Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PPRKR. Nr. 269/19] të Gjykatës Themelore, i datës 16 janar 2023

Nr. të lëndës KI107/23

Parashtruesit: Maria Thuraya Bamieh

Shkarko:

KI107/23, Parashtruese e kërkesës Maria Thuraya Bamieh, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PPRKR. Nr. 269/19] të Gjykatës Themelore, i datës 16 janar 2023

KI107/23, Aktvendim për papranueshmëri i 26 qershorit 2024, publikuar më 22 korrik 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, lëndë penale, kërkesë e parakohshme, kërkesë për mbajtje të seancës dëgjimore publike 

Parashtruesja e kërkesës ka punuar në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: EULEX), në pozitën e prokurores.   Siç shihet nga shkresat e lëndës, pas përfundimit të mandatit të saj në EULEX, parashtruesja e kërkesës ka shprehur qëndrimet e saj për punën e misionit të EULEX-it në media. Parashtruesja e kërkesës ishte ftuar që të paraqitej në Prokurori për të dhënë deklaratë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale nga nenet 422, 423 (5) dhe 433 të Kodit Penal të Kosovës.

Parashtruesja e kërkesës i dërgoi një kërkesë Prokurorisë në të cilën kërkonte që t’i dorëzoheshin informatat, që personi Z.A., të paraqitej si dëshmitar në rastin e saj, dhe njëkohësisht kërkonte që mbrojtësit t’i dorëzoheshin të gjitha shkresat e hetimit. Parashtruesja e kërkesës ia ka dërguar edhe dy herë të njëjtën kërkesë Prokurorisë.

Prokuroria  lëshoi Njoftim – Vendimin, duke theksuar se në këtë fazë të procedurës penale refuzohet kërkesa për qasje në shikim të dokumenteve dhe informatave të kërkuara. Parashtruesja e kërkesës parashtroi ankesë pranë Gjykatës Themelore kundër vendimit të Prokurorisë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore nxori aktvendimin me të cilin refuzohet ankesa e përfaqësuesit të parashtrueses së kërkesës kundër njoftimit/vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Duke pasur parasysh zhvillimin e këtillë të rastit, parashtruesja në kërkesën e dorëzuar në gjykatë ka pretenduar shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] në lidhje me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

Gjykata ka analizuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës në përputhje me parimet e GJEDNJ-së dhe të praktikës së saj, duke konstatuar se kërkesa e parashtrueses është e parakohshme dhe në bazë të rregullit 34 (1) (b) të Rregullores së punës, duhet të refuzohet si e papranueshme. Gjykata po ashtu e ka refuzuar edhe kërkesën e parashtrueses për mbajtje të seancës dëgjimore publike.

Parashtruesit:

Maria Thuraya Bamieh

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile