Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml.nr.117/2018 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 qershorit 2018

Nr. të lëndës KI204/22

Parashtruesit: Ismet Islami, përfaqësues i pretenduar i Fatmir dhe Shpejtim Behramit

Shkarko:

Prishtinë, 15 maj 2023

 Nr. Ref.:RK 2176/23

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI179/22

 

  Parashtrues​​ 

 

Blerim Reka​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

së Aktvendimit​​ [AC-I-22-0257]​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 22 shtatorit 2022​​ 

 

 

GJYKATA​​ KUSHTETUESE E REPUBLIKËS​​ SË​​ KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci,​​ gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Blerim Leka​​ me vendbanim në Gjakovë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i kërkesës),​​ i cili përfaqësohet nga​​ Ylli​​ Bokshi, avokat​​ nga Gjakova.​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ e​​ konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [AC-I-22-0257]​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit i DHPGJS-së)​​ të​​ 22​​ shtatorit​​ 2022​​ në lidhje me Aktvendimin​​ [C-III-22-0095]​​ e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së)​​ ​​ 20​​ prillit​​ 2022.

 

  • Aktvendimi​​ [AC-I-22-0257]​​ i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së i është dorëzuar përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës më​​ 27​​ shtator​​ 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të kontestuar, me të cilin pretendohet të jenë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për​​ Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta)​​ në lidhje me nenin​​ 6.1 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ ​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në nenin​​ 113 (1)​​ dhe​​ (7) [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta),​​ nenet​​ 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47 [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji)​​ dhe në rregullin​​ 32​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 17​​ nëntor​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës e​​ dërgoi​​ përmes postës kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • ​​ 21​​ nëntor​​ 2022,​​ Gjykata e pranoi kërkesën e parashtruesit.​​ 

 

  • ​​ 2​​ dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata e njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit të kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe i dërgoi një kopje të kërkesës​​ DHPGJS-.​​ 

 

  • ​​ 5​​ dhjetor​​ 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [nr.​​ GJR.KI179/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues, ndërsa me Vendimin​​ [nr. KSH.KI179/22],​​ caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi,​​ anëtarë.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 12 prill​​ ​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe​​ njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ ​​ ​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ 

 

  • Në bazë të shkresave të lëndës, Gjykata vëren se objekt i kontestit në gjykatat e rregullta është ngastra kadastrale nr.​​ 4420/2​​ në sipërfaqe prej​​ 0.77.79 ha,​​ ZK Gjakovë, e cila, siç pretendohet, në vitin 2011 është ndarë nga personi A.B., duke krijuar ngastrën e re nr.​​ 4420/8​​ në sipërfaqe prej​​ 0.44.79 ha,​​ ndërsa ngastra lëndore nr.​​ 4420/2,​​ ka mbetur me sipërfaqe prej​​ 0.33.00 ha.​​ I njëjti person,​​ A.B., ia shiti parashtruesit të kërkesës ngastrën e formuar rishtazi nr.​​ 4420/8​​ në sipërfaqe prej​​ 0.44.79 ha​​ dhe për këtë​​ çështje, më​​ 13​​ qershor​​ 2011, kanë lidhur​​ Kontratën e shitblerjes​​ [Vr.​​ nr. 2657/11]​​ pranë​​ Gjykatës​​ Komunale në Gjakovë. Më​​ 29​​ gusht​​ 2011, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën për ndarjen fizike të ngastrës nr.​​ 4420/8,​​ e​​ ​​ cila​​ në këtë mënyrë​​ është ndarë dhe është formuar një ngastër e re nr. 4420/9,​​ në sipërfaqe prej​​ 0.14.79 ha,​​ ndërsa ngastra nr.​​ 4420/8​​ ka mbetur me sipërfaqe prej​​ 0.30.00 ha.​​ Në ndërkohë, parashtruesi i kërkesës​​ ia shiti personit D.H. ngastrën nr.​​ 4420/8​​ në sipërfaqe prej 0.30.00 ha​​ dhe për këtë​​ çështje, më 12 tetor 2011, kanë lidhur​​ Kontratën e shitblerjes​​ [Vr.​​ nr. 5862/11],​​ e cila është legalizuar në Gjykatën Komunale në Pejë.​​ 

 

  • ​​ 14 mars​​ 2022, Organi i Likuidimit​​ i​​ NSH “Ereniku Prodhimtaria” Gjakovë, i përfaqësuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ paditësi)​​ paraqiti padinë në​​ Kolegjin​​ e Specializuar të​​ DHPGJS-së, duke kërkuar​​ i)​​ shpalljen nule të kontratave të shitblerjes​​ [Vr.​​ nr. 2657/11]​​ ​​ 13​​ qershorit​​ 2011​​ dhe​​ [Vr.​​ nr. 5862/11]​​ ​​ 12​​ tetorit​​ 2011​​ dhe​​ ii)​​ caktimin e masës së sigurimit kundër të paditurve, personit​​ A.B.,​​ parashtruesit të kërkesës dhe personit​​ D.H.,​​ duke pretenduar se​​ i padituri i parë A.B. ka bërë falsifikimin e aktgjykimit​​ [P.​​ nr. 297/97]​​ të Gjykatës Komunale në Pejë lidhur me pronësinë mbi ngastrën lëndore.

 

  • Duke pasur parasysh përmbledhjen e fakteve nga shkresat e lëndës, Gjykata gjen se i padituri ka​​ paraqitur,​​ i)​​ kërkesëpadinë për anulimin e dy kontratave të shitblerjes, dhe,​​ ii)​​ propozimin për vendosjen e masës së sigurimit kundër personit​​ A.B.,​​ si të paditurit të parë, parashtruesit të kërkesës dhe personit​​ D.H.

 

  • Rrjedhimisht, duke i ndërlidhur pretendimet e parashtruesit të kërkesës me procedurën e zhvilluar pranë​​ gjykatave të rregullta, Gjykata vëren se thelbi i kërkesës në shqyrtim para kësaj Gjykate ndërlidhet vetëm me propozimin për caktimin e masës së sigurimit kundër të paditurve, A.B, parashtruesit të kërkesës dhe personit​​ D.H.​​ Megjithatë, duke pasur parasysh se para kësaj Gjykate si parashtrues i kërkesës paraqitet vetëm personi​​ Blerim​​ Reka, ajo në vazhdim të aktvendimit do të paraqesë vetëm faktet e rastit që ndërlidhen drejtpërdrejt me të dhe do t’i trajtojë pretendimet për shkelje të mundshme të të drejtave të garantuara me Kushtetutë​​ që i referohen vetëm parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

Procedura gjyqësore lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit​​ 

 

  • Meqenëse paditësi më​​ 14 mars​​ 2022​​ paraqiti para Kolegjit të Specializuar të​​ DHPGJS-së padinë kundër disa personave, duke përfshirë edhe parashtruesin e kërkesës,​​ DHPGJS​​ e​​ dërgoi​​ këtë kërkesëpadi në adresat e të gjithë të paditurve,​​ ​​ shënuara​​ në kërkesëpadinë.​​ ​​ 

 

  • ​​ 18 mars​​ 2022, shërbimi kompetent ka tentuar që padinë dhe propozimin për caktimin e masës së sigurimit të paditësit t’ia dorëzojë personit​​ D.H,​​ si të paditurit të tretë, por nga zyrtari i postës është konstatuar se ai kishte ndërruar adresën e tij.​​ ​​ 

 

  • ​​ 23 mars​​ 2022,​​ i padituri i parë​​ A.B, paraqiti përgjigje ndaj padisë dhe propozimit për caktimin e masës së sigurimit.​​ ​​ 

 

  • Gjithashtu, në të njëjtën ditë, parashtruesi i kërkesës paraqiti përgjigje ndaj padisë dhe propozimit për caktimin e masës së sigurimit, ku deklaroi se padia nuk është e rregullt për shkak të paqartësisë së çështjes dhe se propozimi për caktimin e masës së sigurimit nuk është në përputhje me nenin 61 të Ligjit për Dhomën e Posaçme.​​ ​​ 

 

  • ​​ 20​​ prill​​ 2022,​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së nxori Aktvendimin​​ [C-III-22-0095],​​ me të cilin aprovoi kërkesën e paditësit​​ (Organit të Likuidimit të NSH “Ereniku​​ Prodhimtaria”)​​ për caktimin e masës së sigurimit dhe u ndaloi të paditurve marrjen e çfarëdo veprimi lidhur me shitblerjen ose bartjen e pronësisë në persona të tretë, lënien në hipotekë, si dhe çfarëdo ndryshimi në regjistrat e paluajtshmërive lidhur me ngastrat kontestuese.​​ DHPGJS​​ e caktoi këtë masë të sigurimit deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar për padinë.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit të tij, Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së theksoi:​​ ​​ 

 

Kolegji vlerëson se paditësi nga pretendimet e pohuara në padi dhe në kërkesën për masë ​​ të sigurimit si dhe me provat e dorëzuara në gjykatë e ka bërë të besueshëm faktin se ekziston e drejta e tij lidhur me objektin e kësaj çështje-parcelat kontestuese.​​ 

 

[...]

 

Kolegji vlerëson se dëmi mund të jetë i menjëhershëm, ngase të paditurit mund të disponojnë me pronën që është objekt i këtij kontesti. Nga shkresat e lëndës shihet që parcela burimore është përfshirë në qarkullimin juridik sipas kontratave të shitblerjes dhe ka pësuar ndarje, me ç’rast janë formuar parcela me numër të ri, posedues dhe pronar të ri.​​ ​​ 

 

[...]

 

Kolegji gjithashtu vlerëson se nëse nuk caktohet masa e sigurimit, dëmi mund të jetë i pariparueshëm për paditësin dhe për ndonjë palë tjetër të cilës mund ti bartet e drejta e pronësisë në parcelat kontestuese, pasi që në rast të fitimit eventual të së drejtës së paditësit në fund të kontestit, do të ishte e vështirë caktimi real i dëmit eventual që mund të pësonin paditësi dhe ndonjë palë tjetër​​ ...”.

 

  • ​​ 7 maj 2022,​​ përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës paraqiti ankesë në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së kundër Aktvendimit​​ [C-III-22-0095]​​ të Kolegjit të Specializuar,​​ për shkak të shkeljeve të dispozitave të​​ Ligjit për​​ Procedurën​​ Kontestimore,​​ vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, duke propozuar që aktvendimi i kontestuar të anulohet dhe të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.​​ Në arsyetimin e ankesës, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës theksoi se paditësi​​ (Organi i Likuidimit​​ i​​ NSH “Ereniku Prodhimtaria)​​ e paraqiti këtë padi me propozim për caktimin e masës së​​ përkohshme të​​ sigurimit pas 4 vitesh, dhe​​ se​​ nga kjo rezulton se ai nuk ka qenë i shqetësuar se të paditurit mund të ndërmarrin veprime juridike apo mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme. Përfundimisht, sipas përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës, gjykata e shkallës së parë mund të caktojë masën e sigurimit pa mbajtur seancë dëgjimore pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese me shkrim, ndërsa në këtë rast i padituri i tretë​​ (D.H)​​ nuk ka dorëzuar asnjë përgjigje sepse i njëjti nuk i ka pranuar shkresat dhe adresa e tij nuk është e​​ njohur​​ as për të paditurën as për gjykatën.​​ Përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës gjithashtu pretendon se paluajtshmëria lëndore i është bartur ligjërisht dhe në bazë të kontratës së vërtetuar në procedurë gjyqësore dhe të legalizuar në Gjykatën Komunale në Gjakovë. ​​ 

 

  • Më​​ 11​​ maj 2022,​​ i padituri i parë​​ A.B​​ paraqiti ankesë në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së kundër Aktvendimit​​ [C-III-22-0095].

 

  • ​​ 13​​ qershor​​ 2022, Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së i dërgoi të paditurit të tretë D.H, ankesat e parashtruesit të kërkesës dhe të paditurit të parë​​ A.B,​​ të cilat nuk i janë dorëzuar​​ të paditurit të tretë.​​ Në bazë të shkresave të lëndës, Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së​​ ka tentuar​​ disa herë​​ t’ia dorëzojë ankesat personit D.H, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se nuk është gjetur në adresën e shënuar nga paditësi në padinë e tij.​​ ​​ 

 

  • ​​ 27​​ qershor​​ 2022,​​ AKP parashtroi përgjigje ndaj ankesës së​​ të​​ paditurve me dy parashtresa​​ A1​​ dhe​​ A2.​​ Për më tepër, AKP në përgjigjen e saj ndaj ankesës pohoi se kushtet e nenit 61 të Ligjit për DHPGJS janë përmbushur për arsye se ngastra kadastrale nr.​​ 4420/2​​ në sipërfaqe prej​​ 0.77,79 ha​​ ishte tjetërsuar tek i padituri i parë​​ (A.B)​​ me veprime të kundërligjshme dhe këtë e dëshmon Aktgjykimi i Gjykatës Themelore i vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, ndërsa transferimi tek personat tjerë ishte bërë mbi bazën​​ juridike që mund të vlerësohet me pengesa juridike.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 29​​ qershor​​ 2022,​​ Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së nëpërmjet Urdhrit kërkoi nga AKP-ja të saktësojë adresën e të paditurit të tretë,​​ D.H.

 

  • ​​ 12​​ korrik​​ 2022,​​ AKP i është përgjigjur Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së se nuk ka mundur të gjejë adresën tjetër për të paditurin e tretë,​​ D.H,​​ përveç adresës nga fshati Ratkoc, Komuna e Rahovecit dhe se sipas informacionit​​ i njëjti gjendet në Zvicër.​​ ​​ 

 

  • ​​ 5​​ shtator​​ 2022,​​ Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së, në bazë të nenit​​ 26.5​​ të Ligjit për DHPGJS-së, vendosi që të gjithë komunikimin me personin​​ D.H,​​ ta​​ zhvillojë​​ përmes tabelës së shpalljeve të​​ DHPGJS-.​​  ​​​​ 

 

  • ​​ 22​​ shtator​​ 2022,​​ Kolegji i Apelit i DHPGJS-së nxori Aktvendimin​​ [AC-I-22-0257],​​ me të cilin​​ i​​ refuzoi ankesat e parashtruesit të kërkesës dhe të paditurit të parë​​ A.B, dhe vërtetoi Aktvendimin​​ [C- III-22-0095]​​ e Kolegjit të Specializuar të​​ DHPGJS-,​​ të​​ 20​​ prillit 2022.​​ ​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit​​ [AC-I-22-0257],​​ Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së theksoi:​​ 

 

“Kolegji i Apelit konsideron se dorëzimi i ankesës tek i padituri i tretë është bërë në pajtim me nenin 26.5​​ të Ligjit për DHPGJ nr.​​ 06/l-89​​ dhe se këtë kushti ligjor është përmbushur. Andaj këtë dorëzim e konsideron si të rregullt dhe ligjor.​​ 

 

[...]

 

“Në lëndën në fjalë, paditësi ka dëshmuar se mund të ndodhë dëmi i drejtpërdrejtë dhe i pariparueshëm ndaj të drejtës së pretenduar, nëse nuk lëshohet masa e sigurisë ai ka ofruar dokumente apo dëshmi në mbështetje të kërkesës së tij në mënyrë që të dëshmojnë se ekziston rreziku i drejtpërdrejtë dhe i pariparueshëm.​​ 

 

Kolegji i Apelit pas shikimit të shkresave të lëndës vjen në përfundim se është i saktë konstatimi i Kolegjit të shkallës së parë se të paditurit, objektin e kontestit e kanë në pronësi në bazë të një transferimi të paligjshëm të kryer nga i padituri i parë. Për më tepër me Aktgjykimin penal​​ P.​​ nr. 45/2012​​ të datës​​ 16​​ shtator​​ 2016, nga Gjykata e Apelit​​ PA1.​​ nr. 1379/2016,​​ i njëjti është shpallur fajtor​​ për veprën penale falsifikim i dokumenteve”.

 

[...]

 

“Kolegji i Apelit ka vërejtur gjithashtu sikurse kolegji i shkallës së parë se bartja, tjetërsimi tashmë ka ndodhur por qëllimi i caktimit të masës së sigurisë është që të mos ndodhë bartja, transferimi i mëtutjeshëm tek personat tjerë”.

 

[...]

 

Pretendimet e parashtruesit​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se për shkak të caktimit të masës së sigurimit përmes Aktvendimit​​ [C-III-22-0095]​​ të Kolegjit të Specializuar të​​ DHPGJS-së të​​ 20​​ prillit​​ 2022,​​ pa mbajtur seancën dëgjimore,​​ dhe më pas me vërtetimin e tij në shkallë të dytë përmes Aktvendimit​​ [AC-I-22-0257]​​ të Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-,​​ të​​ 22​​ shtatorit​​ 2022,​​ i është shkelur e drejta e garantuar me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ KEDNJ-.​​ 

 

  • Shkeljet e pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës i arsyeton​​ si në vijim:​​ nëse​​ masa e sigurimit​​ përcaktohet​​ pa mbajtur seancë,​​ ajo duhet të​​ caktohet për një periudhë kohore të caktuar dhe pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese me shkrim”.​​ 

 

  • Në mbështetje të kësaj, parashtruesi i kërkesës shton se,​​ DHPGJS, në shkallën e​​ parë,​​ është dashur të caktojë​​ shqyrtim publik për të dëgjuar pretendimet/kundërshtimet e palëve të paditura.​​ Në këtë kuptim, sipas pretendimeve të përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës, Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-a​​ nuk i ka arsyetuar fare pretendimet e tij ankimore kundër aktvendimit të shkallës së parë përkitazi me mosmbajtjen e seancës dëgjimore.

 

  • Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës vlerëson se nuk është përmbushur asnjë​​ kusht ligjor për caktimin e një mase të tillë në bazë të nenit​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të Ligjit nr.​​ 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, sepse paditësi​​ e​​ ka paraqitur padinë së bashku me propozimin për caktimin e masës së sigurimit pas​​ periudhës prej​​ 4 vitesh nga plotfuqishmëria e Aktgjykimit​​ [P.​​ nr. 45/12]​​ të Gjykatës Themelore në Gjakovë të​​ 16​​ shtatorit​​ 2016, dhe të vërtetuar me Aktgjykimin​​ [PA1.​​ nt. 1379/2016]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 18​​ tetorit​​ 2017,​​ ku në bazë të kësaj rezulton se ai nuk ka qenë i shqetësuar për ndërmarrjen e veprimeve juridike ose shkaktimin e dëmeve të pariparueshme nga të paditurit. Në këtë kuptim, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës i referohet rastit​​ KI230/21,​​ ku, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e aprovoi kërkesën e parashtruesit të​​ këtij rasti​​ në një situatë të ngjashme me atë të parashtruesit të rastit konkret.​​ ​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që ta shpallë kërkesën e tij të pranueshme dhe të përcaktojë se shkalla e parë e​​ DHPGJS-së dhe Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-,​​ si shkallë e dytë, nuk kanë siguruar një gjykim të drejtë, gjë që për rrjedhojë paraqet shkelje të të drejtave të garantuara me nenin​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ të​​ KEDNJ-.​​ 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

Neni​​ 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni​​ 6.1

(E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj.

[...]

 

LIGJI NR.​​ 06/L-086​​ PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

​​ 

Neni​​ 61​​ 

Masat e sigurimit​​ 

 

“1.​​ Pas parashtrimit të propozimit nga njëra palë, Dhoma e Posaçme mund të caktojë një masë të sigurimit me kusht që parashtruesi jep prova të besueshme për ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij dhe se do të ketë dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme për palën nëse nuk miratohet masa e sigurimit. Dëmi konsiderohet si i “pariparueshëm” vetëm nëse nuk mund të zhdëmtohet në mënyrë të arsyeshme me anë të një kompensimi financiar. Propozimi për caktimin e masës së sigurimit duhet dorëzuar së bashku me kërkesën, ose nëse dorëzohet pas parashtrimit të një kërkesë/padie, atëherë ajo duhet t’i referohet asaj kërkese/ padie.​​ 

 

2.​​ Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim lidhur me propozimin për caktimin e masës e sigurimit pa mbajtjen e seancës dëgjimore dhe pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese me shkrim. Kur ekzistojnë rrethana urgjente që detyrojnë Dhomën e Posaçme të veprojë menjëherë lidhur me propozimin, atëherë Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim për propozimin për caktimin e masës së sigurimit pa ia dorëzuar propozimin palës tjetër. Masa e sigurimit caktohet vetëm për një periudhë kohore të caktuar dhe mund të zgjatet pas parashtrimit të kërkesës”.

 

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara​​ me​​ Kushtetutë, të​​ parapara​​ me​​ Ligj dhe të​​ parashikuara​​ më tej me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve​​ 1​​ dhe​​ 7​​ të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet neneve​​ 47​​ [Kërkesa individuale], 48​​ [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe​​ 49​​ [Afatet]​​ të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni​​ 47

[Kërkesa individuale]

 

1.​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. ​​ 

 

Neni​​ 48​​ 

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.​​ 

 

Neni​​ 49​​ 

[Afatet]

 

Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor....

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar,​​ e cila​​ konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [AC-I-22-0257]​​ e Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së të​​ 22​​ shtatorit​​ 2022,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit​​ 48​​ të Ligjit, si​​ dhe ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin​​ 49​​ të Ligjit.​​ ​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit​​ 39​​ (2)​​ të Rregullores së punës, që përcakton se:​​ 

 

(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.​​ 

 

  • Gjykata së pari thekson se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ GJEDNJ)​​ dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajtja e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin​​ (2)​​ të rregullit​​ 39​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih rastet e GJEDNJ-,​​ Kemmachev​​ kundër Francës,​​ kërkesa nr.​​ 17621/91, kategoria (i),​​ Mentzen​​ kundër​​ Letonisë,​​ kërkesa nr.​​ 71074/01, kategoria (ii)​​ dhe​​ Trofimchuk​​ kundër Ukrainës,​​ kërkesa nr.​​ 4241/03, kategoria (iii)).

 

  • Në kuptim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht në vlerësimin nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese,​​ Gjykata, fillimisht do të rikujtojë thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Duke iu kthyer rastit konkret, Gjykata rikujton se thelbi i kërkesës ndërlidhet me procedurën në të cilën së pari Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS-së,​​ dhe më pas Kolegji i Apelit i​​ DHPGJS-së, vendosën masën e sigurisë mbi ngastrën​​ lëndore​​ deri në marrjen e vendimit për meritat e kërkesës së paditësit në procedurën lidhur me kërkesëpadinë për anulimin e dy kontratave të shitblerjes.​​ 

 

  • Pikërisht ky fakt do të jetë udhërrëfyes për Gjykatën gjatë trajtimit të kërkesës së parashtruesit. Gjithashtu, Gjykata duhet të theksojë se këtë kërkesë do ta​​ shqyrtojë vetëm në lidhje me pretendimet e parashtruesit të kërkesës, duke mos u lëshuar në atë pjesë të procedurës së vendosjes së masës së sigurimit në të cilën si​​ të paditur paraqiten edhe dy persona të tjerë.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ gjen​​ se parashtruesi i kërkesës,​​ shkeljen e pretenduar të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës dhe nenit​​ 6​​ të​​ KEDNJ-së​​ lidhur me​​ procedurën e caktimit të masës së sigurimit,​​ e ndërlidh me​​ i)​​ mospërmbushjen e kushteve ligjore të përcaktuara në nenin​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të Ligjit nr.​​ 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ ii)​​ me faktin se masa e sigurimit është caktuar pa mbajtur seancën publike dhe se ajo nuk ka qenë urgjente,​​ iii)​​ se masa e sigurimit është dashur​​ të​​ përcaktohet​​ me kohëzgjatje,​​ dhe​​ iv)​​ se masa e sigurimit ka mundur të caktohet vetëm pasi të gjitha palët të kishin paraqitur argumentet e tyre.​​ 

 

  • Megjithatë, para procedurës së analizimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se shkeljet e pretenduara të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës lidhur me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës i ndërlidh si me procedurën e vendimmarrjes në Kolegjin e Specializuar të​​ DHPGJS-së,​​ poashtu edhe me procedurën në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së,​​ gjë që në thelb i imponon Gjykatës detyrimin që të dy vendimet​​ “t’i shqyrtojë në tërësinë e tyre”​​ në kontekst të shkeljeve të pretenduara të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës, gjë që është në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ GJEDNJ),​​ e cila thotë se​​ “është detyrë e Gjykatës që të shqyrtojë procedurat në tërësi, që në rastin konkret përfshin të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta në një procedurë të vetme​​ (shih, ndër të tjera, Aktgjykimin e GJEDNJ-së në rastin​​ Helmers​​ kundër Suedisë,​​ ​​ 29​​ tetorit 1991, kërkesa nr.​​ 11826/85, Seria​​ A​​ nr. 212,​​ faqe​​ 15,​​ paragrafi​​ 31).

 

  • Lidhur me këtë, duke e shqyrtuar me kujdes pretendimin e parë të parashtruesit të kërkesës,​​ në të cilin thekson se shkelja e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, ka ndodhur për shkak se​​ i)​​ nuk janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për caktimin e saj, të parashikuara në nenin 61 paragrafi 2 të Ligjit nr.​​ 06/L-086​​ për Dhomën e Posaçme të Gjykatës​​ Supreme të Kosovës,​​ Gjykata​​ rikujton se neni 61 paragrafi 2 i​​ Ligjit të lartpërmendur​​ (të cituar më lart),​​ parasheh se masa e sigurimit mund të caktohet nga gjykata kompetente pa mbajtur seancë publike​​ pasi që pala të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet me shkrim kundër kërkesës për caktimin e masës së sigurimit.​​ 

 

  • Prandaj, për këtë Gjykatë nuk është kontestues fakti nëse parashtruesi i kërkesës ka pasur mundësi​​ për të​​ kundërshtuar​​ me shkrim propozimin e propozuesit, sepse nga shkresat e lëndës, si dhe nga vetë vendimet e Kolegjit të Specializuar të​​ DHPGJS-së,​​ por edhe ato të Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ mund të konkludohet sa ai si kundërpropozues në të dyja pjesët e procedurës gjyqësore ka pasur mundësinë procedurale që të deklarohet dhe t’i përgjigjet me shkrim kërkesës së propozuesit,​​ gjë të cilën​​ e ka bërë. Më konkretisht, Gjykata gjen se më​​ 23​​ mars​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti kundërshtimin e tij me shkrim në Kolegjin e Specializuar të​​ DHPGJS-së kundër propozimit të propozuesit, në të cilin paraqiti argumentet e tij, si dhe kundërshtimin ndaj propozimit të​​ propozuesit. Gjithashtu, më​​ 7​​ maj 2022,​​ parashtruesi i kërkesës, përmes përfaqësuesit të tij, paraqiti kundërshtimin me shkrim ndaj propozimit edhe në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJS-së.​​ 

 

  • Duke shqyrtuar me kujdes nenin e kontestuar​​ 61​​ paragrafi​​ 2,​​ Gjykata​​ nuk mund të mos vërejë se pjesa e dytë e paragrafit 2 parasheh masa më të rrepta kufizuese të cilat gjykata kompetente mund t’i përdorë gjatë vendimmarrjes për themelësinë e propozimit për caktimin e masës së sigurimit, dhe​​ se​​ ato parashikojnë mundësinë që gjykata kompetente mund të caktojë masa pa ia dorëzuar paraprakisht​​ “propozimin palës tjetër”,​​ që sigurisht nuk ka ndodhur në rastin konkret.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh​​ të lartcekurat, Gjykata konsideron se të dy kolegjet e Dhomës së Posaçme i kanë respektuar supozimet ligjore të përcaktuara me nenin 61 paragrafi 2 të ligjit të lartpërmendur, në atë mënyrë që i mundësuan parashtruesit të kërkesës të paraqesë kundërshtime me shkrim ndaj propozimit në të dyja​​ instancat. Rrjedhimisht, Gjykata i konsideron këto pretendime të parashtruesit të kërkesës si të pabazuara.​​ 

 

  • Për më tepër, për sa i përket pretendimit të dytë të parashtruesit të kërkesës,​​ ii)​​ se masa e sigurimit është caktuar pa mbajtur një seancë publike dhe se ajo nuk ka qenë urgjente, Gjykata konsideron se ajo, duke​​ iu​​ përgjigjur pretendimit të parë të​​ parashtruesit të kërkesës,​​ iu përgjigj gjithashtu edhe pretendimit të tij të dytë. Megjithatë, Gjykata do ta përsërisë edhe në këtë pjesë, në mënyrë që të jetë më e kuptueshme dhe më e qartë për parashtruesin e kërkesës. Në mbështetje të kësaj, Gjykata i kthehet sërish përmbajtjes së dispozitës ligjore të nenit​​ 61​​ paragrafi​​ 2​​ të​​ Ligjit të lartpërmendur, ku thuhet se gjykata mund të nxjerrë një vendim lidhur me propozimin për caktimin e masës së sigurimit​​ “[...]​​ pa mbajtjen e seancës dëgjimore“.​​ Në mbështetje të kësaj, Gjykata gjen se dispozita ligjore e përmendur më lartë nuk përmend shprehimisht një seancë publike gojore, por me shkrim, të cilën parashtruesi i kërkesës e ka pasur sipas vendimeve të kontestuara.​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata i kthehet sërish pjesës së paragrafit 2 të nenit 61 të​​ Ligjit të lartpërmendur, e cila thotë​​ Kur ekzistojnë rrethana urgjente që detyrojnë Dhomën e Posaçme të veprojë menjëherë lidhur me propozimin.​​ Gjykata, duke shqyrtuar pikërisht pjesën përkatëse të paragrafit​​ 2, gjen se vetë ligji e cilëson veprimin procedural në fjalë, përkatësisht propozimin për caktimin e masës së sigurimit, si rrethanë urgjente, e cila në vetvete kërkon​​ marrje​​ ​​ përshpejtuar të vendimeve për një propozim të tillë. Gjykata këtu nuk do të lëshohet në analizën e propozimeve, provave ose argumenteve të parashtruesit të kërkesës dhe nuk do të vlerësojë urgjencën e tyre​​ në kontekst të caktimit të masës së sigurimit.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se pretendimi i parashtruesit të kërkesës se shkelja e nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së seancës publike dhe urgjencës në procedurën e vendimmarrjes për kërkesën për caktimin e masës së sigurimit,​​ është i pabazuar.​​ 

 

  • Sa i përket pretendimit të tretë​​ iii)​​ se masa e sigurimit është dashur të përcaktohet me kohëzgjatje, Gjykata thekson se pretendimi për caktimin e masës së sigurimit realizohet në procedura të veçanta, që janë të ndara nga procedura e kërkesëpadisë në merita dhe këto procedura, siç e pamë nga pjesa e cituar e paragrafit 2 të nenit 61 të​​ Ligjit të lartpërmendur, në parim janë procedura të shpejta. Në këto procedura vendoset përkohësisht për marrjen e një ose më shumë masave me karakter të përkohshëm, por që mund të zgjasin deri në realizimin faktik të kërkesës kryesore të propozuesit të sigurimit. Kjo do të thotë se kohëzgjatja e vendimit për sigurimin nuk është e kufizuar me kohë, por mund të zgjasë deri në marrjen e vendimit në merita, ose kur gjykata​​ e cila​​ ka caktuar masën e sigurimit vlerëson se janë mënjanuar të gjitha kushtet dhe supozimet për të cilat është caktuar dhe për këtë arsye është e panevojshme që ajo si e tillë të vazhdojë të jetë në fuqi.  ​​​​ 

 

  • Prandaj, duke e shqyrtuar me kujdes pretendimin konkret të parashtruesit të kërkesës me përmbajtjen e vendimeve të të dy kolegjeve të Dhomës së Posaçme në lidhje me kohëzgjatjen e masës së sigurimit, Gjykata gjen se të dy kolegjet e Dhomës së Posaçme kanë përcaktuar shprehimisht kohëzgjatjen e saj, në atë mënyrë që intervalin e saj të kohëzgjatjes e ndërlidhën me përfundimin kohor të procedurës mbi meritat e kërkesëpadisë së propozuesit, përkatësisht, siç thuhet në Aktvendim, se ajo​​ do të mbetet në fuqi deri sa gjykatat të vendosin për meritat e kërkesëpadisë​​ (pika​​ II​​ e Aktvendimit të Kolegjit të Specializuar të​​ DHPGJS-së).​​  ​​​​ 

 

  • Një qëndrim të tillë të dy kolegjeve të Dhomës së Posaçme, Gjykata e konsideron të justifikuar për arsye se nga momenti i inicimit të kërkesëpadisë në merita deri në realizimin faktik të së drejtës subjektive, përkatësisht deri në marrjen e vendimit në mërita dhe zbatimit, mund të kalojë një kohë e konsiderueshme,​​ dhe kjo në vetvete justifikon qëndrimin e të dy kolegjeve të Dhomës së Posaçme në rastin konkret.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata, gjithashtu, konsideron se edhe pretendimi i tretë i parashtruesit të kërkesës, në të cilin vlerëson se shkelja e nenit 31 të​​ Kushtetutës në lidhe me nenin 6 të KEDNJ-së, ka ndodhur për shkak se gjykatat nuk kanë përcaktuar kohëzgjatjen e masës së sigurimit, është i pabazuar.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata, duke e shqyrtuar me kujdes pretendimin e katërt të parashtruesit të kërkesës, vëren se parashtruesi konsideron e shkelja e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, ka ndodhur për shkak se,​​ iv)​​ masa e sigurimit mund të vendoset vetëm pasi palët të paraqesin argumentet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur në rastin konkret.​​ ​​ Gjykata është e mendimit se thelbin e këtij pretendimi, parashtruesi e ndërlidh me faktin se i padituri i tretë, përkatësisht personi​​ D.H,​​ gjatë procedurës sipas propozimit për vendosjen e masës së sigurimit, nuk ka pasur mundësi për të paraqitur argumentet e tij para kolegjeve të Dhomës së Posaçme, dhe rrjedhimisht, këto kolegje nuk kanë mundur të vendosin për masën e sigurimit.​​ ​​ 

 

  • Në mbështetje të lartcekurave, Gjykata ka theksuar tashmë, por do të përsërisë tani, se në këtë kërkesë ajo shqyrton vetëm rrethanat konkrete të rastit në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të parashtruesit të kërkesës, dhe jo në lidhje me të paditurit të tjerë në procedurë.​​ Rrjedhimisht, Gjykata nuk do të vazhdojë me analizën e mëtejshme të pretendimit të fundit të parashtruesit të kërkesës, duke pasur parasysh se është më se e qartë se ky pretendim nuk lidhet me të drejtat e tij, por me të drejtat e një personi të tretë, i cili nuk paraqitet si parashtrues para kësaj Gjykate. Për më tepër, në pjesën përkatëse të këtij raporti, Gjykata​​ e analizoi pikërisht këtë pretendim në mënyrë të qartë dhe konstatoi se ky pretendim është i pabazuar. Prandaj, duke pasur parasysh këtë, Gjykata e konsideron edhe këtë pretendim të parashtruesit të kërkesës si të pabazuar.  ​​​​ 

 

  • Si përfundim, Gjykata konsideron se gjatë procedurës së caktimit të masës së sigurimit, të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, nuk janë shkelur për të gjitha arsyet e lartcekura.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në tërësinë e saj, për arsye se pas analizës është konstatuar se pretendimet e parashtruesit të kërkesës kualifikohen si pretendime që i përkasin kategorisë​​ (iii)​​ të pretendimeve të​​ “pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ prandaj, këto pretendime të parashtruesit të kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin​​ (2)​​ të rregullit​​ 39​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Prandaj, kërkesa duhet të refuzohet në baza kushtetuese si e papranueshme, siç përcaktohet me nenin 113 (7)​​ të Kushtetutës, parashihet me nenet​​ 47​​ dhe​​ 48​​ të Ligjit dhe siç specifikohet më tej me rregullin​​ 39 (2)​​ të Rregullores së punës.​​  ​​​​ 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin​​ 113.7​​ të Kushtetutës, me nenet​​ 47​​ dhe​​ 48​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullin​​ 39​​ (2)​​ të Rregullores së punës, më​​ 12 prill​​ 2023,​​ njëzëri,​​ ​​ 

 

VENDOS​​ 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin​​ 20.4​​ të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Radomir LabanGresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Ismet Islami, përfaqësues i pretenduar i Fatmir dhe Shpejtim Behramit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale