Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit ARJ-UVZP. nr. 31/2020 të 16 marsit 2020, të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI 130/21

Parashtruesit: Violeta Hamidi

Shkarko:

KI130/21, Parashtrues: Violeta Hamidi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit ARJ-UVZP. nr. 31/2020 të 16 marsit 2020, të Gjykatës Supreme të Kosovës

KI130/21, Vendim i 8 qershorit 2022, publikuar më 23 qershor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e përsëritur, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës, paraqitet për herën e dytë në Gjykatën Kushtetuese.

Parashtruesja e kërkesës përsëriti pretendimet siç i kishte në kërkesën nr. KI12/21 e duke  kërkuar  vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit ARJ-UVZP. nr. 31/2020 të 16 marsit 2020, të Gjykatës Supreme.

Bazuar në dokumentet e dorëzuara nga parashtruesja e kërkesës, Gjykata vërejti se objekti i kërkesës së tanishme nr. KI130/21 në thelb është i njëjtë me kërkesën nr. KI12/21, me ç’ rast parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ. UZVP. nr. 31/2020], të 16 marsit 2020, të Gjykatës Supreme, i  pranuar nga parashtruesja me 14 tetor 2020.

Gjykata vërejti se parashtruesja e kërkesës në thelb ka ngritur të njëjtat pretendime për shkelje të Kushtetutës si në kërkesën nr. KI12/21, për të cilat, Gjykata veç se ka vendosur tashmë që t’i refuzojë si qartazi të pabazuara përmes Aktvendimit për papranueshmëri të 20 majit 2021.

Gjykata vlerësoi se  në mënyrë që të shqyrtojë një kërkesë e cila ndërlidhet me të njëjtat fakte sikurse kërkesa e mëparshme, parashtruesi duhet që me të vërtetë të ofrojë informata të reja që më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtrueses, në fakt, është kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr.KI130/21 u refuzua me procedurë të shkurtër bashke me kërkesën për mos-zbulim të identitetit.

Parashtruesit:

Violeta Hamidi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative