Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronës GSK-KPA-A-268/15 të 30 janarit 2019

Nr. të lëndës KI 134/19

Parashtruesit: Dobrica Pucar

Shkarko:

KI134/19, parashtrues: Dobrica Pucar, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit  të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronës GSK-KPA-A-268/15 të 30 janarit 2019

 KI134/19, Aktvendim për papranueshmëri i 16 janarit 2020, publikuar më  11 shkurt 2020. 

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta e pronës, mosshterim i mjeteve juridike, aktvendim për papranueshmëri

Bashkëshorti i parashtrueses së kërkesës paraqiti kërkesë në AKP për kthimin e të drejtës pronësore mbi banesën ku ai kishte jetuar deri në vitin 1999. Gjithashtu pala e tretë parashtroi kërkesë për njohje të së drejtës pronësore mbi të njëjtën banesë.

Komisioni për kërkesa pronësore juridike nxori vendim me të cilin shpallet jokompetent  për të vendosur mbi pronën në fjalë sepse prona në fjalë nuk është në juridiksionin e tij për të vendosur, dhe i udhëzoi palët në kontest të ushtrojnë të drejtat e tyre pronësore në gjykatat e rregullta. Një qëndrim i tillë i Komisionit u mbështet gjithashtu nga kolegji i apelit, prandaj hodhi poshtë ankesën e parashtrueses së kërkesës si të pabazuar.

Parashtruesja parashtroi kërkesë në Gjykatë për shkak të shkeljes së nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, për arsye se ajo nuk ka mundur të ushtrojë të drejtat e saj pronësore mbi banesën mbi të cilin ajo konsideron se ka të drejtë, me çka asaj i shkelen të drejtat nga neni 46 i Kushtetutës.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet e Komisionit dhe të Kolegjit të apelit nuk kishin të bënin me pronën në fjalë, përkatësisht se kush i ka të drejtat pronësore mbi banesën në fjalë. Në të vërtetë, çështja e pronës nuk është zgjidhur ende në rastin në fjalë, dhe parashtruesja e kërkesës në çdo kohë mund të iniciojë procedurë në gjykatat e rregullta, ku ajo do të mund të përpiqet të ushtrojë të drejtat e saj pronësore.

Në lidhje me këtë, Gjykata hodhi poshtë kërkesën e parashtrueses për mosshterim të mjeteve juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Dobrica Pucar

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile