jashtë afatit ligjor.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh këtë, Gjykata​​ vëren​​ se​​ Gjykata​​ Apelit, sipas kërkesës​​ për​​ përsëritje të​​ procedurës​​ gjyqësore të parashtruesve të​​ kërkesës, vendosën​​ ekskluzivisht​​ për​​ përmbushjen e kushteve procedurale për paraqitjen e​​ kërkesës​​ për​​ përsëritje të​​ procedurës​​ gjyqësore, dhe jo​​ për​​ meritat e rastit.

 

  • Gjykata, duke pasur parasysh se procedura konkrete ka të bëjë vetëm me çështjet që lidhen me përsëritjen e procedurës kontestimore, thekson se në pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • Sa i përket pretendimit të parashtruesve​​ të kërkesës për shkelje të së drejtës​​ për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, Gjykata, duke iu referuar praktikës gjyqësore të​​ GJEDNJ-së dhe praktikës gjyqësore të saj, përsëritë​​ se neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohen​​ në kërkesat për​​ rishikimin​​ ose përsëritjen e procedurës. (Shih,​​ në mënyrë analoge​​ rastet e Gjykatës Kushtetuese: KI159/15,​​ Sabri Ferati, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 13 qershorit 2016, paragrafi 37; KI80/15, 81/15 dhe 82/15,​​ Rrahim Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 27 dhjetorit 2016, paragrafi 31, shih gjithashtu rastet e GJEDNJ-së,​​ inter alia,​​ Oberschlick kundër Austrisë,​​ nr. 23727/94, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 21 marsit 1994,​​ Dowsett kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 8559/08, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 4​​ janarit 2011,​​ Sablon kundër Belgjikës, nr. 36445/97,​​ Aktgjykim i 10 prillit 2001,​​ paragrafi 86).

 

  • Gjithashtu, Gjykata rikujton se neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohet në përpjekjet e pasuksesshme për të rihapur një procedurë penale ose kontestimore, në bazë të fakteve të reja apo përmes procedurave të rishikimit të jashtëzakonshëm ose të posaçëm për arsye procedurale, të cilat nuk janë drejtpërdrejtë të disponueshme për personat fizikë dhe zbatimi i të cilave varet nga autorizimet diskrecionale të një autoriteti të caktuar (shih,​​ Vendimin e GJEDNJ-së​​ Tumilovich kundër Rusisë, kërkesa 47033/99, të 22 qershorit 1999).

 

  • Në këtë vazhdë, Gjykata rikujton praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, e cila parasheh:​​ “...​​ neni 6 i Konventës, nuk gjen zbatim, përderisa autoritetet​​ vendore nuk pranojnë të rihapin një procedurë, madje edhe në ato raste ku parashtruesi kishte paraqitur kërkesën për rihapje të procedurës në saje të një aktgjykimi të​​ mëparshëm​​ të Gjykatës me të cilin është vërtetuar se ka pasur shkelje të Konventës në lidhje me procedurën e kontestuar para gjykatave vendore (shih Aktgjykimin e GjEDNj-së Franz Fischer kundër Austrisë, kërkesa nr. 37950/97, e 29 majit 2001). Megjithatë, në atë moment kur procedura rihapet ose kur aprovohet rishikimi i jashtëzakonshëm i procedurës, mekanizmat mbrojtës nga neni 6 i Konventës zbatohen për tërë procedurën gjyqësore (shih,​​ Vendimin e GjEDNj-së Vanyan kundër Rusisë, kërkesa 53203/99, e 15 dhjetorit 2005, paragrafët 56-58).

 

  • Gjykata​​ konsideron​​ se pajtueshmëria​​ ratione materiae​​ e kërkesës me Kushtetutën rrjedh nga juridiksioni material i Gjykatës.​​ “E drejta në të cilën thirret parashtruesi i kërkesës duhet të mbrohet me Kushtetutë në mënyrë që një ankesë kushtetuese të jetë në pajtueshmëri ratione materiae me Kushtetutën.​​ (Shih rastet e Gjykatës Kushtetuese: KI80/15, 81/15 dhe 82/15,​​ Rrahim Hoxha, Aktvendimi për papranueshmëri,​​ i 27 dhjetorit 2016, paragrafi 31).

 

  • Prandaj,​​ Gjykata​​ konsideron se ankesat/pretendimet​​ e parashtruesve të kërkesës​​ lidhur me refuzimin nga​​ Gjykata e Apelit​​ për të​​ përsëritur​​ procedurën​​ nuk janë​​ ratione materiae​​ në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

Pretendimi për shkelje​​ të nenit​​ 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1​​ të​​ Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës pretendojnë shkelje të të​​ drejtave​​ pronësore​​ ​​ ngastrën kadastrale [nr.​​ 329/1]​​ mbi bazën e trashëgimisë së​​ paraardhëses së​​ tyre Nergjivane​​ Kovaqi-Gashi,​​ në cilësinë​​ e​​ trashëgimtares së​​ ish-​​ pronarit të parcelës [nr.​​ 9170],​​ Sejfulla Kovaqi.​​ 

 

  • ​​ këtë aspekt, Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë se parcela [nr.​​ 9170] nuk ka qenë në pronësi të I.​​ K., por në​​ emër të babait​​ të tij S.​​ K., i cili pas vdekjes kishte lënë si trashëgimtar të birin I.​​ K., dhe të bijën Nergjivane Kovaqi-Gashi, respektivisht paraardhëse/trashëgimlënëse e parashtruesve të kërkesës.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë të​​ drejtat​​ pronësore​​ mbi pronën kontestuese​​ ​​ cilësinë e trashëgimtarëve të Nergjivane Kovaqi-Gashi si pasardhëse e ish-pronarit të parcelës [nr.​​ 9170],​​ Sejfulla Kovaqi.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesit e kërkesës në esencë pretendojnë se​​ mosaprovimi i kërkesës për përsëritjen e procedurës nga ana e Gjykatës së​​ Apelit përmes Aktvendimit [CN.​​ nr.​​ 11/21] të 6 majit 2021, dhe​​ dështimi i​​ gjykatave të​​ rregullta,​​ që të vërtetojnë/konfirmojnë të​​ drejtat​​ pronësore​​ mbi pronën kontestuese përbën shkelje të​​ nenit 46 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesit e kërkesës përgjatë gjithë procesit​​ gjyqësor​​ të zhvilluar para gjykatave të rregullta​​ kërkonin​​ ​​ drejtat​​ pronësore mbi pronën duke pretenduar se I.​​ K., nuk ka qenë​​ pronar i parcelës [nr.​​ 9170] e kompensuar më​​ vonë​​ me parcelën [329/1] por parcela [nr.​​ 9170] ishte në​​ emër të S.​​ K., babai i I.​​ K.​​ dhe Nergjivane Kovaqi-Gashi.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vëren​​ se procedura ndaj parashtruesve të kërkesës e​​ zhvilluar para gjykatave të rregullta ne lidhje me​​ kërkesëpadinë e tyre​​ për vërtetim​​ ​​ ​​ drejtës​​ ​​ pronë,​​ ku ishte trajtuar në merita​​ dhe​​ pretendimi i​​ tyre​​ lidhur me​​ ​​ drejtat pronësore mbi pronën​​ kontestuese​​ kishin përfunduar​​ me​​ Aktgjykimin​​ [Ac. nr. 595/2014]​​ e​​ Gjykatës se Apelit, të​​ 8 korrikut 2019, i cili kishte konfirmuar në tërësi Aktgjykimin​​ [C. nr. 648/2001] e​​ Gjykatës Themelore, të 26 gushtit 2013, që kishte hedhur poshtë kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës për të drejtat pronësore mbi pronën kontestuese.

 

  • Rrjedhimisht, si "vendim i fundit", sipas nenit 49 te Ligjit është​​ Aktgjykimi​​ [Ac. nr. 595/2014] i​​ Gjykatës se Apelit, të 8 korrikut 2019, me të cilin ishte refuzuar​​ kërkesëpadia e parashtruesit kundër Aktgjykimin [C. nr. 648/2001] e Gjykatës Themelore, të 26 gushtit 2013​​ (shih, rastin e Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI112/19,​​ parashtrues​​ Ilir Kabashi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 2 dhjetorit 2019, paragrafi 43)

 

  • Andaj, Gjykata rikujton se Aktgjykimi [Ac. nr. 595/2014] i Gjykatës se Apelit ishte nxjerr më 8 korrikut 2019.​​ Edhe pse parashtruesi nuk ka cekur​​ datën​​ e pranimit​​ të këtij​​ vendimi, nga faktet e rastit,​​ është e qartë​​ se koha ne mes te pranimit​​ të aktgjykimit​​ dhe te​​ datës​​ se​​ dorëzimit​​ ​​ kërkesës​​ se tij, me​​ 12 korrik 2021, në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese, ka kaluar​​ periudhën​​ kohore prej 4 (katër) muajsh.

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49 te Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) te Rregullores se punës, është që të promovoje siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe të parandalohet mbajtja në gjendje pasigurie për një periudhe të gjatë kohore e palëve dhe personave të tjerë të përfshirë në procese gjyqësore (shih,​​ mutatis mutandis rastin​​ Sabri Güneş​​ kundër​​ Turqisë,​​ kërkesa​​ nr. 27396/06, Aktgjykim i GJEDNJ-se, i 29 qershorit 2012, paragrafi 39; dhe, rastin e​​ Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI140/13,​​ Ramadan Cakiqi,​​ Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 17 marsit 2014, paragrafi 24).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata arrin në përfundim se ky pretendim i parashtruesve të kërkesës për shkelje të të drejtave të tyre pronësore, të garantuara me nenin 46 të Kushtetutës, është i pasafatshëm në kuptim të nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës,​​ dhe si e tillë kjo pjesë e​​ kërkesës është e papranueshme.

 

  • Bazuar në sa më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa​​ si tërësi​​ deklarohet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe rregullin 39​​ (1) (c) dhe 39​​ (3)​​ (b)​​ të Rregullores së punës.

 

  • Rrjedhimisht:​​ 

 

  • ​​ lidhje me​​ pjesën e kërkesës përkitazi me​​ pretendimin​​ për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës si rezultat i refuzimit të​​ propozimit​​ për​​ përsëritjen​​ e procedurës​​ në​​ lidhje me meritat e kërkesës për të cilin tashmë​​ është​​ vendosur,​​ kërkesa​​ nuk​​ është​​ ratione materiae​​ në pajtim me Kushtetutën;

 

  • ​​ lidhje​​ me​​ pjesën tjetër të kërkesës përkitazi​​ me pretendimin për shkelje​​ ​​ nenit 46​​ të Kushtetutës,​​ është jashtë afatit.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit​​ 20​​ dhe 49​​ të Ligjit dhe të rregullit 39​​ (1)​​ (c)​​ dhe​​ 39​​ (3)​​ (b)​​ ​​ Rregullores së punës, më​​ 27 tetor​​ 2022, njëzëri​​ 

 

VENDOS

 

    • ​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;​​ 

 

    • ​​ PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Ajsel Gashi, Fetije Gashi-Qeko, Sevim Gashi, Suad Gashi dhe Sylejman Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile