Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme  E. REV. nr. 447/2020 të 15 prillit 2021

Nr. të lëndës KI166/21

Parashtruesit: Zenë Berbati dhe Faza Berbati

Shkarko:

KI166/21, Parashtrues: Zenë Berbati dhe Faza Berbati; Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme  E. REV. nr. 447/2020 të 15 prillit 2021 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, mos-arsyetim i vendimit gjyqësor, zbatim i gabuar i ligjit, kërkesë qartazi e pabazuar, mungesë evidente e shkeljes

B.K, A.K dhe A.K kundër paraardhësit ligjor të parashtruesve të kërkesës për pengesë në posedim dhe kthimin e posedimit të ngastrave të cilat B.K, A.K dhe A.K i kishin marrë me qira nga AKP-ja (në tekstin e mëtejmë ngastrat e kontestuara)B.K, A.K dhe A.K Gjykata Themelore në Pejë e ka pranuar dhe e ka detyruar  paraardhësin ligjor të parashtruesve të kërkesës që t’i mundësojë B.K, A.K dhe A.K që lirisht dhe pa pengesë të posedojnë pronën e paluajtshme kontestuese. Pas kësaj, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e vërtetuan në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë dhe gjykatat konstatuan se B.K, A.K dhe A.K kanë vërtetuar bazën juridike, si dhe mënyrën e fitimit të pronës kontestuese – qirasë për 99 vjet, ndërsa në rastin e parashtruesve nuk ka prova të fitimit të pronësisë së ngastrave  kontestuese.

Në kërkesën e tyre, parashtruesit e kërkesës i kontestojnë konkluzionet e gjykatave të rregullta, duke pretenduar mungesën e arsyetimit të vendimeve të kontestuara, zbatimin e gabuar të ligjit dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike. Në kontekstin e këtyre pretendimeve, parashtruesit e kërkesës pretendojnë shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

Gjykata e shqyrtoi pretendimin e tyre për mos-arsyetimin e vendimeve të kontestuara dhe pretendimet për zbatimin e gabuar të ligjit dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike në kuptim të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Në shqyrtimin e këtij pretendimi, Gjykata së pari shtjelloi parimet e përcaktuara përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me një vendim të arsyetuar gjyqësor, parime të cilat janë pohuar edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës.

Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesve të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së  për shkak të mos-arsyetimit të vendimeve të kontestuara dhe interpretimit të gabuar dhe zbatimit të gabuar të ligjit të aplikueshëm janë (i) pretendime që kualifikohen si pretendime të “shkallës së katërt”; dhe si të tilla, këto pretendime të parashtruesve të kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39.

Parashtruesit:

Zenë Berbati dhe Faza Berbati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile