Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 6822/22] të 27 dhjetorit 2022

Nr. të lëndës KI 45/23

Parashtruesit: Kujtim Amurllahi

Shkarko:

 

Prishtinë, më​​ 15 qershor​​ 2023

Nr. ref.:RK 2208/23

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI159/22

 

Parashtrues

 

Besarta Isufi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ [AC-I-22-0385]​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet​​ ​​ lidhen​​ me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të​​ 31​​ gushtit​​ 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesja e kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Besarta Isufi, me vendbanim në Mitrovicë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesja e kërkesës).​​ Parashtruesja e kërkesës përfaqësohet nga​​ Adem Vokshi, avokat​​ nga Prishtina.​​ ​​ 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [AC-I-22-0385]​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet​​ që lidhen​​ me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit i DHPGJS-së)​​ të​​ 31​​ gushtit​​ 2022​​ në lidhje me Aktvendimin​​ [C-III-22-0148]​​ e​​ Kolegjit të Specializuar të​​ Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet​​ që lidhen​​ me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së)​​ të​​ 7​​ qershorit 2022.

 

  • Aktvendimi​​ [AC-I-22-0385]​​ i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së i​​ 31​​ gushtit​​ 2022, i është dorëzuar përfaqësuesit të parashtrueses së kërkesës më​​ 2​​ shtator​​ 2022.​​ ​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimeve të lartpërmendura, me të cilat pretendohet se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe nenin​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin​​ 6.1 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).​​ 

 

  • Përveç kësaj, parashtruesja e kërkesës kërkon​​ nga Gjykata​​ që​​ të vendosë masë​​ ​​ përkohshme,​​ për ndalimin e ekzekutimit të Aktvendimit të DHPGJS-​​ [C-III-22-0148].

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në nenin​​ 113​​ (1)​​ dhe​​ (7)​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta),​​ nenet​​ 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme]​​ dhe​​ 47 [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji), si dhe në rregullat​​ 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ dhe​​ 56 [Kërkesa për masë të përkohshme]​​ të Rregullores së punës​​ ​​ Gjykatës Kushtetuese​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 18​​ tetor​​ 2022,​​ përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • ​​ 26​​ tetor​​ 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës​​ me​​ Vendimin​​ [nr.​​ GJR.​​ KI159/22]​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare raportuese dhe​​ me Vendimin​​ [nr.​​ KSH.​​ KI159/22]​​ caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha, anëtarë.​​ 

 

  • ​​ 31​​ tetor​​ 2022,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesen për regjistrimin e kërkesës dhe i dërgoi një kopje të kërkesës Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ DHPGJS).

 

  • ​​ 8​​ dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata kërkoi nga përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës të dorëzojë në Gjykatë Aktvendimin​​ [C-III-22-0148]​​ e DHPGJS-së të​​ 15​​ korrikut 2022, në mënyrë që Gjykata​​ ​​ vazhdojë më tej​​ me​​ procedimin.​​ ​​ 

 

  • ​​ 14​​ dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata pranoi nga përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës Aktvendimin e kërkuar​​ [C-III-22-0148]​​ të DHPGJS-së, të​​ 15​​ korrikut​​ 2022.​​ 

 

  • ​​ 16​​ dhjetor​​ 2022,​​ gjyqtari​​ Enver Peci​​ dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 10​​ janar​​ 2023,​​ Gjykata kërkoi informata shtesë nga​​ DHPGJS-ja lidhur me kërkesën e parashtrueses.​​ 

 

  • ​​ 26​​ janar​​ 2023,​​ Gjykata​​ pranoi një shkresë nga​​ DHPGJS-ja lidhur me kërkesën e Gjykatës.​​ ​​ 

 

  • ​​ 23 maj​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues​​ shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njëzëri i rekomandoi​​ Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ ​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ 

 

  • Gjykata që në fillim të shqyrtimit të gjendjes faktike vëren se thelbi i procedurës para kolegjeve të​​ DHPGJS-së​​ ndërlidhet​​ me vërtetimin e​​ të drejtës së​​ pronësisë mbi dy ngastra​​ kadastrale, nr.​​ 1413​​ dhe nr.​​ 1416,​​ të regjistruara me​​ nr.​​ 0-71208072-01413-0-185-0,​​ në Zonën Kadastrale të Mitrovicës, në sipërfaqe prej​​ 239 m2,​​ mbi të cilat​​ të dyja palët, përkatësisht Ndërmarrja Shoqërore “Jugobanka,​​ e cila përfaqësohet nga Autoriteti i Likuidimit​​ ​​ AKP-së​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ paditësi AKP)​​ dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut, konsiderojnë se kanë të drejta.​​ Duke pasur parasysh këtë, paditësi AKP, pranë​​ gjykatave kompetente,​​ inicioi​​ tri kërkesëpadi, përkatësisht:​​ 

 

  • kërkesëpadinë kundër Komunës së Mitrovicës së Jugut për vërtetimin e​​ të drejtës së pronësisë mbi ngastrat në fjalë;

 

  • kërkesëpadinë kundër Komunës së Mitrovicës së Jugut për shkak të pengimit të posedimit;​​ 

 

  • propozimin për caktimin e masës së sigurimit.​​ 

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata, duke shqyrtuar​​ me kujdes​​ shkresat e lëndës, gjeti se në kërkesën e saj​​ parashtruesja​​ konteston shprehimisht procedurën gjyqësore të zhvilluar sipas propozimit për caktimin e masës së sigurimit mbi ngastrat kontestuese, andaj, në vazhdim të aktvendimit, Gjykata​​ do t’i paraqesë faktet që janë të rëndësishme për të kuptuar thelbin e kërkesës në raport me procedurën e kontestuar gjyqësore.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 15 mars​​ 2013,​​ paditësi AKP​​ e parashtroi në Gjykatën Themelore në Mitrovicë​​ padinë për vërtetimin e​​ të drejtës së pronësisë, duke pretenduar se ai është pronar i ngastrave nr. 1413​​ dhe​​ 1416,​​ të​​ regjistruara​​ në kadastër në emër të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut,​​ duke kërkuar: “...​​ që të​​ obligohet e paditura, respektivisht Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e KK të Mitrovicës që të kryen regjistrimin e të drejtës së pronësisë të pronës së paluajtshme të theksuar në pikën e parë ...​​ në regjistër në dobi të paditësit Banka Themelore “Jugobanka” në Mitrovicë, si dhe të obligohet që paditësit t’ia kompensojë shpenzimet e procedurës....

 

  • ​​ 29​​ prill​​ 2021,​​ Komuna e Mitrovicës​​ së Jugut​​ nxori vendimin që një pjesë e ngastrave në fjalë në sipërfaqe prej​​ 139 m2​​ të këmbehet me​​ një​​ pjesë​​ ​​ ngastrës kadastrale të parashtrueses së kërkesës në sipërfaqe prej​​ 102 m2.

 

  • Duke pasur parasysh se është bërë këmbimi i​​ një​​ pjese​​ ​​ ngastrave që janë objekt i kontestit​​ ​​ është duke u zhvilluar lidhur me vërtetimin e të drejtës së pronësisë,​​ paditësi AKP inicioi një procedurë të re gjyqësore me propozimin për caktimin e masës së sigurimit mbi ngastrat në fjalë.​​ ​​ 

 

Procedura gjyqësore​​ lidhur me​​ propozimin për​​ caktimin​​ e masës së sigurimit​​ 

​​ 

  • ​​ 28​​ mars​​ 2022,​​ paditësi AKP​​ dorëzoi​​ në Gjykatën Themelore në Mitrovicë propozimin për caktimin e masës së sigurimit kundër Komunës së Mitrovicës së Jugut, si dhe kundër parashtrueses së kërkesës, duke​​ marrë​​ parasysh se​​ është bërë këmbimi i një​​ pjese të ngastrave në fjalë me një pjesë të ngastrës së parashtrueses së kërkesës.​​ ​​ 

​​ 

  • ​​ 1​​ prill​​ 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes Aktvendimit​​ [C.​​ nr. 346/22]​​ u​​ shpall jokompetente​​ në pikëpamje lëndore​​ për​​ të vendosur​​ lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit dhe i dërgoi shkresat e lëndës në​​ DHPGJS.

 

  • ​​ 10 maj 2022,​​ Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes aktit përcjellës​​ i​​ dërgoi​​ shkresat e lëndës​​ në DHPGJS.​​ 

 

  • ​​ 3​​ qershor 2022,​​ Komuna e Mitrovicës së Jugut e dorëzoi​​ në DHPGJS​​ përgjigjen​​ e saj​​ ndaj kërkesës për caktimin e masës së sigurimit,​​ në të cilën theksoi se ajo​​ kishte nxjerrë​​ një​​ aktvendim për këmbimin e pronës me parashtruesen e kërkesës​​ […],​​ se​​ ajo​​ ​​ kundërshton propozimin për caktimin e masës së sigurimit sepse​​ dhënia​​ e një mase të tillë do të paragjykonte vendimet meritore në lidhje me dy paditë e ngritura​​ dhe​​ se AKP nuk ka paraqitur pretendime për ekzistimin e një të drejte subjektive mbi pronën në fjalë, dhe as prova për dëmet e menjëhershme dhe të pariparueshme.​​ […].

 

  • ​​ 6​​ qershor​​ 2022,​​ paditësi AKP iu përgjigj kërkesës së​​ DHPGJS-së,​​ duke dorëzuar, përveç propozimit për caktimin e masës së sigurimit,​​ edhe​​ padinë për pengimin e posedimit, lirimin e pronës dhe kompensimin e dëmit kundër Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe parashtrueses së kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 7​​ qershor​​ 2022,​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së nxori Aktvendimin​​ [C-III-22-0148]​​ përmes të cilit​​ (i)​​ aprovoi si të bazuar kërkesën e AKP-së për caktimin e masës së sigurimit kundër Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe parashtrueses së kërkesës për vazhdimin e punimeve në hapësirën afariste dhe tjetërsimin e pronës në të ardhmen;​​ (ii)​​ masa e sigurimit mbetet në fuqi deri në vendosjen e çështjes kontestimore sipas padisë së paditësit AKP për pengimin e​​ posedimit​​ të paraqitur më​​ 6​​ qershor​​ 2022.​​ 

 

  • Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së në Aktvendimin e tij​​ [C-III-22-0148], ndër të tjera, theksoi se:

 

Sipas Nenit​​ 61​​ të Ligjit Nr. 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, gjykata mund të nxjerr një masë të sigurimit me kusht që parashtruesi të ofrojë prova të besueshme për ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij dhe se do të ketë dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme për palën nëse nuk miratohet masa e sigurimit...”.​​ ​​ 

[...]

“Kjo gjykatë konsideron se, janë përmbushur kriteret e parapara me nenin​​ 61​​ të Ligjit për Dhomën e Posaçme, për arsyet si në vijim: Paditësja AKP-ja nga pretendimet e pohuara në padi​​ (C.​​ nr.​​ 206/2013)​​ dhe në kërkesën për masë të sigurimit si dhe me provat e dorëzuara në gjykatë, në këtë fazë të procedurës e ka bërë të besueshme ekzistimin e kërkesës subjektive të saj në pasurinë e paluajtshme për të cilën kërkohet masa e sigurisë për arsye se nuk është kontestuese se Objekti i Bankës “Jugobanka”​​ (më vonë Bankkos)​​ është pronë shoqërore me të cilën​​ qeverisë Agjencia Kosovare e Privatizimit e që nënkupton se çfarëdo ndryshimi lidhur me pronësinë e këtij objekti si send i paluajtshëm nuk mund të bëhen pa lejen dhe pëlqimin e AKP-së”.​​ 

[...]

“Kjo gjykatë konsideron se plotësohet edhe kushti tjetër që kërkohet konform nenit 61​​ par. 1 të Ligjit Nr. 06/L-086​​ se në rast të mos caktimit të masës së sigurisë, propozuesja do të ketë dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme sepse ekziston rreziku që kundër propozuesja e parë këtë pasuri të paluajtshme ta tjetërsoi te persona privat apo subjekte juridike me pronësi dhe kapital privat”.​​ 

 

  • ​​ 29​​ qershor​​ 2022,​​ Komuna e Mitrovicës së Jugut paraqiti ankesë në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së kundër Aktvendimit​​ [C-III-22-0148]​​ të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së të​​ 7​​ qershorit​​ 2022,​​ duke​​ ngritur​​ të njëjtat argumente si në përgjigjen ndaj kërkesës për caktimin e masës së sigurimit.​​ 

 

  • ​​ 19​​ korrik​​ 2022,​​ përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës paraqiti ankesë kundër Aktvendimit​​ [C-III-22-0148]​​ të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së të​​ 7​​ qershorit​​ 2022, duke kërkuar që aktvendimi i ankimuar të ndryshohet dhe​​ të refuzohet si i pabazuar​​ propozimi për masën e sigurimit. Për më tepër, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës theksoi se vendimi i kontestuar nuk është i mbështetur ligjërisht​​ për arsye se​​ nuk janë plotësuar kushtet për miratimin e masës së sigurimit në bazë të nenit​​ 61.1​​ të Ligjit për Dhomën e Posaçme​​ pasi që e njëjta nuk ka pasur mundësi t’iu përgjigjet me kohë deklarimeve të propozuesit për caktimin e masës së sigurimit.​​ ​​ 

 

  • ​​ 2​​ gusht​​ 2022,​​ paditësi AKP dorëzoi në​​ DHPGJS​​ një parashtresë me të cilën iu përgjigj përgjigjes së Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke e kundërshtuar ankesën në tërësi, për shkak se Komuna nuk ka paraqitur​​ asnjë​​ bazë të besueshme​​ ligjore dhe as nuk ka vërtetuar ndonjë gjendje faktike të ndryshme nga ajo e vërtetuar me Aktvendimin e kontestuar. Për më tepër, paditësi AKP pretendoi​​ se​​ ka ofruar prova të mjaftueshme për të dëshmuar se prona e Ndërmarrjes Shoqërore është pronë shoqërore dhe se si e tillë nuk mund të këmbehet me persona privat.

 

  • ​​ 4​​ gusht​​ 2022,​​ paditësi AKP,​​ përsëri​​ e dorëzoi në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së një parashtresë në formë të përgjigjes ndaj ankesës së paraqitur nga përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës, duke pretenduar se ajo nuk​​ ishte​​ e bazuar​​ në ligj.​​ Në këtë parashtresë, paditësi AKP, theksoi se parashtruesja e kërkesës nuk​​ e arsyetoi​​ pretendimin se gjykata​​ kishte shkelur​​ procedurën kontestimore, dhe as​​ pretendimin për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe për zbatimin e gabuar të së drejtës materiale.​​ ​​ 

 

  • ​​ 31​​ gusht​​ 2022,​​ Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së nxori Aktvendimin​​ [ AC-I-22-0385],​​ përmes të cilit refuzoi ankesat e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe parashtrueses së kërkesës, duke vërtetuar Aktvendimin e shkallës së parë të​​ DHPGJS-së​​ [C-III-22-0148]​​ ​​ 7​​ qershorit​​ 2022.​​ 

 

  • Në arsyetimin e tij, Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së theksoi se:​​ 

 

[...]

 

Në lëndën në fjalë, Kolegji i Apelit vëren se paditësi me Propozimin për caktimin e masës së sigurisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me datë​​ 28​​ mars​​ 2022, dhe me padinë e dorëzuar në​​ DHPGJS​​ më​​ 08​​ qershor​​ 2022, ka dorëzuar disa prova bindëse për gjykatën se ajo e ka të drejtën e pronësisë për objektin e Bankës Themelore “Jugobanka” në Mitrovicë, e cila me Leje të Komunës​​ së Mitrovicës ishte ndërtuar në ngastrat nr.​​ 01413/0​​ dhe​​ 1416/0,​​ të cilat ngastra në bazë të regjistrit kadastral janë në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Jugut.​​ 

 

Tutje Kolegji i Apelit vëren se e paditura e I-rë ka marrë Vendim nr.​​ 02-060/01-0029209/21-7​​ të datës​​ 29.04.2021,​​ me të cilin ajo ka vendosur që një pjesë të sipërfaqes prej​​ 139 m2​​ të pronës lëndore,​​ ta këmbej me një pjesë të pronës së personit privat në sipërfaqe prej​​ 102 m2.​​ Andaj edhe ky veprim i Komunës së Mitrovicës së Jugut i ndërmarrë pa lejen e AKP-së, paraqet veprim që nuk është në përputhje me Ligjin e AKP-së, dhe ky veprim ka rrezik që të shkakton tjetërsimin e pronës lëndore nga personat privat. Po ashtu nëse vazhdojnë punimet e filluara në objektin lëndor, mund të vjenë deri te ndryshimi i strukturës edhe të gjendjes fizike të objektit, për të cilin AKP-ja ka ofruar dëshmi se është pronë shoqërore e Bankës Themelore “Jugobanka” në Mitrovicë.​​ ​​ 

 

[...]

 

Të paditurat në ankesën e tyre pretendojnë se me Aktvendimin e ankimuar janë shkelur dispozitat procedurale dhe gabimisht është aplikuar edhe e drejta materiale. Këto pretendime nuk janë argumentuar, andaj nuk konsiderohen pretendime të drejta, prandaj nuk i pranon si të bazuara Kolegji i Apelit.​​ 

 

[…]​​ Kolegji i Apelit ankesën e​​ […]​​ të paditurës së II-të e refuzon si të pabazuar dhe e vërteton Aktvendimin e Kolegjit të shkallës së parë, sa i përket meritave, si të drejtë dhe të bazuar në ligj”.​​ 

 

Pretendimet e parashtrueses së kërkesës​​ ​​ 

 

  • Përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës pretendon se aktvendimet e të dy kolegjeve të​​ DHPGJS-së​​ cenojnë​​ të drejtat e parashtrueses së kërkesës, të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ dhe nenin​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së.

 

  • Në mbështetje të shkeljeve të pretenduara të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ të​​ KEDNJ-së,​​ përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës shton se,​​ […]​​ nëse masa e sigurimit përcaktohet pa mbajtur seancë, ajo duhet të caktohet për një periudhë kohore të caktuar dhe pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese me shkrim.

 

  • Më tej, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës thekson se,​​ Në bazë të nenit​​ 61​​ par.​​ 2​​ të ligjit për​​ DHPGJS-,​​ Gjykata është dashur që paditurave Komunës së Mitrovicës dhe parashtrueses së kërkesës, t’ua jep mundësinë që t’i paraqesin argumentet kundërshtuese të tyre kundër propozimit për caktimin e masës së sigurisë. Mirëpo, Gjykata për arsye të panjohur vetëm të paditurës së parë ia ka dhënë mundësinë për t’i paraqitur argumentet kundërshtuese, duke ia dorëzuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë dhe provat”.​​ Në këtë kontekst, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës pretendon se gjykata me këto veprime​​ shkeli​​ parimin e kontradiktoritetit, që është​​ një​​ hap i domosdoshëm procedural për t’ua mundësuar palëve​​ një trajtim të barabartë​​ dhe të kenë mundësi të kundërshtojnë pretendimet dhe argumentet e palës kundërshtare, dhe për rrjedhojë, mosdërgimi i padisë, propozimit dhe provave, si dhe mungesa e mundësisë për parashtruesen e kërkesës për t’u përgjigjur, përbëjnë shkelje të parimeve të kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve, siç garantohen me nenin 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ të​​ KEDNJ-.

  • Sa i përket shkeljes së nenit 32 të Kushtetutës, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës pretendon se i​​ tërë​​ procesi gjyqësor​​ ishte​​ i padrejtë dhe ishte zhvilluar në kundërshtim​​ me Kushtetutën, për arsye se​​ asaj​​ nuk i është mundësuar​​ paraqitja e provave. Më konkretisht, gjykata e shkallës së dytë nuk e mori në shqyrtim pretendimin e saj ankimor se provat e saj nuk janë shqyrtuar nga gjykata e shkallës së parë, ndërsa pikërisht ky pretendim ka qenë vendimtar për të marrë një vendim të ligjshëm. Rrjedhimisht, ai konsideron se parashtruesja​​ e kërkesës​​ nuk ka mundur​​ t’i​​ përdorë​​ mjetet juridike në procedurë​​ në mënyrë efektive.​​ ​​ 

 

  • Përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës, ndër të tjera,​​ ngre pretendimin që i referohet pjesës​​ e procedurës​​ e cila është ende​​ në fazën e shqyrtimit dhe vendosjes nga kolegjet kompetente të​​ DHPGJS-së,​​ dhe​​ ndërlidhet me​​ padinë për pengim​​ të posedimit.​​ Më konkretisht, lidhur me këtë, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës konsideron se “është dorëzuar pas kalimit të afatit ligjor prej​​ 30​​ ditësh të paraparë me nenin​​ 114​​ të Ligjit për pronësinë dhe të drejtat e tjera sendore, dhe se pas skadimit të afatit ligjor prej 30 ditësh shuhet e drejta për të kërkuar mbrojtje nga ana e gjykatës për pengim posedim”.​​ 

 

Pretendimet lidhur me caktimin e masës së përkohshme​​ ​​ 

 

  • Sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës thekson se përmes ndalimit të vazhdimit të punimeve në hapësirën afariste dhe ndalimit të tjetërsimit të pronës, parashtrueses së kërkesës i shkaktohet dëm tejet i madh dhe i pariparueshëm pasi që i pamundësohet shfrytëzimi i objektit për një periudhë të pacaktuar kohore.​​ Përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës pretendon se:​​ ...​​ është dëm i vazhdueshëm pasi që të njëjtës i pamundësohet shfrytëzimi i objektit​​ përfshirë edhe inkasimi i qirasë në vlerë prej​​ 2,500.00​​ € në muaj apo në shumë prej​​ 3,000.00​​ € në​​ vit. Kur kihet parasysh se ky proces gjyqësor mund të zgjasë me vite të tëra​​ (njëra padi e paraqitur nga AKP është e vitit​​ 2013​​ ndërsa tjetra është paraqitur në vitin​​ 2022)​​ rrjedh se ky dëm [...]​​ mund të arrijë në shumë tejet të lartë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes”.​​ Gjithashtu, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës thekson se Ligji për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullorja e punës përcaktojnë​​ dy baza jokumulative:​​ (i)​​ për të evituar rreziqet​​ ose dëmet​​ e​​ pariparueshme dhe​​ (ii)​​ se marrja e këtyre masave të përkohshme është në interesin​​ publik, dhe për të cilat në rastin konkret pretendohet se të dyja janë përmbushur.​​ ​​ 

 

  • Në fund, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës kërkon nga Gjykata të​​ vendosë​​ masën e përkohshme dhe të ndalojë ekzekutimin e Aktvendimit​​ [C-III-22-0148]​​ të DHPGJS-së, si dhe të deklarojë kërkesën të pranueshme, duke konstatuar se​​ ka pasur shkelje të nenit​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe​​ nenit​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së dhe njëkohësisht të shpallë të pavlefshëm Aktvendimin​​ [AC-I-22-00385]​​ e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-​​ ​​ 31​​ gushtit​​ 2022​​ dhe Aktvendimin​​ [C-III-22-0148]​​ e DHPGJS-së të​​ 7​​ qershorit​​ 2022.​​ Përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës propozon që Aktvendimi​​ [C-III-22-0148]​​ i DHPGJS-së i​​ 7​​ qershorit​​ 2022​​ t’i kthehet​​ DHPGJS-së në rishqyrtim dhe rivendosje.​​ ​​ 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ ​​ 

​​ 

Neni​​ 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • “Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

Neni​​ 32

​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ 

 

“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj”.​​ 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT​​ ​​ 

 

Neni​​ 6.1

(E drejta për një proces të rregullt)​​ 

 

1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij”.​​ 

[...]

 

LIGJI NR.​​ 06/L-086​​ PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT​​ 

 

Neni​​ 61​​ 

Masat e sigurimit​​ 

 

  • “Pas parashtrimit të propozimit nga njëra palë, Dhoma e Posaçme mund të caktojë një masë të sigurimit me kusht që parashtruesi jep prova të besueshme për ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij dhe se do të ketë dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme për palën nëse nuk miratohet masa e sigurimit. Dëmi konsiderohet si i “pariparueshëm” vetëm nëse nuk mund të zhdëmtohet në mënyrë të arsyeshme me anë të një kompensimi financiar. Propozimi për caktimin e masës së sigurimit duhet dorëzuar së bashku me kërkesën, ose nëse dorëzohet pas parashtrimit të një kërkesë/padie, atëherë ajo duhet t’i referohet asaj kërkese/ padie.

 

  • Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim lidhur me propozimin për caktimin e masës e sigurimit pa mbajtjen e seancës dëgjimore dhe pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese me shkrim. Kur ekzistojnë rrethana urgjente që detyrojnë Dhomën e Posaçme të veprojë menjëherë​​ lidhur me propozimin, atëherë Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim për propozimin për caktimin e masës së sigurimit pa ia dorëzuar propozimin palës tjetër. Masa e sigurimit caktohet vetëm për një periudhë kohore të caktuar dhe mund të zgjatet pas parashtrimit të kërkesës”.​​ 

 

[...]

 

 

Neni​​ 6

Paditësit dhe të paditurit​​ 

 

[...]

 

  • “I paditur në procedurat para Dhomës së Posaçme është::

 

    • […]​​ secili person të cilin Dhoma e Posaçme apo ndonjë kolegj i saj e konsideron të domosdoshëm apo të përshtatshëm për ta pranuar si Palë Kundërshtare me qëllim të sigurimit të gjykimit të plotë dhe të saktë të rastit apo çështjes në fjalë.”

 

[...]

 

LIGJI NR.​​ 03/L-154​​ PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT TJERA SENDORE​​ 

 

Neni​​ 114

Shuarja e kërkesës​​ 

 

Kërkesa mund të parashtrohet vetëm në afatin prej 30 (tridhjetë) ditësh, pasi që poseduesi e merr dijeni lidhur me privimin apo pengimin e posedimit të tij. Kërkesa shuhet pas kalimit të një viti nga privimi ose pengimi i posedimit”.​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parapara​​ me Ligj dhe të​​ parashikuara​​ më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata​​ po ashtu​​ i​​ referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1.​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj”. ​​ 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesja e kërkesës është palë e autorizuar, e cila konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [AC-I-22-0385]​​ e Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së të​​ 31​​ gushtit​​ 2022,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike. Parashtruesja e kërkesës gjithashtu​​ i ka sqaruar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur, në pajtim me​​ kërkesat e​​ nenit​​ 48​​ të Ligjit, si dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin​​ 49​​ të Ligjit.​​ ​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet​​ rregullit​​ 39 (2)​​ të Rregullores së punës, që përcakton se:​​ 

 

(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.​​ 

 

  • Gjykata së pari thekson se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajtja e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ1-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen​​ si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura​​ ose​​ të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e​​ GJEDNJ-së,​​ Kemmachev​​ kundër Francës,​​ kërkesa nr.​​ 17621/91, kategoria (i),​​ Mentzen​​ kundër Letonisë,​​ kërkesa nr.​​ 71074/01, kategoria (ii)​​ dhe​​ Trofimchuk​​ kundër Ukrainës,​​ kërkesa nr.​​ 4241/03, kategoria (iii)).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata,​​ fillimisht do të rikujtojë​​ thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe​​ pretendimet përkatëse të parashtrueses së​​ kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Duke iu kthyer rastit konkret, Gjykata rikujton se thelbi i kërkesës ndërlidhet me procedurën e iniciuar nga paditësi AKP​​ përmes​​ propozimit​​ për​​ caktimin​​ e masës së sigurimit. Gjykata rikujton se​​ fillimisht​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së,​​ e më pas Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së,​​ caktuan​​ masën e sigurimit mbi ngastrat në fjalë, deri në marrjen e vendimit për të drejtat pronësore në procedurën kryesore​​ e cila​​ është duke u zhvilluar pranë​​ kolegjeve të DHPGJS-së.​​ 

 

  • Pikërisht ky fakt do të jetë udhërrëfyes për Gjykatën gjatë trajtimit të kërkesës së parashtrueses. Gjithashtu, Gjykata duhet të theksojë se këtë kërkesë do ta shqyrtojë vetëm në lidhje me pretendimet e parashtrueses së kërkesës, duke mos u lëshuar në ato pretendime​​ që ndërlidhen drejtpërdrejt me procedurat e tjera​​ gjyqësore​​ që janë në procesin e vendimmarrjes.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konstaton​​ se parashtruesja e kërkesës bazën e shkeljes së nenit​​ 31​​ të Kushtetutës dhe nenit​​ 6​​ të​​ KEDNJ-së,​​ lidhur me parimin e kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve, e ndërlidh me pretendimet​​ se:​​ i)​​ nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurimit të përcaktuara në nenin​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të Ligjit nr.​​ 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ ii)​​ masa e sigurimit​​ ka mundur të caktohet​​ vetëm pasi të gjitha palët të​​ kishin paraqitur argumentet e tyre​​ dhe se masa nuk​​ ka qenë​​ urgjente,​​ iii)​​ masa e sigurimit është caktuar pa mbajtur seancën​​ publike,​​ iv)​​ masa e sigurimit​​ është dashur të përcaktohet me kohëzgjatje.​​ ​​ 

 

  • Megjithatë, para procedurës së analizimit të pretendimeve të parashtrueses së kërkesës, Gjykata vëren se shkeljet e pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës lidhur me nenin 6 të KEDNJ-së, parashtruesja e kërkesës i ndërlidh si me procedurën e vendimmarrjes në Kolegjin e Specializuar të​​ DHPGJS-së,​​ ashtu edhe në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ gjë që në thelb i imponon Gjykatës detyrimin që të dy vendimet “t’i shqyrtojë në tërësinë e tyre” në kontekst të shkeljeve të pretenduara të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës, gjë që është në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ GJEDNJ),​​ e cila thotë se “është detyrë e Gjykatës që të shqyrtojë procedurat në tërësi, që në rastin konkret përfshin të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta në një procedurë të vetme​​ (shih,​​ ndër të tjera, Aktgjykimin e GJEDNJ-së në rastin​​ Helmers​​ kundër Suedisë,​​ ​​ 29​​ tetorit​​ 1991,​​ kërkesa nr.​​ 11826/85, Seria​​ A​​ nr. 212,​​ faqe​​ 15,​​ paragrafi​​ 31).

 

i)​​ në lidhje me pretendimin për mosplotësimin​​ e​​ kushteve​​ ligjore për caktimin e masës së sigurisë

 

  • Gjykata, duke iu kthyer rastit konkret dhe duke shqyrtuar pretendimin e parë dhe të dytë të parashtrueses së kërkesës, përkatësisht pretendimet se shkelja e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, ka ndodhur për arsye se​​ i)​​ nuk janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurimit, të përcaktuara në nenin​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të Ligjit nr.​​ 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës​​ Supreme të Kosovës,​​ Gjykata​​ rikujton se neni​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ i Ligjit të përmendur​​ (të cituar më lart),​​ parashikon​​ kushtet që duhet të plotësojë​​ një propozim​​ për vendosjen e masës së​​ siguri​​ në ​​ mënyrë që të jetë​​ i pranueshëm.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata rikujton se dispozita ligjore e lartpërmendur në përmbajtjen e saj parashikon dy kushte që duhet të plotësohen në mënyrë kumulative dhe ato janë i)​​ “ekzistenca e​​ ​​ drejtës​​ subjektive”​​ dhe ii)​​ “ekzistenca e​​ “rrezikut​​ nga dëmi i​​ pariparueshëm”,​​ në mënyrë që​​ propozimi për vendosjen e masës​​ së sigurisë​​ të jetë i bazuar.​​ Në mbështetje të​​ kësaj, gjykatat e rregullta janë të obliguara të vlerësojnë nëse propozimi i paraqitur i plotëson kushtet e përcaktuara të dispozitës së lartpërmendur ligjore.

 

  • ​​ të vërtetë, Gjykata, duke​​ shqyrtuar arsyetimin​​ e vendimeve të të dy​​ kolegjeve​​ të dhomës së posaçme, vëren se para miratimit të propozimit për vendosjen e masës së sigurisë të paraqitur nga​​ paditësi​​ AKP, ato​​ vlerësuan përmbushjen e kushteve të lartpërmendura. në bazë të provave të paraqitura​​ së bashku​​ me propozim, dhe se vetëm pas vlerësimit të tyre konstatuan​​ se janë plotësuar të dyja kushtet, gjë që​​ çoi​​ në miratimin e propozimit.

 

  • Gjykata në këtë pikë duhet të theksojë se ajo nuk do të lëshohet në analizën dhe vlerësimin e cilësisë së propozimit për caktimin e masës së sigurimit të paraqitur nga paditësi AKP, prandaj as nuk do të shprehë mendimin e saj për çështjen nëse thelbi dhe përmbajtja e propozimit të paditësit AKP i plotësojnë kushtet që mund të kualifikohen si​​ “rrethana urgjente​​ sepse kjo çështje është ekskluzivisht në juridiksionin e gjykatave të rregullta, në këtë rast në juridiksionin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së.​​ Një qëndrim i tillë i Gjykatës rezulton nga fakti se është pikërisht roli i gjykatave të rregullta që të interpretojnë gjendjen faktike dhe të zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin​​ Akdivar​​ kundër Turqisë,​​ nr.​​ 21893/93,​​ Aktgjykim i GJEDNJ-së i​​ 16​​ shtatorit​​ 1996,​​ paragrafi​​ 65; rastin​​ Khan​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr.​​ 35394/97,​​ GJEDNJ,​​ Aktgjykim i​​ 4​​ tetorit​​ 2000,​​ paragrafi​​ 34;​​ shih, po ashtu, rastin​​ KI70/11, parashtrues:​​ Faik Hima, Magbule Hima​​ dhe​​ Besart Hima,​​ Gjykata Kushtetuese,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 16​​ dhjetorit​​ 2011).​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konsideron​​ se pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës​​ se propozimi për vendosjen e masës së sigurisë​​ nuk plotëson​​ kushtet​​ e nenit 61 të ligjit të përmendur,​​ janë të pabazuara.

 

ii)​​ Në lidhje me pretendimin se masa e sigurisë mund të vendosej vetëm pasi të gjitha palët të kenë paraqitur argumentet e tyre dhe se masa nuk ishte urgjente

 

  • Në mbështetje të pretendimit të dytë të parashtrueses së kërkesës, Gjykata vëren​​ se dispozita e përmendur e paragrafit 2 të nenit​​ 61​​ të Ligjit nr. 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, në pjesën e saj të dytë thotë,​​ kur ekzistojnë rrethana urgjente​​ [...]​​ atëherë Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim për propozimin për caktimin e masës së sigurimit pa ia dorëzuar propozimin palës tjetër”.​​ 

 

  • Është evidente se paragrafi​​ 2​​ i nenit​​ 61​​ të Ligjit nr.​​ 06/L-086,​​ parasheh edhe përjashtime të caktuara kur masa se sigurimit mund të vendoset pa deklarimin paraprak të palës kundërshtare, me kusht që propozimi i plotëson kushtet e​​ rrethanave urgjente”.​​ Në bazë të kësaj është e qartë se Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së nuk e interpretoi në mënyrë restriktive dispozitën e lartpërmendur kur​​ nxori​​ vendimin për caktimin e masës së sigurimit pa i dhënë mundësinë palës kundërshtare për t’iu përgjigjur asaj.  ​​​​ ​​ 

 

  • Me qëllim që Gjykata të sqarojë edhe më tepër veprimet e Dhomës së Posaçme të​​ DHPGJS-së,​​ ajo i kthehet sërish pjesës së paragrafit​​ 2​​ të nenit​​ 61​​ të ligjit të përmendur, ku thuhet​​ kur ekzistojnë rrethana urgjente“,​​ ku Gjykata, gjatë shqyrtimit të pjesës përkatëse të paragrafit 2, gjen se vetë ligji e kualifikon veprimin procedural​​ në fjalë, përkatësisht propozimin për caktimin e masës së sigurimit, si​​ “rrethanë urgjente”,​​ gjë që​​ në vetvete kërkon vendimmarrje të përshpejtuar sipas një propozimi të tillë.​​ ​​ 

 

  • Gjykata konstaton se Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, duke vlerësuar rrethanat në të cilat kërkohet vendosja e masës së sigurisë për rastin,​​ konkludoi se ato rrethana plotësojnë kriterin e urgjencës, duke vendosur kështu​​ rastin,​​ për​​ të cilën​​ kërkohet​​ vendosja e masës së​​ sigurisë,​​ në sistemin e mbrojtjes institucionale.

 

  • Për më tepër,​​ gjatë shqyrtimit të​​ procedurës​​ pranë​​ Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ në mbështetje të pretendimit se​​ parashtruesja e kërkesës​​ nuk ka pasur mundësi të​​ deklarohet në lidhje​​ me propozimin e​​ paditësit AKP,​​ për këtë Gjykatë nuk është kontestues fakti nëse parashtruesja e kërkesës ka pasur mundësi për të kundërshtuar propozimin e propozuesit,​​ sepse nga shkresat e lëndës, përmbajtja e kërkesës së saj, si dhe nga vetë vendimi i Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së, mund të konkludohet se ajo si kundërpropozuese ka pasur mundësi që përmes përfaqësuesit të saj pranë Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së, të deklarohet dhe t’i përgjigjet me shkrim propozimit të paditësit AKP.​​ Më konkretisht, Gjykata gjen se përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës, më​​ 19​​ korrik​​ 2022,​​ paraqiti ankesë kundër Aktvendimit​​ [C-III-22-0148], duke kërkuar që Aktvendimi i ankimuar të ndryshohet dhe të refuzohet si i pabazuar propozimi për caktimin e masës së sigurimit, duke paraqitur argumente me të cilat e kundërshtoi propozimin e paditësit AKP.​​ ​​ 

 

  • Në mbështetje të kësaj, Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së i shqyrtoi argumentet e paraqitura të parashtrueses së kërkesës, me të cilat ajo kundërshtoi propozimin e paditësit AKP, ku ajo në radhë të parë theksoi​​ shkeljen e dispozitave​​ procedurale dhe​​ aplikimin​​ e gabuar të së drejtës materiale.​​ Pikërisht siç rezulton nga Aktvendimi i kontestuar, Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së, duke i shqyrtuar këto​​ pretendime​​ në kontekst të shkeljeve të mundshme, vlerësoi se​​ këto pretendime nuk janë argumentuar, andaj nuk konsiderohen pretendime të drejta, prandaj nuk i pranon si të bazuara Kolegji i Apelit”.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh të lartcekurat, Gjykata konsideron se të dy kolegjet e Dhomës së Posaçme, në përputhje me specifikat e tyre,​​ në kuptimin procedural,​​ kanë respektuar​​ parakushtet ligjore​​ të parashikuara me nenin​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ ​​ Ligjit të lartpërmendur, në mënyrën e parashikuar në të. Rrjedhimisht, Gjykata i konsideron të pabazuara të dyja këto pretendime të parashtrueses së kërkesës. ​​ 

 

iii)​​ në lidhje me pretendimin se masa e sigurisë është vendosur pa​​ mbajtjen e​​ seancës​​ publike

 

  • Më tej, sa i përket pretendimit të tretë të parashtrueses së kërkesës,​​ iii)​​ se masa e sigurimit është caktuar pa mbajtur seancën publike, Gjykata konsideron se ajo, duke iu përgjigjur pretendimit të parë dhe të dytë të parashtrueses së kërkesës, iu përgjigj gjithashtu edhe pretendimit të tretë të saj. Megjithatë, Gjykata do ta përsërisë edhe në këtë pjesë, në mënyrë që të jetë më e kuptueshme dhe më e qartë për parashtruesen e kërkesës. Në mbështetje të kësaj, Gjykata i kthehet sërish përmbajtjes së dispozitës ligjore të nenit​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të Ligjit të lartpërmendur, ku thuhet se gjykata mund të nxjerrë një vendim lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit​​ “[...]​​ pa mbajtjen e seancës dëgjimore”.​​ Në mbështetje të kësaj, Gjykata​​ konstaton​​ se dispozita ligjore e​​ cekur më lart​​ nuk përmend shprehimisht një seancë publike gojore, por me​​ shkrim, të cilën parashtruesja e kërkesës, sipas konkluzioneve të Gjykatës, e ka pasur në kuptimin procedural në një pjesë të procedurës gjyqësore.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata e konsideron të pabazuar pretendimin e parashtrueses së kërkesës se shkelja e nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së seancës publike​​ gjatë​​ procedurës​​ ​​ vendosjes për propozimin për caktimin e masës së sigurimit.​​ 

 

iv)​​ në lidhje me​​ pretendimin se është dashur të përcaktohet kohëzgjatja e masës së sigurisë​​ 

 

  • Sa i përket pretendimit të katërt,​​ iv)​​ se masa e sigurimit është dashur të përcaktohet me kohëzgjatje, Gjykata thekson se​​ propozimi nga padia për caktimin e masës së sigurimit realizohet në procedura të posaçme, që janë të ndara nga procedura e kërkesëpadisë në merita, dhe këto procedura, siç e kemi parë nga pjesa e cituar të paragrafit 2 të nenit 61 të Ligjit të lartpërmendur, në parim janë procedura të shpejta. Në këto procedura vendoset përkohësisht për marrjen e një ose disa masave me karakter të përkohshëm, por që mund të zgjasin deri në realizimin faktik të kërkesës kryesore të propozuesit të sigurimit. Kjo do të thotë se kohëzgjatja e vendimit për sigurimin nuk është e kufizuar me kohë, por mund të zgjasë deri në marrjen e vendimit në merita, ose kur gjykata e cila ka caktuar masën e sigurimit vlerëson se janë mënjanuar të gjitha kushtet dhe supozimet për të cilat ajo është caktuar dhe për këtë arsye është e panevojshme që ajo si e tillë të vazhdojë të jetë në fuqi.​​ 

 

  • Prandaj, duke e shqyrtuar me kujdes pretendimin konkret të parashtrueses së kërkesës me përmbajtjen e vendimeve të të dy kolegjeve të Dhomës së Posaçme lidhur me kohëzgjatjen e masës së sigurimit, Gjykata gjen se të dy kolegjet e Dhomës së Posaçme kanë përcaktuar shprehimisht kohëzgjatjen e saj, në atë mënyrë që intervalin e saj​​ të kohëzgjatjes e ndërlidhën me kohën e përfundimit të procedurës mbi meritat e kërkesëpadisë së propozuesit, përkatësisht, siç thuhet në Aktvendim, se​​ Kjo masë e sigurisë mbetet në fuqi deri në vendosjen e çështjes kontestimore sipas Padisë së AKP-së”​​ (pika​​ II​​ e Aktvendimit të Kolegjit të Specializuar të​​ DHPGJS-së).​​  ​​​​ 

 

  • Një qëndrim të tillë të dy kolegjeve të Dhomës së Posaçme,​​ Gjykata e konsideron të justifikuar për arsye se nga momenti i inicimit të kërkesëpadisë në merita deri në realizimin faktik të së drejtës subjektive, përkatësisht deri në marrjen e vendimit në merita, madje edhe​​ zbatimin​​ e tij, mund të kalojë një kohë e konsiderueshme, dhe kjo në vetvete justifikon qëndrimin e të dy kolegjeve të Dhomës së Posaçme në rastin konkret.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh të lartcekurat, Gjykata edhe këtë pretendim të parashtrueses së kërkesës, në të cilin konsideron se shkelja e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ të KEDNJ-së, ka ndodhur për shkak se gjykatat nuk kanë përcaktuar afatin kohor të kohëzgjatjes së masës së sigurimit, e vlerëson të pabazuar.​​ 

 

Pretendimet e tjera​​ 

 

  • Më tej, sa i përket pretendimeve​​ për shkelje​​ ​​ nenit​​ 32​​ të Kushtetutës, pavarësisht nga fakti se parashtruesja e​​ ka përmendur​​ në kërkesë si shkelje të mundshme, Gjykata konsideron se nuk ka arsye të bazuara për​​ t’i trajtuar​​ më​​ tej këto​​ pretendime, për arsye se është e qartë se parashtruesja e kërkesës gjatë procedurës sipas propozimit për caktimin e masës së sigurimit, siç është theksuar nga Gjykata në pjesën e mëparshme të aktvendimit, ka pasur në dispozicion dhe ka ushtruar mjete juridike në formën dhe mënyrën e parashikuar me nenin​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të Ligjit nr. 06/L-086​​ për Dhomën e​​ Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Prandaj, Gjykata vlerëson se edhe këto pretendime të parashtrueses së kërkesës janë të pabazuara.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata gjithashtu rikujton se në kërkesën e saj para Gjykatës, parashtruesja e kërkesës​​ ka ngritur​​ edhe pretendime që nuk ndërlidhen drejtpërdrejt me​​ procedurën e cila është analizuar nga Gjykata në pjesën e mëparshme të aktvendimit. Këto pretendime i referohen​​ procedurës lidhur me padinë për pengim posedimi, ku parashtruesja e kërkesës ngre pretendime për parashkrimin e mundshëm të kësaj kërkesëpadie, në bazë të nenit 114 të Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat e Tjera Sendore. Lidhur me këtë, Gjykata konsideron se​​ në​​ këtë kërkesë, ajo nuk është e thirrur​​ të paraqesë mendimin e saj për një procedurë që nuk është objekt i kësaj kërkese dhe për këtë arsye​​ në vijim​​ nuk do të merret me të.​​ 

 

  • Si përfundim, Gjykata duke​​ konstatuar​​ se pretendimet mbi të cilat parashtruesja e kërkesës bazoi shkeljet e pretenduara të parimit të kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve, rezulton se në procedurën e caktimit të masës së përkohshme nuk ka pasur shkelje të të drejtave të garantuara me nenin​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së.

 

Përfundim​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenin​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ të KEDNJ-,​​ si dhe pretendimet për shkelje të nenit​​ 32​​ të Kushtetutës, janë pretendime që kualifikohen si​​ (iii)​​ pretendime​​ “të pambështetura​​ ose​​ të paarsyetuara.​​ Prandaj, kërkesa​​ në tërësinë e saj​​ duhet të deklarohet e papranueshme​​ si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin​​ (2)​​ të rregullit​​ 39​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

Kërkesa​​ për masë të përkohshme​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja e kërkesës​​ gjithashtu​​ kërkon nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme me qëllim të evitimit të ekzekutimit të Aktvendimit​​ [C-III-22-0148]​​ të Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së, për arsye se “përmes ndalimit të vazhdimit të punimeve në hapësirën afariste dhe ndalimit të tjetërsimit të pronës në të ardhmen, parashtrueses së kërkesës i shkakton dëm tejet i madh dhe i pariparueshëm pasi që i pamundësohet shfrytëzimi i objektit për një periudhë të pacaktuar kohore​​ […].

 

  • Megjithatë, Gjykata tanimë konkludoi se kërkesa e parashtrueses duhet të deklarohet e papranueshme, në baza kushtetuese.​​ 

 

  • Prandaj, në pajtim me nenin​​ 27.1​​ të Ligjit dhe në përputhje me rregullin​​ 57 (4) (a)​​ të Rregullores së punës, kërkesa e parashtrueses për masë të përkohshme duhet të refuzohet, sepse e njëjta nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit, pasi që kërkesa është deklaruar e papranueshme.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE​​ 

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin​​ 113.1​​ dhe​​ 113.7​​ të Kushtetutës, nenet​​ 20​​ dhe​​ 27.1​​ të Ligjit dhe​​ rregullat​​ 39 (1) (d)​​ dhe​​ (2)​​ dhe​​ 57 (1)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 23 maj​​ ​​ 2023, me shumicë​​ 

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

  • TË REFUZOJË kërkesën për masë të përkohshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin​​ 20.4​​ të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ ​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese​​     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   ​​  Gresa Caka-Nimani

 

1

Parashtruesit:

Kujtim Amurllahi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile