Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-18-0022, të 22 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 203/18

Parashtruesit: Afrim Salihu

Shkarko:

KI203/18, Parashtrues: Afrim Salihu, si përfaqësues i pretenduar i L.K, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-18-0022, të 22 shkurtit 2018 

KI203/18, Vendim për refuzim të kërkesës, i 27 majit 2019, publikuar më 25.03.2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës

Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në Gjykatë në emër të L.K.

Gjykata kishte kërkuar  nga përfaqësuesi i pretenduar i parashtrueses së kërkesës të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës.

Përfaqësuesi i pretenduar nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e  refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Afrim Salihu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile