KI111/22, Parashtrues Bechtel Enka GP O.P, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac.nr. 5723/20 të 7 dhjetorit 2021 të Gjykatës së Apelit të Kosovës
KI111/22, Aktvendim për Papranueshmëri, i 25 janarit 2023, publikuar më 22 shkurt 2023
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e pasaftshme
Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me Vendimin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale që parashtruesi i kërkesës këtij të fundit t’ia paguaj borxhin në shumë prej 185,084.40 euro, duke përfshirë rrjedhën e interesit prej 2%, për pagesën e rentës minerale për eksploatimin e materialit në fshatin Trudë në Komunën e Prishtinës, për ndërtimin e auto-udhës “Morinë – Merdare”. Në kuadër të procedurës përmbarimore, si rezultat i urdhrit të përmbaruesit privat për përmbarimin e Vendimit të lartcekur të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore kishte paraqitur prapësim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i cili ishte refuzuar nga kjo e fundit. I njëjti kishte parashtruar edhe ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila përmes Aktvendimit [Ac. nr. 5723/20] i 7 dhjetorit 2021, ankesën e tij e kishte refuzuar si të pabazuar. Më 24 shkurt 2022, ushtrimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë kundër dy Aktvendimeve të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit. Më 4 prill 2022, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, përmes Njoftimit [KMLC. nr. 14/2022] refuzoi propozimin e parashtruesit të kërkesës për ushtrimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak se nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore për paraqitjen e kësaj kërkese.
Parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës konteston Aktvendimin [Ac. nr. 5723/20] e 7 dhjetorit 2021 të Gjykatës së Apelit, duke pretenduar shkelje të neneve 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushteutës në ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.
Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij para Gjykatës lidhur me kriterin e parashtrimit të kërkesë brenda afatit katër (4) mujor thekson se Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, i 4 prillit 2022 në rrethanat e rastit të tij paraqet akt të fundit të autoritetit publik.
Gjykata në kuptim të vlerësimit të kriterit të pranueshmërisë për dorëzimin e kërkesës brenda afatit të përcaktuar katër (4) mujor dhe duke iu referuar praktikës së vet gjyqësore në raste të ngjashme vlerëson se parashtruesin e kërkesës, pas pranimit te Aktvendimit [Ac. nr. 5723/20] të 7 dhjetorit 2021 te Gjykatës së Apelit, asgjë nuk e ka ndaluar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe rrjedhimisht konstatoi se Prandaj, Gjykata vlerëson se “vendim i fundit”, në kuptim të nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës është Aktvendimi i lartcekur dhe i kontestuar i Gjykatës së Apelit, i 7 dhjetorit 2021. Në lidhje me këtë, Gjykata në vijm konstatoi se Aktvendimi i kontestuar të Gjykatës së Apelit ishte nxjerrë më 17 dhjetor 2021 të cilin parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij pretendon se e ka pranuar më 31 dhjetor 2021, përderisa kërkesën e tij në Gjykatë i njëjti e ka dorëzuar më 27 korrik 2022. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.
Bechtel Enka GP O.P.
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile