Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev.nr. 373/2021 të 6 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI 167/22

Parashtruesit: Fatos Kakeli

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më​​ 23​​ mars 2023

Nr. Ref.:RK 2143/23  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI167/22

 

Parashtrues

 

Fatos Kakeli

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ Rev.nr. 373/2021​​ 

të​​ 6​​ tetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Fatos Kakeli,​​ me vendbanim në Komunën e​​ Prizrenit, i përfaqësuar nga Yll Zekaj, avokat në Komunën e Prishtinës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktvendimit​​ [Rev.nr.373/2021] e​​ 6​​ shtatorit 2021​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme)​​ në lidhje me Aktvendimin [Ac.nr.5822/2019] e 27 tetorit 2020, të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin në vijim: Gjykata e Apelit) dhe Aktvendimin​​ [A.C.nr. 104/18] e 4 marsit 2019, të Gjykatës së Apelit, në lidhje me Aktgjykimin [C.nr.762/2008] e 7 majit 2009, të Gjykatës Komunale në Prizren.

  • Parashtruesi i kërkesës​​ vendimin e kontestuar e ka pranuar më 29​​ korrik​​ 2022.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekti i çështjes së kërkesës​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit ​​ të kontestuar, përmes​​ së cilit parashtruesi i kërkesës pretendon se i​​ janë shkelur të drejtat​​ e​​ garantuara me​​ nenin 31 (E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë dhe të Paanshëm),​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në ndërlidhje me​​ nenin 6​​ (E Drejta për një​​ Proces të​​ Rregullt)​​ të Konventës Evropiane​​ për​​ të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe 47 [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 4​​ nëntor​​ 2022,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ përmes postës,​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më​​ 11 nëntor​​ 2022,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës, duke kërkuar nga ai​​ kopjet e të gjitha vendimeve që lidhen me rastin e​​ të cilat​​ nuk janë dorëzuar.​​ 

 

  • Më​​ 11 nëntor 2022,​​ Gjykata​​ njoftoi Gjykatën Supreme​​ për regjistrimin e kërkesës dhe të njëjtës i ofroi një kopje të kërkesës.

 

  • Më 11 nëntor 2022, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore dorëzimin e fletëkthesës, që dëshmon​​ se kur e ka​​ pranuar​​ parashtruesi i kërkesës Aktvendimin​​ e kontestuar.

 

  • Më 14 nëntor 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes Vendimit [Nr.KSH.KI167/22]​​ caktoi gjyqtarin Radomir Laban gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • Më 21 nëntor 2021, Gjykata Themelore në Prizren i dërgoi Gjykatës fletëkthesën që dëshmonte​​ se parashtruesi i kërkesës​​ e kishte pranuar​​ Aktvendimin​​ e kontestuar​​ më 29 korrik 2022.

 

  • Më 28 nëntor​​ 2022, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi në​​ Gjykatë kopjet e disa vendimeve dhe kërkoi nga Gjykata që, kopjet e vendimeve të cilat parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur t’i sigurojë dhe që Gjykata i konsideron të rëndësishme për vendosje, t’ua kërkojë​​ ex-officio​​ gjykatave të rregullta.

 

  • Me 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së​​ Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 7 mars​​ 2023, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 ​​ ​​​​ 

  • Nga faktet e rastit del se​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte​​ hapur kontest pronësor në Gjykatën Komunale​​ në Prizren, duke​​ kërkuar anulimin e kontratës së shitblerjes së paluajtshmërisë e lidhur ndërmjet paraardhësit të të paditurve I.SH. (blerësi) dhe​​ palës së interesuar​​ H.M (shitësi), për shitblerjen e pronës [nr.3390] në sheshin Shadërvan në Prizren. Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ me​​ 6 tetor 1980, kjo kontratë e kontestuar ishte legalizuar në Gjykatën Komunale në Prizren [Leg.nr.2346/80].

 

  • Më 6 qershor 2007, Gjykata Komunale përmes Aktgjykimit [C.nr.505/05] refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës​​ për anulimin e kontratës mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, [Leg.nr.2346/80], dhe vërtetimin se parashtruesi i kërkesës është pronar në bazë të trashëgimit në pjese ideale prej nga 1/7 të ngastrës kadastrale [3390].

 

  • Kundër këtij Aktgjykimi, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozimin që i njëjti të prishet dhe lënda të kthehet në të njëjtën gjykatë në procedurë të serishme.

 

  • Më 3 nëntor 2008, Gjykata e Qarkut në Prizren, përmes Aktgjykimit [Ac.nr. 585/2007] aprovoi ankesën e parashtruesit të kërkesës duke e prishur aktgjykimi e lartcekur të Gjykatës Komunale, si dhe e ktheu lëndën në të njëjtën gjykatë në procedurë të​​ serishme.

 

  • Më 7 maj 2009, Gjykata Komunale përmes Aktgjykimit [C.nr.762/2008] refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës për anulimin e kontratës mbi shitblerjen e paluajtshmërisë,​​ [Leg.nr.2346/80], dhe vërtetimin se parashtruesi i kërkesës është pronar në bazë të trashëgimit në pjese ideale prej nga 1/7 të ngastrës kadastrale [3390] në vendin e quajtur "Sheshi i Shadërvanit" në Prizren, me kulture shtëpi, në sipërfaqe prej 41 m2, e evidentuar sipas fletës poseduese [nr.2454] KK Prizren, dhe të obligohen të paditurit që këtë të​​ drejtë paditësve t'ua njohin dhe t'ua dorëzojnë ngastrën kontestuese në pronësi dhe posedim të lirë. Me të njëjtin aktgjykim janë obliguar paditësit që të paditurve t'iu​​ paguajnë​​ shpenzimet e procedurës në shumë prej 1.700 €.

 

  • Kundër Aktgjykimit​​ të lartcekur, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë për shkak vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 13 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prizren, përmes Aktgjykimit [Ac.nr.333/2009]​​ refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktgjykimin [C.nr.762/2008] e 7 majit 2009, të Gjykatës Komunale.

 

  • Kundër aktgjykimit të​​ lartcekur të Gjykatës së Qarkut,​​ parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti​​ revizion për shkak të​​ (i)​​ shkeljeve thelbësore të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore;​​ dhe​​ (ii)​​ zbatimit te gabuar të​​ ​​ drejtës​​ materiale, me propozim që​​ ​​ ndryshohen aktgjykimet e​​ instancës​​ ​​ ​​ ulët dhe kërkesëpadia e​​ tij​​ ​​ pranohet si e bazuar.

 

  • Prokurori Publik i Shtetit paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, kundër aktgjykimeve të lartpërmendura të instancës më të ulët, për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që aktgjykimet e lartpërmendura të prishen dhe lënda të kthehet për rigjykim.

 

  • Në anën tjetër, të paditurit në përgjigjen e tyre në revizion dhe në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit kontestuan thëniet e revizionit dhe të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë duke propozuar që revizioni dhe kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 14 maj 2013, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Rev.Mlc.nr.197/2011]:​​ (I) Refuzoi​​ si​​ ​​ pabazuar kërkesën​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ e Prokurorit të​​ Shtetit të​​ Kosovës paraqitur kundër​​ Aktgjykimit​​ [AC.nr.333/2009] të​​ 13​​ prillit​​ 2011, të Gjykatës së Qarkut në Prizren​​ dhe​​ Aktgjykimit​​ [C.nr.762/2008]​​ ​​ 7​​ majit​​ 2009, të Gjykatës Komunale;​​ (II) Revizioni i parashtruesit të kërkesës​​ paraqitur kundër​​ Aktgjykimit​​ [AC.nr.333/2009]​​ ​​ 13​​ prillit​​ 2011,​​ të Gjykatës së​​ Qarkut​​ hidhet si i palejuar.

 

  • Në këtë Aktgjykim, Gjykata Supreme i përmendi edhe arsyet e refuzimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë së Prokurorit të shtetit dhe arsyet e refuzimit të kërkesës për revizion të parashtruesit të kërkesës, si në vijim:

 

Objekt shqyrtimi në​​ këtë​​ gjykatë​​ ishin pretendimet e Prokurorit të​​ Shtetit se​​ aktvendimi lartpërmendur për trashëgimi,​​ është​​ i falsifikuar, mirëpo këto pretendime u refuzuan si të​​ pabazuara, për faktin se në​​ shkresat e lëndës nuk ka dëshmi të​​ pranueshme, ndonjë​​ provë​​ apo aktgjykim​​ ​​ plotfuqishëm më​​ ​​ cilin do të​​ ishte​​ dëshmuar se aktvendimi i lartpërmendur është i falsifikuar, kështu që këto pretendime janë të paargumentuara dhe si të tilla u refuzuan si të pabazuara.

 

Për më tepër pretendimet tjera në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë i referoheshin konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, për të cilat në kuptim të nenit 247.të LPK, nuk mund të paraqitet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

Arsyetimi lidhur me refuzimin e revizionit​​ (theksim i shtuar):

 

Përkitazi me revizionin e paditësve , kjo gjykatë gjeti se i njëjti është i palejuar, duke pas parasysh se paditësit në padi kanë shënuar si vlerë të kontestit lartësinë prej 100 DM, ndërsa sipas dispozitës së nenit 11 të Urdhëresës Administrative nr.2001/10 të UNMIK-ut, date 21.06.2011, për zbatimin e Rregullores 1999/4 të UNMIK-ut, për valutën e lejuar për përdorim në Kosove, vlera prej 8.000 din. e përcaktuar në nenin 381 pika 3 të LPK, duhet të zëvendësohet me vlerën prej 1.600 DM, e cila Rregullore ka qenë në fuqi në kohën kur paditësit e kanë paraqitur padinë e tyre në Gjykatën Komunale në Prizren me datën 26.07.2001. Për faktin se vlera e objektit të kontestit në këtë rast nuk kalon shumën e paraparë me dispozitën e nenit 382 par.3 të LPK në fuqi në kohën e paraqitjes së Padisë, rezulton se sipas kësaj dispozite revizioni në këtë çështje juridike nuk është i lejuar, dhe si i tillë duhet të hidhet poshtë në pajtim me nenin 221 të LPK.

 

Procedura​​ e parë​​ në bazë të​​ mjeteve të jashtëzakonshme, përkatësisht​​ kërkesës së parashtruesit të kërkesës për përsëritje të Procedurës

 

  • Në kërkesën e parashtruesit të kërkesës për përsëritje të procedurës, Gjykata e Apelit, me Aktvendimin [CN.nr.17/2013] e 24 shtatorit 2013, vendosi që ta refuzoj propozimin për përsëritje të procedurës.​​ 

 

  • Ankesën e parashtruesit të kërkesës kundër Aktvendimit të lartcekur të Gjykatës së Apelit, e refuzoi përsëri e njëjta Gjykatë përmes Aktvendimit [Ac.nr 272/2014] të 14 korrikut 2014, me të cilin e refuzoi ankesën e paditësve duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

 

Procedura e dytë​​ në bazë të mjeteve të jashtëzakonshme, përkatësisht​​ të kërkesës së parashtruesit të kërkesës për përsëritje të Procedurës

 

  • Parashtruesi i kërkesës përsëri kishte paraqitur propozim për përsëritje të procedurës, të cilin Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [CN.nr.80/2014] ​​ të 19 majit 2015, vendosi ta refuzojë. ​​ 

 

  • Ankesën e parashtruesit të kërkesës kundër Aktvendimit të lartcekur, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit​​ [Ac.nr. 3184/18] të 9 janarit 2018, e refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës, ndërsa e ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit [Cn.nr. 80/2014]​​ të 19 majit 2015.​​ 

 

Procedura e tretë​​ në bazë të mjeteve të jashtëzakonshme, përkatësisht​​ të kërkesës së parashtruesit të kërkesës për përsëritje të Procedurës​​ – vendimi i kontestuar nga parashtruesi

 

  • Më 9 shkurt 2018, parashtruesi i kërkesës përsëri dorëzoi kërkesë për përsëritje të procedurës.​​ 

 

  • Më 4 mars 2019, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac.nr.104/18] hodhi si të palejuar propozimin e parashtruesit të kërkesës për përsëritje të​​ procedurës të përfunduar me Aktgjykimin [C.nr.762/2008] e 7 majit 2009​​ ​​ Gjykatës Komunale.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë kundër Aktvendimit të lartcekur për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike me propozimin që të anulohet Aktvendimi [Ac.nr.104/18] i 4 marsit 2019, ta anuloj lëndën dhe ta kthejë në rivendosje ose ta ndryshojë duke e aprovuar propozimin për përsëritjen e procedurës.​​ 

 

  • Më 27 tetor 2020, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [A.c.nr.58822/2019] refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës të 9 tetorit 2019, ndërsa vërtetoi Aktvendimin [Ac.nr.104/18] e 4 marsit 2019, të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Më 2 maj 2012, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë për revizion kundër Aktvendimit të lartcekur të Gjykatës së Apelit​​ për shkak të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe aplikim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 6 tetorit 2021, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.nr.373/2021] refuzoi si të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Aktvendimit [Ac.nr.5822/2019] të 27 tetorit 2020.

 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes Aktvendimit​​ të kontestuar, atij i janë​​ ​​ shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në ndërlidhje​​ me nenin 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt]​​ të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ fillimisht ofron argumente mbi pranueshmërinë e kërkesës, teksa​​ thekson se,​​ sipas praktikës së GjEDNJ-së, kërkesa për përsëritje të procedurës mund ta aktivizojë nenin 6.1. të KEDNJ-së, në rastet kur ajo është përcaktuese e drejtpërdrejtë e të drejtave dhe detyrimeve civile.​​ Sipas tij, kjo kërkesë përbën mjetin e vetëm për përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve në rastin konkret.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ se sipas praktikës së GjEDNJ-së, rregullat që përcaktojnë bazat formale dhe hapat për të iniciuar një shqyrtim gjyqësor, apo aplikimi i tyre në praktikë, nuk duhet të parandalojë paditësit që të përdorin një mjet juridik në dispozicion. Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ atij i​​ është shkelur e drejta për gjykim të drejtë, e cila i garanton individit trajtim në gjykatë të secilës kërkesë lidhur me të drejtat dhe​​ detyrimet​​ civile, përmes inicimit të procedurave civile, për​​ shkak se atij i është cenuar qasja në gjykatë si pasojë e interpretimit të ngushtë të​​ normave relevante, me​​ ç’ rast​​ Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e parashtruesit për përsëritje të procedurës.

 

  • Më tej, sipas parashtruesit të kërkesës, LPK-ja përcakton që nuk është i nevojshëm aktgjykimi penal dënues për të mundësuar hapjen e procedurës në rastet kur vendimi civil është pasojë e veprës penale të palës kundërshtare, si në rastin konkret. Sipas tij,​​ “edhe nëse procedura penale nuk mund të zhvillohet, si në rastin konkret, procedura civile do të mund të rihapej konform Ligjit. Kjo pasi që falsifikimi i dokumentit është vepër penale, ashtu siç është edhe mashtrimi, që dyshohet të ketë ndodhur në këtë rast. Gjykata Supreme e interpreton tejet ngushtë situatën, duke e anashkaluar pikën (e) të nenit 234, doke mos e konsideruar rastin në fjalë si vepër penale potenciale të palës kundërshtare apo personit të​​ tretë, si është në realitet. Pra, dispozita e mundëson qasjen në gjykatë, por cenimi ka rezultuar si pasojë e interpretimit veçanërisht të ngushtë të Gjykatës Supreme dhe gjykatave tjera.”.​​ Ai shton se ka marrë dijeni konkrete për njohuritë e dëshmitarëve të rastit, të cilët dëshmojnë pranë Prokurorisë se Aktvendimi është i falsifikuar, vetëm në vitin 2019 dhe ata do të mund të dëshmonin edhe në favor të parashtruesit të kërkesës në procedurën civile.

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme i ka mohuar atij të drejtën që kërkesat e natyrës civile të dëgjohen meritorisht nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj. Me këtë, sipas tij, është cenuar e drejta e tij kushtetuese për gjykim të drejtë e të paanshëm.

 

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që të nxjerr Aktvendim përmes të cilit: (I) kërkesa deklarohet e pranueshme; (II)​​ të konstatojë se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) të KEDNJ; (III) të shpallë të pavlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Supreme të [Rev. nr. 373/2021]; (IV) Të kthejë Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 373/2021] për rigjykim në pajtim me aktgjykimin e kësaj Gjykate.​​ 

 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.

7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.​​ 

 

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:

 

a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;

 

b. t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;

 

c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet​​ ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;

 

d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;
 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​​​ 

Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurës​​ Kontestimore​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ 

Neni 14


Në procedurën kontestimore gjykata, në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale dhe të përgjegjësisë penale të kryerësit, është e lidhur me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës penale, me të cilin i pandehuri është shpallur fajtor.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

Neni 232


Procedura e përfunduar me aktgjykim dhe aktvendim të formës së prerë të gjykatës mund të përsëritet sipas propozimit të palës:

 

[...]

 

c) në qoftë se vendimi përfundimtar i gjykatës është bazuar në deklarata të rreme të dëshmitarëve apo të ekspertëve ose në dokumentin që është falsifikuar apo në të cilin është verifikuar përmbajtja e pasaktë;

 

d) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është pasojë e veprës penale të gjyqtarit, përfaqësuesit ligjor apo me prokurë të palës kundërshtare apo të personit të tretë.

 

[...]

 

g) në qoftë se pala merr dijeni për fakte të reja ose gjen prova të reja, ose e fiton mundësinë që t’i përdorë ato, në bazë të të cilave për palën do të mund të merrej vendim përfundimtar më i favorshëm, sikur faktet dhe provat e tilla të ishin përdorur në procedurën e mëparshme.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  Neni 234​​ 


234.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, dhe atë:


[...]​​ 


d) në rastin nga neni 232, pika c) e këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka marrë dijeni për aktgjykimin penal të formës së prerë;​​ 

 

e) në rastin nga neni 232, pika d) e këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka marrë dijeni për vendimin penal të formës së prerë, e nëse procedura penale nuk mund të zhvillohet, atëherë nga dita kur ka marrë dijeni për pezullimin e procedurës penale,apo për rrethanat për shkak të të cilave nuk mund të iniciohet procedura penale;


[...]

​​ 

g) në rastin nga neni 232, pika g) të këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka mundur t’i parashtrojë në gjykatë faktet e reja, gjegjësisht mjetet provuese të reja.​​ 

 

Pranueshmëria e kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ vlerëson​​ nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet nenit 113.1 dhe 113.7 [Juridiksioni dhe​​ Palët​​ e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

Neni 113

​​ 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata, më tej, i​​ referohet​​ neneve 47 [Kërkesa individuale], dhe 48 [Saktësimi i​​ kërkesës], të cilët​​ përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

  • Për​​ sa i​​ përket​​ përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i​​ kërkesës​​ është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin e Gjykatës Supreme​​ [Rev. nr.​​ 373/2021] të​​ 6​​ tetorit 2021, pasi i ka shteruar mjetet juridike të parapara me ligj.​​ 

 

  • Përkitazi me​​ vendimin përfundimtar të​​ vlerësimit të çështjes në merita, përkatësisht Aktgjykimit​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011]​​ të 14 majit 2013, të Gjykatës Supreme​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata​​ shqyrton​​ nëse janë përmbushur kriteret e përcaktuara me nenin 49 [Afatet] të Ligjit dhe rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë], respektivisht paragrafin (1) (c) të Rregullores së punës. Ato përcaktojnë si në vijim:

 

Neni 49 i Ligjit

​​ [Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda​​ afatit​​ prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

Rregulli 39 i Rregullores së punës

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].”

 

  • Në​​ lidhje​​ me sa u tha më sipër, Gjykata​​ rikujton​​ se afati 4 (katër) mujor fillon nga​​ “vendimi i fundit”​​ në procesin e shterjes së mjeteve juridike me të cilin është refuzuar ankesa e parashtruesit​​ (shih​​ mutatis mutandis,​​ rastin e Gjykatës​​ Kushtetuese: KI120/17, parashtrues:​​ Hafiz Rizahu, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 30; si dhe rastin​​ e GJEDNJ-së,​​ Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 46477/99, Vendim i 14 marsit 2002).​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ po ashtu se parashtruesi i kërkesës duhet t’i shterojë të gjitha mjetet juridike të cilat pritet të jenë efektive dhe të mjaftueshme. Vetëm mjetet efektive mund të merren parasysh nga Gjykata, pasi parashtruesi i kërkesës nuk mund të zgjasë afatet kohore strikte të parapara me Ligj dhe Rregullore të punës, duke u përpjekur të ushtrojë mjete juridike që nuk janë të lejuara ose duke u ankuar në institucionet të cilat nuk kanë kompetencë që të ofrojnë mbrojtje të të drejtave për të cilat ankohet parashtruesi i kërkesës (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e Gjykatës Kushtetuese: KI120/17, parashtrues​​ Hafiz Rizahu, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 31; KI112/19, parashtrues​​ Ilir Kabashi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 2 dhjetorit 2019, paragrafi 38; si dhe rastin e GJEDNJ-së,​​ Fernie​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 14881/04, Vendim i 5 janarit 2006).

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se procedura ndaj parashtruesit të kërkesës e zhvilluar para gjykatave të rregullta në lidhje me kërkesën e tij, kishte përfunduar​​ në vlerësimin në merita,​​ me Aktgjykimin​​ e Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011]​​ të​​ 14​​ majit​​ 2013, përmes së cilit​​ ishte refuzuar​​ si e pabazuar (i) kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Prokurorit të Shtetit të Kosovës paraqitur kundër Aktgjykimit [AC.nr.333/2009] të 13 prillit 2011, të Gjykatës së Qarkut në Prizren dhe Aktgjykimit [C.nr.762/2008] të 7 majit 2009, të Gjykatës Komunale; si ​​ dhe (II) revizioni i parashtruesit të kërkesës paraqitur kundër Aktgjykimit [AC.nr.333/2009] të 13 prillit 2011, të Gjykatës së Qarkut hidhet si i palejuar.

 

  • Në bazë të arsyetimit të Gjykatës Supreme, Gjykata vëren se për shkak të vetë faktit se parashtruesi i kërkesës nuk e vazhdoi procedurën gjyqësore me mjetin juridik i cili ka qenë në dispozicion në çdo kohë, ai i ka kontribuar faktit se Gjykata Supreme nuk ka mundur të vazhdojë me vërtetimin e bazueshmërisë së pretendimeve të tij ankimore (shih rastin e Gjykatës Kushtetuese: KI76/17, parashtrues​​ Nysret Fana​​ dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 10 prillit 2018, paragrafi 57).​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata​​ rikujton se, në rastin e parashtruesit të kërkesës, pas pranimit të Aktgjykimit​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011]​​ të 14 majit 2013, asgjë nuk e ka ndaluar atë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ai ka përdorur mjete juridike​​ të jashtëzakonshme, si​​ kërkesë për përsëritje të procedurës”,​​ tri herë radhazi në të gjitha shkallët e sistemit të gjyqësorit të rregullt, për të kërkuar rigjykim të çështjes, kundër Aktgjykimit të plotfuqishëm​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011] të Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, si​​ “vendim i fundit”,​​ sipas nenit 49​​ të Ligjit është​​ Aktgjykimi​​ i Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011]​​ i​​ 14​​ majit 2013, me të cilin ishte refuzuar​​ kërkesa për revizion e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe i cili ishte i paapelueshëm (shih rastet e Gjykatës Kushtetuese nr. KI112/19, parashtrues​​ Ilir Kabashi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 2 dhjetorit 2019, paragrafi 43; KI23/19, parashtrues​​ Agim Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri, i 29 tetorit 2021, paragrafi 93).​​ 

 

  • Andaj,​​ Gjykata​​ rikujton se Aktgjykimi​​ i Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011] ishte nxjerrë​​ më 14 maj 2013. Në bazë të​​ shkresave të lëndës,​​ Gjykata vëren se koha në mes të pranimit të aktgjykimit të lartcekur​​ dhe të datës së dorëzimit të kërkesës së tij, më​​ 4​​ nëntor​​ 2022, në Gjykatë ka kaluar periudhën kohore prej 4 (katër) muajsh.​​ ​​ Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në lidhje me​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011]​​ të​​ 14 majit​​ 2013, është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.

 

  • Andaj, mbi bazën e arsyetimeve të mësipërme, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, lidhur me këtë çështje​​ është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

 

  • Përkitazi me​​ vendimin të kontestuar, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [Rev.nr. 373/2021] të 6 tetorit 2021, të Gjykatës Supreme​​ 

 

  • Gjykata fillimisht rikujton përmbajtjen e këtij rregulli si në vijim:​​ 

 

(3) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të papranueshme nëse ndonjë nga kushtet në vijim është i pranishëm:​​ 

 

[...]

 

(b) kërkesa nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën;

 

  • Siç është cekur më lart, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata duhet të vlerësojë plotësimin e kritereve të përcaktuara përmes pikës (b) të paragrafit 3 të rregullit 39 të Rregullores së punës, sipas të cilës, Gjykata mund të konsiderojë një kërkesë të papranueshme nëse e njëjta nuk është​​ ratione materiae​​ në pajtim me Kushtetutën.

 

  • Sa i përket thelbit të ankesës së parashtruesit të kërkesës lidhur me pretendimet për shkelje të​​ nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ -së, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës pretendon se atij i​​ është shkelur e drejta për gjykim të drejtë, e cila i garanton individit trajtim në gjykatë të secilës kërkesë lidhur me të drejtat dhe detyrimet civile, përmes inicimit të procedurave civile, për shkak se atij i është cenuar qasja në gjykatë si pasojë e interpretimit të ngushtë të normave relevante, me ç’ rast​​ Gjykata Supreme refuzoi kërkesën e parashtruesit për përsëritje të procedurës.”

 

  • Gjykata dëshiron të sqarojë se gjykatat e rregullta në procedurën sipas kërkesës për përsëritje të procedurës vendosin vetëm lidhur me çështjen nëse kërkesa për përsëritje të procedurës plotëson kushtet procedurale për miratimin e saj, dhe jo për​​ “të drejtat dhe detyrimet civile”​​ të parashtruesit të kërkesës brenda kuptimit të së drejtës për gjykim të drejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Pra, për këtë arsye neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së konsiderohet i pazbatueshëm për to​​ (shih rastin e Gjykatës: KI63/21, me parashtrues​​ Hysen Metahysa, Aktvendim për Papranueshmëri i 11 nëntorit 2021, paragrafi 72; shih gjithashtu rastin e GJEDNJ-së:​​ Sablon kundër Belgjikës, nr. 36445/97,​​ Aktgjykim i 10 prillit 2001, paragrafi 86).

 

  • Përveç kësaj, Gjykata rikujton praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila përcakton se ky arsyetim vlen edhe për një kërkesë për përsëritjen e procedurave pasi GJEDNJ ka konstatuar shkelje të Konventës. Prandaj,​​ ajo konsideron se ankesa sipas nenit 6 është e papajtueshme​​ ratione materiae​​ me dispozitat e Konventës​​ (shih rastin e GJEDNJ-së:​​ Verein gegen Tierfabriken Schweiz (VgT) kundër Zvicrës (nr. 2),​​ nr. 32772/02, Aktgjykim i 4 tetorit 2007, paragrafi 24).

 

  • Më tej, Gjykata vëren se lidhur me kërkesën për përsëritje të procedurës, të parashtruar nga parashtruesi i kërkesës, gjykatat e rregullta kishin vendosur 3 herë (procedura të reflektuara në paragrafët ​​ 27-36). Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kishte  ​​​​ paraqiti edhe kërkesën për revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës​​ dhe të së drejtës materiale.​​ 

 

  • Gjykata, pikërisht duke pasur parasysh këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës në kontekstin e garancive procedurale të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, konstaton se procedura gjyqësore e përmendur në të cilën parashtruesi i kërkesës i bazon pretendimet e tij ankimore kishte të bënte vetëm me vlerësimin e përmbushjes së kërkesave procedurale të cilat duhet t’i përmbushë një kërkesë për përsëritje të procedurës, në mënyrë që të jetë e pranueshme, dhe kështu rasti do të rihapej për shqyrtim dhe vlerësim në procedurën e përsëritur.

 

  • Prandaj, Gjykata duke pasur parasysh përmbajtjen e procedurës gjyqësore në të cilat parashtruesi i ka mbështetur pretendimet e tij ankimore për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, rikujton praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe praktikën e vet gjyqësore, sipas së cilës neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohen në kërkesat për rishikimin ose përsëritjen e procedurës (shih, në mënyrë analoge, rastet e Gjykatës Kushtetuese: KI07/17/15, Pashk Mirashi, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 qershorit 2017, paragrafi 64; KI80/15, 81/15 dhe 82/15, Rrahim Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 dhjetorit 2016, paragrafi​​ 31;​​ shih, gjithashtu rastet e GJEDNJ-së,​​ inter alia, Oberschlick kundër Austrisë, nr. 23727/94, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 marsit 1994,​​ Dowsett kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 8559/08, Aktvendim për papranueshmëri, i 4 janarit 2011).

 

  • Përfundimisht, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me procedurën gjyqësore të zhvilluar nga gjykatat sipas kërkesës së tij për rishikimin e​​ procedurës​​ shpallet e papranueshme, për shkak se është e papajtueshme​​ ratione materiae​​ me Kushtetutën, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 48 të Ligjit dhe rregullit 39 (3) (b) të Rregullores së punës.

 

Përfundim

 

  • Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, për sa i përket (i) vendimit​​ përfundimtar​​ ​​ vlerësimit të çështjes në merita, përkatësisht Aktgjykimit​​ [Rev.Mlc.nr.197/2011]​​ të 14 majit 2013, të Gjykatës Supreme,​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës, lidhur me këtë çështje është dorëzuar jashtë afatit ligjor​​ katër (4) mujor​​ të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe si e tillë është e papranueshme. Në fund,​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, për sa i përket​​ (ii)​​ vendimit të kontestuar, përkatësisht Aktvendimit [Rev.nr. 373/2021] të 6 tetorit 2021, të Gjykatës Supreme,​​ shpallet e papranueshme, për shkak se është e papajtueshme​​ ratione materiae​​ me Kushtetutën, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 48 të Ligjit dhe rregullit 39 (3) (b) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20,​​ 48 ​​ dhe​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 39 (1) (c)​​ dhe 39 (3) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 7​​ mars​​ 2023, njëzëri:

 

​​ VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit; dhe

 

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban    ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

 

Parashtruesit:

Fatos Kakeli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit , Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile