Urdhëra tjerë

MENDIM MOSPAJTUES i gjyqtarit NEXHMI REXHEPI në rastin nr. KI123/22

Nr. të lëndës KI123/22

Parashtruesit: Getoar Mjeku

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 29​​ mars​​ 2024

Nr. ref.: MM​​ 2412/24

 

 

 

MENDIM MOSPAJTUES​​ 

 

i gjyqtarit

 

NEXHMI REXHEPI

 

 

rastin nr.​​ KI123/22

 

Parashtrues

 

Getoar Mjeku

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.36/2022] të Gjykatës Supreme të 13 qershorit 2022

 

 

  • Me konsideratë​​ të​​ thellë​​ për kolegët dhe duke respektuar vendimin e shumicës si vendim të​​ Gjykatës, paraqes këtë​​ mendim mospajtues në​​ rastin KI 123/22, me parashtrues Getoar Mjeku, i cili para Gjykatës ka kontestuar kushtetutshmërinë​​ e​​ Aktgjykimit [ARJ nr.36/2022]​​ të Gjykatës Supreme të 13 qershorit 2022,​​ në ndërlidhje me Aktvendimin [AA.nr.638/2020] të Gjykatës së Apelit të 28 majit 2021 dhe Aktgjykimin [AA.nr.684/2021] të Gjykatës së Apelit të 21 marsit 2022.

 

  • Ndonëse​​ pajtohem me​​ gjendjen faktike​​ ​​ prezantuar në​​ vendimin e Gjykatës,​​ shpreh mospajtim​​ me vendimin që​​ kërkesa e parashtruesit të​​ shpallet e papranueshme për shqyrtim në​​ merita​​ dhe​​ vlerësimin e saj si​​ ​​ pabazuar mbi baza kushtetuese.

 

  • Para Gjykatës​​ parashtruesi​​ ka ngritur​​ pretendimin​​ se vendimi i kontestuar ka cenuar të​​ drejtat e tij kushtetuese të​​ garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të​​ Profesionit],të​​ Kushtetutës. Sikurse​​ është​​ sqaruar në​​ paragrafët 26-37​​ të​​ vendimit të​​ Gjykatës, parashtruesi pretendon se, në rastin e tij,​​ këto të​​ drejta themelore​​ janë​​ shkelur si pasojë​​ e​​ vendimit gjyqësor të​​ paarsyetuar në​​ raport me pretendimet e tij thelbësore, si pjesë​​ përbërëse​​ e garancive të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, gjë​​ e cila ka rezultuar​​ më​​ tej​​ në​​ mohimin e barazisë​​ para ligjit​​ dhe shkeljen e të​​ drejtës së​​ punës dhe ushtrimit të​​ profesionit.​​ 

 

  • Shumica ka ardhur në​​ përfundimin​​ që​​ arsyetimet e dhëna në​​ vendimin e kontestuar​​ të​​ Gjykatës Supreme dhe vendimin e ndërlidhur më​​ këtë​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit,​​ lidhur me garancitë​​ e nenit 31 të​​ Kushtetutës,​​ nuk ngrenë​​ çështje serioze që​​ do ta​​ bindnin Gjykatën për shqyrtimin e meritave të​​ kërkesës së​​ parashtruesit, ndërsa​​ sa u përket​​ pretendimeve që​​ lidhen​​ me nenet 24 dhe 49, shumica ka ardhur në​​ përfundimin së​​ të​​ njëjtat​​ janë​​ trajtuar​​ në​​ relacion me pretendimet e ndërlidhura me nenin 31.​​ 

 

  • Gjithsesi, pajtohem me vlerësimin e shumicës që​​ pretendimet lidhur me të​​ drejtat specifike kushtetuese të​​ ngritura nga parashtruesi përbëjnë​​ një​​ tërësi pretendimesh të​​ ndërlidhura, ngase e tillë​​ është​​ natyra e​​ të​​ drejtave themelore kushtetuese. Pra, ato, edhe pse janë​​ të​​ përcaktuara​​ individualisht, fushëveprimi i një​​ të​​ drejte dhe esenca e saj, pashkëputshëm lidhet me një​​ apo disa të​​ drejta tjera.​​ 

 

  • Asnjëherë​​ nuk kam pasur as mëdyshjen më​​ të​​ vogël që​​ secila kërkesë​​ duhet të​​ trajtohet si rast në​​ vete, duke marrë​​ në​​ konsideratë​​ të​​ rreptë​​ rrethanat​​ e​​ veçanta​​ që​​ përbëjnë​​ thelbin e kontestit aktiv.​​ 

 

  • Në​​ rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës, në​​ cilësinë​​ e​​ aplikantit​​ për nënshtrim​​ ​​ provimin e​​ jurisprudencës,​​ është​​ refuzuar nga Ministria e Drejtësisë, si autoriteti përgjegjës ligjor, për organizimin dhe mbajtjen e këtij provimi. Parashtruesi kishte pretenduar se​​ kishte të​​ mbaruara studimet e drejtësisë, në​​ sistemin arsimor universitar në​​ Shtetet e Bashkuara të​​ Amerikës, duke paraqitur dokumentet përkatëse administrative të​​ lëshuara nga autoritetet përgjegjëse universitare në​​ Shtetet e​​ Bashkuara të​​ Amerikës​​ (Teksas) dhe ato të​​ lëshuara nga Ministria e​​ Arsimit Shkencës dhe​​ Teknologjisë. Pra thelbi i​​ çështjes,​​ sipas pikëpamjes​​ sime,​​ është​​ nëse parashtruesi i kërkesës ka edukim formal dhe profesional juristi, ose nëse duhet njohur ekuivalenca e formimit të tij​​ arsimor e profesional.​​ 

 

  • Lidhur me këtë, nuk synoj të​​ përvetësoj kompetenca institucionesh tjera​​ përgjegjëse​​ për njohjen e shkollimit të​​ ndjekur dhe përfunduar​​ në​​ vende​​ dhe sisteme arsimore të​​ jashtme, por konsideroj se në​​ rastin konkret, qasja interpretuese​​ e gjykatave të​​ rregullta në​​ vendimet e kontestuara ka qenë​​ tepër formaliste, duke mos marrë​​ fare në​​ konsideratë​​ thelbin e të​​ drejtave të​​ parashtruesit, por duke përsëritur njëtrajtshmërisht​​ qëndrimet juridike.​​ Është​​ evidente që​​ pavarësisht se parashtruesi e mbështet​​ argumentimin e pretendimeve​​ në​​ garancitë​​ procedurale, thirrja e tij drejtohet për​​ mohimin e të​​ drejtës substanciale, përkatësisht esencës së​​ të​​ drejtës substanciale.​​ 

 

  • Në​​ rrethanat kur procedura​​ është​​ vendimtare për një​​ të​​ drejtë​​ substanciale, detyrimi i dhënies së​​ arsyeve bindëse në​​ vendimin gjyqësor​​ bëhet​​ edhe më​​ imperativ, ngase​​ një​​ argumentim formalist tingëllon jobindës dhe mund vë​​ në​​ mëdyshje autoritetin e gjykatave.​​ Për më​​ tepër,​​ një​​ arsyetim​​ joformalist​​ do të​​ mund të​​ çonte​​ në​​ konkluzione të​​ tjera, që​​ do​​ të​​ mund të​​ shkonin​​ në​​ favor të​​ parashtruesit.

 

  • Për këto arsye, vlerësimi im personal​​ është​​ që​​ Gjykata, pa paragjykuar konkluzionet e shqyrtimit në​​ merita, do të​​ duhej​​ të​​ trajtonte kërkesën në​​ merita, dhe të​​ nxirrte vlerësimet​​ ​​ nëse​​ gjykatat​​ e rregullta​​ është​​ dashur të​​ japin​​ arsyetime​​ për çështjet në​​ vijim,​​ përkatësisht​​ nëse:

 

  • është​​ dashur që​​ gjykatat e rregullta t’i japin shpjegime të​​ qarta parashtruesit të​​ kërkesës në​​ lidhje me pretendimin e tij se​​ “i​​ njëjti mund të​​ ushtrojë​​ profesionin e avokatit si avokat​​ i​​ huaj,​​ përderisa ai​​ nuk plotëson kushtet t’i​​ nënshtrohet provimit të​​ jurisprudencës​​ ​​ Republikën e Kosovës”?​​ 

  • është​​ dashur​​ ​​ gjykatat e rregullta të​​ japin arsye bindëse për parashtruesin e kërkesës se​​ i​​ njëjti​​ si pasojë​​ e​​ moslejimit të​​ hyrjes në​​ provimin e jurisprudencës, nuk mund të​​ ushtrojë​​ profesionin e​​ juristit​​ ​​ Republikën e Kosovës?

  • është​​ prekur esenca e së​​ drejtës për ushtrimin e profesionit në​​ rastin e parashtruesit të​​ kërkesës?​​ 

 

  • Është​​ ​​ se e qartë​​ ​​ kërkesat e nenit 53 të​​ Kushtetutës që​​ ​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me Kushtetutë, duhet të​​ interpretohen në​​ harmoni me praktikën gjyqësore të​​ Gjykatës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), janë​​ kërkesa që​​ prodhojnë​​ detyrime për të​​ gjitha institucionet publike në​​ Republikën e Kosovës,​​ posaçërisht​​ për​​ gjykatat. Andaj,​​ është​​ e pritshme që​​ secili individ që​​ është​​ subjekt i procedurave gjyqësore​​ ​​ jetë​​ i​​ prirur të​​ besojë​​ dhe në​​ fund të​​ bindet​​ se​​ kjo kërkesë​​ do të​​ përfillet​​ dhe është përfillur, në​​ qartësinë​​ e saj të​​ plotë.​​ 

 

  • Kushtetuta jonë, në​​ dy paragrafët e nenit 49, përcakton​​ se: 1) e drejta e punës​​ është​​ e garantuar; dhe, 2) secili person​​ është​​ i lirë​​ ​​ zgjedhë​​ profesionin dhe vendin e punës.​​ Kjo e drejtë​​ kushtetuese​​ është​​ e natyrës ekonomike dhe sociale. Natyrisht, kjo e drejtë​​ nuk nënkupton​​ as të​​ drejtën e ndokujt dhe as​​ detyrimin​​ e ndonjë​​ institucioni​​ publik​​ apo privat që​​ me​​ automatizëm juridik​​ t’i​​ sigurojë​​ ndokujt​​ një​​ vend pune. Po ashtu, duhet të​​ kemi parasysh​​ që,​​ edhe pse Konventa Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut kryesisht përcakton të​​ drejtat civile dhe politike,​​ praktika gjyqësore e GJEDNJ-së​​ ka gjetur se​​ shumë​​ prej tyre​​ kanë​​ implikime me të​​ drejtat e natyrës ekonomike dhe sociale.

 

  • Në​​ ndërlidhje me rastin konkret,​​ është​​ me rëndësi themelore të​​ merren​​ parasysh​​ ato​​ aspekte​​ që​​ do të​​ rezultojnë​​ në​​ pasoja të​​ pashmangshme për​​ parashtruesin, e që​​ është​​ pamundësia për ushtrimin e profesionit të​​ zgjedhur lirshëm nga ai, gjë​​ që​​ do të​​ afektojë​​ edhe jetën e tij​​ profesionale e​​ private​​ (rasti i GJEDNJ​​ Polyakh dhe të​​ tjerët kundër Ukrainës, Aktgjykim i 12 nëntorit 2019,​​ paragrafët 208-2011).​​ 

 

  • Rrjedhimisht, duke patur për bazë​​ atë​​ çfarë​​ është​​ me rëndësi për parashtruesin e kërkesës​​ dhe​​ pasojat që​​ prodhojnë​​ vendimet e kontestuara​​ si​​ dhe efektet e përhershme të​​ këtyre pasojave për parashtruesin e kërkesës, konsideroj që​​ kërkesa​​ është​​ dashur të​​ trajtohet në​​ merita dhe​​ ​​ konstatohet nëse​​ ka rezultuar që​​ parashtruesi të​​ jetë​​ viktimë​​ e procedurave gjyqësore​​ dhe vendimeve të këtyre procedurave.​​ 

 

 

Mendimi mospajtues është paraqitur nga gjyqtari;

 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

_________________

 

Më​​ 23 shkurt​​ 2024 në Prishtinë​​ 

1

Parashtruesit:

Getoar Mjeku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Urdhëra tjerë

Mendim mospajtues