Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 287/2019, i 5 nëntorit 2020

Nr. të lëndës KI86/21

Parashtruesit: Mirsad Bilbani

Shkarko:

KI86/21, Parashtrues: Mirsad Bilbani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 287/2019, i 5 nëntorit 2020

KI86/21 Aktvendim për papranueshmëri, i 30 marsit  2022, publikuar më 24 maj 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kompensimi i dëmit

Çështja e parashtruesit të kërkesës lidhur me detyrimin e tij për kompensim të dëmit ndaj palës së dëmtuar, ishte shqyrtuar përmes tre (3) vendimeve gjyqësore, duke u vendosur fillimisht nga Gjykata Themelore e sipas të cilës, detyroi parashtruesin e kërkesës që palës së dëmtuar, në emër të kompensimit të dëmit, për shkaqe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore t’ia paguaj vlerën e tërësishme prej 11.292,00 euro brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh. Ndërsa, Gjykata e Apelit dhe Supreme, respektivisht, kanë vlerësuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe kanë konfirmuar detyrimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me kompensimin e dëmit.

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kontestoi kushtetutshmërinë vendimit të Gjykatës Supreme. Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e gjykatave të rregullta janë nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Gjykata në këtë aspekt rikujton që parashtruesi i kërkesës kishte kontestuar përgjatë gjithë procesit gjyqësor shumën e përcaktuar të kompensimit të dëmit dhe mënyrën se si është vlerësuar kjo shumë nga gjykatat e rregullta.

Lidhur me këtë pretendim dhe siç është reflektuar në paragrafët 20-22 të aktvendimit, përtej pretendimit se vendimet e gjykatave të rregullta  “në përcaktimin e shumës së kompensimit të dëmit jopasuror nuk janë marrë në mënyrë të drejtë të gjithë faktorët që ndikojnë në përcaktimin e shumës së të njëjtës” dhe në kundërshtim me Kushtetutën, parashtruesi i kërkesës nuk kishte paraqitur para Gjykatës asnjë argument dhe/ose arsyetim konkret përkitazi me shkeljet e të drejtave të tij e të cilat ai i pretendon.

Siç u sqarua më lart, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës nuk ka sjellë asnjë argument apo arsyetim shtesë në mbështetje të pretendimeve të tij për shkelje të të drejtave të tij kushtetuese. Për pasojë, Gjykata, bazuar në Rregulloren e saj të punës, përkatësisht paragrafin (2) të rregullit 39 të saj, shpalli këtë kërkesë të papranueshme si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, sepse parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

Parashtruesit:

Mirsad Bilbani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile