Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Administratës Tatimore të Kosovës, Zyra Regjionale në Gjakovë, NRB 70157617 të 10 majit 2011

Nr. të lëndës KI 74/20

Parashtruesit: Gazmend Boshnjaku

Shkarko:

KI74/20, Parashtrues i kërkesës: Gazmend Boshnjaku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit NRB 70157617, të Agjencisë Tatimore të Kosovës, Zyra Rajonale e Gjakovës, të 10 majit 2011

KI74/20, Aktvendim për Papranueshmëri, i 14 tetorit 2020, i publikuar më  28 tetor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, mos shterimi i mjeteve juridike, masë e përkohshme

Parashtruesi i kërkesës ishte pronar i ndërmarrjes DPT „Euroland“ në Gjakovë, të cilën e mbylli më 11 maj 2011 për shkaqe të jo-rentabilititetit.

Në një periudhë të caktuar, ai paraqiti dokumente për të regjistruar veturën e tij, megjithatë, ai nuk mundi ta bënte këtë sepse nuk i kishte shlyer të gjitha detyrimet tatimore që u krijuan gjatë funksionimit të ndërmarrjes së tij.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesë tek autoriteti kompetent komunal ku kërkonte që t’i lëshohet një vërtetim se ai nuk kishte kurrfarë borxhesh. Autoriteti kompetent nuk iu përgjigj parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë kundër vendimit për tatimin. Ministria nuk iu përgjigj ankesës së parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesi pretendon se vendimi i “Agjencisë Tatimore i shkel të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E drejta për  Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut“. Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës kërkoi që Gjykata të vendosë masën e përkohshme kundër vendimit për borxhin tatimor në mënyrë që ai të mund të regjistronte veturën e tij.

Gjatë analizës së pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata arriti në përfundimin se parashtruesi i kërkesës nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike që i kishte para se ta dorëzonte kërkesën në Gjykatë. Më konrektisht, dispozitat e nenit 131 të Ligjit nr.02/ L-28 për Procedurën Administrative përcaktojnë afatet për paraqitjen e ankesave, si dhe afatet brenda të cilave organi kompetent, të cilit i është paraqitur ankesa, duhet të përgjigjet. Gjithashtu, në nenin e përmendur, ligjvënësi parashikoi një mekanizëm mbrojtës në formën e mjetit juridik me të cilin parashtruesi i kërkesës mund të mbrojë të drejtat e tij nëse organi, të cilit ai i paraqiti ankesën nuk përgjigjet brenda afatit të caktuar.

Duke pasur parasysh që parashtruesi i kërkesës nuk ka iniciuar procedurat gjyqësore, kjo çoi në përfundimin se ai nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj.

Prandaj, rrjedhimisht Gjykata refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës në përputhje me nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, Gjykata e refuzoi si të pabazuar edhe kërkesën për masë të përkohshme.

Parashtruesit:

Gazmend Boshnjaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile