Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [ARJ. nr. 198/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 21 dhjetorit 2023

Nr. të lëndës KI61/24

Parashtruesit: Agjencia Kosovare e Privatizimit

Shkarko:

 

KI61/24, parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [ARJ. nr. 198/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 21 dhjetorit 2023

 

 

 

KI61/24, Aktvendim për papranueshmëri i 11 shtatorit 2024, publikuar më​​ 17 tetor 2024

 

Fjalët kyç:​​ kërkesë individuale, e drejta e pronës, qartazi e pabazuar​​ 

 

Në bazë të shkresave të lëndës, rezulton se personi D.B., gjatë vitit 2020, parashtroi një kërkesë në Zyrën Kadastrale në Ferizaj, në të cilën kërkoi që ngastra kadastrale [numër P-72217087-0057913], me sipërfaqe prej 35164 m2, e cila gjendet në Zonën Kadastrale Fshat i Vjetër, Komuna e Ferizajt, të regjistrohet në emër të tij. Kërkesa u miratua dhe prona në fjalë u regjistrua në emër të personit D.B.​​ 

Kundër vendimit të shërbimit kadastral parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesëpadi në Gjykatën Themelore. ​​ Gjykata Themelore kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të plotësojë kërkesëpadinë brenda afatit të caktuar. ​​ Parashtruesi i kërkesës plotësoi e kërkesëpadinë, duke e humbur kështu afatin ligjor. Duke pasur këtë parasysh, Gjykata Themelore e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës si kërkesë e paraqitur pas afatit kohor. Vendime të njëjta morën edhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatë duke pretenduar se vendimet e gjykatave të rregullta ia cenojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

Në procesin e shqyrtimit të kërkesës, Gjykata zbatoi principet dhe parimet e praktikës së saj si dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, duke konstatuar se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara, në përputhje me rregullin 34 paragrafi (2) të Rregullores së punës, për arsye se humbja e afatit të përcaktuar ligjor sjell me vete edhe pasoja të caktuara juridike. Posaçërisht për arsyen se efekti i asaj pasoje tashmë ishte cekur në aktvendimin e Gjykatës Themelore.

 

1

Parashtruesit:

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile