Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [K.DH.SH.II.nr.233/23] të 10 majit 2023 të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe Njoftimit [KMLC.nr.91/2023] të 31 korrikut 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Nr. të lëndës KI263/23

Parashtruesit: “Swiss Bau” Sh.p.k

Shkarko:

KI263/23,​​ Parashtrues:​​ “Swiss Bau” Sh.p.k,​​ Vlerësim i kushtetutshmërisë

së Aktvendimit [K.DH.SH.II.nr.233/23] të 10 majit 2023 të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Dytë,; dhe Njoftimit [KMLC.nr.91/2023] të 31 korrikut 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

 

 

 

 

KI263/23,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri,​​ i​​ 25 shtatorit​​ 2024, publikuar më​​ 18 tetor 2024

 

Fjalët kyç:​​ kërkesë individuale,​​ e​​ pa afatshme

 

Kërkesa është dorëzuar nga “Swiss Bau” Sh.p.k​​ me seli në Komunën e Prizrenit, të cilën e përfaqëson avokati Visar Ostrozubi nga Prizreni.

 

Parashtruesi i kërkesës e​​ kontestoi​​ Aktvendimin [K.DH.SH.II.nr.233/23] të 10 majit 2023 të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Dytë dhe Njoftimin [KMLC.nr.91/2023] të 31 korrikut 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqiti​​ pretendime specifike që kanë të bëjnë me arsyet e dhëna nga Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se si Njoftimi i kësaj të fundit për të mos paraqitur kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë para Gjykatës Supreme kishte cenuar të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës. Pretendimet e parashtruesit në kërkesën e tanishme ndërlidhen me ​​ pretendimet se​​ “Gjykata Komerciale i ka dhënë forcë ligjore një procedure e cila mbështetet në dokumente që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk janë të nënshkruara nga palët”.​​ Gjykata​​ vërejti​​ se këto pretendime ishin shqyrtuar nga Gjykata Komerciale– Dhomat e shkalles së dytë dhe jo nga Zyra e Prokurorit të Shtetit. Kjo e fundit, në fakt, kishte vendosur vetëm nëse janë plotësuar kushtet ligjore që të paraqitet një kërkesë e tillë në Gjykatën Supreme.​​ 

 

Gjykata rikujtoi​​ se në​​ Njoftimin [KMLC.nr.91/2023] të 31 korrikut 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informoi parashtruesin e kërkesës se ishte refuzuar propozimi i tij për inicimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore [PPP.nr.167/2021] të 14 shkurtit 2021 dhe Aktvendimit të Gjykatës Komerciale – Dhoma e shkallës së dytë [K.DH.SH.II.nr.233/23] të 10 majit 2023, pasi konsideroi se nuk ishte e lejuar një gjë e tillë sepse sipas Ligjit për Gjykatën Komerciale përkatësisht​​ sipas dispozitës së nenit 14 par.3​​ “Përjashtimisht nga neni 1 i këtij neni, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nuk lejohen për kontestet që trajtohen nga Gjykata Komerciale”.

Gjykata rikujtoi​​ se, në rastin konkret, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë përmes Prokurorit të Shtetit, përveç që është në diskrecionin e këtij të fundit, do të mund të ngritët nga Prokurori Shtetit vetëm nëse plotësohen kushtet e caktuara ligjore. Gjithashtu, ​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës kanë të bëjnë më mënyrën se si Gjykata Themelore dhe ajo Komerciale kanë zbatuar ligjin kur kanë vendosur lidhur me ligjshmërinë e Urdhrit të përmbarimit, dhe statusin ligjor të faturave të kontestuara. Për më tepër, parashtruesi i kërkesës nuk paraqet pretendime specifike lidhur me Njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, por paraqet para Gjykatës të njëjtat pretendime që i paraqet ndaj Aktvendimit të Gjykatës Komerciale– Dhomat e shkalles së dytë [K.DH.SH.II.nr. 233/23], pretendime, të cilat Zyra e Kryeprokurorit nuk ka pasur juridiksion t‘i adresojë sepse ajo vetëm ka kompetencë të paraqesë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë para Gjykatës Supreme dhe jo të vlerësojë shkeljet ligjore të bëra nga Gjykata Komerciale. Andaj, lidhur me këto pretendime, në rastin e parashtruesit të kërkesës, pas pranimit të Aktvendimit të Gjykatës Komerciale – Dhomat e shkallës së dytë [K.DH.SH.II.nr. 233/23] të 10 majit 2023, asgjë nuk e ka ndaluar atë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. ​​ 

Andaj,​​ Gjykata vlerësoi​​ se​​ “vendim i fundit”,​​ sipas nenit 49 të Ligjit, lidhur me procedurat që ndërlidhen me faturat e kontestuara për të cilat ishte lëshuar Urdhri përmbarimor, konsiderohet Aktvendimi [K.DH.SH.II.nr. 233/23] i 10 majit 2023​​ i Gjykatës Komerciale – Dhomat e shkallës së dytë,​​ me të cilin ishte refuzuar ankesa e parashtruesit të kërkesës kudër Aktvendimit ​​ të Gjykatës Themelore [PPP.nr.167/21] të 14 shkurtit 2022. Në këtë kontekst, Gjykata, më tej vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë, në përputhje me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

Në lidhje me këtë, Gjykata​​ rikujtoi​​ se Aktvendimi i Gjykatës Komerciale- Dhomat e shkallës së dytë [K.DH.SH.II.nr. 233/23]​​ ishte nxjerrë më 10 maj 2023. Në fletëkthesën e dërguar nga Gjykata Komerciale, me kërkesë të gjykatës, e cila dëshmon se kur e ka pranuar parashtruesi Aktvendimin e kontestuar të Gjykatës Komerciale –Dhomat e shkallës së dytë, rezulton që data e pranimit të tij, të jetë 23 qershor 2023.​​ Lidhur me këtë, Gjykata vërejti​​ se koha në mes të pranimit të Aktvendimit dhe të datës së dorëzimit të kërkesës së tij në postë, më 20 nëntor 2023, ka kaluar periudhën kohore prej 4 (katër) muajsh.​​ 

 

Gjykata​​ konstatoi​​ se kërkesa e parashtruesit te kërkesës është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 te Ligjit dhe me rregullin 34 (1) (c) te Rregullores se punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

1

Parashtruesit:

“Swiss Bau” Sh.p.k

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile