Aktvendim për papranueshmëri

Malush Sopa, Sedat Kuqi, Fazli Morina, Rrahman Kabashi dhe Liman Gashi kundër Autoritetit të panjohur publik.

Nr. të lëndës KI 08/11

Parashtruesit: Malush Sopa, Sedat Kuqi, Fazli Morina, Rrahman Kabashi dhe L

Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë e tyre kushtetuese janë cenuar nga vendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast u vërtetua vendimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me privatizimin e ndërmarrjes shoqërore “Suhareka” në Suharekë. Parashtruesit pohuan se Dhoma Posaçme e Gjykatës Supreme ka cenuar të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara mes tjerash me nenet 23, 24, 31, 32, 44, 53, 54, 84.6, 102, 103, 104, dhe 119 të Kushtetutës së Kosovës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesve ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 36 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesit mes tjerash pikësëpari nuk kishin respektuar parimin e subsidiaritetit që nënkupton shterimin hap pas hapi të mjeteve juridike. Gjykata po ashtu aryetoi vendimin e saj duke theksuar se parashtruesit nuk kishin saktësuar se cilat të drejta dhe liri u janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik që parashtruesit e kontestojnë. Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së, Scordino kundër Italisë, Gjykata më tutje arsyetoi se parashtruesit nuk kanë mbështetur me prova pohimet për cenim të të drejtave dhe lirive kushtetuese. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme.

Parashtruesit:

Malush Sopa, Sedat Kuqi, Fazli Morina, Rrahman Kabashi dhe L

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridikeNuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative