Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, [C.nr.753/15], të 28 shkurtit 2017

Nr. të lëndës KI 180/20

Parashtruesit: Agim Stublla

Shkarko:

KI180/20, Parashtrues i kërkesës: Agim Stublla, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, [C.nr.753/15], të 28 shkurtit 2017

KI 180/20, Aktvendim i miratuar më 18 shkurt 2021, i publikuar më 13 prill 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme.

Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar në cilësi të Zyrtarit Policor në Policinë e Kosovës nga 12 marsi 2001. Por, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, përmes Vendimit [P.nr.122/VDP/201o] të 19 nëntorit 2010, ia kishte shkëputur marrëdhënien e punës parashtruesit të kërkesës. Parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore të Prishtinës përkitazi me shkëputjen e marrëdhënies së punës, duke pretenduar se e njëjta ishte e kundërligjshme. Megjithatë, Gjykata Themelore kishte refuzuar pretendimet e tij, dhe vendimi i të njëjtës, gjithashtu ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit. Parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës konteston konstatimet e gjykatave të rregullta, pa sqaruar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se ia janë cenuar përmes aktit të kontestuar të autoritetit publik.

Në vlerësimin e kërkesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar jashtë afatit ligjor prej katër (4) muajsh. Kjo sepse, parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin [C.nr.753/15] e 28 shkurtit 2017 të Gjykatës Themelore dhe të cilin bazuar në ankesën që ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, e ka pranuar më së largu më 25 prill 2017, ndërsa Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, përkatësisht Aktgjykimin [Ac.nr.2329/2017] e 9 marsit 2020, të nxjerrë pas ankesës së tij kundër Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Themelore, bazuar në fletëkthesën përkatëse, e kishte pranuar më  26 qershor 2019. Kërkesa e parashtruesit të kërkesës në Gjykatë është dorëzuar më 26 nëntor 2020, përkatësisht (i) më shume se tri (3) vite pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore; dhe (ii) pesë (5) muaj pasi kishte pranuar Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, e rrjedhimisht jashtë afatit katër (4) mujor të përcaktuar në dispozitat e lartcekura të Ligjit dhe të Rregullores së punës.

Rrjedhimisht, kërkesa u shpall e papranueshme për shkak se nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor prej katër (4) muajsh siç përcaktohet me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Agim Stublla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative