Aktvendim

PËR PËRMIRËSIMIN E GABIMEVE TEKNIKE NË AKTVENDIMIN PËR PAPRANUESHMËRI, TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR RASTIN KI81/10, të 15 shtatorit 2012

Nr. të lëndës KI 81/10

Përmbledhje

Gjykata Kushtetuese, me qëllim që teksti i Aktvendimit për papranueshmëri, për rastin KI81/10, të 15 shtatorit 2012, të reflektojë në tërësi vendimin meritor të kësaj gjykate përkitazi me kërkesën e parashtruar nga pala e autorizuar dhe për të evituar paqartësitë e mundshme që mund të shfaqen si pasojë e gabimeve teknike të publikuara në Aktvendimin për papranueshmëri, për rastin KI81/10, të 15 shtatorit 2012, në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës dhe në pajtim me rregullin 61 (1,1) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më 4 mars 2013, Gjykata njëzëri vendosi të aprovoj EX OFFICIO përmirësimet në Aktvendimin për papranueshmëri, për rastin KI81/10, e 15 shtatorit 2012

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile