Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr.54/2018, i 12 prillit 2018

Nr. të lëndës KI 109/18

Parashtruesit: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”

Shkarko:

KI109/18, Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës,  Rev. nr.127/2018, të 12 prillit 2018

KI109/18, Aktvendim për Papranueshmëri, i 7 nëntorit 2019, publikuar më 19 dhjetor 2019

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, person juridik, qartazi e pabazuar,

Më 12 gusht 2010, parashtruesi i kërkesës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kishin nënshkruar Marrëveshje të Partneritetit Publiko Privat (PPP), dhe bazuar në këtë marrëveshje parashtruesi i kërkesës kishte marrë obligim që të gjithë punëtorët t’i mbajë në marrëdhënie të punës edhe për 3 (tre) vite të tjera.

Parashtruesi i kërkesës, e kishte njoftuar punëtorin B.SH. se Komisioni Disiplinor i parashtruesit të kërkesës kishte vendosur që punëtorit t’i ndërpritet marrëdhënia e punës, me arsyetimin se punëtori kishte bërë shkelje të rënda disiplinore.

Si rrjedhojë punëtori B.SH.  kishte parashtruar  padi në Gjykatën Themelore duke kërkuar anulimin e vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës dhe shpërblim të dëmit. Padia e tij ishte aprovuar. Në anën tjetër, parashtruesi i kërkesës në ankesën e tij pranë gjykatave të rregullta pretendonte se Gjykata Themelore gabimisht kishte konstatuar gjendjen faktike, duke pohuar se përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur ka qenë i ftuar por i njëjti nuk ka marrë pjesë.

Gjatë procedurave pranë gjykatave të rregullta, këto të fundit i kishin sqaruar parashtruesit të kërkesës se në rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës punëtorit B.SH., përbërja e Komisionit Disiplinor të parashtruesit të kërkesës, nuk ishte e plotë, pasi që kishe munguar përfaqësuesi i Sindikatës dhe se nga provat e prezantuara nga parashtruesi i kërkesës rezultonte se përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur nuk ishte i ftuar.

Parashtruesi i kërkesës, në kërkesën e tij pranë Gjykatës Kushtetuese, pretendoi shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës për shkak të vendimit të paarsyetuar, si dhe nenit 32 të Kushtetutës, dhe përsëriti pretendimet e tij si pranë gjykatave të rregullta.

Gjykata Kushtetuese, duke i adresuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, konstatoi se ky i fundit dështoi të paraqesë prova, fakte dhe argumente që tregojnë se procedurat në gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, dhe Gjykata nuk u lëshua në shqyrtimin e pretendimeve të mëtejshme të parashtruesit të kërkesës për shkak që shkeljet e të drejtave të tjera të garantuara me nenin 32  të Kushtetutës ai i pretendoi si pasojë e shkeljes së të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Parashtruesit:

Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative