Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtruesit ë kërkesës për tërheqjen e kërkesës, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit AC.nr.1616/2021 të 23 shtatorit 2022 të Gjykatës së Apelit

Nr. të lëndës KI47/23

Parashtruesit: Nebih Dedinca

Shkarko:

 

 

 

 

Prishtinë,​​ më 3 qershor​​ 2024

​​ Nr.:ref.:​​ RK 2442/24

 

 

VENDIM PËR TËRHEQJE TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI47/23

 

Parashtrues

 

Nebih Dedinca

 

 

Vlerësim i kërkesës së parashtruesit​​ ë kërkesës​​ për tërheqjen e kërkesës,​​ me të​​ cilën​​ ka​​ kërkuar​​ vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ AC.nr.1616/2021​​ të 23 shtatorit 2022​​ të Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar​​ nga​​ Nebih Dedinca​​ nga​​ fshati Leshkoshiq, komuna Fushë Kosovë,​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i​​ kërkesës), i cili​​ përfaqësohet nga​​ Jeton Osmani,​​ avokat nga​​ Prishtina.​​ 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ konteston​​ Aktgjykimin [AC.nr.1616/2021]​​ e​​ 23 shtatorit 2022 të Gjykatës së Apelit.

 

  • Aktgjykimi i ​​ kontestuar i është dorëzuar parashtruesit të​​ kërkesës,​​ më 19 tetor 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është​​ vlerësimi i kërkesës së parashtruesit të kërkesës​​ për tërheqjen e kërkesës,​​ nëpërmjet se cilës​​ i njëjti​​ ka kërkuar​​ vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar​​ të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit, me pretendimin se i njëjti ka​​ shkelur të​​ drejtën​​ e tij të​​ garantuar​​ me nenin​​ 3​​ [Barazia para Ligjit],​​ në lidhje me nenin​​ 24 [Barazia para Ligjit], nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,​​ si​​ dhe neni 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ dhe 13 [E drejta për​​ zgjidhje efektive] të​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ ​​ paragrafët​​ 1 dhe​​ 7​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) ​​ i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren e punës së Gjykatës nr. 01/2018. Lidhur me këtë, konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 18 shkurt 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën në​​ njërën nga filialet e Postës së Kosovës, e cila në​​ Gjykatë​​ arriti​​ dhe u regjistrua​​ më 23 shkurt 2023.

 

  • ​​ 2 mars 2023, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit të​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Gjithashtu nga Gjykata Themelore në​​ Prishtinë, Gjykata​​ ​​ kërkoi​​ si dëshmi​​ fletëkthesën për​​ ​​ konfirmuar​​ datën e pranimit të Aktgjykimit të kontestuar​​ nga parashtruesi i kërkesës.​​ Të njejtën datë,​​ një kopje e​​ kërkesës​​ iu​​ dërgua​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit.​​ 

 

  • Më 3 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e cila konfirmon se Aktgjykimi i kontestuar i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës ​​ më 18 tetor 2022.​​ 

 

  • ​​ 7 mars 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ me Vendimin GJR.KI47/23, caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifi gjyqtar raportues dhe me Vendimin KSH.KI47/23 emëroi anëtaret e​​ Kolegjit shqyrtues në përbërje të gjyqtareve: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese), Nexhmi Rexhepi dhe Enver Peci (anëtar).​​ 

 

  • ​​ 26 janar 2024, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ kërkesë për tërheqje të​​ shqyrtimit të​​ lëndës​​ KI47/23,​​ nëpërmjet së cilës​​ njofton​​ Gjykatën se​​ parashtruesi i kërkesës​​ me vetë​​ dëshirë​​ heqë​​ dorë nga kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ [AC.nr.1616/2021]​​ të 23 shtatorit 2022​​ të Gjykatës​​ ​​ Apelit.

 

  • Më​​ 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 29 prill​​ 2024, pasi shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues, Kolegji shqyrtues i rekomandoi Gjykatës miratimin e kërkesës për tërheqje të kërkesës së parashtruesit të​​ kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e​​ lëndës​​ rezulton se parashtruesi i kërkesës ka​​ punuar në Korporatën​​ Energjetike të Kosovës​​ (KEK) dhe pasi​​ kishte arritur moshën e pensionimit,​​ kishte parashtruar kërkesë​​ pranë​​ organeve​​ kompetente të​​ KEK-ut​​ për njohjen e shpërblimit​​ ​​ pagave​​ jubilare, pasi kishte mbushur tridhjetë (30)​​ vjet​​ të përvojës së punës, të​​ cilën​​ kërkesë​​ KEK-u​​ e kishte refuzuar. Si rezultat,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ kishte​​ parashtruar​​ kërkesëpadi​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore në Prishtinë, e cila​​ kishte aprovuar​​ si të bazuar​​ kërkesëpadinë e tij.​​ ​​ anën tjetër,​​ kundër Aktgjykimit​​ [C.nr.4825/2020] të Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ KEK-u​​ kishte​​ parashtruar​​ ankesë në Gjykatën​​ e Apelit,​​ e cila​​ nëpërmjet​​ Aktgjykimit​​ [AC.nr.1616/2021]​​ të 23 shtatorit 2022,​​ e​​ kishte aprovuar ankesën e​​ KEK-ut,​​ si​​ dhe kishte ndryshuar​​ Aktgjykimin​​ [C.nr.4825/2020]​​ e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e refuzuar në​​ tersi​​ kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Kundër aktgjykimi të lartcekur​​ ​​ Gjykatës së Apelit,​​ parashtruesi i​​ kërkesës nëpërmjet​​ Zyrës së​​ Kryeprokurorit​​ ​​ shtetit​​ kishte​​ parashtruar​​ kërkesë​​ për​​ mbrojte​​ ​​ ligjshmërisë,​​ e cila​​ iu​​ refuzua me​​ arsyetimin​​ se nuk kishte bazë​​ për ngritjen e​​ saj​​ në Gjykatësen Supreme.​​ 

 

Kërkesa për tërheqjen e lëndës​​ 

 

  • Më 26 janar 2024, përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës në Gjykatë dorëzoi kërkesë për tërheqje të shqyrtimit të lëndës KI47/23,​​ e cila ndër të​​ tjera thekson:​​ “Paditësi ka paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesën me numër KI47/23 ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AC.nr.1616/2021, dt.23.09.2022 qe ka vendosur me padinë e paraqitur ndaj KEK sh.a, për njohjen e pagave jubilare. Paditësi njofton Gjykatën se e tërheq kërkesën e tij, ndaj aktgjykimeve të lartcekura lidhur me padinë ndaj KEK. sh.a me vullnetin e tij të plotë për arsye të veta personale dhe kjo pasi qe i njëjti do ta realizoje të drejtën e pagesës së​​ pagave jubilare ne rruge​​ jashtëgjyqësore. Andaj me qellim të arritjes së​​ një​​ marrëveshje​​ ... me të​​ paditurën​​ rreth realizimit të​​ kompensimit të pagave jubilare në​​ rruge​​ jashtëgjyqësore​​ paditësi e tërheq​​ kërkesën​​ e tij me​​ numër​​ lëndor KI47/23 që ka të​​ bëjë me padinë e tij​​ numër​​ lëndor C.nr.4825/19.”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës për tërheqje të kërkesës​​ 

 

  • Në vlerësimin e pranueshmërisë​​ së kërkesës, Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i​​ përmbush​​ kriteret e përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara​​ me tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • Në rrethanat e rastit konkret, duke marrë parasysh kërkesën​​ e​​ parashtruesit të kërkesës, Gjykata​​ se pari​​ do​​ e​​ shqyrtojë kërkesën e​​ tij​​ për​​ tërheqje​​ të kërkesës,​​ dhe në lidhje me​​ këtë​​ i referohet​​ nenit 23 të Ligjit dhe rregullit 31​​ të Rregullores së punës:​​ 

 

Neni 23

[Tërheqja e palës]

 

“Gjykata Kushtetuese do të vendosë​​ për çështjet që u janë referuar në mënyrë ligjore nga ana e palëve të autorizuara pavarësisht tërheqjes së palës nga procedura”.​​ 

 

Rregulli 31​​ 

(Tërheqja​​ e palëve nga procedura)

 

“(1) Parashtruesi/ja e kërkesës mund te tërheqë kërkesën​​ në çdo​​ kohë​​ ​​ para​​ shqyrtimit dhe vendimmarrjes së​​ Gjykatës.​​ 

 

(2) Pavarësisht tërheqjes​​ së​​ kërkesës, Gjykata mund të​​ vazhdoje me shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesës kur këtë e kërkon interesi publik dhe/ose​​ respektimi i të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ njeriut të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata vëren që paragrafi​​ (1)​​ i rregullit 31​​ të Rregullores së punës, i mundëson​​ parashtruesve të kërkesave​​ që të tërheqin kërkesën e tyre (i) para fillimit të seancës​​ shqyrtuese, ose (ii)​​ para marrjes së vendimit nga​​ ana e​​ Gjykatës. Gjykata në bazë të nenit 23 të Ligjit dhe paragrafit​​ (2)​​ të rregullit 31​​ të Rregullores së punës, vendos për miratimin ose jo të kësaj kërkese.

 

  • Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata​​ duke pas parasysh natyrën e kontestit qe është kompensimi i pagave jubilare nga ana e KEK-ut,​​ dhe dakordimin e palëve që​​ ky kontest të​​ zgjidhet mes tyre,​​ vlerëson se nuk ka ndonjë arsye bindëse për​​ të​​ vazhduar tutje me shqyrtimin e​​ kërkesës​​ KI47/23 të parashtruesit të kërkesës​​ (shih,​​ ​​ lidhje me ketë,​​ rastet​​ e Gjykatës​​ KI04/17, parashtrues​​ Z. K, Vendim për tërheqje të kërkesës, i​​ 28 korrikut 2017, paragrafi 19;​​ rastin​​ KI110/17, parashtrues​​ Sekule Stanković,​​ Vendimi​​ i 13 qershorit 2018, paragrafi 18;​​ KI199/21​​ dhe​​ KI200/21, parashtrues​​ Gordana Aksić​​ dhe Zvonimir Stanimirović, Vendimi​​ i 7 shkurtit 2022, paragrafi 17, dhe rastin​​ KI95/22, parashtrues​​ Habibe Elezi, Vendimi i 27 tetorit 2022, paragrafi 20). ​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata miraton kërkesën e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për tërheqjen e​​ kërkesës​​ në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe rregullin 31​​ të Rregullores së punës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ të Kushtetutës, nenin 23 të Ligjit dhe rregullin 31​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 29 prill​​ 2024,​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË​​ MIRATOJË kërkesën për tërheqjen e kërkesës;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ 

 

  • TË​​ PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenin 20​​ të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes së tij në​​ Gazetën Zyrtare,​​ në pajtim me​​ paragrafin 5 të nenit 20​​ të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi    ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

1

Parashtruesit:

Nebih Dedinca

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile