Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtrueses së kërkesës për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 381/2021 të 21 marsit 2022

Nr. të lëndës KI 95/22

Parashtruesit: Habibe Elezi

Shkarko:

KI95/22, Parashtrues: Habibe Elezi, Vlerësim i kërkesës së parashtrueses së kërkesës për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr.381/2021 të 21 marsit 2022

KI95/22, Vendim për tërheqje të kërkesës, i 27 tetorit 2022, publikuar më 14 nëntor 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë për tërheqje të kërkesës

Parashtruesja e kërkesës në fillim kishte parashtruar kërkesë në Gjykatë ku kontestonte Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev. nr. 381/2021 të 21 marsit 2022, përmes të cilit pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 24, 31, 32, 49 dhe 54 të Kushtetutës.

Më 13 shtator 2022, pasi që parashtruesja e kërkesës kishte fituar pozitën e mësimdhënëses në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Agim Ramadani”, pozitë për të cilën ankohej se ishte larguar, përfaqësuesi i parashtrueses dorëzoi në Gjykatë kërkesë për tërheqjen e kërkesës së saj për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme.

Gjykata vlerësoi kërkesën e parashtrueses për tërheqje dhe vërejti që paragrafi (1) i rregullit 35 të Rregullores së punës, i mundëson parashtruesve të kërkesave që të tërheqin kërkesën e tyre a) para fillimit të seancës dëgjimore, ose b) para marrjes së vendimit nga Gjykata. Gjykata në bazë të nenit 23 të Ligjit dhe paragrafit (2) të rregullit 35 të Rregullores së punës, vendos për miratimin ose jo të kësaj kërkese.

Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata vlerësoi se nuk ka ndonjë arsye bindëse për vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës së parashtrueses së kërkesës, dhe rrjedhimisht, Gjykata miratoi kërkesën e parashtrueses së kërkesës për tërheqjen e kërkesës në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe rregullin 35 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Habibe Elezi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative