Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 339/22 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 7 nëntorit 2022

Nr. të lëndës KI78/23

Parashtruesit: Maliqe Sopjani

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 6​​ tetor 2023

Nr.ref.: RK 2280/23

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI78/23

 

Parashtruese

 

Maliqe Sopjani

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ Rev.​​ nr.​​ 339/22​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ të 7​​ nëntorit​​ 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar, dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesja e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Maliqe Sopjani me vendbanim​​ në fshatin​​ Harilaq,​​ Komuna e Fushë​​ Kosovës. Parashtruesen e kërkesës​​ e përfaqëson​​ Ekrem Agushi, avokat​​ nga​​ Prishtina.​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 339/22]​​ të​​ 7 nëntorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës.

 

  • Aktgjykimi​​ [Rev.​​ nr.​​ 339/22] i​​ 7​​ nëntorit​​ 2022 i​​ Gjykatës Supreme, i është dorëzuar​​ parashtrueses së​​ kërkesës​​ më​​ 9​​ dhjetor​​ 2022.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit [Rev.​​ nr.​​ 339/22] të​​ Gjykatës Supreme të​​ 7 nëntorit​​ 2022,​​ përmes të cilit​​ pretendohet se​​ janë shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të​​ parashtrueses së kërkesës​​ të garantuara me​​ nenin​​ 31​​ paragrafi 2​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut] dhe nenin 113 paragrafi 7 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7,​​ të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin​​ 22 (Procedimi i kërkesës) dhe​​ nenin​​ 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së​​ Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe​​ hyri në fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjatë​​ shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së​​ lartcekur. Lidhur me këtë, konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores​​ së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës​​ Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara​​ shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • Më​​ 5 prill​​ 2023, parashtruesja e​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën ​​ Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 13 prill​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës, përmes Vendimit​​ [Nr.​​ GJR.KI78/23], caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues,​​ ndërsa​​ përmes Vendimit​​ [Nr.​​ KSH.KI78/23]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha, anëtarë.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 24​​ prill​​ 2023, Gjykata​​ e njoftoi përfaqësuesin e​​ parashtrueses​​ së kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që të plotësojë kërkesën duke specifikuar qartë dhe elaboruar​​ në detaje​​ shkeljet e pretenduara të neneve të Kushtetutës.

 

  • Më​​ 5​​ maj 2023,​​ Gjykata pranoi një shkresë nga përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së kërkesës,​​ në të cilën i njëjti vetëm specifikon se i konteston nenet​​ 31, 46, 52​​ dhe​​ 117​​ të Kushtetutës, por nuk ofron informacione e as nuk elaboron qartësisht shkeljet e pretenduara të këtyre neneve dhe lidhshmërinë që të njëjtat kanë me Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme, përveç se përshkruan dispozitat kushtetuese të neneve të lartcekura.​​ Gjithashtu, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës në këtë shkresë kishte theksuar se​​ “Vlerësimi i Gjykatës Supreme të Kosovës se​​ “Revizioni nuk mund të paraqitet për shkak të konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike​​ është plotësisht i gabuar.​​ …​​ pronësore e ka paraqitur në Drejtorinë për Çështje Pronësore dhe Banesore në Prishtinë më​​ 11.04.2003.​​ Ky fakt vërtetohet me shikimin e vendimit të së njëjtës drejtori, numri i kërkesës“,​​ e që për Gjykatën mbetet i​​ paqartë kuptimi dhe lidhshmëria e kësaj pike të shkresës në rastin konkret.​​ 

 

  • Më 24 maj 2023, Gjykata i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme të Kosovës.​​ 

 

  • ​​ 29 gusht​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ ta refuzojë​​ kërkesën​​ me procedurë të shkurtër.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Gjykata në fillim të​​ përmbledhjes​​ së gjendjes faktike vëren se​​ esenca e​​ procedurës​​ pranë​​ gjykatave të rregullta ka të bëjë me​​ vërtetimin​​ e së drejtës​​ pronësore​​ mbi​​ banesën​​ me sipërfaqe prej 84.11 m2, e cila ndodhet në​​ Lagjen​​ “Dardania”, SU-9/1, L.1, nr. 33 në Prishtinë, të cilën, sipas​​ pretendimeve të​​ parashtrueses​​ së kërkesës, Korporata Energjetike e Kosovës​​ SH.A.​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEK), ia kishte​​ ndarë​​ ​​ bashkëshortit të saj​​ tani​​ të ndjerë.

 

  • Me qëllim të vërtetimit​​ të​​ së​​ drejtës​​ pronësore mbi banesën në fjalë, parashtruesja​​ e​​ kërkesës ka zhvilluar​​ dy procedura, përkatësisht,​​ i)​​ procedurën pranë Agjencisë Kosovare të Pronës (në tekstin e mëtejmë: AKP) dhe​​ ii)​​ procedurën pranë gjykatave të rregullta.​​ 

 

  • Gjykata gjen se​​ procedura e parë pranë AKP-së përfundoi me​​ Vendimin e shkallës së parë [HPCC/D/110/2004/A&C] të​​ Drejtorisë për Çështje​​ Pronësore dhe​​ Banesore (në tekstin e mëtejmë:​​ DÇPB)​​ ​​ 13 shkurtit​​ 2004.​​ Në këtë vendim, DÇPB refuzoi kërkesën e saj​​ për kthimin në posedim të banesës në fjalë.​​ Kundër vendimit​​ ​​ shkallës së parë,​​ parashtruesja​​ e kërkesës parashtroi ankesë​​ në Komisionin​​ për​​ Shqyrtim të​​ Ankesave, i cili,​​ më 31 mars 2006,​​ nxori​​ Vendimin HPCC/REC/60/2006,​​ me të cilin​​ e​​ refuzoi​​ ankesën e saj si të pabazuar.

 

  • Procedurën e dytë gjyqësore, parashtruesja e kërkesës e inicioi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore), kronologjinë e së cilës gjykata do ta prezantojë në vazhdim të​​ këtij Vendimi.​​ 

 

Procedura​​ pranë​​ gjykatave të​​ rregullta

 

  • Në një datë të paspecifikuar,​​ parashtruesja e kërkesës së​​ bashku me paditësit B.M, B.M dhe B.M​​ (fëmijët e saj)​​ (në tekstin e mëtejmë: paditësit e tjerë),​​ kishte parashtruar padi në​​ Gjykatën Themelore​​ kundër​​ KEK-ut, duke​​ kërkuar që​​ t’i njihet e drejta e pronësisë​​ mbi​​ banesën në​​ Lagjen​​ “Dardania”, SU-9/1, Lam.​​ 2, numër 33, kati 8, në​​ Prishtinë,​​ me​​ sipërfaqe prej 84.11 m2, si dhe​​ ​​ e paditura​​ KEK​​ ​​ lejojë​​ ​​ paditësit​​ këtë​​ ​​ drejtë​​ ta regjistrojnë​​ ​​ pronësi të​​ përbashkët të​​ tyre.​​ 

 

  • ​​ padinë​​ e saj, parashtruesja e kërkesës së​​ bashku me paditësit e tjerë​​ kishte​​ pretenduar se​​ personi​​ J.M (bashkëshorti dhe babai i tyre) ka​​ qenë​​ punëtor i të​​ paditurës KEK për 17 vite​​ deri në​​ vitin 1990 kur​​ është​​ larguar nga puna në​​ mënyrë​​ ​​ kundërligjshme. Gjatë​​ kësaj marrëdhënie të​​ punës,​​ siç kishte theksuar​​ parashtruesja e kërkesës së​​ bashku me paditësit​​ e tjerë,​​ ​​ 15 shtator 1989,​​ me​​ Vendimin numër 1991 të​​ marrë​​ nga Këshilli i Punëtorëve më​​ 7 shtator 1989, personit J.M i ishte ndarë​​ banesa​​ me​​ sipërfaqe prej 84.11 m2 në​​ Lagjen​​ Dardania, SU-9/1, Lam.​​ 2, nr.​​ 33. Pasi personi J.M​​ kishte tentuar të​​ vendoset në​​ këtë​​ banesë, përkatësisht​​ ​​ 8 korrik 1992,​​ ka vërejtur se në​​ ​​ njëjtën kohë​​ ka hyrë​​ ​​ posedim personi S.T,​​ i​​ cili​​ i kishte komunikuar se ndërmarrja e paditur (KEK)​​ ia kishte​​ shitur​​ atij banesën në fjalë.​​ ​​ 

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata​​ gjen​​ se çështja e njëjtë​​ tashmë​​ ishte vendosur njëherë nga Gjykata Themelore, por​​ e njëjta​​ ishte kthyer sërish nga Gjykata e Apelit​​ në rivendosje​​ në gjykatën e shkallës së parë.​​ 

 

  • Më​​ 18 dhjetor 2017, Gjykata Themelore​​ gjatë​​ procedurës​​ ​​ përsëritur​​ nxori​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 1497/11],​​ përmes të cilit​​ (i)​​ e refuzoi si të​​ pabazuar kërkesëpadinë​​ e​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës dhe paditësve të​​ tjerë; si​​ dhe​​ (ii)​​ vendosi që​​ secila palë t’i bartë shpenzimet e veta.​​ ​​ 

 

  • Në arsyetimin e​​ Aktgjykimit​​ [C. nr. 1497/11],​​ Gjykata Themelore​​ inter alia​​ deklaroi:​​ 

 

“...duhet të​​ vendoset si në​​ dispozitiv të​​ këtij aktgjykimi,​​ meqenëse​​ tek palët nuk ishte kontestuese se paraardhësit të​​ paditësve i​​ është​​ ndarë​​ banesa kontestuese (...) , i cili​​ është​​ udhëzuar po ashtu që​​ ​​ lidh kontratë​​ me BVI-në​​ ​​ Prishtinë, lidhur me të​​ njëjtën banesë​​ si organizatë​​ e cila ka bërë​​ menaxhimin e paluajtshmërisë​​ kontestuese, mirëpo në​​ shkresat e lëndës nuk ekziston ndonjë​​ dëshmi me të​​ cilën do të​​ dëshmonte lidhjen e saj, e që​​ sipas ligjeve në​​ fuqi të​​ asaj kohe, si një​​ ndër kushtet për fitimin e të​​ drejtës banesore ka qenë​​ edhe lidhja e kontratës.”

 

“Konform nenit 37 të​​ Ligjit për Marrëdhëniet Banesore, përcaktohet se,​​ “kontrata mbi shfrytëzimin e banesës lidhet në​​ mes personit, i cili ka marrë​​ banesën për shfrytëzim dhe bashkësisë​​ vetëqeverisëse të​​ interesit për banim, në​​ bazë​​ ​​ aktit të​​ dhënësit të​​ banesës për shfrytëzim”, ndërkaq në​​ paragrafin 2 të​​ këtij neni kërkohet edhe ekzistimi i kontratës formale, e në​​ këtë​​ rast kontrata nuk​​ është​​ lidhur në​​ mes përfituesit të​​ banesës dhe Elektroekonomisë, si paraardhësve e të​​ paditurës KEK me seli në​​ Prishtinë, andaj edhe kushti i dytë​​ nuk​​ është​​ plotësuar.”

 

“Po ashtu, për fitimin e të​​ drejtës banesore sipas nenit 11 të​​ Ligjit për Marrëdhëniet Banesore, kushti i tretë​​ ka qenë​​ edhe vendosja e ligjshme, apo hyrja ne banesë, ndërkaq paraardhësi i tani paditësve, nuk ka bërë​​ hyrjen në​​ banesën e ndarë​​ për të, e që​​ me këtë​​ rast dispozitat ligjore kanë​​ përcaktuar qartë​​ se për fitimin e të​​ drejtës banesore, në​​ mënyrë​​ kumulative duhet të​​ plotësohen tri kushtet e përcaktuara më​​ lartë​​ për fitimin e të​​ drejtës banesore.”

 

“Rrjedhimisht në​​ rastin konkret gjykata duke zbatuar dispozitat e nenit 11 dhe 37 të​​ Ligjit për Marrëdhënie Banesore (i cili ka qenë​​ i aplikueshëm në​​ kohën e dhënies së​​ banesës në​​ shfrytëzim), e refuzoj në​​ tërësi kërkesëpadinë​​ e paditësve dhe vendosi si në​​ dispozitiv të​​ këtij aktgjykimi.”

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ dhe paditësit e tjerë​​ kishin​​ paraqitur ankesë​​ kundër Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 1497/2011] të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjykatën e Apelit​​ ​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit),​​ duke pretenduar​​ shkelje​​ thelbësore​​ ​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore; vërtetim​​ ​​ gabuar dhe jo​​ ​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike; dhe zbatim të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 20 prill 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 2221/18] e kishte,​​ (i)​​ refuzuar si të​​ pabazuar ankesën e​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës së​​ bashku me paditësit e tjerë; dhe kishte​​ (ii)​​ vërtetuar Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 1497/11]​​ e​​ Gjykatës Themelore të​​ 18 dhjetorit 2017.

 

  • Në​​ arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit ishte pajtuar me qëndrimin dhe përfundimin juridik të​​ gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ si të​​ drejtë, ndërsa sa i përket pretendimeve tjera ankimore kishte theksuar se,​​ “nuk qëndrojnë​​ pretendimet ankimore të​​ paditësve për shkeljet e dispozitave të​​ procedurës kontestimore, pasi që​​ dispozitivi i aktgjykimit​​ është​​ i qartë​​ dhe i kuptueshëm (...) Gjykata e shkallës së​​ parë​​ ka dhënë​​ arsye të​​ mjaftueshme për mënyrën e vendosjes (...), po ashtu sipas vlerësimit të​​ kësaj gjykate, në​​ mes të​​ arsyeve të​​ paraqitura nuk ekzistojnë​​ kundërthënie, në​​ ndërkohë​​ që​​ kundërthënie nuk ka as në​​ mes të​​ dispozitivit dhe arsyetimit të​​ aktgjykimit.

 

  • Parashtruesja e kërkesës dhe paditësit e tjerë​​ kishin paraqitur revizion në​​ Gjykatën Supreme të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), për shkak të:​​ (a)​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe​​ (b)​​ zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale, me propozim që​​ (i)​​ Gjykata Supreme ta prishë​​ aktgjykimin e shkallës së​​ dytë​​ dhe​​ (ii)​​ çështja t’i kthehet në​​ rigjykim gjykatës së​​ shkallës së​​ parë.

 

  • ​​ 7 nëntor 2022, Gjykata Supreme​​ nxori​​ Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 339/22], me të​​ cilin e refuzoi si të​​ pabazuar revizionin e paraqitur nga parashtruesja e kërkesës dhe paditësit e tjerë​​ kundër Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 2221/18] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 20 prillit 2022.​​ 

 

  • Në​​ arsyetimin e Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 339/22], Gjykata Supreme e kishte pranuar si të​​ drejtë​​ dhe të​​ ligjshëm qëndrimin e gjykatës së​​ shkallës së​​ dytë​​ dhe​​ asaj të shkallës së​​ parë, ndërsa pretendimet për shkelje thelbësore të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore i kishte vlerësuar si të​​ pabazuara. Lidhur me zbatimin e të​​ drejtës materiale, Gjykata Supreme kishte theksuar se,​​ “Paditësit në​​ këtë​​ rast nuk kanë​​ arritur t’i vërtetojnë​​ faktet mbi të​​ cilat e mbështesin kërkesën e tyre edhe pse kjo ka qenë​​ detyrë​​ e tyre, në​​ kuptim të​​ nenit 322, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 7 paragrafi 1 dhe 319 paragrafi​​ 1 të​​ LPK-së, e në​​ anën tjetër gjykatës i ka munguar autorizimi që​​ të​​ nxjerr prova sipas detyrës zyrtare (...) Për të​​ pasur sukses në​​ kërkesëpadinë​​ pala paditëse​​ është​​ dashur që​​ të​​ argumentoi me prova konkrete se janë​​ pronar të​​ paluajtshmërisë-banesës, në​​ këtë​​ rast të​​ paluajtshmërisë​​ kontestuese, çka nuk kanë​​ arritur të​​ argumentojnë​​ se paraardhësi juridik i tyre, ka qenë​​ pronar i sendit (...)”, kurse për vërtetimin e gjendjes faktike kishte vlerësuar se,​​ “Pretendimet për gjendjen faktike të​​ paraqitur në​​ revizion nga paditësit nuk janë​​ vlerësuar pasi që​​ sipas nenit 214 paragrafi 2 të​​ LPK-së, përcaktohet se,​​ “Revizioni nuk mund të​​ paraqitet për shkak të​​ konstatimit të​​ gabuar apo jo të​​ plotë të​​ gjendjes faktike.”

 

Pretendimet e​​ parashtrueses​​ së kërkesës​​ 

 

  • Përfaqësuesi i​​ parashtruese​​ së​​ kërkesës​​ në​​ kërkesën e parashtruar para Gjykatës, pretendoi​​ se​​ Gjykata Supreme​​ ka nxjerrë​​ Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 339/22] të​​ 7 nëntorit​​ 2022,​​ në​​ shkelje të​​ të​​ drejtave të​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës, por​​ nuk kishte specifikuar qartë​​ dhe sqaruar në​​ detaje se cilat​​ janë ato​​ të​​ drejta të​​ garantuara me Kushtetutë​​ apo cilat​​ janë​​ nenet e pretenduara Kushtetutës, të cilat​​ ishin shkelur nga gjykatat e rregullta.​​ Pretendimet e përshkruara në kërkesë ishin të gjitha në baza ligjshmërie dhe Gjykata vëren​​ se të njëjtat ishin përshkruar nga revizioni që kishte paraqitur në Gjykatën Supreme.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata i kishte dërguar një​​ shkresë​​ përfaqësuesit të​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës, nga i cili kishte kërkuar​​ që​​ të​​ specifikojë​​ qartë​​ dhe në​​ detaje se cilat të​​ drejta të​​ garantuara me nenet respektive të Kushtetutës​​ pretendohet se​​ i janë​​ shkelur​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës.

 

  • ​​ 5 maj 2023, Gjykata kishte pranuar një​​ shkresë​​ nga përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ ​​ kërkesës ku​​ ai​​ kishte​​ përmendur disa nene të Kushtetutës, por pa dhënë elaborimin në​​ detaje dhe arsyetimin e kërkuar nga Gjykata për shkeljet e pretenduara të të drejtave të garantuara me nenin​​ 113 paragrafi 7​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara],​​ nenin​​ 31 paragrafi 2​​ [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], nenin​​ 46​​ [Mbrojtja e Pronës], dhe nenin​​ 53​​ [Interpretimi i Dispozitave për të​​ Drejtat e Njeriut], nene këto që​​ janë​​ specifikuar në​​ shkresën e lartcekur.

 

  • Përkitazi me pretendimin për shkelje të​​ nenit​​ 113 në​​ ndërlidhje me nenin​​ 31,​​ ​​ përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ thekson se:​​ “Sipas​​ vlerësimit të​​ autorizuarit të​​ paditëses, autoriteti publik – gjykatat e cekura më​​ lartë​​ kanë​​ shkelur dispozitën e nenit 113 (7) të​​ Kushtetutës së​​ R.​​ Kosovës me të​​ cilën​​ është​​ parashikuar se “individët janë​​ të​​ autorizuar ti ngritin shkeljet nga autoritetet publike të​​ drejtave dhe lirive të​​ tyre individuale, të garantuar​​ me kushtetutë, mirëpo pasi që​​ të​​ kenë​​ shtjerr të​​ gjitha mjetet juridike të​​ përcaktuara me ligj”. Ky interpretim për më​​ tepër se kaq​​ është​​ joprofesional dhe në​​ këtë​​ mënyrë​​ të​​ paditurit i janë​​ shkelur rëndë​​ të​​ drejtat nga neni 31 (2) të​​ Kushtetutës së​​ R.​​ Kosovës e cila garanton se “çdo kush gëzon të​​ drejtën për shqyrtim publik të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm lidhur me vendimet për të​​ drejtat dhe obligimet brenda një​​ afati të​​ arsyeshëm nga një​​ gjykatë​​ e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj.

 

  • Përkitazi me pretendimin për shkelje të​​ nenit 46, përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës thekson se:​​ “Paditësi nëpërmes të​​ autorizuarit të​​ tij konsideron se Gjykata Supreme e Kosovës gjatë​​ procedurës së​​ zhvilluar​​ me revizionin e të​​ paditurës ka bërë​​ shkelje të​​ drejtës së​​ garantuar me nenin 46 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës e cila ka të​​ bëjë​​ me mbrojtjen e së​​ drejtës së​​ pronësisë​​ si e drejtë​​ themelore e garantuar me Konventën Evropiane për Liritë​​ dhe të​​ Drejtat e Njeriut me Protokollin e saj. (...) Vlerësimi i Gjykatës Supreme të​​ Kosovës se “Revizioni nuk mund të​​ paraqitet për shkak të​​ konstatimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike​​ është​​ plotësisht i gabuar.”​​ 

 

  • Ndërsa, sa i përket nenit 53 të​​ Kushtetutës, përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës vlerëson se:​​ “Neni 53 i Kushtetutës përcakton zbatimin e drejtpërdrejtë të GJEMDNJ. Pasi që paraqitësi i kërkesës saktëson qartë dispozitat kushtetuese dhe të drejtat e tij të garantuara me kushtetutë dhe Konventën Evropiane, kërkon nga Gjykata Kushtetuese të R.​​ Kosovës që të pranoj këtë rast dhe të shqyrtoj kërkesën në pajtim me përmbajtjen e shkeljeve të pretenduara nga paditësi.”

 

  • Përfundimisht, përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së kërkesës​​ potencon se: “I autorizuari i paditësit konsideron që​​ ka vepruar drejtë, brenda afatit gjyqësor dhe i propozon Gjykatës​​ Kushtetuese​​ të​​ Kosovës, që​​ kërkesën ta pranoj si të​​ bazuar, këtë​​ në​​ pajtim me deklarimet e theksuara në​​ kërkesë.

 

Dispozitat​​ përkatëse​​ të Ligjit dhe Rregullores së punës​​ 

 

Ligji

 

 

Neni 48​​ 

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”​​ 

 

Rregullorja e punës

 

Rregulli 25

(Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ “2. ​​ Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë edhe:​​ 

 

[…]

​​ (g) arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesës; dhe​​ 

 ​​ ​​​​ (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.”

 

Rregulli 54

(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

[…]

“(2)​​ Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedure të shkurtër në qoftë se:

(a)​​ kërkesa është jo e plotë ose e paqartë, përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që ta plotësojë ose të qartësojë kërkesën.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së​​ pari shqyrton nëse janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ të​​ përcaktuara me Kushtetutë​​ dhe të​​ specifikuara më​​ tej me Ligj dhe Rregullore​​ të​​ punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7,​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe​​ ​​ Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

 [...]

 

 7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përtej kritereve të​​ përcaktuara më​​ lart, në​​ vlerësimin nëse parashtruesja e​​ kërkesës i plotëson kriteret për vlerësimin e kërkesës së​​ saj, Gjykata rikujton nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të​​ Ligjit dhe​​ në​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesja​​ e​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç parashihen në​​ nenin 48 të​​ Ligjit,​​ që​​ përcakton:​​ 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

  • Ndërsa, përveç kritereve të​​ lartcekura, Gjykata shqyrton nëse parashtruesja e​​ kërkesës i ka plotësuar kërkesat e​​ rregullit​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës,​​ ku parashihet se kërkesa​​ e​​ parashtruesve duhet të​​ përmbajë​​ edhe: (a) emrin dhe adresën e palës që​​ parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit/es​​ për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për​​ përfaqësim;​​ (d) emrin dhe adresën e palës ose të​​ palëve kundërshtare, nëse janë​​ të​​ njohura, të​​ cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të​​ kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të​​ fakteve; (g) arsyetimin​​ rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, sipas paragrafit 4 të​​ nenit 22 (Procedimi i kërkesës) të​​ Ligjit, që​​ parasheh se nëse kërkesa ose përgjigja në​​ kërkesë​​ nuk​​ është​​ e qartë​​ ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë​​ dhe ia cakton një​​ afat prej jo më​​ shumë​​ se pesëmbëdhjetë​​ (15) ditëve për të​​ qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në​​ kërkesë. Në​​ rastet kur palët përkatëse nuk dorëzojnë​​ dokumentacionin e kërkuar në​​ Gjykatë​​ apo përkundër kërkesave të​​ Gjykatës ndaj palës​​ që të​​ plotësojë ose të qartësojë kërkesën,​​ e njëjta sërish mbetet e paplotë​​ ose e paqartë, bazuar në​​ rregullin​​ 54​​ (Hedhja poshtë​​ dhe refuzimi i kërkesës) të​​ Rregullores​​ së​​ punës, Gjykata mund të​​ vendosë​​ ta​​ refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ të​​ shkurtër.​​ 

 

  • Në​​ rastin konkret, duke u bazuar në​​ elaborimin e mësipërm, Gjykata rikujton se kërkesën e​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës​​ e kishte pranuar më​​ 5 prill 2023, por që nuk ishte specifikuar konkretisht se cila të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar e as cilat nene të Kushtetutës pretendohet se janë shkelur.​​ Në këtë situatë,​​ marrë​​ parasysh që​​ nuk mund të kuptohej se për cilat të drejta dhe liri themelore, parashtruesja e kërkesës​​ po pretendonte për shkelje e as nuk ishin sqaruar pretendimet e saja dhe lidhshmëria e tyre me nenet përkatëse të Kushtetutës, Gjykata​​ ​​ më 24 prill​​ 2023​​ njoftoi përfaqësuesin e​​ parashtrueses së​​ kërkesës dhe​​ kërkoi nga​​ i njëjti​​ që​​ të​​ dorëzojë​​ një përmbledhje të qartë të fakteve lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në Kushtetutë​​ dhe t’i specifikojë nenet që pretendon se i janë shkelur​​ parashtrueses​​ së kërkesës.​​ 

 

  • Më​​ 5 maj 2023,​​ Gjykata​​ pranoi një​​ shkresë​​ nga përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës,​​ në të cilën​​ i njëjti vetëm specifikon se i konteston nenet 31, 46, 52 dhe 117 të​​ Kushtetutës, por nuk ofron​​ informacione​​ e as nuk elaboron qartësisht shkeljet e pretenduara të​​ këtyre neneve dhe lidhshmërinë​​ që​​ të​​ njëjtat kanë​​ me Aktgjykimin e kontestuar të​​ Gjykatës Supreme, përveç se përshkruan dispozitat​​ kushtetuese të​​ neneve të​​ lartcekura.​​ Gjithashtu, përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës në​​ këtë​​ shkresë​​ kishte theksuar se “Vlerësimi i Gjykatës Supreme të​​ Kosovës së​​ “Revizioni nuk mund të​​ paraqitet për shkak të​​ konstatimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike”​​ është​​ plotësisht i gabuar.​​ ...pronësore e ka paraqitur në​​ Drejtorinë​​ për Çështje Pronësore dhe Banesore në​​ Prishtinë​​ më​​ dt.11.04.2003. Ky fakt vërtetohet me shikimin​​ e​​ vendimit të​​ së​​ njëjtës drejtori, numri i kërkesës”, e që për Gjykatën mbetet​​ i​​ paqartë kuptimi dhe lidhshmëria e kësaj pike​​ ​​ shkresës në rastin konkret.​​ 

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata vlerëson se​​ është​​ treguar mjaft e qartë​​ në​​ kërkesën​​ specifike​​ me të cilën iu është drejtuar përfaqësuesit të​​ parashtrueses​​ së kërkesës​​ për të​​ ofruar informacion procedural dhe substantiv lidhur me faktet dhe procedurën që​​ ishte zhvilluar para Gjykatës Supreme, e që​​ e njëjta​​ është​​ objekt i çështjes para kësaj Gjykate. Megjithatë, Gjykata vëren se përfaqësuesi i​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës me shkresën e dorëzuar nuk ka sqaruar mjaftueshëm shkeljet e pretenduara të neneve të cekura dhe në rrethanat e rastit konkret kërkesa e​​ parashtrueses​​ mbetet e paqartë dhe e paplotë në kuptim të specifikimit të drejtave që pretendohet se i janë cenuar​​ parashtrueses​​ së kërkesës me Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme.

 

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata rikujton se barra për të​​ ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të​​ cilët kanë​​ interes të​​ drejtpërdrejtë​​ në​​ mënyrë​​ që​​ pohimet dhe pretendimet e tyre të​​ adresohen në​​ mënyrë​​ efektive nga​​ Gjykata. Në​​ rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së​​ Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të​​ paqarta dhe jo të​​ plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të​​ kërkesave (shih, ndër të​​ tjera, rastet e Gjykatës, KI121/21, parashtrues​​ Bajram Hasani, Vendim për refuzimin e kërkesës i 23 shtatorit 2021, paragrafi 38; KI135/21, parashtrues​​ Isuf Musliu, Vendim për refuzimin e kërkesës i 10 shtatorit 2021, paragrafi 35; dhe KI101/21, parashtrues​​ “N.T.Sh. Morina B,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës i 8 shtatorit 2021, paragrafi 36).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se kërkesa e​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të​​ mëtejmë, për shkak të​​ moskompletimit të​​ saj me dokumentacionin mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të​​ Ligjit dhe me​​ rregullat​​ 25​​ (2) (g)​​ dhe (h)​​ dhe​​ 54​​ (2)​​ (a) të​​ Rregullores​​ së​​ punës. Prandaj, Gjykata vlerëson se kërkesa duhet të​​ refuzohet me procedurë​​ të​​ shkurtër.

​​ 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin​​ 48​​ të​​ Ligjit dhe​​ rregullat​​ 25 (2)​​ (g) dhe​​ (h)​​ dhe​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të​​ Rregullores​​ së punës, në seancën e mbajtur më​​ 29 gusht 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • ​​ REFUZOJË​​ kërkesën;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në​​ Gazetën Zyrtare, në​​ pajtim me nenin 20.4​​ të Ligjit;

 

  • Ky​​ vendim​​ hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban​​      ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

1​​ 

Parashtruesit:

Maliqe Sopjani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile