Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac. nr. 9394/2021, të 9 marsit 2023, të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI149/23

Parashtruesit: Nazmi Rexhepi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 21 tetor​​ 2024

Nr. ref.:RK 2563/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI149/23

 

Parashtrues

 

Nazmi Rexhepi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ Ac.​​ nr.​​ 9394/2021,​​ të 9 marsit​​ 2023, të​​ Gjykatës së Apelit​​ të Kosovës​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  •  ​​ ​​​​ Kërkesa është dorëzuar nga​​ Nazmi Rexhepi​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ me vendbanim në​​ Komunën​​ e Gjilanit.​​ 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 9394/2021], të​​ 9 marsit​​ 2023,​​ ​​ Gjykatës së Apelit​​ të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata e​​ Apelit)​​ ​​ lidhje me​​ Aktvendimin [CP. nr. 388/21],​​ ​​ 8 tetorit 2021, të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktvendimit [Ac. nr. 9394/2021], të 9 marsit 2023, të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22​​ [Procedimi i kërkesës] dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 01/2023 (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15​​ (pesëmbëdhjetë)​​ ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 6 korrik​​ 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 13 korrik​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [Nr. GJR. KI149/23],​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ përmes Vendimit [Nr. KSH. KI149/23],​​ kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 14 korrik​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Në të​​ njëjtën​​ ditë,​​ një kopje e kërkesës iu dërgua​​ Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 11 shtator​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e Gjyqtares​​ raportuese​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë​​ e kërkesës.

 

Përmbledhje e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës​​ kishte​​ qenë i​​ punësuar​​ në NSH “Çeliku”​​ në​​ Gjilan​​ si mirëmbajtës​​ me pagë​​ jo-fikse, e cila pagë është caktuar në​​ bazë të​​ çmimit​​ të punës dhe elementeve tjera dhe është varur nga realizimi i vëllimit fizik të prodhimtarisë.

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi​​ për kompensim për pagat e papaguara​​ pranë​​ Gjykatës​​ Komunale,​​ për periudhën nga nëntori i vitit 2004 deri në nëntorin e vitit 2005.

 

  • Më 9 mars 2006, Gjykata Komunale nxjerri​​ Aktvendim për bashkimin e lëndëve prej numrit C.nr. 90/06 deri C.nr. 198/06, C.nr. 207/06 dhe C.nr. 225/06, përfshirë padinë e parashtruesit të kërkesës për shkak se konstatoi që në të gjitha këto çështje kontestimore juridike-civile, kundërshtari i paditësve dhe objekti i kontestit është i njëjtë.  ​​ ​​​​ 

 

  • Më 11 prill 2006, Gjykata Komunale përmes Aktgjykimit [C.nr. 90/06 deri C.nr 198/06, C.nr.207/06 dhe C.nr. 22/06],​​ duke vendosur për rastet e lartcekura të bashkuara, ndër të tjera, edhe padinë e parashtruesit të kërkesës për kompensimin e pagave të papaguara, e detyroi NSH “Çeliku” në Gjilan që parashtruesit t’ia paguajë shumën prej 1.415,20 € (një mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë euro e njëzet cent), të cilat i kishte krijuar nga puna e kryer për muajt: nëntor e dhjetor të vitit 2004, dhe muajt:​​ janar, shkurt, mars, prill, maj, qershor,​​ korrik, gusht, tetor e deri​​ më datën 25 nëntor të vitit 2005, me kamatë në vlerë prej 4.5 % (katër pikë pesë përqind) në nivel vjetor, nga dita e ushtrimit të padisë e deri në pagesën definitive, si dhe t’ia paguajë shumën prej 410.20 € (katërqind e dhjetë euro e njëzet cent), në emër të kontributeve të detyrueshme për financimin e kursimeve pensionale prej 1 gusht 2002 deri më datën 25 nëntor 2005, në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

 

  • ​​ 23 korrik 2021,​​ parashtruesi i ​​ kërkesës​​ ​​ cilësinë​​ e kreditorit,​​ paraqiti kërkesë për përmbushjen e obligimit te​​ AKP​​ në Gjilan, e cila ishte​​ ​​ cilësinë​​ e​​ përfaqësuesit​​ ​​ debitorit NSH “Çeliku”​​ në Gjilan,​​ për kompensimin e pagave të papaguara në emër të të ardhurave personale,​​ pasi që​​ sipas​​ Aktgjykimit​​ [C.nr. 90/06 deri C.nr.198/06, C.nr.207/06 dhe C.nr.225/06],​​ të Gjykatës Komunale, për punën e bërë në NSH “Çeliku”​​ në​​ Gjilan nga nëntori i vitit 2004 deri në nëntorin e vitit 2005​​ është dashur të bëhet pagesa​​ në shumat e cekura në​​ Aktgjykimin​​ e lartcekur, por nga​​ debitori është paguar​​ vetëm​​ shuma prej 1.415,20​​ €​​ (një​​ mijë​​ e katërqind e pesëmbëdhjetë​​ euro e njëzet cent)​​ në emër të të ardhurave​​ personale,​​ ​​ ndërsa nuk është paguar kamata prej 4,5%​​ (katër pikë​​ pesë​​ përqind)​​ nga muaji nëntor 2004 deri në muajin nëntor 2005,​​ si dhe në muajin maj 2021 është paguar një​​ pjesë e trustit dhe atë prej 152,62€ (njëqind e pesëdhjetë​​ e dy euro e gjashtëdhjetë​​ e dy cent),​​ por​​ nuk​​ është​​ paguar diferenca​​ prej 258​​ € (dyqind e pesëdhjetë​​ e tetë​​ euro).​​ Parashtruesi​​ i kërkesës paraqiti si provë​​ dokumentet për​​ shërbimet e bëra në​​ Bankën e re të​​ Lubjanës (në​​ tekstin e mëtejmë: Banka​​ NLB),​​ ndërsa për vlerën e paguar për trustin pensional​​ paraqiti​​ raportin e​​ trustit​​ pensional të​​ nxjerrë​​ më​​ 16​​ qershor 2021.​​ Sipas parashtruesit të​​ kërkesës,​​ debitori i kishte​​ borxh​​ atij​​ vlerën e fituar nga përqindja-kamatë dhe ndryshimi nga mos pagesa e trustit, andaj, kërkoi​​ që ti paguhet shuma-dallimi​​ për trustin prej 258​​ € (dyqind e pesëdhjetë​​ e tetë​​ euro), dallimi i​​ përqindjes prej 4,5%​​ (katër pikë​​ pesë​​ përqind) për​​ shumën e të ardhurave të paguara në lartësi prej 1.415,20​​ (një​​ mijë​​ e katërqind e pesëmbëdhjetë​​ euro e njëzet cent)​​ deri në ditën e pagesës.

 

  • ​​ 25​​ gusht​​ 2021, parashtruesi i kërkesës paraqiti propozim për përmbarim në Gjykatën Themelore në bazë të Aktgjykimit​​ [C.nr.90/06​​ deri C.nr.198/06.C.nr.207/06 dhe C.nr.225/06],​​ të Gjykatës Komunale, të​​ 11 prillit​​ 2006​​ për pjesën e cila nuk​​ është​​ ekzekutuar nga debitori​​ kamata dhe pjesa e mbetur e trustit​​ .

 

  • ​​ procedurë​​ përmbarimore,​​ ​​ 10 shtator 2021, Gjykata Themelore lëshoi Urdhrin përmbarimor [CP. Nr. 388/21],​​ për përmbarimin e​​ pjesës së​​ mbetur të​​ Aktgjykimit​​ [C.nr.90/06 deri C.nr.198/06.C.nr.207/06 dhe C.nr.225/06],​​ të 11 prillit 2006, të Gjykatës Komunale, sipas propozimit për përmbarim të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, të​​ paraqitur më​​ 25 gusht 2021.

 

  • ​​ 4 tetor 2021, AKP parashtroi prapësim ndaj Urdhrit përmbarimor [CP. Nr. 388/21], të 10 shtatorit 2021, të​​ Gjykatës Themelore.

 

  • Më 8 tetor 2021,​​ Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [CP.nr. 388/21],​​ e​​ aprovoi si të bazuar prapësimin e​​ 4 tetorit​​ 2021,​​ të ushtruar nga debitori​​ dhe shfuqizoi​​ Urdhrin përmbarimor​​ [CP. Nr. 388/21],​​ të 10 shtatorit​​ 2021.

 

  • ​​ 13 tetor 2021,​​ parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi ankesë​​ në Gjykatën e Apelit​​ ndaj​​ Aktvendimit​​ [CP nr. 388/21], të 8 tetorit 2021,​​ të Gjykatës Themelore,​​ me të cilin aktvendim ishte aprovuar prapësimi i debitorit dhe ishte shfuqizuar​​ Urdhri përmbarimor​​ [CP nr. 388/21],​​ i 10 shtatorit​​ 2021,​​ si i pabazuar​​ duke e atakuar​​ në tërësi​​ Aktvendimin në fjalë, për shkak të gjitha bazave ligjore, me propozim që i njëjti​​ Aktvendim​​ të anulohet dhe të vërtetohet​​ Urdhri përmbarimor ose lënda të kthehet në rivendosje.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se AKP​​ nuk​​ paraqiti​​ përgjigje në ankesën e ushtruar nga parashtruesi i kërkesës ndaj​​ Aktvendimit​​ [CP.nr. 388/21],​​ të 8 tetorit​​ 2021,​​ të Gjykatës Themelore​​ lidhur me​​ prapësimin e debitorit ndaj​​ Urdhrit përmbarimor​​ [CP.nr. 388/21],​​ të 10 shtatorit​​ 2021.

 

  • ​​ 3 tetor 2022,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ në Gjykatën e Apelit kërkesë për​​ azhurnim/përditësim, lidhur me marrjen e një vendimi për ankesën e ushtruar kundër​​ Aktvendimit​​ [CP. nr. 388/21],​​ të 8 tetorit​​ 2021,​​ të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 9 mars 2023,​​ Gjykata e Apelit përmes​​ Aktvendimit​​ [Ac. Nr. 9394/21]​​ e​​ refuzoi si të pathemeltë ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ lidhur me​​ Aktvendimin​​ [CP. nr. 388/21],​​ të 8 tetorit 2021, të Gjykatës Themelore dhe e​​ vërtetoi​​ këtë​​ të​​ fundit, me arsyetimin se sipas​​ paragrafit 1 të nenit 261​​ (Kërkesat e vërtetuara nga gjykata ose organet tjera kompetente) të Ligjit Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: LMD)​​ në lidhje me​​ nenin​​ 379​​ (pa titull)​​ të​​ Ligjit të​​ vitit 1978​​ mbi​​ Marrëdhëniet e Detyrimeve, e drejta e parashtruesit të​​ kërkesës për ekzekutimin e​​ Aktgjykimit​​ [C.nr. 90/06 deri C.nr 198/06, C.nr.207/06 dhe C.nr. 22/06], të​​ 11 prillit 2006, të​​ Gjykatës Komunale​​ është​​ parashkruar sepse ka kaluar afati​​ ligjor​​ 10 (dhjetë) vjeçar​​ nga data e plotfuqishmërisë dhe​​ ekzekutueshmërisë​​ së​​ ​​ vendimit gjyqësor në fjalë, respektivisht 2 maji 2006.

 

  • ​​ 15​​ maj 2023,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti në​​ Zyrën e​​ Kryeprokurorit​​ të Shtetit​​ propozim për inicimin e​​ kërkesës​​ për mbrojtjen e ligjshmërisë, lidhur me​​ Aktvendimin​​ [Ac. nr. 9394\21],​​ e​​ 9 marsit​​ 2023, të​​ Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 29 maj 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes​​ Njoftimit​​ [KMLC. nr. 61/2023],​​ njoftoi​​ parashtruesin e kërkesës se nuk ka gjetur bazë ligjore​​ për parashtrimin e​​ kërkesës për​​ mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ rastin e tij, me arsyetimin se nuk janë​​ përmbushur kushtet e përcaktuara në​​ pikat a dhe b të​​ ​​ paragrafit 1 të​​ nenit 247 të​​ Ligjit Nr. 03/L-003 për Procedurën Kontestimore (në​​ tekstin e mëtejmë: LPK),​​ si dhe​​ është​​ aplikuar e drejta materiale në​​ mënyrën e duhur kur​​ është​​ konstatuar se e drejta e parashtruesit të​​ kërkesës për të​​ ekzekutuar Aktgjykimin [C.nr. 90/06 deri C.nr 198/06, C.nr.207/06 dhe C.nr. 22/06] , të​​ 11 prillit 2006, të​​ Gjykatës Komunale​​ është​​ parashkruar.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë cenuar përmes Aktvendimit të kontestuar.​​ Në këtë drejtim, ai​​ vetëm thekson se vendimet gjyqësore në rastin e tij i kanë mohuar të drejtën e tij, respektivisht se: “Këto vendime nuk më prekin vetëm mua, jemi 150 punëtorë ku na është shkelur e drejta duke mos zbatuar ligjin duke anashkaluar dhe duke favorizuar individ dhe grupe të caktuara të interesit duke iu njohur e drejta disave e shumicës jo”.

 

Dispozita relevante​​ ligjore​​ 

 

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE​​ [publikuar në Gazetë Zyrtare më 19 qershor 2012]

 

Neni 361

(Kërkesat e vërtetuara nga gjykata ose organet tjera kompetente)

 

1. Të gjitha kërkesat që janë vërtetuar me vendim të formës së prerë të gjykatës ose me vendim të organit tjetër kompetent, ose me ujdinë e palëve para gjykatës apo organit tjetër kompetent, parashkruhen për dhjetë (10) vjet, madje edhe ato për të cilat ligji edhe ashtu parashikon afat më të shkurtër për parashkrim.

[...]”

 

LIGJI MBI MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE​​ [aprovuar nga Kuvendi​​ i​​ Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në seancën e Dhomës Federative, më​​ 30 mars 1978]

​​ 

Kërkesat e përcaktuara para gjykatës ose​​ 

organeve të tjera kompetente

 

Neni 379

 

“Të gjitha kërkesat që janë përcaktuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose me vendim gjyqësor të formës së prerë ose me vendim të organit tjetër kompetent, ose me anë të pajtimit para gjykatës ose organit tjetër kompetent,​​ parashkruhen​​ për dhjetë vjet dhe ato për të cilat ligji edhe ashtu parashikon afat më të shkurtër​​ parashikimi.

Mirëpo, të gjitha kërkesat​​ periodike​​ që rezultojnë nga vendimet ose pajtimet e tilla dhe rrjedhin për pagesë në të​​ ardhmen, parashkruhen në afatin e parashikuar për parashkrimin e kërkesave periodike.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuar me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47 (Kërkesa individuale),​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të​​ Ligjit, që parashikojnë:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 47

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (Kërkesa individuale)

 

“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

“Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.”

 

  • Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar që konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktvendimin [Ac. nr. 9394/2021], e 9 marsit 2023, të Gjykatës së Apelit në lidhje me Aktvendimin [CP. nr. 388/21],​​ të 8 tetorit 2021, të Gjykatës Themelore, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Në këtë aspekt, kërkesa e parashtruesit të kërkesës përmbushë kriteret e përcaktuara me paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe nenin 47 të Ligjit. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Më tutje, në vlerësimin nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me ligj, Gjykata duhet t’i referohet edhe nenit 48 të Ligjit, i cili parashtruesve të kërkesave kushtetuese ua përcakton specifikisht detyrimin që në kërkesat tyre drejtuar Gjykatës Kushtetuese të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendojnë se u janë cenuar. I njëjti kriter është i përcaktuar edhe në​​ pikën d të​​ paragrafit 1 të​​ rregullit​​ 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës, i cili kërkon që kërkesat e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese të qartësojnë saktësisht dhe në mënyrë adekuate faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese. Të njëjtat kritere, Gjykata do​​ t’i analizojë më poshtë.

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se parashtruesi i​​ kërkesës​​ ka punuar në NSH “Çeliku”​​ ​​ Gjilan​​ si​​ mirëmbajtës.​​ Parashtruesi i kërkesës parashtroi padi për kompensim për pagat e papaguara pranë Gjykatës Komunale, për periudhën nga nëntori i vitit 2004 deri në nëntorin e vitit 2005, e cila më​​ 11 prill 2006 përmes Aktgjykimit [C.nr. 90/06​​ deri C.nr 198/06, C.nr.207/06 dhe C.nr. 22/06] ia aprovoi kërkesëpadinë​​ dhe detyroi debitorin NSH “Çeliku” në​​ Gjilan që​​ t’i shlyejë​​ detyrimin në​​ shumat e përcaktuara në​​ këtë​​ Aktgjykim. Për shkak të​​ përmbarimit të​​ pjesërishëm të​​ këtij Aktgjykimi, më​​ 23 korrik 2021,​​ parashtruesi i ​​ kërkesës në cilësinë e kreditorit, paraqiti kërkesë për përmbushjen e obligimit të​​ mbetur te debitori dhe më​​ pas këtë​​ e​​ kërkoi edhe më​​ 25 gusht 2021 përmes propozimit për përmbarim në​​ Gjykatën Themelore. Më​​ 10 shtator 2021, Gjykata Themelore lëshoi Urdhrin përmbarimor për përmbarimin e pjesës së mbetur të Aktgjykimit në​​ fjalë.​​ Mirëpo, AKP-ja paraqiti prapësim ndaj këtij​​ Urdhri, të cilin​​ prapësim,​​ Gjykata Themelore përmes Aktvendimit​​ ​​ [CP.nr. 388/21],​​ ​​ 8 tetorit 2021, e aprovoi. Këtë​​ Aktvendim,​​ më 9 mars 2023,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac. nr. 9394\21],​​ e vërtetoi ​​ me arsyetimin se parashtruesit të kërkesës iu kishte parashkruar e drejta për të kërkuar ekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Komunale,​​ të 11 prillit 2006.​​ Më 15 maj 2023, parashtruesi i kërkesës paraqiti në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit propozim për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, lidhur me Aktvendimin [Ac. nr. 9394\21],​​ e 9 marsit 2023, të Gjykatës së Apelit, të cilin propozim, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes Njoftimit [KMLC. nr. 61/2023],​​ më 29 maj 2023,​​ e refuzoi.

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ që parashtruesi​​ i​​ kërkesës para Gjykatës​​ nuk specifikon të​​ drejtat kushtetuese e as nenet përkatëse të​​ Kushtetutës, të​​ cilat konsideron se i janë​​ shkelur përmes vendimeve gjyqësore të​​ ndërmarra në​​ rastin e tij por vetëm thekson se: ​​ “Këto vendime nuk më prekin vetëm mua, jemi 150 punëtorë ku na është shkelur e drejta duke mos zbatuar ligjin duke anashkaluar dhe duke favorizuar individ dhe grupe të caktuara të interesit duke iu njohur e drejta disave e shumicës jo”.​​ 

 

  • Gjykata thekson se për të konsideruar që një kërkesë plotëson kriteret e pranueshmërisë, parashtruesi i kërkesës është i detyruar që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri, të garantuara me Kushtetutë, i janë cenuar dhe në mënyrë adekuate të paraqesë faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese (shih në këtë kontekst rastet e Gjykatës,​​ KI91/17, parashtrues​​ Enver Islami, Aktvendim për papranueshmëri, i 22 nëntorit 2018, paragrafi 31;​​ KI206/19, parashtrues​​ Mladen Nikolić, Aktvendim për Papranueshmëri, i 26 shkurtit 2019, paragrafi 33; si dhe shih rastin​​ KI97/20, parashtrues​​ Nehat Salihu, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 26 marsit 2021, paragrafi 54,​​ KI73/21, parashtruese​​ Minire Krasniqi Zhitia, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 29 korrikut 2021,​​ paragrafi​​ 39).

 

  • Gjykata​​ vëren se​​ parashtruesi i kërkesës nuk pajtohet në një mënyrë me vendimet e gjykatave të rregullta, marrë parasysh faktin që të​​ njëjtit i​​ është​​ refuzuar përmbarimi i pjesërishëm i një​​ aktgjykimi të​​ plotfuqishëm gjyqësor me arsyetimin se kjo e drejtë​​ iu ka parashkruar. Megjithatë, parashtruesi nuk ka qartësuar se cilat të drejta dhe liri, të garantuara me Kushtetutë, pretendon se i janë cenuar dhe ai ngritë pretendime të përgjithësuara pa saktësuar të drejtat kushtetuese të cilat ai pretendon se i janë cenuar dhe pa qartësuar faktet që arsyetojnë pretendimet konkrete.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 34​​ (1) (d)​​ dhe (2)​​ të Rregullores së punës. Përfundimisht, Gjykata konstaton që kërkesa është e papranueshme në baza kushtetuese.

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit​​ 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullit 34​​ 1 (d)​​ dhe (2)​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 11 shtator​​ 2024,​​ 

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË,​​ njëzëri,​​ kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë​​ Aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë​​ Aktvendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • Ky​​ Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

​​ 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

Parashtruesit:

Nazmi Rexhepi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile