KI24/21, Parashtrues i kërkesës: Rasim Pnishi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 2767/2020 të 21 dhjetorit 2020
KI24/21, aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2022, publikuar më 14 shkurt 2021
Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjet juridik, qartazi i pabazuar, mosshterim i mjeteve juridike, kërkesë e papranueshme
Parashtruesi i kërkesës e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese kushtetutshmërinë e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, C. nr. 223/17, të 22 majit 2019 në lidhje me procedurën përmbarimore e cila është vërtetuar me aktvendimin e Gjykatës Themelore [PPP. nr. 26/20] të 7 majit 2020 dhe e miratuar me aktvendimin [AC. nr. 2767/2020] të 21 dhjetorit 2020 të Gjykatës së Apelit, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës, në lidhje me nenet 6, 13 dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.
Në rastin konkret Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës nuk e konteston në Gjykatë procedurën përmbarimore të zhvilluar në Gjykatën Themelore dhe në Gjykatën e Apelit, përkatësisht parashtruesi i kërkesës nuk deklaron se cilat të drejta dhe liri janë shkelur me këto akte të autoritetit publik. Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës në thelb pretendon se Kushtetuta dhe Konventa i garantojnë të drejtat e tij të shkelura me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, C. nr. 223/17, të 22 majit 2019, kundër të cilit ai parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit dhe kjo procedurë është ende në pritje, përkatësisht nuk është marrë ende vendim për propozimin e parashtruesit për inicimin e kërkesës për përsëritje të procedurës të përfunduar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë C. nr. 223/17, të 22 majit 2019.
Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e të drejtave të garantuara me Kushtetutë (i) në lidhje me procedurën përmbarimore duhet të deklarohen të papranueshme në tërësi si qartazi të pabazuara sepse këto pretendime të parashtruesit të kërkesës nuk i plotësojnë kërkesat e pranueshmërisë, siç përcaktohet në nenin 48 të Ligjit dhe pikës (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës dhe (ii) pretendimet në lidhje me procedurën e zhvilluar lidhur me kërkesën për kthim në gjendje të mëparshme të lëndës janë të parakohshme dhe duhet të deklarohen të papranueshme, në baza kushtetuese, siç përcaktohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, parashikohet në nenin 47 të Ligjit dhe specifikohet më tej në rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.
Rasim Pnishi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike
Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile