Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI146/24

Parashtruesit: Avni Tahiraj

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 27​​ shtator 2024

Nr. Ref.: RK 2533/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS​​ 

 

 

rastin nr. KI146/24

 

Parashtrues​​ 

 

 

Avni Tahiraj

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është parashtruar nga​​ Avni Tahiraj, me​​ vendbanim​​ në​​ Gjakovë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i​​ kërkesës).

 

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk e ka specifikuar aktin e autoritetit publik​​ ​​ cilin e konteston.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i​​ kushtetutshmërisë së​​ aktit​​ ​​ paspecifikuar, përmes së cilit​​ pretendohet​​ se​​ parashtruesit të kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur​​ ​​ drejtat​​ dhe lirit themelore​​ ​​ tij​​ ​​ garantuara me nenet: 4​​ [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]​​ 10​​ [Ekonomia], 22​​ [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]​​ dhe 24​​ [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ [në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta].​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 10 korrik 2024, kërkesa​​ u dorëzua​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më 25 korrik 2024, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin​​ GJR.​​ KI146/24​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha,​​ gjyqtar raportues​​ dhe me Vendimin​​ KSH.KI146/24​​ caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Enver Peci​​ dhe​​ Jeton Bytyqi​​ (anëtarë).

 

  • Më 26​​ korrik​​ 2024, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, dhe i kërkoi​​ që​​ në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh:​​ (i)​​ ​​ specifikonte aktin​​ ​​ e konteston; (ii)​​ ​​ specifikonte​​ ​​ drejtat dhe​​ liritë​​ ​​ pretendon se i​​ janë​​ shkelur dhe (iii)​​ ​​ bashkëngjiste​​ dokumentet e nevojshme.​​ 

 

  • Më 13 gusht 2024, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ një shkresë të re, mirëpo nuk e specifikoi aktin që e konteston dhe nuk bashkëngjiti asnjë dokument.

​​ 

  • ​​ 11 shtator 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ vendimin për refuzimin​​ e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës, në​​ formularin të​​ cilin e ka dorëzuar në​​ Gjykatë, thekson se në​​ vitin 2006 kishte shkruar disa komente në​​ portale në​​ lidhje me​​ çështjen​​ e bashkimit kombëtar. Pas kësaj, ai thekson se nisën hetimet ndaj tij për terrorizëm.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se në​​ vitin 2017 kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që​​ ​​ trajtonte rastin e tij, sepse dyshonte se ishte nën hetime. Parashtruesi i kërkesës thekson se kishte drejtuar kërkesa edhe në​​ institucione të​​ tjera, përfshirë​​ EULEX-in dhe Policinë​​ e Kosovës dhe kishte shprehur​​ gatishmërinë​​ e tij për të​​ bashkëpunuar në​​ rast se ishte i dyshuar.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon që asnjëherë nuk mori ndonjë përgjigje nga institucionet shtetërore në lidhje me shqetësimet e tij.​​ 

        

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ i ka përmendur​​ nenet​​ 4, 10, 22 dhe 24 të​​ Kushtetutës mirëpo nuk ka ofruar argumente dhe pretendime konkrete në​​ lidhje me shkeljen e tyre.​​ 

 

Vlerësimi​​ i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me nenet 47 dhe​​ 48 të Ligjit.

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

  • Gjykata,​​ po ashtu, i referohet rregullave 25 dhe​​ 54​​ të Rregullores​​ së punës.

 

Rregulli​​ 25​​ 

[Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]

[...]

(e) mbrojtjen juridike të​​ kërkuar;​​ 

(f) përmbledhjen e shkurtër të​​ fakteve;​​ 

(g) arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të​​ kërkesës; dhe​​ 

(h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli 54​​ 

[Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]

(1) Gjykata mund të hedhë poshtë një kërkesë kur Gjykata përcakton se pretendimi:​​ 

(a) nuk është më në​​ mënyrë aktive i diskutueshëm;​​ ose

(b) nuk përfaqëson një kontest.

(2) Gjykata mund të​​ vendosë​​ ta refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër​​ ​​ qoftë​​ se:​​ 

(a)​​ kërkesa​​ është jo e plotë ose e paqartë,​​ përkundër​​ kërkesës​​ ose​​ kërkesave​​ nga Gjykata ndaj​​ palës​​ ​​ ta​​ plotësojë​​ ose të​​ qartësojë​​ kërkesën;

[...]

 

  • ​​ rastin konkret,​​ parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ se​​ në vitin 2006 kishte shkruar disa komente në mediat elektronike dhe për këtë arsye ishte nën hetime penale.​​ ​​ formularin që​​ e dorëzoi në​​ Gjykatë,​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk specifikoi ndonjë​​ akt të​​ autoritetit publik që​​ e konteston.

 

  • Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që​​ ​​ plotësonte dhe qartësonte​​ kërkesën e tij: (i) të​​ specifikonte aktin e autoritetit publik që​​ e konteston; (ii) të​​ specifikonte të​​ drejtat dhe liritë​​ ​​ pretendon se i janë​​ shkelur;​​ dhe​​ (iii)​​ ​​ bashkëngjiste dokumentet e​​ nevojshme​​  ​​​​ lidhje me rastin e tij.​​ Parashtruesi i kërkesës dorëzoi një​​ shkresë​​ ​​ re në​​ Gjykatë​​ mirëpo nuk​​ specifikoi ndonjë akt të autoritetit publik që e konteston​​ dhe nuk ofroi dokumentet e kërkuara.

 

  • Gjykata thekson se, rregulli 54 (2) (a) i Rregullores së punës parasheh që Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se kërkesa është jo e plotë ose e paqartë, përkundër kërkesës nga Gjykata ndaj palës që ta plotësojë​​ ose qartësojë kërkesën. Në rastin ​​ konkret, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është jo e plotë dhe e paqartë, përkundër kërkesës së Gjykatës ndaj parashtruesit të kërkesës për ta plotësuar dhe qartësuar kërkesën e tij.

 

  • Gjykata rithekson se,​​ barra për ta plotësuar dhe qartësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të cilët kanë interes juridik për t’i ngritur pretendimet e tyre. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i shpall këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota dhe i refuzon me procedurë të shkurtër (shih, rastet e Gjykatës​​ KI01/23,​​ parashtrues Amir Hamza, Vendim për refuzim të kërkesës i 14 dhjetorit 2023, paragrafi 42;​​ KI90/20,​​ parashtrues Arben Boletini, Vendim për refuzimin e kërkesës i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 25).

 

  • Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është jo e plotë dhe e paqartë, dhe rrjedhimisht kërkesa refuzohet me procedurë të shkurtër në përputhje me rregullin 54 (2) (a) të Rregullores së punës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ të Kushtetutës, me nenet​​ 20 dhe 47.1 të Ligjit dhe me rregullin 54 (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 11 shtator​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ REFUZOJË kërkesën;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve dhe, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi​​ ​​ ditën​​ e shpalljes​​ ​​ Gazetën​​ Zyrtare​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5​​ ​​ nenit 20​​ ​​ Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Safet Hoxha ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Avni Tahiraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale