Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 157/2020 të 3 shtatorit 2020 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI124/22

Parashtruesit: Liridon Uruqi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 27 dhjetor​​ 2022

Nr. Ref.:2100/22

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI124/22

 

Parashtrues

 

Liridon Uruqi

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktgjykimit Pml. nr.​​ 157/2020​​ të​​ 3 shtatorit 2020

të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Liridon Uruqi,​​ i cili gjendet në​​ vuajtje të dënimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz,​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar nga​​ Fadil Sinanaj, avokat në​​ Gjilan.

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin​​ [Pml. nr.​​ 157/2020] e​​ 3 shtatorit 2020​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), në lidhje me​​ Aktvendimin [PAKR.​​ nr.​​ 29/2019] e​​ 7 shkurtit 2020​​ të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit), në ndërlidhje me Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 139/2019] e 30 dhjetorit 2019​​ të​​ Gjykatës​​ Themelore​​ në​​ Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Themelore).​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar​​ më​​ 23 tetor 2020.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktgjykimit​​ të kontestuar, përmes së cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin​​ 24 [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ në ndërlidhje me nenin​​ 6​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ),​​ nenin​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave]​​ të Kushtetutës​​ si dhe nenin 10 (të​​ Deklaratës Universale të​​ të​​ Drejtave të​​ Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: DUDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 6 gusht​​ 2022, parashtruesi i kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën e​​ tij​​ përmes postës të​​ cilën Gjykata​​ Kushtetuese​​ e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ e pranoi më​​ 11 gusht 2022.

 

  • ​​ 25 gusht​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [GJR. KI124/22] caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 15 gusht​​ 2022, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ si dhe i kërkoi që​​ ​​ dorëzojë​​ ​​ Gjykatë​​ formularin e plotësuar të​​ kërkesës, të​​ saktësojë​​ aktin e autoritetit publik të​​ cilin e kontestonte dhe që​​ ​​ dorëzonte kopjet e vendimeve dhe ankesave që​​ lidheshin me kërkesën e tij.​​ Në të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 1 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në​​ Gjykatë​​ dokumentet e kërkuara.​​ 

 

  • Më​​ 30 shtator​​ 2022, Gjykata​​ njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga​​ ajo që të dorëzojë në Gjykatë fletëkthesën që dëshmon se kur parashtruesi i kërkesës e ka​​ pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • Më​​ 10 tetor​​ 2022,​​ Gjykata Themelore e dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar që dëshmon se kur parashtruesi​​ e ka pranuar vendimin e kontestuar.​​ 

 

  • ​​ 13 dhjetor​​ 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Më​​ 25 tetor 2018, Prokuroria Themelore në​​ Gjilan-Departamenti për Krime të​​ Rënda (në​​ tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore) ngriti Aktakuzën [PP. I. Nr. 173/2018], kundër parashtruesit të​​ kërkesës, për​​ shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat​​ penale​​ “Vrasje rëndë” nga nën-paragrafi 1.5, paragrafi 1 i nenit 179 të​​ Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: KPRK),​​ “Vrasje e rëndë”​​ në tentativë të metë nga nën-paragrafi 1.5, paragrafi 1 i nenit 179 lidhur me nenin 28 të KPRK-së si dhe​​ “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”​​ sipas paragrafit 1 të nenit 374 të KPRK-së.​​ 

 

  • Më​​ 27 qershor 2019, Gjykata​​ Themelore, përmes Aktgjykimit [PKR. nr.​​ 209/18]​​ e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për kryerjen​​ e​​ veprave penale​​ si në vijim:

 

  • “Vrasje e rëndë​​ duke i shqiptuar dënimin me burgim prej njëzetë e tre (23) viteve.

  • Kanosje”,​​ nga paragrafi 4 lidhur me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 185 të KPRK-së,​​ duke​​ i shqiptuar dënimin me burgim prej​​ dy (2) viteve; dhe

  • Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” duke i shqiptuar dënim me burgim prej një (1) viti.​​ 

​​ 

  • Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit​​ [PKR. nr. 209/18] e dënoi parashtruesin e kërkesës për veprat e lartcekura me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzetë e​​ pesë (25) viteve.

 

  • ​​ 12 korrik 2019,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ ankesë në Gjykatën e​​ Apelit, kundër Aktgjykimit [PKR. nr. 209/18] të​​ 27 qershorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore,​​ për shkak të​​ shkeljes​​ esenciale​​ të dispozitave​​ të procedurës​​ penale,​​ shkeljes së​​ ligjit penal,​​ vërtetimit​​ të gabuar dhe​​ jo të plotë të gjendjes faktike, vendimit mbi sanksionin penale si dhe vendimin mbi shpenzimet e procedurës.​​ 

 

  • ​​ 12 shtator 2019, Gjykata e​​ Apelit, përmes Aktgjykimit [PAKR. nr.​​ 398/2019]​​ aprovoi ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe anuloi Aktgjykimin​​ [PKR. nr. 209/18]​​ e​​ 27 qershorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore, duke i kthyer çështjen penale gjykatës së​​ shkallës së​​ parë​​ për rigjykim dhe rivendosje.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktgjykimit​​ të​​ saj,​​ Gjykata e Apelit vlerësoi se​​ Aktgjykimi​​ [PKR. nr. 209/18]​​ i 27 qershorit 2019​​ i​​ Gjykatës​​ Themelore ishte i përfshirë​​ me shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës penale, vërtetim jo të​​ drejtë​​ dhe të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike dhe shkelje të​​ ligjit penal.​​ 

 

  • Më​​ 30 dhjetor​​ 2019, Gjykata Themelore,​​ në​​ rivendosje,​​ përmes Aktgjykimit [PKR. nr.​​ 139/19]​​ e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për kryerjen​​ e​​ veprave penale​​ si në vijim:

 

  • “Vrasje”​​ nga neni 178 i KPRK-së, duke i shqiptuar dënimin me burgim prej tetëmbëdhjetë (18) viteve; dhe

  • Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” duke i shqiptuar dënim me burgim prej një (1) viti.​​ 

  • Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit​​ [PKR. nr.​​ 139/19] e dënoi parashtruesin e kërkesës për veprat e lartcekura me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej​​ tetëmbëdhjetë​​ (18) viteve​​ e gjashtë​​ (6) muajve.

  • ​​ 6 janar​​ 2020, Prokuroria​​ Themelore​​ dorëzoi​​ ankesën [PP.​​ I.​​ nr.173/2018]​​ ​​ Gjykatën e Apelit,​​ kundër​​ Aktgjykimit [PKR. nr.​​ 139/19] të​​ 30 dhjetorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore, për shkak të​​ vendimit mbi sanksionin penal.​​ 

 

  • ​​ 13 janar 2020,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ ankesë në Gjykatën e​​ Apelit, kundër Aktgjykimit [PKR. nr.​​ 139/19] të​​ 30 dhjetorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore,​​ për shkak të​​ shkeljes​​ esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, vendimit mbi sanksionin penale si dhe vendimin mbi shpenzimet e procedurës.​​ 

 

  • Më​​ 7 shkurt 2020, Gjykata e Apelit, përmes Aktgjykimit [PAKR. nr.​​ 29/2020]​​ refuzoi ankesat e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe të​​ Prokurorisë​​ Themelore, duke vërtetuar​​ Aktgjykimin​​ [PKR. nr.​​ 139/19]​​ e​​ 30 dhjetorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore.​​ 

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë​​ për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ në Gjykatën Supreme kundër​​ Aktgjykimit [PKR. nr.​​ 139/19] të​​ 30 dhjetorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore dhe​​ Aktgjykimit [PAKR. nr.​​ 29/2020]​​ të​​ 7 shkurtit 2020 të​​ Gjykatës së​​ Apelit, duke pretenduar​​ shkelje esenciale të dispozitave të​​ Kodit të​​ Procedurës Penale, shkelje esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës​​ penale dhe shkelje të​​ ligjit penal.

 

  • Më​​ 3 shtator 2020, Gjykata Supreme, përmes Aktgjykimit [Pml. nr.​​ 157/2020]​​ refuzoi​​ si të​​ pabazuar​​ kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ të​​ dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës​​ kundër​​ Aktgjykimit [PKR. nr.​​ 139/19] të​​ 30 dhjetorit 2019​​ të Gjykatës​​ Themelore dhe​​ Aktgjykimit [PAKR. nr.​​ 29/2020]​​ të​​ 7 shkurtit 2020 të​​ Gjykatës së​​ Apelit.​​ 

​​ 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me​​ aktgjykimin​​ e kontestuar i janë​​ shkelur​​ të drejtat e tij të mbrojtura​​ me​​ nenin​​ 24 [Barazia para Ligjit], nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] në ndërlidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, dhe​​ nenin​​ 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave] të Kushtetutës​​ si dhe nenin 10 të​​ DUDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ thekson se atij i është ndaluar që t’iu bëjë pyetje dëshmitarëve në mënyrë të lirshme, pyetje të cilat sipas tij​​ kanë​​ qenë​​ kruciale për​​ të​​ zbardhur vërtetimin e plotë​​ dhe të​​ drejtë​​ të​​ gjendjes faktike.​​ 

 

  • Për më​​ tepër, parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ se aktgjykimet e gjykatave të rregullta janë nxjerrë​​ në kundërshtim me​​ dispozitat e procedurës penale dhe se​​ arsyet vendimtare të paraqitura në aktgjykim janë kundërthënëse me njëra tjetrën, në kundërshtim me të drejtat​​ dhe liritë themelore të tij të garantuara përmes paragrafit 1 dhe 4 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 dhe pikën d të paragrafit 3 të nenit 6 të KEDNJ së.​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që të i) deklarojë kërkesën të pranueshme; ii) të​​ shpallë​​ të​​ pavlefshëm​​ Aktgjykimin​​ [Pml. nr.​​ 157/2020] e​​ 3 shtatorit 2020​​ të Gjykatës Supreme, në lidhje me Aktvendimin [PAKR. nr.​​ 29/2019] e​​ 7 shkurtit 2020 të Gjykatës së Apelit, në ndërlidhje me Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 139/2019] e 30 dhjetorit 2019​​ të​​ Gjykatës Themelore;​​ dhe​​ iii)​​ të​​ kthejë​​ çështjen në​​ rigjykim.​​ 

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi”.

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…]”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe​​ Rregullore të​​ punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7​​ të po të njëjtit​​ nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë nga autoritetet publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata​​ më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen më tej në Ligj. Në lidhje me këtë, sipas paragrafit 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale), çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas​​ paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [PPC. nr. 4/2015] e 10 dhjetorit 2015 të Gjykatës Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, Gjykata po ashtu thekson se sipas nenit​​ 49​​ (Afatet) të Ligjit, kërkesa duhet parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit të kërkesës i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Kjo kërkesë është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës e konteston​​ Aktgjykimin​​ [Pml. nr. 157/2020] e 3 shtatorit 2020 të Gjykatës Supreme. Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata​​ Themelore​​ vërteton që​​ parashtruesi i​​ kërkesës e ka pranuar​​ vendimin​​ e kontestuar​​ më 23 tetor 2020.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më​​ 6 gusht 2022,​​ për më​​ shumë​​ se 1 vit e gjysmë​​ pas pranimit të aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh​​ të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.​​ 

 

  • Në rastet kur parashtruesi i kërkesës ka të drejtë që kopja e vendimit të plotfuqishëm të organeve gjyqësore vendase t’i dorëzohet në mënyrë automatike, qëllimit dhe synimit të nenit 49 të Ligjit më së miri do t’i shërbehej nëse afati katërmujor llogaritet nga data kur është dorëzuar kopja e atij vendimi (shih,​​ rastin GJEDNJ-së,​​ Worm kundër Austrisë, nr. 83/1996/702/894,​​ Aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33).

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih,​​ rastet e Gjykatës,​​ KI48/21, parashtrues​​ Xhavit R. Sadrija, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 30 qershorit 2021, paragrafi 44;​​ KI45/21, parashtrues​​ Samedin Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri​​ i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 10865/09,45886/07 dhe 32431/08,​​ Aktgjykim i​​ 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).​​ 

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes​​ aktvendimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës.

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullat 39​​ (1) (c)​​ dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 13 dhjetor​​ 2022, njëzëri​​ 

 

VENDOS​​ 

 

    • TË DEKLAROJË​​ kërkesën të papranueshme;​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • ​​ Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​  ​​   ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet Hoxha​​  ​​ ​​  ​​ Gresa Caka-Nimani

 

Parashtruesit:

Liridon Uruqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale