Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev.nr.84/2021 të 11 tetorit 2021   

Nr. të lëndës KI33/22

Parashtruesit: Selim Raqi

Shkarko:

KI33/22, Parashtrues: Selim Raqi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev.nr.84/2021 të 11 tetorit 2021   

KI33/22, Aktvendim për papranueshmëri i 25 janarit 2023, publikuar më 16 shkurt 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, kërkesë e papranueshme  

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ndërlidhet me padinë që  parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur në  Gjykatën Themelore kundër të paditurës KEK për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës të parashtruesit të kërkesës. KEK e kishte ndërprerë marrëdhënien e punës së parashtruesit të kërkesës për shkak se i njëjti kishte kyçur lidhje të energjisë elektrike pa vendosur matësin elektrik me ç ‘rast energjia elektrikë ishte shpenzuar pa u regjistruar duke i kushtuar kështu dëm pasuror punëdhënësit KEK. Gjykata Themelore kishte konstatuar se padia e parashtruesit të kërkesës ishte e bazuar, kishte konstatuar se njoftimi dhe vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës janë të kundërligjshëm dhe kishte urdhëruar të paditurën KEK, që parashtruesin e kërkesës ta kthej në vendin e punës duke ia kompensuar pagat e papaguara deri në ditën e kthimit të vendin e punës të parashtruesit të kërkesës. Pala e paditur KEK paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke e kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e palës së paditur KEK, e prishi aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe çështjen e ktheu tek kjo e fundit për rigjykim. Ndërkohë, parashtruesi i kërkesës dhe pala e paditur KEK, si palë ndërgjyqëse në këtë mosmarrëveshje nga e drejta e punës paraqitën ankesa, revizion si dhe përgjigje në to në procedurat që u zhvilluan në Gjykatën e Apelit dhe që u finalizuan me vendim të Gjykatës Supreme në dobi të palës së paditur KEK.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës në thelb pretendoi shkelje të neneve 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenet 5 (E drejta për liri dhe siguri) dhe 6 (E drejta për një proces të rregullt) të  KEDNJ-së.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata vlerësoi:  (i) Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës paditëse; (ii) Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë përcaktuar bazën ligjore duke dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe logjike për shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së parashtruesit të kërkesës; (iii) se procedura ligjore për ndërprerje të marrëdhënies së punës është respektuar sepse parashtruesi i kërkesës është ftuar në takim në prani të përfaqësuesit të sindikatës së punëtorëve I.P., ndërsa më vonë i është ndërprerë marrëdhënia e punës;  (iv) Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë shpjeguar dëmin pasuror që parashtruesi i kërkesës i kishte shkaktuar punëdhënësit KEK lidhur me shpenzimin e  energjisë elektrike pa e regjistruar të njëjtën në matës elektrik; (iv) Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë shpjeguar se për këto veprime parashtruesi i kërkesës edhe është shpall fajtor me aktgjykimin penal, për veprën penale Vjedhje nga neni 252 par. 1 i KPK-së, dhe është gjykuar me dënim me gjobë; dhe, në fund, (v) Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar se masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është proporcionale me veprën penale dhe dëmin që ka shkaktuar parashtruesi i kërkesës në dëm të të paditurës KEK.

Gjykata konkludon se pretendimet i parashtruesit të kërkesës shikuar në tërësi e tyre kategorizohen si pretendime të shkallës së katërt dhe duhet të refuzohen qartazi e pabazuara në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Selim Raqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar