Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.4333/19, të 26 nëntorit 2019 

Nr. të lëndës KI 90/20

Parashtruesit: Arben Boletini

Shkarko:

KI90/20. Parashtrues: Arben Boletini, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.4333/19, të 26 nëntorit 2019 

KI90/20, Vendim për refuzim të kërkesës i 18 nëntorit 2020, publikuar më 9 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës konteston Aktgjykimin [P.nr.4333/19] e 26 nëntorit 2019 të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës vetëm theksoi se Aktgjykimi i kontestuar është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij themelore të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,

duke mos qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore pretendon se i janë cenuar, vetëm me kërkesën që të “rishqyrtohet lënda”. Cëshjta në rrethanat e rastit konkret, ndërlidhet me një Urdhër Ndëshkimor të shqiptuar nga Gjykata Themelore për të pandehurin S.J., të cilin parashtruesi i kërkesës e kishte paraqitur në Policinë e Kosovës për shkak të kanosjes.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte e paqartë, Gjykata dy herë radhazi i kërkoi parashtruesit të kërkesës që: (i) të sqarojë kërkesën e tij; dhe (ii) të qartësojë saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Parashtruesi i kërkesës herën e parë përmes e-mailit dërgoi një përgjigje në e-mailin zyrtar të Gjykatës, mirëpo duke mos e ofruar sqarimin e kërkuar nga Gjykata, ndërsa herën e dytë nuk u përgjigj në kërkesën e Gjykatës.

Për pasojë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit dhe paqartësisë së saj, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës, dhe vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Arben Boletini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës