Parashtrues “IPKO Telecommunication Sh.P.K.” Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 538/2020] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 14 marsit 2022
KI250/23, Aktvendim për papranueshmëri i 17 korrikut 2024, publikuar më 20 gusht 2024
Fjalët kyç: kërkesë individuale, vendime të paarsyetuara, qartazi e pabazuar
Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës i kishte ndërprerë kontratën e punës personit R.I., i cili punonte tek ai në bazë të kontratës së punës.
Personi R.I inicioi procedurë gjyqësore, duke konsideruar se vendimi i punëdhënësit, respektivisht i parashtruesit është i paligjshëm.
Procedura gjyqësore përfundoi me vendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin u konstatua se vendimi i parashtruesit të kërkesës ishte i kundërligjshëm, ndërsa me të njëjtin vendim Gjykata Supreme e ktheu rastin në Gjykatën Themelore për të përcaktuar se cilat të drejta nga marrëdhënia e punës i takojnë personit R.I.
Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatë, duke konsideruar se vendimet e gjykatave të rregullta janë të paarsyetuara siç do të duhej sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së.
Gjykata shqyrtoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës, me ç’rast zbatoi si praktikën e GJEDNJ-së ashtu edhe praktikën e vet, duke konstatuar se vendimet e gjykatave të rregullta janë të arsyetuara në mënyrën e përcaktuar me nenin 160 të LPK-së. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se vendimet e gjykatave janë të arsyetuara në përputhje me kërkesat e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, dhe kësisoj pretendimet e parashtruesit të kërkesës i shpalli si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç parashikohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së Punës.
“IPKO Telecommunications Sh.P.K.”
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile