Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtrueses së kërkesës për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 381/2021 të 21 marsit 2022

Nr. të lëndës KI 95/22

Parashtruesit: Habibe Elezi

Shkarko:

 

 

 

 

Prishtinë,​​ më 9​​ nëntor 2022

​​ Nr.ref.:RK 2078/22

 

 

 

VENDIM PËR TËRHEQJE TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI95/22

 

Parashtrues

 

Habibe Elezi

 

 

Vlerësim i kërkesës së parashtrueses së kërkesës​​ për tërheqjen e kërkesës​​ për vlerësim​​ ​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme,​​ Rev. nr.​​ 381/2021 të​​ 21 marsit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar​​ nga​​ Habibe Elezi nga Komuna e Gjilanit, e​​ cila​​ përfaqësohet nga​​ Sevdail Robelli,​​ avokat nga​​ Gjilani​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e​​ kërkesës)

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [Rev. nr.​​ 381/2021]​​ ​​ 21 marsit 2022​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ ​​ lidhje me​​ Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 510/18]​​ i 24 shkurtit 2021​​ të Gjykatës së Apelit dhe​​ Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 277/2016] të​​ 15 nëntorit 2017​​ të Gjykatës Themelore​​ ​​ Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është​​ vlerësimi i kërkesës së parashtrueses për tërheqjen e kërkesës për​​ vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar​​ të​​ Gjykatës Supreme,​​ përmes​​ së cilit​​ pretendohet​​ se​​ parashtrueses​​ ​​ kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë​​ themelore​​ të garantuara me nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ si​​ dhe neni 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt]​​ dhe 13 [E Drejta për Ankim Efektiv] të​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës gjithashtu ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme​​ me të cilën do të pezullohet​​ Aktgjykimi​​ [Rev.​​ nr.​​ 381/2021]​​ i​​ 21 marsit 2022​​ të Gjykatës​​ Supreme dhe të ndalohet zhvillimi i mëtutjeshëm i procedurave lidhur me konkursin e shpallur nga DKA​​ në​​ Gjilan,​​ me nr.​​ 66685,​​ të 10 qershorit 2022.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ ​​ paragrafët​​ 1 dhe​​ 7​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 32​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura​​ ​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 29​​ qershor​​ 2022,​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 5 korrik 2022, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtrueses së kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që të vijë​​ ​​ Gjykatë​​ dhe​​ të nënshkruaj formularin e kërkesës ose të​​ dorëzoj​​ një formular të nënshkruar pasi që formulari i parë nuk ishte i nënshkruar. Gjithashtu,​​ një kopje të kërkesës Gjykata ia dërgoi Gjykatës Supreme.

 

  • Më​​ 7​​ korrik​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Radomir Laban, anëtarë.

 

  • Më 12 korrik 2022, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës e dorëzoi në Gjykatë formularin e nënshkruar.

 

  • Më 30 gusht 2022, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore që t’ia​​ dërgonte​​ dosjen e plotë të lëndës.

 

  • Më 9 shtator 2022, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë dosjen e kërkuar.

 

  • Më 13 shtator 2022, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ kërkesën​​ për tërheqje të lëndës, ku me anë të saj​​ njoftoi Gjykatën se heqin dorë nga kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme,​​ Rev.​​ nr.​​ 381/2021 të 21 marsit 2022.

 

  • Më​​ 27 tetor​​ 2022, pasi shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues, Kolegji shqyrtues i rekomandoi Gjykatës miratimin e kërkesës për tërheqje të​​ kërkesës së parashtrueses.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 29 qershor 2022, parashtruesja e kërkesës dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatë, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 381/2021] të​​ 21 marsit 2022​​ të Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 13 shtator 2022,​​ pasi që parashtruesja e kërkesës kishte fituar pozitën e mësimdhënëses në Shkollën Fillore të Mesme të​​ Ulët​​ “Agim Ramadani”, pozitë për të cilën ankohej se ishte larguar,​​ përfaqësuesi i parashtrueses​​ dorëzoi​​ në Gjykatë​​ kërkesë për tërheqjen e kërkesës së​​ saj​​ për vlerësimin e kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktgjykimit të​​ kontestuar të​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

Kërkesa për tërheqjen e kërkesës​​ KI95/22

 

  • Përfaqësuesi i parashtrueses së​​ kërkesës në​​ kërkesën​​ e tij​​ për tërheqje, ndër të tjera, theksoi:​​ 

 

“[…]​​ Me datën 20.06.2022 në​​ Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së​​ Kosovës kam paraqitur kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Vendimit të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës,​​ Rev.​​ nr. 38112021 te datës 21.03.2022. Kjo kërkesë është bërë​​ ​​ emër dhe me kërkesë të​​ palës,​​ Habibe Elezi,​​ e cila sipas vendimit të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës me numër si më​​ lart e kishte humbur vendin e saj të​​ punës si mësimdhënëse në​​ Shkollën e Fillore​​ “Agim Ramadani”​​ ​​ fshatin Zhegër.​​ 

 

Sidoqoftë, me datën 09.09.2022 në​​ zyrën time në​​ Gjilan është paraqitur pala,​​ Habibe Elezi,​​ e cila ka kërkuar nga unë (duke mu drejtuar me kërkesë me shkrim) që​​ ​​ revokojmë kërkesën dërguar Gjykatës Kushtetuese e cila është evidentuar me numër KI95/22. Me këtë shkresë, e njoftojmë zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese të​​ Kosovës se me insistim të​​ palës Habibe Elezi, heqim dorë​​ nga kërkesa jonë​​ për vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ vendimit të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës,​​ sepse kjo lëndë​​ nuk paraqet asnjë interes më​​ tutje për​​ Habibe Elezi”.

​​ 

Pranueshmëria e​​ kërkesës për tërheqje të kërkesës

 

  • Në vlerësimin e pranueshmërisë​​ së kërkesës, Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Megjithatë, në rrethanat e rastit konkret, duke marrë parasysh kërkesën​​ e​​ parashtrueses​​ për tërheqjen e​​ kërkesës së saj, Gjykata së pari do të bëjë shqyrtimin e kësaj kërkese​​ për​​ tërheqje dhe në këtë aspekt. Lidhur me këtë,​​ Gjykata së pari i referohet dispozitave përkatëse ligjore dhe të Rregullores së punës, përkatësisht nenit 23 të Ligjit dhe rregullit 35 të Rregullores së punës:​​ 

 

Neni 23

[Tërheqja e palës]

 

“Gjykata Kushtetuese do të vendosë​​ për çështjet që u janë referuar në mënyrë ligjore nga ana e palëve të autorizuara pavarësisht tërheqjes së palës nga procedura”.​​ 

 

Rregulli 35​​ 

[Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]

 

“(1) Pala mund të tërheqë kërkesën ose përgjigjen e parashtruar për atë kërkesë në çdo kohë para fillimit të seancës dëgjimore, ose në çdo kohë para marrjes së vendimit nga Gjykata, nëse vendimi merret pa seancë dëgjimore.

 

(2) Pavarësisht​​ tërheqjes​​ së kërkesës, Gjykata mund të përcaktojë të vendosë përkitazi me kërkesën”.

 

  • Gjykata vëren që paragrafi​​ (1)​​ i rregullit 35 të Rregullores së punës, i mundëson​​ parashtruesve të kërkesave​​ që të tërheqin kërkesën e tyre a) para fillimit të seancës dëgjimore, ose b) para marrjes së vendimit nga Gjykata. Gjykata në bazë të nenit 23 të Ligjit dhe paragrafit​​ (2)​​ të rregullit 35 të Rregullores së punës, vendos për miratimin ose jo të kësaj kërkese.

 

  • Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata vlerëson se nuk ka ndonjë arsye bindëse për vazhdimin e shqyrtimit të​​ kërkesës së parashtrueses së kërkesës​​ (shih, rastin nr. KI04/17, parashtrues​​ Z. K., Vendim për tërheqje të kërkesës, i​​ 28 korrikut 2017, paragrafi 19;​​ rastin nr. KI110/17, parashtrues​​ Sekule Stanković,​​ Vendim për tërheqje të kërkesës, i 13 qershorit 2018, paragrafi 18; dhe KI199/21 dhe KI200/21, parashtrues​​ Gordana Aksić​​ dhe Zvonimir Stanimirović, Vendim për​​ tërheqje të​​ kërkesës,​​ i 7 shkurtit 2022, paragrafi 17).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata miraton kërkesën e​​ parashtrueses së​​ kërkesës​​ për tërheqjen e​​ kërkesës​​ në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe rregullin 35 të Rregullores së punës.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin​​ 113.7 të Kushtetutës, nenin 23 të Ligjit dhe rregullin 35 të Rregullores së punës,​​ më​​ 27 tetor 2022,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË​​ MIRATOJË kërkesën për tërheqjen e kërkesës;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ 

 

  • TË​​ PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi    ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

1

Parashtruesit:

Habibe Elezi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative