Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 322/2018, të 21 dhjetorit 2018 dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 243/2018, të 18 qershorit 2018

Nr. të lëndës KI 13/19

Parashtruesit: Fevzi Hajdari

Shkarko:

KI13/19, Parashtrues: Fevzi Hajdari Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 322/2018, të 21 dhjetorit 2018 dhe Aktgjykimit të  Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 243/2018, të 18 qershorit 2018

KI13/19, Aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2019, publikuar më 18 qershor 2019. 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, aktvendim për papranueshmëri, rast penal, masë e përkohshme, kërkesë për mos-zbulim të identitetit  

Parashtruesi në kërkesë pretendoi se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31.2 të Kushtetutës dhe paragrafin 3 të nenit 6 të KEDNJ-së, dhe i arsyetoi në katër (4) pretendime të veçanta, të cilat ai u përpoq t’i ndërtonte përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ).

Pretendimin e parë për shkeljen e nenit 6 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës e ndërlidh me aktgjykimin e paarsyetuar të Gjykatës së Apelit. Parashtruesi i kërkesës konsideron se Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit nuk është arsyetuar mirë në lidhje me faktet thelbësore të rastit.

Pretendimi i dytë për shkeljen e nenit 6 të KEDNJ-së i referohet faktit se bashkëpunëtori i Policisë e solli parashtruesin e kërkesës në kurth, duke quar kështu në simulimin e veprës penale, prandaj, provat e mbledhura në këtë mënyrë nuk mund të pranohen dhe të shqyrtohen nga gjykatat.

Pretendimin e tretë për shkeljen e paragrafit 3 të nenit 6 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës e ndërlidh me faktin se Gjykata e Apelit e ricilësoi veprën penale dhe aktakuzën dhe se në këtë mënyrë atij i është pamundësuar përgatitja adekuate për mbrojtje.

Pretendimi i katërt për shkeljen e nenit 6 të KEDNJ-së i referohet faktit se ka pasur tejzgjatje të procedurës gjyqësore.

Gjykata shqyrtoi të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, arriti në përfundim se kërkesa e parashtruesit  është e pabazuar, Gjykata gjithashtu refuzoi kërkesën për masë të përkohshme dhe zbulimin e identitetit.

Parashtruesit:

Fevzi Hajdari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale