Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa për vlerësimin e procedurës gjyqësore në Gjykatën Komunale në Prishtinë lidhur me lëndën E.nr 34/2001 të datës .19.04.2001 (tejzgjatje e procedurës )


Nr. të lëndës KI 38/10

Parashtruesit: Milan Vasić

Parashtruesi paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke pretenduar që Aktvendimi E 54/2001 i datës 19.04.2001 i Gjykatës Komunale në Prishtinë me anë të së cilit kjo Gjykatë ka aplikuar masën e përkohshme,e më të cilin parashtruesit të kërkesës z. Milan Vasic ia ka ndaluar atij vënien në hipotekë apo shitjen e pronës së paluajtshme, të një banese në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, të përshkruar si Zona Lindore, A-17, kati i parë, nr. 8, parashtruesit I jane shkel të drejtat e paspecifikuara të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,dhe sidomos nenin 6 të KEDNJ( e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm), neni 24 i Kushtetutës së Kosovës(barazia para ligjit)dhe neni 31 e 32 i Kushtetutës së Kosovës ( drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe e drejta në mjete juridike).

Parashtruesi i kërkesës më tej gjithashtu thekson se procedura para Gjykatës Komunale në Prishtinë ka zgjatur tej mase dhe sipas tij ka kaluar secili afat i arsyeshëm për tu marrë një vendim meritor,gjë e cila e ka dëmtuar atë

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që kërkesa është e papranueshme, sepse parashtruesi i kërkesës nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike efektive

Parashtruesit:

Milan Vasić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile