Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI119/23

Parashtruesit: Adem Peci

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 3 qershor 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2440/24

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS​​ 

 

 

rastin nr. KI119/23

 

Parashtrues

 

Adem Peci

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe​​ 

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Adem Peci, nga Republika e Shqipërisë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës).​​ ​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

  • Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ akteve të paspecifikuara të​​ autoriteteve​​ publike.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të​​ autoriteteve​​ publike. Për më tepër, parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) pretendon se i janë cenuar përmes ndonjë akti të një autoriteti publik.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ neni 54 [Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin​​ e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 29​​ maj​​ 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e​​ pranoi më​​ 31 maj​​ 2023.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 8​​ qershor 2023,2023, Kryetarja​​ përmes Vendimit [Nr. GJR. KSH. KI119/23] caktoi gjyqtarin Enver Peci​​ gjyqtar raportues dhe​​ përmes Vendimit [Nr.KSH. KI119/23]​​ caktoi​​ ​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese) Bajram Ljatifi dhe Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 14 qershor 2023, parashtruesi i kërkesës përmes një shkrese informoi Gjykatën se ka paraqitur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e tij dhe se është në pritje të epilogut.

 

  • Më 26 qershor​​ 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe kërkoi​​ ​​ (i) të plotësojë​​ formularin e kërkesës duke specifikuar saktë​​ se cilin vendim të​​ autoritetit publik konkretisht e​​ konteston​​ para Gjykatës; (ii)​​ të specifikojë​​ cilat të​​ drejta​​ dhe liri​​ janë cenuar dhe​​ (iii)​​ të dorëzojë​​ vendimin e fundit të​​ kontestuar së​​ bashku me vendimet tjera apo dokumentet e nevojshme që kanë të​​ bëjnë​​ me​​ kërkesën e​​ paraqitur.​​ 

 

  • Deri në këtë datë, parashtruesi i​​ kërkesës nuk ka dorëzuar​​ në Gjykatë ndonjë dokument tjetër në mbështetje​​ të kërkesës​​ ​​ tij.​​ 

 

  • Më​​ 29 prill​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

Përmbledhja e fakteve të rastit

 

  • Sipas pohimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ të reflektuara​​ në kërkesën e dorëzuar,​​ rezulton se në periudhën nga 22 marsi​​ 1999 deri më 13 qershor 1999, parashtruesi ka transportuar armë në Kosovë së bashku me 42 ushtarë dhe komandantë të UÇK-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës përmes kërkesës se tij të​​ dorëzuar​​ pohon se​​ në nëntor të vitit 2017, Qeveria e​​ Republikës së​​ Kosovës i dhuroi​​ parashtruesit të kërkesës​​ titullin​​ "Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës"​​ dhe një pension prej 170 eurosh në muaj.

 

  • Sipas parashtruesit,​​ në qershor të vitit 2021​​ i​​ është​​ hequr​​ titulli ​​​​ i​​ veteranit të UÇK-së.​​ 

 

  • Gjykata nuk ka njohuri tjera lidhur me​​ faktet e rastit​​ konkret.​​ 

 

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës thekson, ndër të tjera, si në vijim:​​ “Kërkoj nga ana juaj zgjidhjen e kësaj padrejtësie që na ka bërë​​ shteti shqiptar...”

 

 

 

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta​​ kontestoj.

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 25​​ 

(Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)

 

[...]

 

2) Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë edhe:

h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli​​ 54
(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

​​ “54 (2) Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se kërkesa është jo e plotë ose e paqartë përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojë ose të qartësoj kërkesën; [...]”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ vlerëson​​ nëse parashtruesi i​​ kërkesës i ka përmbushur​​ kriteret​​ e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ Në këtë drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para​​ Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtit​​ nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Përtej kritereve të përcaktuara më lart, në vlerësimin nëse parashtruesi​​ i​​ kërkesës i plotëson kriteret​​ për vlerësimin e kërkesës së tij, Gjykata rikujton se neni 48 (Saktësimi i kërkesës) i Ligjit,​​ specifikisht detyron parashtruesit e kërkesave të qartësojnë saktësisht aktin konkret të autoritetit publik të cilin e kontestojnë dhe të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri kushtetuese pretendojnë të jenë cenuar. Ndërsa, rregulli 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) i Rregullores së punës parasheh që kërkesa e parashtruesve duhet të përmbajë: (a) emrin dhe adresën e palës që parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit/es për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për përfaqësim; (d) emrin dhe adresën e palës, ose të palëve kundërshtare, nëse janë të njohura, të cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të fakteve; (g) arsyetimin​​ rreth pranueshmërisë dhe meritave​​ të kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Në këtë kontekst, sipas paragrafit 4 të nenit 22 (Procedimi i kërkesës) të Ligjit, që parasheh se nëse kërkesa ose përgjigjja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Atëherë, kur palët përkatëse, nuk dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Gjykatë, bazuar në rregullin 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, duke marrë parasysh që kërkesa është e paplotë ose e paqartë, përkundër kërkesave të saj ndaj palës që të plotësojë apo qartësojë të njëjtën.

 

  • Në këtë​​ aspekt, Gjykata rikujton se kërkesën e parashtruesit të kërkesës e kishte pranuar më 31 maj​​ 2023. Duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte​​ e kompletuar, më 26​​ qershor 2023, në pajtim me paragrafin 4, të nenit 22 të Ligjit, Gjykata i kërkoi​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ që (i) të plotësojë​​ formularin e kërkesës duke specifikuar saktë​​ se cilin vendim të​​ autoritetit publik konkretisht e konteston para Gjykatës; (ii) të specifikojë​​ cilat të​​ drejta dhe liri janë cenuar;​​ dhe (iii) të dorëzojë​​ vendimin e fundit të​​ kontestuar së​​ bashku me vendimet tjera apo dokumentet e nevojshme që kanë të bëjnë​​ me​​ kërkesën e paraqitur.

 

  • Më 14 qershor 2023, parashtruesi i kërkesës përmes një shkrese​​ informoi Gjykatën se lidhur me rastin e tij ka paraqitur padi në​​ Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 

  • Gjykata vëren se edhe pas kësaj date, parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk kishte​​ dorëzuar​​ ndonjë shkresë​​ tjetër​​ në mbështetje të​​ kërkesës së​​ tij.​​ 

 

  • Gjykata rithekson se në rrethanat e rastit konkret,​​ kërkesa e parashtruesit​​ është e paqartë;​​ (i) cilin akt të autoritetit publik parashtruesi i kërkesës e konteston para Gjykatës; (ii) cilat janë pretendimet e parashtruesit të kërkesës për cenimin e të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese; dhe (iii) bazuar në shkresat e lëndës dhe përmbajtjen e tyre, faktet e rastit janë të pakuptueshme.

 

  • Në këtë aspekt, dhe duke marrë parasysh atë që​​ është​​ cekur​​ më lart, Gjykata në bazë të Rregullores së saj të punës, mund të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër, meqë​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk​​ ka adresuar kërkesat e Gjykatës​​ edhe pas​​ kërkesës specifike të saj.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe​​ pretendimet​​ e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesave (shih, ndër​​ të​​ tjera, rastet e Gjykatës,​​ KI121/21, parashtrues ​​ Bajram Hasani, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 23 shtatorit 2021, paragrafi 38;​​ KI135/21​​ Isuf Musliuu,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i 10 shtatorit 2021, paragrafi 35; dhe​​ KI101/21,​​ N.T.SH. Morina​​ B”, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 8 shtatorit 2021, paragrafi 36).

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës nuk i përmbush kriteret​​ procedurale​​ për​​ shqyrtim​​ të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me​​ dokumentacion​​ mbështetës,​​ ashtu siç kërkohet me nenet​​ 22.4 dhe​​ 48 të Ligjit dhe me rregullin 26 (3) dhe 54 (2) të Rregullores së punës.​​ Prandaj,​​ Gjykata​​ përfundon​​ se​​ kërkesa​​ duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet​​ 27 dhe​​ 48 të Ligjit​​ si​​ dhe rregullin​​ 54​​ të Rregullores së punës, më​​ 29 prill 2024,​​ njëzëri​​ 

 

 

VENDOS ​​ 

 

    • TË REFUZOJË kërkesën;  ​​​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve; ​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Enver Peci  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

1

 

 

Parashtruesit:

Adem Peci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës